Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Beteja për Shqipërinë
Publikuar më 01 korrik, 2016 në orën 00:51 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nuk është madhësia e luanit në luftë që siguron fitoren, por është madhësia e luftës në luan. Në trojet shqiptare nuk kemi burrështetas, kemi sundimtarë, dhe ata janë të interesuar vetëm për famë dhe paranë. Është budallallëk të besosh se një diktator vullnetarisht do të lejon që të kontrollosh punët e tij.

Një shoqëri që bazohet mbi kontrollin dhe mbi shfrytëzimin e qytetarëve, priret të dobësojë pavarësinë, integritetin, mendimin kritik, frytshmërinë e atyre që i janë nënshtruar. Edhe duke dhënë pa kursim mundësi për çdo lloj zbavitjeje dhe nxitjeje, ajo kufizon zhvillimin e personalitetit, në vend që t`i jap shtysë atij.

Përveç politikanëve, të korruptuar i kemi shumë intelektualë, zyrtarë, por edhe priftërinj ortodoks dhe hoxhallarë. Janë hoxhallarët shqipfolës që nuk i përmbahen ushtrimit të fesë myslimane “burimore” ashtu siç është praktikuar deri para disa vjetësh nga besimtarët shqiptarë të këtij komuniteti, por propagandojnë interesat e Turqisë, Arabisë, Iranit, Somalisë, Afganistanit...

Arabia Saudite nuk pranon asnjë “refugjatë” (zero) përkundër faktit se shumica e tyre janë të një gjaku, të një gjuhe, të një historie, të një feje, të një kulture, të një kontinenti, por ka përdorur pasurinë e saj të madhe për të financuar xhamitë dhe qendrat islamike në gjithë Evropën, veçanërisht në dyert e hyrjes së saj, në trojet e pambrojtura të arbrit. Qëllimi: për të përhapur të njëjtin variant ekstrem të Islamit që IS ka ndërmarrë një hap të mëtejshëm. Wahhabism është raciste, sektare, anti-semite, antinjerëzore, totalitare - është turp, poshtërsi dhe tragjedi kombëtare të praktikohet në tokat shqiptare. Nuk është e rastit fakti se në radhët e IS gjenden edhe 300 terroristë shqipfolës, dikush i ka rekrutuar ata. Duhet të përgjigjen.
Shqiptarët nuk kanë një kuptim të natyrës së problemit dhe ata nuk kanë një strategji.
Atdhetarët dhe intelektualët e mirëfilltë duhet të mos përkrahin partitë politike që kanë platformë fetare, përkundrazi, duhet luftuar ato. Sepse të tillët synojnë tjetërsimin e kombit tonë. Shkatërrimin e çdo gjëje shqiptare.
Ka shumë shqipfolës me mendime të çuditshme, ne duhet ta pranojmë këtë. Për sa kohë që ata janë të vetëm, mendimet e tyre kanë ndikim të vogël në mjedis. Por kur aktiviteti i tyre shtohet, duhet ndaluar dhe shkatërruar.

LIGJET e pashkruara dhe të shkruara
Të parandalojmë shpërbërjen e kombit, shkatërrimin e vendit. Na nevojitet bashkëpunimi me mediumet e pavarura të cilat i kemi shumë pak në numër. Shumica e mediave shqiptare janë pronë e sharlatanëve, prandaj edhe u japin shanse armiqve të Shqipërisë të botojnë plehra, ndërkaq refuzojnë letrat legjitime të autorëve të mirëfilltë, me arsyetimin qesharak se nuk e kanë parë fotografinë e autorit.
Ne nuk kemi nevojë për legjislacion të ri për të rregulluar fjalën e lirë. Të gjitha mendimet që nuk nxisin dhunën dhe vrasjen janë legjitime. Përveç kësaj, ne kemi ligje të veçanta për akuzat shpifëse të cilat kanë për qëllim për të mbrojtur çdo qytetar të pafajshëm kundër pushtetit mediatik. Por mediat tashmë prej kohësh e kanë futur një legjislacion rrëshqanorë (tinëzarë) të lirisë së shprehjes në përputhje me interesat ekonomike dhe pikëpamjet e tyre ideologjike.
***
Korrupsioni dhe krimi i organizuar është shkaku kryesor i gjithë të këqijave me të cilat ballafaqohet Shqipëria brenda dhe jashtë murit të arbrit. Që të jemi të suksesshëm në betejën për Shqipërinë, domosdoshmërish të informojmë drejtë opinionin, të zgjojmë popullin që nuk i përkushtohet realitetit por ëndërron, duhet të nxisim ringjalljen e atdhedashurisë.
Ne kemi nevojë për një ndërgjegjësim në lidhje me identitetin tonë kombëtar, gjuhën tonë, për trashëgiminë tonë historike dhe kulturore, më tej, çfarë karakteristika, konceptet, përfytyrimet, vetëdijen dhe idetë e mirëfillta që kanë qenë dominuese në shoqërinë tonë. Është obligim kombëtar i secilit prej nesh, kudo që gjendemi, atdhe apo diasporë, të nxjerrim në pah atë që është shqiptare, të bëhemi krenar prej asaj shqiptare. Të mësojmë më shumë rreth trashëgimisë tonë historike, kulturës tonë, intelektualëve të mëdhenj, heronjve tonë. Dhe jo më pak, të propagandojmë (pozitivisht) atdheun në diasporë dhe të përpiqemi të bindim të tjerë për të vepruar ngjashëm.
Domosdoshmërish të ribashkojmë Atdheun, degët e shkëputura me rrënjën, para se eventualisht të bëhemi anëtare e BE-së (nëse ajo rastësisht mbijeton) e jo t`u besojmë gënjeshtrave të qeveritarëve shqipfolës kinse do të ribashkohemi në Bashkimin Evropian që vetë ndodhet para shpërbërjes. Fatmirësisht, Shqipëria aktualisht nuk është anëtare e kësaj BE-je jodemokratike, ndryshe do të lëshonim sovranitetin e vendit në duart e saj, ashtu që brenda disa muajve do ta detyronin që të pranojë me miliona emigrantë ilegal nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia. Shqipëria jo vetëm se do ta ndryshonte popullatën duke e zëvendësuar me ardhacakët e paftuar, por do të shndërroheshe në një çerdhe terrori islamik në mes të Evropës. Ashtu që, sulmet terroriste islamike të IS në Paris, Bruksel, ose ky i fundit në aeroportin e Stambollit ku u masakruan me qindra udhëtarë të rastit, do të dukeshin si një shaka në krahasim me sulmet masive që ata pis-milet do t`i bënin kundër shqiptarëve në Tiranë, Prishtinë, Gjakove, Shkup, Tetovë, Shkodër, Kumanovë.

Korrupsioni në radhët e gjyqësorit dhe politikës, lypset reforma në drejtësi
Është e domosdoshme që edhe në trojet e arbrit të sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit. Ideologji të skajshme, të djathta - të majta, shkatërrojnë Shqipërinë.
Korrupsioni, në kuptimin ligjor është vepër penale, keqpërdorimi (shpërdorimi) i besimit ose detyrës, e cila sillet në administratë, autoritetet gjyqësore, ekonomi, politikë, arsimim, kulturë dhe art, dhe në subjekte apo organizata jo-ekonomike, në mënyrë që të marrë përfitime të prekshme ose të paprekshme për të cilën nuk ka asnjë bazë ligjore. Korrupsioni do të thotë ryshfet. Pra, njerëz moralisht të prishur, legenë, që marrin dhurata, paguhen nga dikush për t'i shërbyer këtij duke shkelur detyrën që ka dhe ligjet në fuqi. Fëlliqësira të korruptuara që shesin gjithçka për disa lek ryshfet. Në terma politike: shkeljet e interesit të përgjithshëm për përfitime personale.
Thelbi i korrupsionit është fakti se individë apo grupe, të pandëshkuar shkelin rregullat, rregulla që përgjithësisht, sipas ligjit, duhet të vlejnë njësoj për të gjithë anëtarët e shoqërisë. Në këtë mënyrë, të korruptuarit bëhen më konkurrues në treg se sa ata që luajnë sipas rregullave. Rezultati është një përzgjedhje negative, dmth shkelje e veprimeve të mekanizmit të tregut të përzgjedhjes nga ana e aftësisë, e cila çon në progresin e ngadaltë ekonomik dhe dobësimin e vendit.
Korrupsioni është shkaku kryesor i rënies së qytetërimeve (civilizimeve) dhe shteteve. Kur shumica e njerëzve e kuptojnë se ata jetojnë në një komunitet ku dikush mund të bëjë atë që ai dëshiron, ndërsa tjerët duhet të ndjekin rregullat, atëherë zhduket dashuria ndaj një komuniteti (shoqërie) të tillë dhe një gatishmëri për të sakrifikuar, ashtu që kjo shoqëri ngadalë, por me siguri kolapset.
Ndarja e pushteteve mes ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit ngre mundësinë që të tri qeveritë reciprokisht të kontrollojnë njëra tjetrën, përmes së cilës zvogëlon mundësinë e korrupsionit. Përqendrimi i pushtetit në një vend pa mundësinë e kontrollit, rritë shfaqjen e korrupsionit.

Aurel Dasareti
USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
(dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 256 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi