Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PSE KY “INDIFERENTIZËM” I SHOQËRISË CIVILE PËR REFORMËN NË DREJTËSI?
Publikuar më 29 qershor, 2016 në orën 01:32 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Një shoqëri e civilizuar kurrë nuk do ta pranonte këtë Sistem Drejtësie dhe këtë farë politike që e ka degraduar sistemin e drejtësisë, shoqërinë dhe shtetin shqiptar deri në këtë gjëndje. Nuk është e pranueshme sidomos sot në shekullin e 21 që akoma, dhe në Europë madje ku aspirojmë të integrohemi, që shoqëria jonë të pranojë pengmarrjen politike të saj dhe të presë që zgjidhjet t’i vijnë gjithmonë nga lart, madje duke u pajtuar dhe pranuar poshtërsitë, tradhëtinë, korrupsionin dhe të këqijat e tjera që i vijnë shoqërisë shqiptare nga “lartësia” e pushtetit dhe e politikës antihumane, antisociale, të papërgjegjshme, të kriminalizuar dhe të korruptuar.

Me sa dëgjojmë, pothuajse asnjë familje shqiptare nuk i ka shpëtuar padrejtësisë dhe korrupsionit nga drejtësia e padrejtësisë shqiptare, pasi shumica ankohen dhe deklarohen me fjalë në media kur u jipet mundësia, por edhe klubeve dhe kafeneve, por çuditërisht nuk shohim ndonjë reagim apo protestë të shoqatave apo të shoqërisë civile kundër politikës dhe politikanëve shqiptarë të cilët e kanë bllokuar dhe e pengojnë qëllimisht Reformën në Drejtësi që të mos kryhet; apo padrejtësia, korrupsioni e varfëria dhe anormaliteti juridiko-civil e ka paralizuar dhe kompromentuar edhe shoqërinë civile duke bërë pajtimin e saj me këtë farë sistemi drejtësie dhe duke e pranuar ajo këtë sistem dështak e korruptiv politiko-juridik si kulturë masive?

Popull, mos prisni se po ju fton politika qoftë pozita në ndonjë protestë apo pushteti me antiprotestë për tu bërë Reforma në Drejtësi, pasi vetë politika pothuajse e gjitha e korruptuar dhe kriminale nuk e dëshiron atë dhe ndëshkimin e vetes së saj, por mjerisht edhe shoqëria civile mesa duket është atrofizuar dhe e sëmurë nga padrejtësia dhe nga ndërgjegjsimi negativ i saj se drejtësinë e jep vetëm paraja, ryshfeti, korrupsioni dhe politika përderisa nuk po reagon as ajo.

Ky indiferentizëm i shoqërisë civile tregon se ajo nuk funksionon, por ajo dhe shoqatat e saj varen nga liderët e tyre të cilët paguhen, joshen dhe drejtohen e urdhërohen edhe ata nga politika dhe interesi personal i tyre, pra edhe liderët e të ashtuqujturavetë OJQ-ve , patriotike, kulturore e gjithsoji janë të paralizuara dhe të blera nga politika dhe paraja e saj dhe e korrupsionit, dhe nuk ju intereson as interesi i publikut, as ai kombëtar dhe as ai i kolektivitetit të cilin e kanë privatizuar.

Pse nuk proteston dhe nuk reagon civilizish, paqësisht dhe demokratikisht shoqëria civile, rinia dhe studentët dhe pse nuk solidarizohen ata as me kërkesën e faktorit demokratik perëndimor sidomos të atij amerikan për Rëndësinë që ka për Shqipërinë dhe për shqiptarët bërja e Reformën në Drejtësi sot, por para dy vitesh studentët dhe shoqëria civile “shpërthyen” në protesta antiamerikane kunder demontimit të armëve të Sirisë, proces ky i demontimit të armëve i ndërmarrë nga miku dhe aleati strategjik i Shqipërisë, SHBA , që ishte edhe ky i një rendësie të jashtëzakonshme për prestigjin dhe interesin ekonomik dhe integrues për Shqipërinë? Si mund t’ja vëmë emrin kësaj apatie, indiferentizmi dhe të kësaj paralize të aktivitetit shoqëror të shoqërisë civile?

Pra, po vertetohet ajo që e kam shkruar para rreth dy vitesh me thirrje publike drejtuar diplomacisë së SHBA dhe të BE në mediat e shkruara se: pa ndërhyrjen vendimtare e serioze të SHBA-së dhe të shteteve kryesore të BE-së nuk bëhet Reforma në Drejtësi, por edhe po u bë ajo formalisht në letër, nuk ka për tu zbatuar ajo nga kjo politika aktuale shqiptare që e mban peng Shqipërinë dhe integrimin e saj prej 25 vitesh. Nuk mund të kryhet shpejt dhe në kohë Reforma në Drejtësi përderisa vetë shoqëria nuk është akoma e mirëedukuar dhe nuk e njeh mirë botën e ligjeve demokratike, prandaj kërkohet ndihma dhe se faktori ndërkombëtarë duhet të jetë promotori i Reformës në Drejtësi.

Këtë besoj tanimë e dinë dhe janë ndërgjegjsuar tashmë edhe publiku shqiptar por edhe vetë ndërkombëtarët se me këtë politikë dhe me këta politikanë nuk realizohen as kushte, as vlera dhe as standarte moderne shteformuase, nuk ka as prosperitet dhe as mirëqënie, prandaj faktori ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion dhe ta detyrojë politikën aktuale shqiptare që të dekriminalizohet duke e larguar atë nga politika dhe këtë gjë e bën vetëm Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i ligjit, që dhe këto duhen të kontrollohen dhe të monitorohen rreptësisht nga ndërkombëtarët, sidomos nga SHBA.

Edhe kohë më parë në shkrimet dhe opinionet e mia në shtypin e shkruar, kryesisht në gazetën tuaj e kam deklaruar se: më shumë progresin, zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë e duan SHBA sidomos, dhe BE se sa politikanët shqiptarë të cilët vetëm sa bllokojnë dhe i pengojnë ato. Nuk e di se prej Shpalljes së Pavarësisë, pra, prej 100 vitesh a ka bërë ndonjë gjë të madhe kombëtare vetë shoqëria shqiptare pa përkrahjen dhe pa ndihmën e aleatit tonë të madh jetik e strategjik, SHBA-në?
Por mbi të gjitha duhet reagim i fortë antipolitik i shoqërisë shqiptare për ta detyruar politikën që ta bëjë Reformën, dhe në zgjedhjet demokratike, pse jo edhe të parakohshme te cilat edhe duhet t’í kërkojë ato shoqëria, dhe me votën e saj ta ndëshkojë ashpër këtë politikën e sotme të korruptuar dhe të kriminalizuar.

Skënder S. KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 235 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi