Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Çfarë po ndodh me Ferronikelin
Publikuar më 03 korrik, 2016 në orën 00:31 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në fillim të këtij shkrimi dua t’i rikujtoj publikut një pjesë të shkurtër nga diskursi i debatit “Ferronikel” gjatë këtyre 32 viteve të jetës së tij.
Që nga viti 1974, kur ishte marr vendimi për themelimin e Ferronikelit, rrinë pezull pyetja;
A do të përpunohet xehja e ferronikelit në Kosovë apo në Maqedoni?

Aso kohe udhëheqësit komunistë të Kosovës ishin futur në një debat të nxehtë mbi potencialet minerare të hekur-nikelit dhe mundësit e përpunimit të tyre në Kosovë me komunistët maqedonë të cilët insistonin që këto rezerva të barten në Maqedoni. Ky debat i mbështetur edhe nga një ekspertizë e lartë profesionale e shkencore u fitua falë një kreditimi ndërkombëtar (580 milion $), i cili mundësoi zhvillimin e minierave dhe industrisë përpunuese të hekur-nikelit në Kosovë. Por, edhe përkundër kësaj, nuk kishin pushuar pretendimet maqedone duke projektuar dhe ngritur mbi bazat e rezervave minerare në Kosovë, kompleksin e tyre “Feni” në Kavadarc, i cili deri në privatizim ishte jo rentabil dhe disa herë kishte kaluar procedurat e falimentimit.
Aktivizimi i Ferronikelit u kthye në bartës kryesor të zhvillimit ekonomik. Pas Trepçës, Ferronikeli ishte gjeneratori më i madh i eksportit në vend. Bazuar në kapacitet e trashëguara të përpunimit, rolin strategjik të nikelit në Industrinë Botërore, traditën përpunuese të kultivuar këtu e 32 vite si dhe potencialet minerare kompleksi “Ferronikeli” edhe pas lufte nga ekspertë ndërkombëtar konsiderohej si “Xhevahir i Kurorës Mbretërore” në spektrin e ish-NSH-ve, ngase pritej të ketë një rrjedhë të paraje që përfaqëson diku 10% të GDP-së së Kosovës.
Nga viti 1999 menaxhmenti i “Ferronikelit” kishte ngritur një debat gjithëpërfshirës mbi riaktivizimin dhe zhvillimin e burimeve minerare dhe përpunuese. Ekspertët më eminent të metalurgjisë dhe minerareve edhe në shkurt të vitit 2000 i kanë prezentuar ish – Departamentit të Tregtisë dhe Industrisë (shtylla e Katërtë e UNMIK-ut) një program për riaktivizimin dhe zhvillimin e “Ferronikelit” ku si pikënisje ishte “dhënia me kontratë koncensionale e kompleksit të “Ferronikeli-t”. Qëllimet kryesore të këtij koncesionimi kanë qenë: tërheqja e investitorëve strategjik, implementimi i një programi të qëndrueshëm investiv, zhvillimi i gjithë industrisë minerare në Kosovë, e veçanërisht rindërtimi dhe modernizimi i kompleksit xehetaro-metalurgjik, ,,Ferronikeli”. Mirëpo, në kundërshtim me këtë nismë zhvillimore, me pajtimin e krerëve të atëhershëm politkë-institucionalë, edhe përkundër mungesës së kornizës ligjore e institucionale, AKM vendosi të shpallë tender për privatizimin e “Ferronikelit”.
Pa dashur t’ju rikujtoj se procesi i privatizimit të„Ferronikelit“ është i vetmi kompleks xehtaro-metalurgjik që është privatizuar pa ligjin për miniera, pa skemë të mirëfilltë të iniciativës investive dhe me kundërshtime e debate të ashpra në mes AKM-së dhe Bashkimit të Sindikatave te Pavarura, Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Ferronikelit”, Shoqërisë Civile, Pushtetit Lokal, etj., desha t’ia rikujtoj Ministrit Stavileci se menaxhmenti i ferronikelit po eksporton xehe në kundërshtim me ligjet e Kosovës, me kontratën e shitblerjes dhe në kundërshtim me marrëveshjen e zotimeve!
Ky Ministër këtyre diteve tha se “nuk e di çka po bëhet me “Ferronikelin”, por nëse kompania e ka shkel ligjin do të marrë masa”! Për t’ju bindur z. Ministër se përpunimi i xehes në Kosovë- shkritorja Drenas është kusht i vënë ligjor po ju rilexoj vetëm disa nga kushtet e panegociushme nga “Rregullat e Tenderit për Privatizimin e Ndër. së Re “Ferronikeli SH.P.K.” përmes metodës së Spin-Off, me të cilën është privatizuar Ferronikeli.
E para; “Ofertuesi duhet të paraqes një plan të ringjalljes, me detaje për qasjen përpunuese, afatet kohore të komisionimit, si dhe nivelet e të hyrave për prodhimet për këto afate kohore”.
E dyta; “Do të parashikohet një mundësi pezullimi apo ndalimi për të gjithë kapitalin në aksione të Kompanisë se Re, i cili do të ushtrohet në rast se kushtet e më sipërme nuk plotësohen. Kjo mundësi pezullimi do të kthehet prapa apo do të bjerë posa të tregohet që këto kushte janë përmbushur”.
Fare në fund, z. Ministër, është e saktë se tregjet ndërkombëtare të mineraleve po shënojnë periudhat më të vështira të 20 viteve të fundit. Por, edhe përkundër këtyre trendeve “Feni” i Kavadarcit, që dikur shquhej si dinasour i ekonomisë maqedone, po arrinë të jetë rentabil dhe të mbijetoj falë eksportit të xeheve nga Kosova, ngase Qeveria maqedone i ka rikujtuar më shumë se tri here blersit të Fenit “mundësin e pezullimit apo ndalimit për të gjithë kapitalin në aksione të Kompanisë”. Ju, në vend që të ngritni ekipe për komisionimin dhe vlerësimin e kushteve dhe zotimeve nga marrëveshjet dhe kontrata e shitblerjes, si dhe të rishqyrtoni pezullimin apo ndalimin e kapitalit, po e dezorientoni debatin duke e orintuar atë në legalitetin e eksportit të xehes. Ju keni zgjedhur heshtjen përballë kësaj sfide të madhe të rikthyer që nga vitet e sundimit jugosllav...

Izet Ibrahimi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 401 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi