Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ja pyetjet e mundshme sikur të bëhej Referendum për Reformën në Drejtësi
Publikuar më 01 korrik, 2016 në orën 01:02 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në Shqipëri nuk ka nevojë për Reformë në Drejtësi,
pasi Shqipëria ka Kushtetutë dhe ligje të mira, por janë krimi, tradhëtia dhe sidomos, sidomos moszbatimi i ligjit, keqfunksionimi i shtetit dhe zbatimi i korruptuar i drejtësisë, këto janë problemet që ka politika, dhe shteti e shoqëria të kapura prej saj.

Problemi kryesor pra është papërgjegjshmëria, korrupsioni dhe pandëshkueshmëria e politikës dhe e drejtësisë që janë të kriminalizuara dhe të korruptuara. Dhe në se do të mbahej një referendum popullor për Reformën në Drejtësi, dy do të ishin pyetjet por që janë dhe problemet kryesore të cilat kërkojnë zgjidhje që po i paraqesim si pyetje pavarësisht se në pamje të parë edhe dikujt edhe mund t’i duken si të cuditshme: 1- A duhet të ndëshkohen të gjithë politikanët, pushtetarët, gjyqtarët dhe administratorët e korruptuar dhe të kriminalizuar të të gjithë kohës së tranzicionit, dhe 2- A jeni dakord që në Shqipëri të instalohet qoftë dhe përkohesisht një Gjykatë Speciale ndërkombëtare për t’i bërë gjyqin padrejtësive të politikës dhe të drejtësisë në Shqipëri?

Pra, përderisa shqetësimi më i madh prej nga burojnë gjithë të këqijat janë politika e kriminalizuar dhe korrupsioni i drejtësisë, dhe përderisa pikërisht këto të dyja e sundojnë qeverisjen dhe shtetin dhe prandaj duhet edhe ndëshkimi i tyre, por, përderisa ato, pra politika e kriminalizuar dhe gjykatat e korruptuara, nuk mund ta dekriminalizojnë veten dhe as ta dënojnë korrupsionin e vet atëhere duhet një Gjykatë dhe drejtësi asnjanëse, jopolitike dhe jo e korruptuar, pra një gjykatë apo një strukturë kontrolli drejtësie nga ndërkombëtaret që ta japë apo ta monitorojë drejtësinë në Shqipëri duke bërë pastrimin dhe ndëshkimin e padrejtësisë së drejtësisë aktuale shqiptare.

E bëra këtë shkrim pak si të vecantë dhe të drejpërdrejtë për të treguar atë që edhe dihet tashmë më mirë se kurrë, se problemi më i madh për shqiptarët sot është problemi i drejtësisë, ai i moszbatimit të ligjit apo i zbatimit të korruptuar dhe të kriminalizuar të tij prej vetëgjyqësisë së politikës të kriminalizuar dhe i shitblerjes të së drejtës nga gjykatat dhe gjyqtarët shqiptarë të cilët, pra si politika dhe drejtësia e kanë prishur dhe e kanë falimentuar funksionimin e shoqërisë dhe të shtetin.

Është e sigurtë se shoqëria kërkon dhe e dëshiron zbatimin e ligjit, se për këtë arsye edhe krijohet shteti ligjor, që ligji të garantojë jetën, lirinë dhe pronën antarëve të shoqërisë të organizuar në shtet, pra shoqëria kërkon patjetër edhe ndëshkimin e politikës, pushtetarëve dhe të gjyqtareve të korruptuar, por kryesore dhe shumë e vështirë është se kush do ta zbatojë ligjin, prandaj dhe nuk po bëhet reforma në drejtësi pasi zbatimin e ligjit nuk e bën as kjo politika dhe as këta gjyqtarë të sotëm të cilët duhen të parët të dalin para drejtësisë. Dhe pas pastrimit dhe ndëshkimit të Drejtësisë së kriminalizuar, politike dhe të korruptuar bëhet vetvetishëm edhe pastrimi i politikës së kriminalizuar.

Skënder S. KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 459 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi