Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Britania e Madhe i shpëtoi ballkanizimit
Publikuar më 27 qershor, 2016 në orën 01:16 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri dipomatik

***Referendumi është fjala e fundit e demokracisë.

Ndaj, Referendumi historik dhe demokratik i britanikëve për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, bërë më 23 qershor 2016, është plotësisht i ligjshëm dhe i pranueshëm, pavarësisht nga interesat e tjerëve, sidomos të ballkanikëve skamnorë dhe të gjorë si politikisht, demokratikisht, ashtu edhe ekonomikisht etj., sidomos Serbia, e c cila më 1991 nuk njohu rezultetin e Referendumit gjithëpopullor të shqiptarëve të Kosovs, ku mbi 90% votuan për themelimin e Republikës së Kosovës, të shpallur nga Kuvendi i Kaçanikut më 7 shtator 1990.

Nocioni “Referendum”, do të thotë respektimin e vullnetit të shprehur demokratik të popullit, të cilit, ligjërisht, nuk ka të drejtë askush, që t’ia mohojë këtë drejtë, duke i imponuar dhe diktuar ndonjë opsion politik a juridik arbitrar në kundërshtim me vullnetin e tij të ligjshëm demokratik.

Në praktikën e derisotme të marrëdhënieve ndërkombëtare, e drejta e Referendumit u është mohuar vetëm disa popujve të vegjël, siç janë shqiptarët në Ballkan, kur më 29-31 shtator 1991, mbi 90% e tyre votoi në mbështetje të themelimit të Republikës së Kosovës, të dalë nga seanca historike e Parlamentit të Kosovës, i cili më 7 shtator 1990 në Kaçanik shpalli Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës me në krye presidentin e saj, Dr. Ibrahim Rugova.

Këtë Referendum të ligjshëm dhe demokratik të mbi dy milionë e gjysmë shqiptarëve të Kosovës, që të dilnin nga sundimi kolonial shekullor i Serbisë gjenocidale (1912-1999), nuk e njohu asnjë shtet në botë, por e injoruan dhe e heshtën sikur të mos kishte ndodhur fare. Ndodhi ashtu, sepse Kosova nuk kishte mbështetjen as të BE-së e as të Kombeve të Bashkuara. Në këtë mënyrë, pikëspari u shkelën Karta e Kombeve të Bashkuara, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (dhjetor 1948), si dhe të gjitha rezolutat e saj (1946-1991) mbi mbrojtjen dhe njohjen e së drejtës së vetëvendosjes popujve të shtypur dhe të kolonizuar në të gjitha kontinentet e botës.

Nuk ka aleanca, unione dhe koncerte të përjetshme politike!

Fundja, duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të qartë se në këtë botë çdo gjë është relative (me kontratë), asgjë absolute dhe e përjetshme. Prandaj, kështu ngjet edhe në politikë, nuk ka dashuri të garantuar të përjetshme, por vetëm interesa-jemi bashkë, aq sa kemi interesa të përbashkëta të ndërsjella.

Këtë e ka vërtetuar edhe historia e deritashme e formimit të aleancave rajonale dhe ndërkombëtare, të cilat kanë pasur edhe fundin e tyre historik dhe politik. Prandaj, edhe dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja, duhet kuptuar kësisoj, si domosdoshmëri të momentit historik dhe politik, jo të dramatizohet dhe të gjykohet si rast “skandaloz”, si “akt armiqësor” dhe si “akt i paprecedencë”, spese ky nuk është “fundi i Evropës” e as i “fundi i botës”, por një ndarje e ligjshme dhe krejtësisht demokratike e paqësore nga partnerët e BE-së.

“BREXIT” , jo për shkak të disonancave historiko-politike me partnerët, por të burokratizimit të BE-së!

Nëse BE-ja është intitucion i ligjshëm dhe demokratik , atëherë, liderët dhe përfaqësuesit e saj, nuk kanë arsye, që “Brexit” ta politizojnë në atë shkallë, saqë ta kualifikojnë si “akt jomiqësor” dhe “skandaloz” etj., sepse vota e lirë, demokratike dhe paqësore e shumicës dërrmuese të popullit britanik (51,9%), ka vendosur që Britania të dalë nga BE-ja.

Prandaj, këtë të drejtë legjitime, legale dhe demokratike, liderët e BE-së, dhe për më tepër, askush në botë, nuk ka të drejtë t’ia kontestojë dhe t’ia mohojë popullit britanik, pavarësisht nga interesat gjeopolitike heterogjene, si dhe nga përfitimet politike, ekonomike, financiare, tregtare etj. të partnerëve të BE-së.

-Dalja e Britanisë nga BE-ja nuk është çështje e “elitave” të liderëve politikë të dështuar dhe të bankrotuar të Ballkanit, por vetëm çështje e Britanisë së Madhe dhe e popullit të saj, i cili më së miri di të vlerësojë dhe t’I mbrojë interesat vitale të saj, jo “maca e kuca” ballkanike, të së cilës, qe më se tri dekada për shkak të tri gjenocideve të Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999) e ka “humbur rrugën në oborrin” e saj.

Balllanikët e falimentuar ekonomikisht, nuk mund t’u mbajnë “leksione politike, juridike dhe demokratike” Britanisë së Madhe dhe britanikëve , “të dalin a të mos dalin” nga BE-ja, sepse populli britanik është një popull i zgjuar, i mençur, i guximshëm dhe i aftë me vetëdije të lartë të pjekurisë politike dhe me vision, që nuk u frikësohet sfidave dhe ballafaqimeve të ndryshme të kohës.

Britanikët nuk jetojnë në vetëkënaqësi, nuk ushqehen me mashtrime dhe me iluzione të shkreta të dështakëve politikë

Britanikët nuk janë të “verbër” sikurse kosovarët, të cilët qe 16 vjet përdlorin euron, por janë të kufizuar dhe të detyruar të jetojnë në “geto” pa të drejtën e lëvizjes, sepse BE-ja ende nuk ua ka njohur të drejtën e liberalizimit të vizave, edhe pse shqiptarët janë viktimë e gjenocidit serb, të cilëve ndër të parët, do të duhej t’u njihej e drejta e lëvizjes së lirë në shtetet e Evrops. Mirëpo, ndodhi e kundërta ngase burkoratët e BE-së e shpëtuan Serbinë, duke ia njohur të drejtën e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj?! -Kjo është padrejtësi, akt antihuman dhe antidemokratik ndaj qytetarëve të Kosovës! Mirëpo, për këtë nonsens të mohimit të drejtave dhe lirive elementare të njeriut nuk vrajnë mendjen as burokratët e BE-së e as liderët politikë korrupcionistë, nepotistë, despotë, trafikantë dhe antidemokratë të pushtetit shtetëror të Kosovës, por vetëm po i gënjenë dhe po i mashtrojnë pafund qytetarët e “getoizuar” të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, pushtetarët e Kosovës ( me qëllim që të justifikojnë këtë padrejtësi të burokratëve të BE-së, në mënyrë që me çdo kusht të ruajnë kplltukët e pamerituar të tyre) kanë shpikur këtë gënjeshtër të re skandaloze dhe të turpshme, se gjoja pa “Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi, nuk ka liberalizim të vizave nga BE-ja”!?

Britania e Madhe nuk është Kosova!

Që kujt, si t’i “teket”, të luajë me të si “macja me miun”, duke e bërë “leckë” dhe objekt manipulimi për të realizuar interesat e veta, ashtu siç bëri Serbia kolonialiste dhe gjenocidale me Kosovën, përkatësisht me Shqipërinë Lindore (të cilën kolonialistët pushtues serbomëdhenjë e quajnë “Juzhna Srbija”), gjatë shekujve XIX dhe XX.

Prandaj, intrigantët, provokuesit dhe injorantët ballkanikë (që duan të jetojnë në kurrizin e BE-së, duke i gëzuar të gjtiha favoret e saj ekonomike, sociale, tregtare, financiare, investuese, e para së gjithash, njohjen e së drejtës së emigrimit masovik të qindra dhe milionë të qytetarëve të tyre), duhet të përmbahen nga reagimet e tyre akuzuese diletante, të njanshme, idioteske, injorante dhe përimituese se gjoja Referendumi i Britanisë për të dalë nga BE-ja, “është një akt i marrë, precedent dhe absurd”!!!

Një kualifikim i tillë injorant, nuk mund të quhet ndryshe veçse çmenduri e atyre “kalemxhinjve” dhe e “liderëve politikë” të Ballkanit, të cilët nuk kanë kurrfarë njohurie për Referendumin si kategori juiridike, politike dhe demokratike.

Mirërpo, kjo e drejtë nuk mund’ t’i kontestohet dhe t’i mohohet edhe Britanisë së Madhe, sepse është një nga shtetet e mëdha të Evropës dhe fuqia e pestë ekonomike në botë, vota e së cilës, duhet të respektohet nga shtetet e tjera të Evropës, sepse pa Britaninë e Madhe, nuk mund të mendohet mbrojtja, stabiliteti, paqja dhe siguria e Evropës. Ndaj, dalja e Britanisë së Madhe nga EU, në asnjë mënyrë nuk do të thotë “ikjen” e saj nga mbrojtja e vlerave dhe e interesave jetike të Evropës, por vetëm nga struktura e BE-së, sepse historikisht është pjesë e zemrës së Evropës së zhvilluar, të përparuar dhe të qytetëruar.

Daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, nuk e ka kushtëzuar dhe shkaktuar “faktori historik” e as politik I mosmarrëveshjeve dhe i fërkimeve me anëtarët e tjerë të BE-së, por kërkesat imediate dhe të pashmangshme të mbrojtjes së interesave vitale të saj, pikësëpari rikthimi i kontrollit të sovranitetit shtetëror të Britanisës së Madhe në favorin e të cilave votoi shumica dërmuese e popullit (51, 9%) inë Referendumin e 23 qershorit 2016.

Sa më sipër, duhet pasur kujdes sidomos liderët e korruptuar, nepotistë, mafiozë, kriminelë, plaçkitës, mashtrues politikë, si dhe mbështetësit e masmediave të tyre të verdha të Ballkanit, (që vendet e tyre i kanë shndërruar në “gremina” të pafund të korrupsionit, të papunësisë, të varfërisë, të kriminalitetit të organizuar mafioz, të pasigurisë, të padrejtësisë, të ekzodit sistematik për të “kolonizuar” shtetet e Evropës Perëndimore, duke përfshirë në plan të parë Brirtaninë e Madhe), të mos i mbajnë “leksione politike” e as të mos shfaqin “ emocione dhimbsurie” , apo “ngushëllime” popullit britanik të ditur, të mençur, demokrat dhe vizionar, i cili nuk ka ngelur në “mëshirën” e ballkanikëve regresivë, pa traditë demokratike, të armiqësuar, të pazhvilluar, varfënjakë dhe, historikisht, politikisht dhe ekonomikisht të varur nga Evropa Perëndimore.

Prandaj, liderët politikë ballkanikë, që vendet e tyre i kanë shndërruar në kolonitë “Biafra” dhe në “Katanga” afrikane të viteve 60-ta të shekullit XX, nuk kanë asrye, as kurrfarë obligimi moral, as ligjor, që me “këshillat” dhe me “paçavuret” e tyre agjenturore antipopullore dhe antidemokratike, ta “vajtojnë” qoftë BE-në, qoftë Britaninë e Madhe për shkak të “shkurorëzimit” të tyre disavjeçar si rrjedhim i rezultatit të Referendumit gjithëpopullor të bërë më 23 qershor 2016, ku 51,9% e votuesve u deklaruan kundër përbashkësisë së mëtejme me BE-në.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 407 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi