Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Gazimestani është negacion i identitetit të Kosovës shqiptare
Publikuar më 29 qershor, 2016 në orën 01:39 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Së bashku me nacionalistin Marko Gjuriq “ambasador” i Serbisë në Kosovë, në “ringjalljen” e car Llazarit në Mitrovicën e Veriut të Kosovës, më 28 qershor 2016, morën pjesë edhe dy ministrat serbë (Branimir Stojanoviq dhe Lubomir Mariq) të qeverisë së koalicionit (PDK+LDK+Srpska lista) të Isa Mustafës dhe të Hashim Thaçit.

*** Derisa Tirana zyrtare të ketë marrëdhënie (idilike) diplomatike e tregtare me Serbinë, si dhe derisa hashim thaçët dhe isa mustafët, të zhvillojnë dialog me Beogradin zyrtar për të krijuar srpska zajednica në Kosovë, Serbia dhe serbomëdhenjtë, do të pallin “Kosova është Serbi” , duke u përzier në çështje të brendshme të Kosovës; duke rrezikuar qenësinë e saj, si dhe duke kërcënuar shqiptarët drejtpërdrejt dhe në vijimësi.

Çfarë shteti është ai, kur lejon ndërtimin e përmendoreve mitilogjike, politike, fashiste dhe raciste serbe në Kosovë, të cilat e mohojnë identitetin e saj historik, nacional, shtetëror dhe territorial?!

-Çfarë politike shtetërore është ajo e tandemit Mustafa-Thaçi, kur me “aminimin” me përqafimin e Srpska zajednicës, rikthyen në Kosovë Car Llazarin, kral Petrin, kral Milutinin etj.?!

Kjo farë politike filoserbe antishqiptare krijoi kushtet, klimën dhe rrethanat politike, që të njëjtit terroristë dhe kriminelë serbë të rikthehen në vendin e krimit; në qeverinë dhe parlamentin e Hashim Thaçit dhe të Isa Mustafës, të cilët me ndihmën e regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit “spastruan” dhe shkatërruan të gjitha përmendoret dhe simbolet kombëtare shqiptare nga shkollat, nga fakultetet dhe nga të gjitha institucionet politike dhe shoqërore të Kosovës (1989-1999) dhe në vend të tyre sollën ikonat, fotografitë dhe përmendoret e sveti Savës, car Llazarit, Vuk Kaeaxhiqit, kral Petrit etj., që të gjitha këto janë në funksion të mohimit dhe të shpërfytyrimit të historisë kombëtare, territoriale dhe shtetërore mijëravjeçare të shqiptarëve në Kosovë.

Si është e mundur që fashistët dhe kriminelët serbë (që e dogjën Kosovën cep më cep, masakruan, terrorizuan dhe vranë mbi 11 mijë shqiptarë, i zhdukën mbi 3000 sish,si dhe i dhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare), sot, pas 16 vitesh, të rikthehen në vendin e krimit dhe të ndërtojnë përmendore të car llazarëve, të kral millutinëve, të kral aleksandërve, të vuk karagjiqëve… etj., që historikisht dhe në shekujt e derisotëm mohojnë identitetin kombëtar, territorial dhe shtetëror të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë etnike në Ballkan.

Derisa Kosova, të mos jetë e përfunduar si shtet i pavarur dhe sovran dhe, në krye të saj të vijnë liderë politikë të ndershëm, të drejtë, patriotë, demokratë, të guximshëm, me dinjitet dhe vizionarë sikurse Abdyl Frashëri, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini dhe Adem Demaçi…etj., Beogradi, Kisha Ortodokse Serbe dhe serbomëdhenjtë, car Llazarin, do ta “shëtisin” dhe, do ta inaugurojnë në qytete dhe në fshatra të ndryshme të Kosovës, ashtu siç e inauguruan sot, më 28 qershor 2016 përtej Urës së lumit Ibër në pjesën veriore të Mitrovicës, ku morën pjesë me qindra e mijëra serbë nga e gjithë Serbia, duke i kërcënuar shqiptarët dhe Shqipërinë se “Kosova është Serbi”!

Monumenti serb në Gazimestan simbolizon rikujtesën historike paranoide kolektive serbe të nacionalshovinizmit, të urrejtjes, të armiqësisë, të kolonializmit dhe të terrorizmit gjenocidal të Serbisë së Madhe pushtuese ndaj Kosovës dhe territoreve të tjera indigjene të Shqipërisë Etnike.

Kjo është një nga arsyet dhe argumentet kryesore pse serbomëdhenjtë, kuazishkenca, politika strategjike dhe propaganda e qeverive të Serbisë dhe e Kishës Ortodokse Serbe Gazimestanin e konsiderojnë “vend të shenjtë” të tyre dhe të “fitores” së Betejes së Kosovës (1389) mbi ushtrinë perandorake turke në Kosovën shqiptare.

“Kur serbët pohojnë se janë plotësisht të pafajshëm, ata dëshmojnë se janë racistë.” /Andre Glycksmann/.

Kjo është e vërteta mbi të “drejtën” shtetërore dhe kishtare të Serbisë kolonialiste dhe të serbëve imperialistë në Kosovë, si dhe në territoret e tjera të Shqipërisë Etnike.

Si në kuptimin doktrinar, ashtu edhe në atë praktik të historisë së derisotme të marrëdhënieve serbo – shqiptare në Ballkan, Gazimestani nuk është kurrfarë vendi i shenjtë (veçëse një mit i trilluar dhe disfatist religjioz dhe nacional gjithëserb) për serbët dhe për Serbinë, por është vetëm një konstantë përmbajtësore e militarizimit, e gjenocidit, e ideologjisë dhe e politikës antishqiptare e Kishës Ortodokse Serbe (KOS), e cila që nga themelimi i saj në tokat e Shqipërisë Etnike ( Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës etj.) ka qenë dhe, edhe sot,në fillimshekullin XXI (viti 2016), është në funksion të shfarosjes sistematike të shqiptarëve dhe të pushtimit kolonialiast të tokave shqiptare të Shqipërisë Etnike.

Pra, si mbi bazën religjioze, historike, politike, nacionale, ashtu edhe mbi atë ndërkombëtare kjo është kuintesenca e Gazimestanit mitologjik, i cili nuk ka kurrfarë lidhjeje me të vërtetën mbi gjenealogjinë historike, religjioze, shtetërore, etnike, kulturore, dhe territoriale të serbëve dhe të Serbisë në Kosovë, përveç simbolizimit të theksuar antisemitist, racist, gjenocidal dhe hegjemonist pushtues të serbomëdhenjve dhe të Serbisë së Madhe në kurriz të origjinës territoriale dhe të etnisë mijëravjeçare shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Me qëllim të mistifikimit dhe të sofistikimit të kësaj së vërtete historike dhe politike mbi fantazmën mitologjike, të quajtur Gazimestan, Kisha Ortodokse Serbe (KOS) si subjekt (parti) politike dhe shtetërore, (Betejën e Kosovës, 1389) e kremtojnë “ vetë si fitore serbe”, edhe pse historikisht është vërtetuar se në atë betejë kanë marrë pjesë edhe shqiptarët nën drejtimin e Balshajve, të cilët shtetin shqiptar e kishin ndërtuar dhe e kishin nën zotërimin e tyre që nga viti 1371 domethënë 18 vjet para ndodhjes së Betejes së Kosovës.

Politizimi, ideologjizimi dhe mitologjizimi i Gazimestanit

Me qëllim të fundit të ruajtjes së “konstantës” së gjenezës historike të etnisë, të shtetësisë, të ortodoksizmit kishtar sllav dhe të “integritetit territorial serb”, Kisha Ortodokse Serbe së bashku me shtetin dhe me shkencën serbomadhe ndër shekuj ka falsifikuar të vërtetën mbi ngulitjen dhe shtrirjen e “doshlakëve” kolonialistë serbë dhe malazezë në Kosovë, si dhe në territoret e tjera autoktone shqiptare të Shqipërisë Etnike (Anamoravë dhe në Iliridë-“Maqedoni”). Në këtë kontekst, duhet kuptuar edhe mitologjizimin, ideologjizimin dhe politizimin e Gazimestanit, i cili (sikurse edhe të gjitha kishat dhe manastiret e tjera në Kosovë , në Anamoravë dhe në “Maqedoni”) është ndërtuar si “simbol i kujtesës dhe i mbijetesës” gjithëserbe në truallin indigjen të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Ngaqë me shekuj, pa asnjë arsye, shqiptarët janë treguar tolerantë, paqësorë dhe zemërgjerë ndaj pushtuesve kolonialistë serbomëdhenj, duke i amnistuar dhe, duke i harruar të gjitha gjenocidet dhe barabaritë e terrorizmave individual, kolketivë dhe shtetërorë, duke ua ruajtur kishat, manastiret dhe gazimestanet e falsifikuara, duke ua falur krimet gjenocidale dhe terroriste /1842-2016/, Serbia pushtuese dhe kisha barbarike serbe, duke sofistikuar të vërtetën mbi shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike në sy të botës, ndërtoi dhe i mbrojti me sukses (duke falënderuar ndihmës direkte dhe indirekte të Rusisë dhe të aleatëve të saj tradicionalë sllavë) sundimin e saj kolonial 100-vjeçarë dhe infrastrukturën kishtare serbosllave në tokat e shqiptarëve dhe të Shipërisë Etnike, toka dhe pasuri këto, të cilat ( pa kurrfarë turpi, duke gënjyerë botën me historiografinë e tyre falsifikatore, pa kurrfarë baze të qëndrueshme historike, gjeopolitike dhe religjioze etj.) i quan me “prejardhje antike” të shtetit dhe të Kishës Ortodokse Serbe!?

Fatkeqësiht, “e njëjta këngë” e logjikës absurde e psikologjisë politike patologjike në marrëdhëniet ndërmjet serbomëdhnjeve kolonialistë dhe shqiptarëve të kolonizuar “këndohet” edhe sot në vitin 2016 të shekullit XXI. Gjysmë Shqipëria (1912) dhe të gjitha “filialat” e saj politike në Prishtinë, në Shkup, në Podogoricë etj., në vend se ta denoncojnë Serbinë për sundimin e saj të deritashëm gjenocidal-kolonialist mbi Kosovën dhe territoret e tjera të Shqipërisë Etnike/Anamoravë, Iliridë dhe Malësi e Madhe e Mbishkodrës/ ato, në formën dhe, sipas metodologjisë stereotipe të politikës dhe të diplomacisë së tyre, duke kërkuar ndihmë nga fuqitë e mëdha evropiane dhe nga Amerika, po kërkojnë arritje të kompromisit politik me Beogradin, me Podogoricën dhe me Shkupin, që çështja shqiptare , të zgjidhet në përputhje me “pëlqimin” e dhënë të kolonialistëve serbo-malazezë-“maqedonë”,të cilin pëlqim, ky konglomerat sllav nuk do ta jape kurrë, për shkak se, me gjenocid, me shpërngulje dhe me terrorizëm kundër popullsisë shqiptare në territoret e theksuara ka dëshmuar se nuk do të heqë dorë nga kontinuiteti i politikës dhe i praktikës së deritashme të tjetërsimit dhe të përthithjes së drejtave historike dhe legjitime të shqiptarëve mbi territoret indigjene të Shqipërisë Etnike), të “zgjidhet”, së pari, duke ia njohur autonominë dhe shtetësinë minoritetit serb në Kosovë; duke ia njohur pavarësinë Malit të Zi në tokat shqiptare (Tuz, Hot, Plavë, Grudë, Guci, Tivar, Ulqin e Krajë etj.), dhe duke ia njohur pavarësinë IRJM-së në tokat shqiptare(Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Manastir, Kërçovë, Dibër, Strugë , Ohër etj.). Ja, kjo është “politika strategjike” e politikës së jashtme dhe e diplomacisë së Gjysmë Shqipërisë dhe e “filialave” të saj “politiko—diplomatike” , të theksuara më sipër.

Gjithashtu, në këtë kontekst, të mos harrojmë se, rëndon edhe çështja e pazgjidhur e Çamerisë, e cila, pa asnjë arsye, është sakrifikuar, edhe në dy dekadat e fundit, qëkur Gjysmë Shqipëria e sotme ka njohur pavarësinë e Greqisë( duke normalizuar marrëdhëniet diplomatike me të që nga viti 1990 i shekullit XX).

Sheshit, gjithë këto gabime të shumta të politikës dhe të dipomacisë shqiptare( të drejtuara nga qeveritë demorkatike dhe socialiste të Tiranës), nuk ka asnjë gjasë të zgjidhet çështja koloniale shqiptare në Ballkan, së këndejmi, si pjesë e kolonizuar nga Serbia gjenocidale ngase as Tirana, as Prishtina, as Shkupi, as Podogorica e politikës shqiptare, ende nuk e kanë shtruar drejt zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan.

Në vend se ta kenë shtruar si problem kolonial, këtë e kanë shtruar dhe, e trajtojnë njësoj, sikurse politika, propaganda dhe diplomacia serbosllave-“problem ndëretnik minoritar” që vetiu kuptohet se, edhe zgjidhja duhet kërkuar mbi këtë bazë të rregullave dhe të normave të së drejtës dhe drejtësisë ndërkombëtare, e jo mbi bazën e parimit dhe të së drejtës së vetëvendosjes, që përjashton çdo formë të sundimit kolonial serbosllav mbi Kosovën dhe mbi territoret e tjera shqiptare të Shqipërisë Etnike. Natyrisht, për shkak të këtij gabimi të pakorrigjueshëm të trekëndshit shqiptar Tiranë-Prishtinë-Shkup, ka ardhur në shprehje përsëri dominimi dhe zbatimi i politikës kolonialiste hegjemoniste serbosllave(Beograd-Shkup-Podogoricë-Athinë) mbi shqiptarët në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike.

Ky gabim dhe ky faj absurd dhe iracional i politikës dhe i diplomacisë shqiptare, assesi nuk mund t’i atribuohet Evropës Perëndimore, as Amerikës, sepse është produkt original “ i dialektikës” së politikës dhe diplomacisë tregtare të boshtit Tiranë-Prishtinë-Shkup, e cila për hir të ruajtjes së ekuilibrit të interesave parciale ekonomike, tregtare, politike, dipomatike, karriesiste dhe profiterike personale dhe grupore etj. me shtetetet fqinje kolonialiste serbosllave dhe me partnerët e tyre, me vetëdije të plotë dhe pa kurrfarë turpi e kanë sakrifikuar historikisht, ligjërisht, politikisht, diplomatikisht dhe kombëtarisht të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike, e cila, edhe si pasojë e politikës dhe e diplomacisë së gabuar kosmopolite gjithëshqiptare në Ballkan, ende ndodhet nën sundimin e egër kolonilaist të Serbisë, të Malit të Zi, të “Maqedonisë” dhe të Greqisë. Thjesht, fajin dhe përgjegjësinë e moszgjidhjes së çështjes koloniale 100-vjeçare të gjysmë Shqipërisë Etnike në zemër të Evropës, e mbajnë njësoj, si kolonializmi i huaj serbosllav, ashtu edhe politika nënshtruese vasale shqiptare që atëherë e deri në ditët tona (1912-2016).

Krejtësisht e qartë, derisa të “mbijetojë” një simetri e tillë absurde, që tërësisht është iracionale, antihistorike, antihumane, antiligjore dhe antidemokratike, s’ka dilemë se edhe zgjidhja e problemit kolonial shqiptar në gjysmën Shqipëri Etnike, do të jetë një pikëpyetje e madhe si për politikën defaktorizuese dhe polarizuese mbarëshqiptare, ashtu edhe për diplomacinë evro-ndërkombëtare.

Edhe kremtimi i Vidovdanit në Gazimestan më 2016 dhe inaugurimi I përemndore së car Llazarit në Mitrovicën veriore- reprizë e Apelit të Slobodan MIlosheviqit-“Kosova është Serbi” – “vdekje shqiptarëve”!

Përsëritja e fobias dhe e paranojës kolektive serbomadhe në Gazimestan më 28 qershor 2016, nuk ka për shkak dhe pasojë vetëm fanitjen e fantazmës së kryekriminelit Slobodan Milosheviq, (i cili po në këtë datë të vitit 1989 (me rastin e kremtimit të 600-vjetorit të disfatës së serbëve të car Llazarit në Betejën e Kosovës më 1389), botërisht i sfidoi shqiptarët se prej Gazimestanit, do të fillonin ekspeditat ndëshkuese paramilitare, policore dhe ushtarake të barbarëve serbë në ushtrimin e terrorit dhe të gjenocidit të organizuar dhe të instituciuonalizuar për t’i linçuar, burgosur, vrarë dhe shpërngulur të gjithë shqiptarët e Kosovës sipas elaborative gjenocidale të Ilia Garashaninit (1844); të Vuk Karaxhiqit, të Vasa Qubrilloviqit (1937), të Ivo Andriqit, të Nikola Pashiqit, të Dobrica Qosiqit…etj.), por edhe vazhdimësia dhe kohezioni shekullor tradicional i ideologjisë së nacionalizmit serbomadh, i cili si fenomen i tillë i rrezikshëm dhe me pasoja të rënda për shqiptarët dhe Kosovën, jeton dhe, edhe sot, është njësoj agresiv sikurse në kohën e “restauruesit” të tij, Slobodan Milosheviq.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 701 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi