Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Brexit, " Zëri i popullit është zëri i Zotit"
Publikuar më 25 qershor, 2016 në orën 04:21 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Metodat dhe retorika frikësuese mbi qytetarin britanik arrinin në kufijtë e krimit psikologjik por kjo nuk ndikoi në vendimin e popullit krenar. Ky frikësim ndoshta do të kishte sukses ndokund tjetër por britanikët me votën e tyre e karikaturizuan këtë shtypje gjer në alivanosje politike të proeuropianëve. Më kot nuk u tha në lokucionin latin se: „Zëri i popullit është zëri i Zotit“.

Kjo votë, jo vetëm që ndërroi qëndrueshmërinë e kapitalizmit abuzues europian mbi popujt më të dobët e më të varfër por edhe u dha guxim për një lëvizje krejt shteteve të abuzuara ekonomikisht dhe politikisht drejt pavarësimit individual socio-politik.
BE që nga nisja e krijimit të kupolës me tendenca të kamufluara dominuese ndaj njëri tjetrit e sidomos ndaj shteteve që i la jashtë gjirit të saj, iu rrek “rrezikut” të shpërbërjes që në esencë nuk çon shumë peshë për më të fortit në këtë bashkësi të cilët ndoshta llogarisin të vjelin e mjelin sa më gjatë e pse jo përgjithmonë shtetet (popujt) jo të pëlqyeshëm për ta.
Tejzgjatjet për çdo imtësi që në të shumtën nuk kanë të bëjnë me ndonjë prapambeturi në baza humane apo demokratike e juridike për pranimin e vendeve të caktuara në radhë të parë gjeografikisht europiane, e zbulon qartazi politikën e të fortëve në qëllimet e tyre të përfitimit dhe mposhtjes së “të tjerëve”. Vet e ruajnë me xhelozi identitetin e tyre kombëtar por me kushtet e tyre që imponohen për t’u pranuar në mesin e tyre, janë shkelje drastike e elementit kombëtar të kandidatëve që nuk ndalen në lutjet e tyre për hyrje në “familjen e madhe europiane”. Pse a nuk këmbëngulë Europa në shkëputjen e marrëdhënieve me Rusinë?! Pse a nuk kërkon Europa shkëputjen nga identiteti kombëtar?!!! Pse a nuk bënë dallime të turpshme në cilësimin e popujve të merituar për anëtarësim, për pranim në bisedime, e të tretëve, premtime për heqje të vizave?! Do të thoni se nuk ka këtu diskriminim ose së paku, padrejtësi imorale ndaj vet popujve europianë?

Së fundmi, është një mrekulli votimi i popullit britanez për dalje nga ky labirint koklavitjesh ligjore, ekonomike dhe kakofonisë së pranimit e mospranimit në radhët e veta. Kjo votë kundër sikur i zgjoi jo vetëm “eurofobët” por edhe klasën racionale e realiste të kundërshtarëve të BE. Nuk do mënd se së shpejti, duke filluar nga shtetet skandinave, Austria, mëtej Greqia, Spanja e pse jo edhe “shtyllat” si Franca dhe Gjermania të ballafaqohen me referendume “à l’anglaise”!
Flitet se Anglia po pëson fiasko por sot akoma e bursa londineze humbi 7% kurse po në të njëjtën kohë Bursa e Parisit shënoi humbje prej 10%, pa i radhitur qendrat tjera ku humbjet rrotullohet rreth 11%. Fiasko për kë?

Reis Mirdita

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 465 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi