Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DR. MATHIEU AREF: E VËRTETA PËR PELLAZGËT
Publikuar më 13 korrik, 2016 në orën 01:03 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Përgjigje ndaj artikullit të Muzafer Korkutit: "Gabime trashanike në botimet historike, mjaft diletantizmit", botuar te 'Gazeta Shqiptare' më 30/06/2016)

Zoti Muzafer Korkuti,
Problemi nuk është për të besuar ose jo atë që është shkruar, por për të dhënë dëshmi për ato që është pohuar! Para së gjithash më duket se ju nuk i keni lexuar librat e mi, ose i keni lexuar gabimisht ose nuk i keni lexuar seriozisht. Dhe për më shumë ju nuk e keni lexuar tezën time. Unë kurrë nuk themë asgjë, pa prova, pa argumente bindëse, analiza të hollësishme apo referenca të verifikueshme. Studimet e mia dhe kërkimet shumëdisiplinare kanë zgjatur për gati pesëdhjetë vjet dhe nuk janë bërë për shkak të një rasti, ose për shkak të një hamendjeje vetjake, të një 'shovinizmi' të tepër apo të një "diletantizmi" të pahijshëm e të papërgjegjshëm, por të bazuar në analiza të thella nga burime të lashta, argumenta të sakta dhe kritike. Për më tepër i kam ballafaquar burimet moderne me ato të lashta, me referenca të besueshme dhe të verifikueshme.

Disa autorë modernë i pohojnë jo vetëm ato që nuk mund t'i shpjegojnë por edhe ato që nuk mund t'i provojnë shkencërisht, dhe këto janë vetëm reflektime, mendime dhe hamendje vetjake të tyre, të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin e fakteve ose burimeve të sigurta. Qëllimi i tyre është vetëm për të kundërshtuar dhe për të shprehur një qasje ideologjike, për të shkruar me hamendje personale apo për të përsërisur ato çfarë mendojnë disa autorë të tjerë, ndësa unë nuk i dorëzohem lehtësisht të «pranuarës përgjithësisht». Dhe ju nuk jeni i vetmi në këtë kategori të autorëve moderne (perendimorë dhe lindorë) ka edhe të tjerë.
Jemi takuar një herë për një debat në 'Top Channel' në maj të vitit 2007. Fatkeqësisht ai nuk ishte një dialog por një monolog. Në të vërtetë ju nuk e kishi lexuar librin tim në atë kohë, dmth erdhët për të kundërshtuar vetëm faktin që Pellazgët janë paraardhësit e parë të iliro-shqiptarëve. A bëhet debati ashtu? Për ju vetëm Ilirët ishin paraardhësit e Shqiptarëve (i njejti mendim me grekët dhe sllavët). Dhe me një anë tjetër keni kundërshtuar interpretimin tim të zanafillës së emërit «Pellazg» dmth «Shpellazgët apo Shpellarët» emërtim që e kam pohuar me fakte duke bërë një studim të thellë në fusha të ndryshme (shkrimet historike të lashta, shpjegimet që na jep mitologjia, njohuritë moderne të parahistorisë, etj.). Këto i kam studiuar seriozisht pa hamendje, pa shovinizëm, pa «diletantizëm» (sikur thoni ju), por më studime serioze.
Këtë emërtim e kam interpretuar falë një studimi shumëfushëshe, duke marrë parasysh origjinën parahistorike të Pellazgëve, shkrimet e autorëve të lashtë, kontekstin në të cilën ata kanë evoluar nga Neoliti deri në arritjen e pushtuesve helenë, të cilët pastaj uzurpuan qytetërimin, kulturën dhe gjuhën e Pellazgëve, duke i përvetësuar tërësisht ato vlera dhe në fund për të asimiluar një pjesë të madhe të kësaj popullsie.
Një shkencëtar i vërtetë, kur mohon një tezë apo ndonjë studim është i detyruar të argumentojë me prova të kundërtën, gjë që ju nuk e keni bërë. Historia nuk bëhet me fjalë dhe xërlisje qetësuese apo mashtruese. Që nga viti 2003 kur e kam botuar në gjuhën frenge librin tim të parë "Shqipëria…" dhe deri në janar 2012 kur mbrojta tezën time në Sorbonne, nuk kam marrë as më të voglin kundërshtim nga hapësira shkencore në perëndim e gjetkë në botë, përveç se nga Myzafer Korkuti dhe miqtë e tij që kanë të njejtin mendim nga "xhelozia, paaftësia shkencore, ideologjia, sedra po inati…"!
Ju z.Korkuti dhe «intelegjenca» e kohës para rënies së Murit të Berlinit (1989) jeni përgjegjës për situatën e tanishme, sepse e keni fshehur historinë e vërtetë të popullit shqiptar.
Ku e merrni të drejtën për të krijuar listë autorësh dhe për t'i qortuar librat e tyre pa argumente, ata që janë duke luftuar për të shpërthyer të vërtetën e historisë stërgjyshore të shqiptarëve dhe të kulturës së tyre mijëvjeçare?
Kulmi arrinë atëherë kur ju inkurajoni botuesit të mos botojnë libra që nuk ju përshtaten! Kush jeni ju për të bërë këtë llojë despotizmi? Jeni vetëm një burokrat i akademisë së shkencave. Ju ende besoni sikur të jetoni në kohën e diktatorit kur bënte kërdinë në vend, duke bërë lista për të «dënuarit me vdekje», ose me burg për shkak se ata nuk mendonin si ai ose nuk i bindeshin urdhërave të tij! Kjo sjellje e dëmshme nuk ju nderon absolutisht, dhe nuk është e denjë për një «drejtor të Akademisë së Shkencave» të Tiranës, i cili nuk pranon zanafillën pellazge të iliro-shqiptarëve pa ofruar prova të sigurta ose referenca të besueshme.
Këta autorë që po i sulmoni ju, kanë kërkuar heqjen maskës, të manipulimeve të pushtuesve të kaluar, dhe të disa autorëve të sotëm që kanë ngritur historinë e Greqisë shumë lartë në shkallën e moshës, ndërsa historia e vërtetë e Greqisë është e vonshme dhe jo para shekullit të VIII para erës sonë.
Ato çfarë thoni ju, (pa argumente thelbësore as dëshmi) lidhur me pellazgët dëshmon se i keni keqkuptuar apo keqinterpretuar argumentet e tyre dhe kjo tregon që nuk keni bërë ndonjë studim të plotë dhe serioz në këtë drejtim, dhe prandaj po vazhdoni të injoroni rolin e tyre të rëndësishëm në gjenezën e popullit shqiptar dhe evropian.
Dhe kjo është arsyja që pas rënies së komunizmit, shqiptarët kanë zbuluar se, historia e tyre e lashtë ishte e cunguar, e gënjyer apo edhe e errësuar. Atëherë shumë autorë (në mesin e tyre edhe unë) nxituan të mbushin boshllëqet e arsimit publik lidhur me zanafillën e vërtetë të paraardhësve të tyre, të cilën ju dhe shokët tuaj të asaj kohë e keni fshehur, okultuar apo injoruar, për ta 'dekretuar' atë që e dinim se Ilirët janë paraardhësit tanë: ekzit pellazgët!
Shqiptarët shpesh kanë lexuar libra nga autorë (amatorë) të ndryshëm që shprehin pikëpamje personale e joshkencore rreth kësaj teme (këtu pajtohem me ty), dhe këto kanë shkaktuar konfuzione në mendjet e tyre, prandaj duhet ndarë grurin nga byku - nga mungesa e njohurive specifike.
Sigurisht lejohet «liria e shprehjes» ku secili ka të drejtë të thotë atë që mendon, ama amatorizmi në këtë fushë shkencore e dëmton çështjen pellazge.
Prandaj është imperativ i kohës çasja unike e shkencëtarëve shqiptarë (historianë, arkeologë, parahistorianë apo gjuhëtarë) për t'i treguar botës se në këtë fushë, jemi të bashkuar dhe se historia jonë është një, e pandashme dhe e patjetërsueshme.
***
Në vazhdim ju ftojë të lexoni përgjigjen time për çështjen pellazge, për PELLAZGËT hyjnor të Iliadës dhe eposin pellazgë të uzurpuar nga pushtusit Helenë:

HISTORI

Pellazgët, para se të vendoseshin në zonën ballkano-danubiane dhe para se të zbrisnin më poshtë në Gadishullin e Europës Juglindore (dhe në Kretë, në ishujt e Egjeut), ose në Azinë Minore, rreth 7 mijë deri 6 mijë vjet para Erës sonë (epoka e Neolitit), kanë qenë një popull «nomad» (endacak), i cili ka jetuar nëpër vendstrehime natyrore (shpella, guva, kaverna nga ku... pastaj rrjedh emri “pellazg”, njerëzit e “shpellave” apo shpellarë). Në ato Kohë nuk kishte as shtet as kufi. Ky popull shtegtar e ka shkelur gjithë Europën, prej Atlantikut deri në Detin e Zi, dhe madje në Detin Kaspien. Prandaj, në mënyrë të pashmangshme, kanë lënë gjurmë të kulturës dhe të gjuhës së tyre ngado që kanë vajtur.
Në kohën paleolitike kanë ekzistuar disa grupe etnike në Europë: Neandertalët, Kromanjonët, Homo-Sapienët dhe përfundimisht Homo-Sapienë-Sapienët. Me këtë rast do të shtoja këtë neologjizëm personal “Homo Pelasgus” për Europën. Duhet shënuar që njeriu modern, i sotmi, ka afërsisht 40 mijë vite që doli në Europë, por 100 mijë vite doli në Azinë e mesme dhe 200 mijë vite doli nga Afrika; “humanoidët” e parë i kemi ndërmjet 7 dhe 4 milionë vite në Afrikën Lindore / Rift dhe krahina e Sudanit. Pra nuk janë epokat e nomadizmit, kur etnia pellazge është siguruar si civilizim dhe etni në mënyrë të plotë të fjalës, qysh prej kohës neolitike, rreth 7000 vite para erës sonë ; fillimi i agrikulturës, zbutja e disa kafshëve, ndërtimi i strehëve në tokë apo mbi ujë të liqeneve (pilotis), etj. Më vonë fillon shfrytëzimi i metaleve (ari, argjendi, bakri, bronzi, hekuri) dhe përfundimisht shpikja e të shkruarit (quhet fillimi i HISTORISË, sepse sipas gjithë shkencëtarëve është “shkrimi” që e vërteton Historinë, jo simbolet, ideogramët, epigrafitë, hartat, e të tjerë).
Në anën tjetër, ato që shkruajnë e thonë se Pellazgët rrjedhin nga Azia e vogël, janë të gabuar krejtësisht dhe i shërbejnë përcaktimeve të atyre të cilët nuk duan që Shqiptarët të jenë autoktonët më të vjetër të Evropës. Para mijëra vitesh Pellazgët kanë lëvizur në këmbë në gjithë Europën, nga Atlantiku deri në Detin e Zi dhe madje deri në Detin Kaspien. Hititët dhe Sumerianët, sipas shumë parahistorianëve, paleontologëve apo historianëve të Antikitetit të lashtë, mendojnë që ata kanë ardhur në Lindjen e Mesme nga “Ballkani”, d.m.th. ka shumë të ngjarë të ishin Pellazg (nuk kemi gjetur të shkruar, kjo është vetëm një hipotezë që mund të nënkuptohet sipas disa shkrimeve të lashta apo moderne).
Sa për “racën e bardhë”, që thuhet nga disa se rrjedh nga Kaukazi, nuk ka bazë shkencore dhe nuk kemi as një provë. Ky është një koncept arbitrarë (një farë konvencioni/marrëveshje), i përdorur sidomos në fushat antropometrike/antropologjike (që i përket veçanërisht policisë për identifikimin e një njeriu), për të treguar ngjyrën e bardhë të një lëkure. Termi i saktë është “europoid” dhe jo kaukas. Qysh prej njëzet e pesë shekujsh një kapak i plumbtë i ka zënë frymën historisë së popujve të parë, të cilët janë në zanafillën e të dy qytetërimeve evropiane më të shquara:
- qytetërimi grek (nëpërmjet Pellazgëve) dhe
- qytetërimi romak (nëpërmjet Etruskëve).
Megjithatë, për sa i takon historisë parahelene, janë autorët modernë (në veçanti historianët, akeologët dhe gjuhëtarët) ata që kanë mbjellë konfuzionin, madje dhe dyshimin. Në të vërtetë është shpallur (pa asnjë provë) se Pellazgët përbëheshin nga popuj të ndryshëm : «emër gjenerik» dhe «popuj të zhdukur, pa lënë as gjurmën më të vogël». Kështu i kanë shpallur me ngulm shumica e historianëve që në shekullin XIX ! Për fat të keq ata nuk e kanë kuptuar se ishte fjala për një dhe vetëm për një popull, i cili kishte krijuar «fise» të panumërt (me «emra» shumë të ndryshëm, që flisnin -me dialekte të ndryshme- të njejtën gjuhë dhe kishin të njejtën kulturë, të njejtat tradita, të njejtën etni; është gjuha shqipe sot (fosile e gjallë), e cila «nxjerr të palarat në shesh».
Pavarësisht mosekzistencës së një «gjurme të shkruar», a nuk ka tashmë një «gjurmë gojore», të qartë dhe të prekshme, e cila na jep mundësinë të zbulojmë gjuhën (falë Iliadës dhe Odiseas, poemat pellazge, të cilat rrjedhin nga një traditë gojore parahelene), që e flisnin Pellazgët, ky popull i madh «parahelen» ? Çfarë gjurmësh të tjera mund të zbulojmë ? Për të mos humbur fillin e mendimeve, do të rinis thelbin e punimeve të mia, d.m.th. të gjithë elementët e saktë dhe bindës, të cilët ravijëzojnë veprat e mia.
• Falë poemave epike (Iliada dhe Odisea), të përcjella nga Pellazgët (të cilësuar «hyjnorë» në Iliadë X/429), pushtuesëve të rinj helenë, sot dimë se çfarë gjuhe flisnin popujt autoktonë, të cilët banonin në «vendin që do të bëhej Greqi» (Herodoti I/56,58 - II/50,52 VIII/44). Kjo gjuhë e Perëndive («e ndryshme nga ajo e njerëzve» d.m.th e grekëve - cf. Iliada I/ 379 - 415) ashtu siç e cilësonte Homeri, gjuha e «Zeusit pellazg dhe dodonas» (Iliada XVI / 233, 234), është më se e gjallë: gjuha shqipe e sotme, e ruajtur pothuajse e paprekur, qysh prej mijëvjeçarësh, në malet e pamposhura të rajoneve shqipfolëse, vatra e të cilave është Shqipëria e sotme dhe trojet e saj shqipëfolëse. A nuk ka aty një lloj «fosile të gjallë», e cila na sjell provën se këta Pellazgë ishin pikërisht stërgjyshërit e Thrako-Ilirëve dhe të pasardhësve të tyre të fundit, Shqiptarët e sotëm? Gjuha shqipe a nuk arrin të dekriptojë apo të deshifrojë shumicën e emrave të mitologjisë (e mbiquajtur greke) si dhe teonimet, eponimet, toponimet, oronimet dhe antroponimet të Iliadës/Odisesë dhe të një pjese të madhe të Europës dhe në veçanti të rajonit danubo-ballkano-egjeas ?
• Mbetjet arkeologjike megalitike apo ciklopike, të cilat gjenden jo vetëm në Ballkan, Egje apo në Azinë e Vogël, por edhe në Europën Perëndimore, fortifikimet e Mikenës, Argos, Tirintit apo Pilos dhe «pelargikoni» (muri i parë rrethues i Akropolit të Athinës) dhe mbetje të tjerë, a nuk janë vërtetuar nga arkeologjia ? Gjithsesi, asgjë «greke» nuk gjendet në të gjitha këto!
• Lineari B nuk është gjë tjetër veçse gjuha proto-joniane, d.m.th. «pellazgjishtja e lashtë», nga e cila rrjedh dialekti jonian dhe arkado-qipriot, paraardhëse të guhës greke. Qysh nga Chadwick dhe Ventris (dekriptuesit e linearit B) është besuar (ende besohet) se ky shkrim ka qenë greqishja e lashtë. Një gabim fatal, i cili na ka çoroditur dhe gjithashtu e ka çuar historiografinë dhe gjuhësinë në një qorrsokak të vërtetë. Çuditërisht, që nga gjysma e dytë e shekullit XX (1952), ky aspekt nuk është marrë në konsideratë nga autorë të shumtë modernë ; që nga momenti që u zyrtarizua Lineari B, si të ishte greqishtja e lashtë, stopohen të gjitha studimet dhe hulumtimet lidhur me këtë temë! Duhet shënuar se Lineari B nuk është një shkrim që na sjell ndonjë informacion historik, socio-kulturorë apo letrarë, sepse shënonte vetëm transaksionet tregtare në regjistra kontabiliteti (shifrat dhe emrat e produkteve të ndryshme, shumica e të cilave ishin të huaj dmth me emra të huaj).
• Shkrimi i «diskut të Faistos», i zbuluar në Kretë (shekulli XII para erës sonë), a nuk është një mbetje arkeologjike e asaj që ka mundur të ekzistojë qysh nga periudha e Pellazgëve ? Ky shkrim (që nuk është ende i deshifruar me saktësi) nuk është gjë tjetër veçse «pellazgjishtja e lashtë» ose, siç e pohon Jean Faucounau, është «proto-jonishtja» (Deshifrimi i diskut të Faistos - 1999). Çka është e njejta gjë!
• Herodoti (V, 58) dhe autorë të tjerë klasikë pohojnë se është Kadmosi Fenikasi (themeluesi i Tebës greke, në Beoti… Tebë, emër që përngjanë emrin kryeqytetit faraonik të Egjiptit !), i cili ka futur alfabetin (bashkëtingëllor) në Greqi dhe të cilit Grekët më pas i shtuan zanoret. Gjithsesi, ky alfabet është në zanafillë të debateve të shumta që ende sot diskutohëen. Por Diodori i Siçilisë (V, 74 ; III, 67) pohon se alfabetin nuk e kishin shpikur Fenikasit, por se ata vetëm ia kishin përcjellë Grekëve. Ai e quan këtë alfabet “gërmat pellazge”. Disa autorë modernë i pohojnë këto thënie. Gustave Glotz, për shembull, le të kuptohet se ky alfabet do të jetë përcjellë nga Kreta në vendin e Kanaanit nga Filistinët. Fqinjët e tyre Fenikasit e kanë sjell atë alfabet në Beoti kur Kadmosi pushtoj vendin e Pellazgëve. [Cf. Gustave Glotz, “Qytetërimi egjeas”, “La Renaissance du Livre”, Paris 1923, f. 437, 438 ; Richard Knight, “Një ese analitik mbi alfabetin grek”, J. Nichols për P. Elmsly, Londër 1791; Georgiev, Vladimir Ivanov, “Zanafilla minoane e alfabetit fenikas”, BN-8x242118- Biblioteka onomastike, BN-8x22123 (1950)]
• Para poemave epike të traditës gojore (të vetmet shkrime dhe të parat që kanë ekzistuar në Europë, të shkruar vetëm midis shekullit të gjashtë para erës sonë), nuk kemi asnjë gjurmë shkrimi koherent (në kuptimin e saktë të fjalës dmth “jo epigrafi”) të vërtetë por kishte vetëm, “epigrafi” të ndryshëm (në gur, stela, potëri, lëkurë, etj).
• Me gjithëse nuk gjendet asnjë gjurmë shkrimi historik të lashtë (i eliminuar nga pushtuesit grekë?), dihet që katër «shekuj» të mbiquajtur «të errët» (1200-800 para erës sonë), kanë ekzistuar. Përse pra kjo periudhë nuk na sjell treguesin më të vogël për ekzistencën e grekëve ? Kjo ndodh sepse me të vërtetë nuk ka pasur të tillë.
• Nëse grekët do të kishin patur stërgjyshër europianë (Gadishulli i Europës juglindore, Egje...), si u shfaqën ata si me magji, pa lidhje të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta, pas katër shekujsh të mbetur krejt memece? Si mundet që një popull që eshtë bërë aq prestigjioz, mund të dilte nga «hiçi» ? Si mundet (pa asnjë provë) të nxirret se rrjedh nga ky hiç? Përse nuk është menduar se ky popull nuk mund të rridhte nga Pellazgët (popull autokton dhe me fise të ndryshme), por mund të vinte nga diku tjetër? Përse janë fshehur pohimet e atyre autorëve antikë, të cilët saktësojnë se Pellazgët, popull barbar (d.m.th jo greqisht-folës), ishin banorët e parë të Gadishullit të Europës Juglindore, Egjeut dhe të Azisë se Vogël, përpara mbërritjes së Grekëve, dhe sidomos ishin paraardhësit e Grekëve dhe jo stërgjyshërit e tyre? Pra, pushtuesit helenë nuk mund të ishin trashëgimtarë të një qyetërimi autokon dhe të mëparshëm në kohë ndaj qytetërimit të tyre!
• Shqipëria a nuk na zbulon mbetje arkeologjike paleolitike (shpella, vendbanime…), neolitike (fshatra buzë liqenit…), parahistorike dhe antike (tumuli, shpata, maska apo objekte të tjera të epokës së mbiquajtur mikene) ?
• Që nga Eratosteni (matematikan që ka jetuar në vitet 276-194 para erës sonë) kronologjia e historisë greke varej nga një ngjarje asnjëherë e sqaruar: Lufta e Trojës, ekzistenca dhe data e së cilës gjithmonë janë të debatueshme. Për fat të keq, e gjithë kronologjia e Greqisë, Egjeut dhe e Azisë së Vogël bazohet në këtë datë hipotetike të shekullit XII para erës sonë: 1193 - 1183. Më pas katër shekujt, të mbiquajtur “të errët” (për të cilët nuk dihet asgjë) e përkeqësojnë këtë hipotezë. Më në fund, që nga nxjerrja në skenë, në vitin 1905, të një ndarjeje prej tri pjesësh nga Evans (i cili ka jetuar në vitet 1851-1941), bazuar në të dhënat arkeologjike, historia e Greqisë u nda në faza, nga ajo që u quajt “Helladike” (e Lashtë, e Mesme dhe e Vonë, e nënndarë në I, II dhe III), çka rrezikon të të shtyjë në gabim, duke na bërë të besojmë se kjo ka lidhje apo mund të ketë lidhje me Grekët (për shkak të referimit të termit Helladë), ndërkohë që këta të fundit, pra Grekët, nuk janë dëshmuar në këto epoka të kahershme. Nisur nga kjo luftë hipotetike e Trojës, Tuqididi (i cili nuk e dinte datën e vendosur nga Eratosteni, meqë ky i fundit ka qenë rreth dy shekuj më pas) ka pohuar (pa asnjë provë) se 80 vjet pas luftës së Trojës Dorianët u shfaqën në Greqi. Asnjë autor tjetër antik, bashkëkohor i Tuqididit, asnjë tjetër përpara tij, me plot të drejtë, nuk e ka cituar këtë datë të shfaqjes së Dorianëve. Gjithsesi, ka ndodhur shumë më vonë që janë futur në llogari këta 80 vite, të cilët janë hequr automatikisht nga fundi i kësaj lufte d.m.th. 1183 - 80 = 1103 (e rrumbullakosur në vitin ~ 1100), datë e vendosur padrejtësisht nga Eratosteni. Disa kanë nxjerrë nga kjo se shfaqja e Dorianëve, e cilësuar si dyndjet doriane apo kthimi i Heraklidëve, ka ndodhur në këtë datë që e rigjejmë ende sot në manuale të ndryshme shkollore apo universitare. Kanë transformuar një “mit” dhe një legjendë në një “realitet” historik dhe këtu qëndron thelbi i problemit.
• Ekziston një shkëputje e konsiderueshme, si në planin arkeologjik ashtu dhe në atë shoqëror-kulturor, midis periudhës së luftës hipotetike të Trojës (1193- 1183), që fillon periudha e quajtur “Epokat e errta”, deri në fillim të shekullit VIII, datë që duket të jetë ajo e lulëzimit të qytetërimit të vërtetë helen. Shtojmë se, në të vërtetë, për atë kohë nuk ekziston asnjë provë arkeologjike për ekzistencës e një lufte të Trojës. Kjo luftë, e mbiquajtur e Trojës, ka qenë ajo e pushtimit të vonshëm të Azisë së Vogël nga Helenët (Grekët) dhe në mënyrë të veçantë marrja e qytetit të lashtë të Trojës, të shpagëzuar dhe të bërë “Ilion” nga grekët, prej nga ka dalë emri “Iliadë”. A ka patur një lloj transpozicioni të një lufte parahelene të rrëfyer te “Zemërimi i Akilit” (emri i poemës së lashtë i traditës gojore “kthyer” në Iliadë), me një luftë “helene”, e cila të sjell ndër mend emrin “Iliada” që rrëfen pushtimin e qytetit të Ilionit në fillim të shekullit VII para Krishtit? Kështu mund të shqyrtosh se 80 vitet e Tuqididit korrespondonin me një kronologji shumë më të vonë dhe se kjo luftë e Ilionit grek që u zhvillua nga vitet 700 apo 680 para Krishtit (dhe jo në shekullin XII para erës sonë). Nga kjo kuptohet më mirë përse Homeri nuk i ka përmendur Dorianët dhe përse emri i tyre u përmend me ndonjë farë shpeshtie vetëm duke filluar nga Pindari (i cili jetoi në vitet ~ 510 ~ 438). Së fundmi, do të kuptohej më mirë përse emri “Helenë” nuk është dhënë në tërësinë e Grekëve nga Homeri dhe përse këta Helenë nuk folën për veten e tyre gjatë katër shekujve të mbiquajtur “të errët” (1200 - 800 para Krishtit). Kjo do të justifikonte edhe krijimin e një gjenealogjie të vonshme, duke nisur nga një Përmbytje, pra përmbytja e Deukalionit. Duke nisur prej aty filloi të shfaqej emri Helenë, pasardhës të Helenit, biri i Deukalionit, Noea grek. Të gjitha këtyre pikëpyetjeve teza ime provon t`i përgjigjet, të paktën të sjellë disa sqarime.
• Qytetërimi, i mbiquajtur miken, nuk ka ekzistuar kurrë me këtë emër që I është mveshur përgjithësisht. Është fjala për një neologjizëm, d.m.th. një emër modern i krijuar nga pseudo arkeologu Heinrich Schliemann në fund të shekullit XIX. Pasi, sipas mendimit të të gjithë autorëve paraklasikë dhe klasikë, i vetmi qytetërim që do të ketë ekzistuar përpara mbërritjes së Grekëve ka qenë qytetërimi i Pellazgëve. Nëse Schliemann do t`i kishte zbuluar thesaret e famshëm jashtë Mikenës, në Korint, për shembull, ndoshta do ta kishte quajtur “korintas” qytetërimin të lidhur ngushtë me rrënojat që do të kishte gjetur në atë qytet.
Arkeologët, deshifruesit ose zbuluesit modernë kanë kryer gërmime, kanë realizuar zbulime interesante dhe kanë vendosur të dekriptojnë epigrafe apo disa tekste arkaike greke, duke u bazuar vetëm në “të njohurën apo të pranuarën përgjithësisht“ d.m.th. grekët, gjuhën dhe kulturën e tyre për sa i takon hapësirës gjeografike të qytetërimit parahelen apo ajo e Romakëve dhe kulturës së tyre latine për sa i përket qytetërimit pararomak. E gjithë bota e dijetarëve, përveç disa përjashtimeve të pakta, nuk ka pasur parasysh, nga njëra anë elementin “pellazg”, dhe nga ana tjetër, elementin binjak “etrusk” dhe pjesëmarrjet e tyre reciproke apo rrjedhojat e tyre në formimin e dy qytetërimeve më të rëndësishme evropiane:
- qytetërimi grek dhe
- romak.
Ky qëndrim pellazg dhe degëzimi i tij shqiptarë nuk ka qenë vlerësuar sa duhet apo ka qenë krejt i fshehur në të gjitha studimet parahalene, qofshin historike, arkeologjike, antropologjike apo gjuhësore. Është pra kjo hallkë e dobët, që i ka çuar ato në një qorr sokak, ku kanë ngecur njëherazi historia parahelene, gjuhësia moderne dhe në një masë më të vogël arkeologjia.
As nuk i është vënë veshi, qoftë edhe për një çast, faktit se Pellazgët dhe gjuha e tyre nuk ishin “zhdukur duke mos lënë as edhe një gjurmë”; pra, janë shpallur me ngulm popull dhe gjuhë e zhdukur?! Megjithatë edhe një neofiti, përpara çdo studimi, i vinë në mendje shumë pyetje: një gjuhë e vetme në Evropë, një popull i ndryshëm nga fqinjët e tij grekë, latino-romakë dhe sllavë dhe një territor përbri, në zemër të Europës Juglindore, a nuk na bëjnë të pyesim veten për Shqipërinë dhe Shqiptarët? etj, etj. Unë nuk mund të përsëris këtu çfarë është vepëruar në 500 faqet e tezës sime.
Historiogrfia moderne e Greqisë është e mbërthyer në një llojë ideologjie shtijake ose thjeshtë është ngulfatur në pista të pasakta që e kanë errësuar apo cunguar historinë e Greqisë parahelene dhe arkaike për arsyet në vazhdim.
Ja pra shkurtimisht (të developuar gjërë e gjatë dhe përpiktërisht në tezën time) 12 paralogjizma (arsyetime të gabuara) dhe interepretime të rreme që e kanë errësuar apo ndërruar kahjen historiografisë së vërtetë të Greqisë. Shaktarët e parë janë autorët modern.
1. Duke besuar në një «civilizim myken» që nuk ka ekzistuar asnjëherë me këtë emër mirëpo me emrin “civilizim pellazg” duke u bazuar në mendimet e të gjithë autorëve antikë grek. Ky emër “civilizimi myken” është krijuar artificialisht nga pseudo-arkeologu Heinrich Schliemann në fund të shekullit XIX-të. Ky emërim është mësuar vazhdimisht në kor nga të gjithë historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët modernë.
2. Duke besuar në një luftë të Trojës që ka ndodhur mes -1193 dhe - 1183 para erës sonë, datë hipotetike e imponuar pa asnjë provë nga matematicienti Eratosteni në shekullin e III-të para erës sonë (-276-194). Ndërsa bëhej fjalë për një luftë shumë më të afërt: ajo e kolononizimit të Pellazgisë (që u bë Greqia apo “Hellas”) e të Azisë Minore kah fundi i shekullit të VIII-të para erës sonë nga Helenët e parë. Këta të fundit nuk janë të cituar te Iliada dhe Odisea: poema të traditës gojore parahelene të transkriptuara në gjuhën greke dhe të botuara nga Pisistrati në mes të shekullit të VI-të para erës sonë. Kjo e vërteton që Homeri nuk i ka njohur dhe se këta janë shfaqur pas tij.
3. Duke okultuar periudhën “memece” e quajtur e “Vitëve të errëta” (-1183 – 800 para erës sonë) do të thotë katër shekuj ku asgjë greke nuk është shënuar. Pavarësisht kësaj historiografia moderne e ka ngrit civilizimin grek shumë lartë në shkallën e kohëve. Kësisoji janë përzier Egjeo-kretasit, Minoenët, hipotetikët ”Miken” dhe grekët. Rrjedhimisht duke filluar nga kjo luftë hipotetike e Trojës historianët modernë i kanë bazuar të gjitha datat e tjera të historisë së Greqisë. Ndërsa të gjithë autorët antikë të shekujve VI dhe V para erës sonë e injoronin ekzistencën e një civilizimi “myken” - shpikje, siç edhe e pamë më lartë, nga pseudo-arkeologu Heinrich Schliemann-si dhe ekzistenca e një date të tillë. Të vetmit mikenianë, për ata, ishin vetëm “banorët” e “qytetit” Myken.
4. Duke e konsideruar Iliadën dhe Odisenë si vepra pikërisht greke, ndërkohë që bëhet fjalë për poezi epike të “traditës gojore (gojëdhanave) parahelene”, të cilat kanë pësuar përmirësime të ndryshme dhe ndryshime të tjera, interferime madje edhe manipulime për t'u shërbyer interesave të pushtuesve të parë helenë (historikisht ka ndodhur pas shekullit VIII para erës sonë). Këto poezi si dhe veprimi i Hesiodit (Theogonia, punët dhe ditët) janë baza e ”mitologjisë“ të quajtur greke. Në mënyrë logjike dhe të pashmangshme kjo mitologji nuk ka mundur të jetë greke por parahelene, duke rrjedhur nga një traditë gojëdhanash, të marrura nga parahelenët dhe të rishkruara nga Grekët kur arritën në vëndin i quajtur “Pellazgi” e që do të bëhej Greqia. Për më tepër ndodhet në Iliadë se Zeusi konsiderohet si “pellazg” dhe Pellazgët si hyjnorë (Iliada XVI, 234-236). Praktikisht është fraza e vetme që i ka shpëtuar censurës së logografëve grek. Pa këtë fjali ka shumë mundësi që nuk do kisha filluar studimet dhe hulumtimet mbi pellazgët, ka tani me tepër se 40 vite. Kjo për mua ishte një zbulim i pabesueshëm.
5. Duke ngatërruar gjuhën parahelene dhe gjuhën greke e duke e quajtur linearin B si “greqishte e vjetër” ndërsa grekët nuk ekzistonin në epokën e këtij alfabeti. Në mes të gjurmëve të para të këtij civilizimi grek (pas shekullit të VIII para erës sonë) dhe periudhës së këtij alfabati kanë kaluar gati pesë shekuj pa pasur me të vogëlin shënjë që mund të vërtetojë ekzistencën e “helenëve”. Ventrisi dhe Shadviku nuk kanë kërkuar që të fusin gjuhë të tjera në kuadër të studimeve dhe hulumtimeve të tyre rreth gjuhës greke (shqipen për shembull) dhe nuk kanë menduar që mund të ekzistonin gjurmë thelbësore të pellazgishtës së vjetër nga ku rrjedh greqishtja e vjetër dhe shqipja moderne. Pavarësisht zbulimet e tyre nuk e kanë ndryshuar prespektivën që kemi për historinë greke. Në të vërtetë zbulimi i Linear-it B ishte i varur nga natyra fragmentare dhe të njëanshme të materialeve të përdorura në zbulimet e tyre të këtij lineari. Fjalët dhe emrat e përdorura në këtë shkrim ( i frymëzuar nga i lineari A i Kretës), nuk janë tekste letrare që mund të na tregojnë të paktën kulturë apo histori të asaj kohe. Ato janë shpesh një llojë repertore ose inventare llogaritare të çdo lloje produkte të papërpunuara ose të prodhuara duke përfshirë disa emra që rrjedhin nga emrash apo fjalësh të huaja dmth nga jashtë Mikenës (për shkak të tregtive të ndryshme). Kështu shtrirja filologjike dhe gjuhësor për këtë arsye mbetet mjaft e kufizuar. Duhet shënuar, megjithatë, se emrat e hyjnive para helene të mitologjisë ishin tashmë në vula të Kretës nga koha e Palatëve (~ 2000 ~ 1700). Duhet të theksohet se shumica e onomastikës të poemave epike shpjegohen me pak në gjuhën greke se në gjuhën shqipe sidomos dialekti gegë i Shqipërisë së Veriut.
6. Nënvlerësimi apo neglizhimi i ekzistencës së Pellazgëve, banorët e parë të Greqisë dhe të cilët janë në zanafillën e civilizimit grek sipas të gjith autorëve antik (Iliada e Homerit, Hekateu i Miletit, Hellanikosi i Lesbosit, Herodoti, Tukididi, autorët tragjik, etj..). Pastaj mos marrja parasyshë e shkrimeve të shumëta të autorëve antik të shekujve VI dhe V p.e.s që kanë nxjerrur në pah që vetëm Pellazgët ishin të vetmit paraardhës të grekëve dhe jo stërgjyshërit e tyre.
7. Fshehja e faktit që udhëheqësit apo mbretërit Dorianë (jo populli që ishte «Ilirë») ishin me origjinë semito-egjiptiane dhe që Ionianët kishin qenë pellazg para se të bëheshin Helenë dhe të cilëve ua kanë lënë në trashegim një pjesë të madhe të civilizimit të tyre.
8. Duke okultuar studimet të pakta të realizuara mbi Pellazgët nga disa hulumtues modern dhe që asnjë inventar serioz nuk është bërë deri tani.
9. Duke krijuar indo-europianizmin domëthënë një gjuhë virtuale që kurrë nuk ka ekzistuar. Të çorientuar nga polemika të shumëta dhe nga fakti duke syrgjynosuar në harresë të historisë Pellazgët dhe gjuhën e tyre, gjuhëtarët janë ende në kërkesë të një “gjuhe mëmë”.
10. Duke mos vendosur lidhjen etnolinguistike në mes të Pellazgëve, Etruskëve, Trojanëve, Frigjianëve, Thrako-Ilirëve dhe Shqipëtarëve të tashëm.
11. Duke mos përfillur studime të thella mbi gjuhën shqipe dhe posaqërisht të dialektit të saj “gegë”. Që nga gjuhëtarët e parë të fundit të shekullit të XIX-të, kjo gjuhë ka qenë e konsideruar si nje “gjuhë indo-evropiane më vete”, duke mos shkuar më largë në studime dhe hulumtime. Që nga zbulimi i linearit B nga Ventris dhe Shadvik në 1952, linguistika është ngrirë dhe studimet e hulumtimet në këtë lëmë kanë filluar të zbehen. Pavarësisht nga çdo lloj futje të padëshirueshme linguistike (të lidhura me promiskuitetin e shkaktuar nga invazionet e shumëta) kjo gjuhë, ende ruan gjurmët e vetme të substratit të vjetër pellazg që ekziston aktualisht në Europë. Kjo gjuhë është e vetmja që mund të spjegoj antroponime, teonime, toponime dhe oronime të shumta që gjendën në poezitë epike. Në shtojcë të tezës sime, e kam krijuar një leksik te rëndësishëm mbi këtë temë.
12. Në kuadër të studimeve të tyre krahasuese, gjuhëtarët kanë neglizhuar fenomenin “kronologjik” të shfaqjes së secilës prej gjuhëve europiane të studjuara. Meqenëse gjuha pellazge (e ngjajshme me ato etruske, thrako-ilire dhe aqë më tepër me shqipen e tashme) është, sipas autorëve antik grek, shumë më e vjetër se greqishtja, dhe kjo e fundit më e vjetër sesa sllavishtja (prej afro një mijë vjetësh), etj... Ata nuk kannë mundur të identifikojnë një sfond gjuhësorë të lashtë ndër të gjitha gjuhët të studjuara, sepse kanë qenë të verbuar nga “mikenishtja” hipotetike e konsideruar si greqishte e lashtë.

ARKEOLOGJI

Arkeologjia, midis zbulimeve specifike, na nxjerr në dritë ngjashmëri të shumta midis ndërtimeve të ndryshme parahelene, të fortifikuara, të quajtura ciklopike ose pellazge, të shpërndara në vende mjaft të largëta nga njër-tjetri: Greqia kontinentale (Mikenas, Asrgos, Tirinti...), Azia e Vogël, Lindja e Afërme, Italia, Kreta etj. Kërkimet paleontologjike dhe arkeologjike dëshmojnë se popullsitë neolitike madje paleolitike banonin në Greqi dhe mbi të gjitha në Shqipërinë e sotme, ku janë zbuluar zonat neolitike dhe paleolitike ndër të cilat ajo e Xarës, Shën Mërisë dhe Dajtit, fshatra ndër të cilët ai i Maliqit dhe rajoni i liqenit të Prespës dhe Ohrit, gjurmë që datojnë nga periodat neolitike dhe eneolitike ndër të cilat ajo e Pazhokut, Maliqit, Nezirit dhe Burimasit në Shqipëri, Glladnicë dhe Hisar në Kosovë dhe zona të pasura në metale në veri të Shqipërisë, ndër të cilat ajo e Mirditës, Mat, Kukës, Kosovë dhe Dibër në Lindje dhe ajo e Korçës në Jug. Përveç kësaj, këto rajone të fundit ishin të njohura nga punimet e metaleve, ndër të cilat bakri, bronzi dhe më pas hekuri.
Arkeologjia na zbulon se kultura e bakrit në Shqipëri përfshin të gjithë mijëvjeçarin III. P.sh në shtretërit stratigrafikë të Maliqit II, vërehen më mirë aspektet e kësaj kulture kalkolitike. Kjo i bashkëngjitet grupeve të tjera ballkanikë, ndër të cilët Sakulta-Krivodol-Bubanj-Hum ose Suplevec-Bukarno Gumo të Pelagonisë. Të gjitha fazat e Neolitikut, duke u nisur nga një nënshtresë e lashtë, përbëjnë një fenomen krejtësisht evolues, pa ndonjë shkëputje apo mosvijimësi me fazat paraardhëse. Ndodh e njëjta gjë për periudhat në vijim: e Bronzit dhe e Hekurit. Periudha e Maliqit III a do të ketë qenë bashkëkohore me grupin Armendohori të Pelagonisë dhe me faza më të vonshme (Bronzi i Lashtë) të Thesalisë dhe të Maqedonisë dhe Maliqi III b (fundi i Bronzit të Lashtë) a do të përkonte me fazën e fundit të Helladikës së Lashtë? Duke filluar nga kjo epokë, ndeshen prodhime vendore, që kanë të bëjnë me tipet e Minoanit të Mesëm (ushta me gjinish të tipit sikladik), thikat me një teh (tip egjeas), tasa të tipit Keftiu të zbuluara në Pazhok. Përveç kësaj, tumula të shumta, varre në formë rrethore (Bronzi i Lashtë) kanë ravijëzuar në tokën shqiptare.

ANTROPOLOGJI

Eugjen Pitardi në vitin 1916 pohonte: “Tashmë e kam thënë diku tjetër, më duket se Shqipëria i përmbys dokumentet më të rëndësishme arkeologjike dhe antropologjike për sa i takon zanafillave të popullsive të lashta të Gadishullit të Ballkanit; popullsi, të cilat në agimin e historisë i shohim të figurojnë nën emrin Ilirë [“Popullsitë e Ballkanit, skica antropologjike, Neuchatel / Paris”] Antropologjia ka mbështetur provat paleontologjike, arkeologjike, historike dhe etno-gjuhësore. Në të vërtetë, shqiptarët e sotëm paraqesin veçorinë e treguesit cefalik (85-90) më të lartë në Evropë (Hiperbrakicefalik/kokë rrumbullake) dhe një planocipitalia e theksuar (shtypje e kavitetit të prapmë dhe të poshtëm të kafkës). Riplei, në sistemin e tij të klasifikimit e trajtonte formën e kokës si treguesin më të vlefshëm në shqyrtimin e racave. Zhak de Morgan pohon (Njerëzimi arkeologjik, Paris 1921): “Dokumentet më të lashta arkeologjike që ne zotërojmë në lidhje me këta kolonë, na bëjnë të mendojmë se imigrimi i tyre u bë gjatë mijëvjeçarit të katërt para erës sonë, duke ardhur nga Europa Kontinentale. Pastaj Pellazgët do të kenë luajtur rolin e tyre, duke sjellë me vete dijet për metalin. Duke zënë të gjithë Heladën evropiane, këto fise do të kenë përparuar deri në ishujt dhe territoret aziatike... fisi tjetër më i vonshëm do të ketë qenë autor i kulturës mikeniane dhe nga një trung me fiset që në atë kohë jetonin në Trakë dhe përgjatë lumit të Danubit. Këta kolonë nuk ishin helenë, e thënë më saktë ishin thrako-frigjianë”.

EMËRTIMI PELLAZG

Gërmimet e fundit arkeologjike, të kryera në Shqipëri, provuan vërtetësinë historike të Pellazgo-Ilirëve me zbulimin e tumulëve, të objekteve të ndryshme, ndër të cilat armë të quajtura mikene (shpata, mburoja...), qeramika të ndryshme, figurina ose fibula, të cilat datojnë nga Bronzi i Lashtë dhe bronzi i Mesëm, madje fshatra buzë liqeneve, kasolle dhe objekte të ndryshme që datojnë nga epoka neolitike. Aty janë zbuluar shpella që datojnë nga paleolitiku, ndër të cilat shpella e Gajtanit dhe Xarës (100’000-30’000 para Krishtit) dhe ajo e Kaprinas në Kroaci (160’000 para Krishtit). Të gjitha këto zbulime, të realizuara në Shqipëri dhe në rajonet në kufi, provojnë se kjo zonë ballkano-danubiane nuk ishte as e izoluar dhe as shkretinë në kohën e shkëlqimit të qytetërimit egjeo-kretas dhe pastaj, atij të mbiquajtur miken. Shqipëria dhe rajonet në kufi të saj paraqesin një rast unik në Europë: një dhe vetëm një popull, i cili jeton në tokat e tij stërgjyshërore, të paktën qysh nga Neoliti, rreth 7’000 vjet para Erës sonë. Vijimësia arkeologjike, antropologjike, kulturore dhe etnogjuhësore është aty më se e dallueshme.
***
Ja shpjegimi që kam dhënë për emrin «Pellazg», d.m.th. ai i «njerëzve të shpellave», Shpellagji, shpellashgët apo Shpellarët, “njerëzit e shpellave”. Në librin tim të parë unë kam rreshtuar një numër emërtimesh të dala deri më sot, si nga autorët grekë të antikitetit ose edhe nga autorë të tjerë më të vonë. Secili ka hedhur idenë e tij, duke u përpjekur ta provojë zgjidhjen vetëm «nga ana fonetike» pa konsideruar elementin historik, legjendar, struktural dhe ngjarjet periferike të kohërave të para: pjellarg, fjalë e përbërë që përfshin shqipen «pjell» dhe greqishten «argos», që do të thotë i bardhë (“ata që pjellin të bardhë” !), pelagos (në greqisht do të thotë në det të hapur!), pelargos (pelikanët, zogj shtegtarë, sipas Strabonit!), palai apo palas gai (i lindur nga toka), pelagonët (pleqtë, sipas Hesikiusit), etj. etj. Interpretimi im nuk ka asgjë «subjektive», përkundrazi ai bazohet në tekstet e lashtë (Homeri, Hesiodi dhe legjendat mitologjike të cilat zbulojnë rresht pas rreshti historinë e vërtetë parahelene).
Për të thënë të vërtetën, Pellazgët formoheshin nga një mori fisesh (Frigjianët, Trojanët, Thrakët, Ilirët, Lelegët, Ligurët, Tirrenët, Karianët, Kuretët, etj.). Ky ka qenë një emër “stërgjyshëror” apo më mirë një «mbiemër»: të gjitha këto fise njihnin jo vetëm historinë e stërgjyshërve të tyre por edhe zanafillën e etnisë së tyre. Ata rridhnin nga njerëzit e shpellave: «Shpellagjit, Shpellagët, Shpellarët». Pra nuk janë këta «njerëzit e shpellave», por “stërgjyshërit” e tyre, për të cilët ata ishin krejt natyrshëm «pasardhësit».
Përse? Ja shpjegimi im i saktë.
Homeri e cilësonte Zeusin «pellazg» dhe Pellazgët i cilësonte «hyjnorë» (sepse rrjedhshin nga Zeusi) si dhe gjuhën e tyre «hyjnore». Si rrjedhojë që Pellazgët rridhnin nga Zeusi. Por Zeusi, na thotë legjenda, ka lindur dhe ka jetuar në vogëlinë e tij në një «shpellë» apo «guvë» në Kretë (mali Ida). Gjatë fëmijërisë së tij, ku nëna e tij, Rea, e largoi për ta shpëtuar nga xhindosja e Kronosit, bashkëshorti i saj, i cili i kishte ngrënë të gjithë fëmijët e tjerë të tij! Për Zeusin u përkujdesën Kuretët, të cilët falë zhurmës së armëve të tyre, të cilat ata i kryqëzonin «me krahët drejt qiellit» (ashtu si në vallen luftarake të Shqiptarëve të veriut dhe të Kosovarëve të sotëm dhe të epirotëve të kohës të Piros/Burri !) mbulonin të qarat e Zeusit të vogël. Zeusin e ushqeu dhia «Amaltea». Pra, kemi të gjithë elementët që provojnë se Zeusi, i rritur në një shpellë, ishte si rrjedhojë një «njeri i shpellave», për të cilin u përkujdesën Kuretët (“Ku u rritë” kuptohet mjaft mirë në gjuhën shqipe, pra aty “ku u rrit” Zeusi ; kjo fjalë i dha emrin edhe «Kretës, Këretës», ku Zeusi ishte i adhuruar) dhe se ishte dhia «Amaltea» (në shqip «e mjelta» d.m.th. ajo që «i jep qumështin») ajo që e ushqej. Përveç kësaj një tjetër element ka provuar lashtësinë dhe të ekzistuarit më parë në kohë të Pellazgëve (njerëz të shpellave) : ai i zakoneve të ushqimit të tyre. Historianët e parahistorisë dhe paleontologët, midis dijetarëve të tjerë, pohojnë se njerëzit e parë të Botës së lashtë, sidomos në Europë (pa përmendur emër të përveçëm), ushqeheshin me «lendë lisi» (e pasur në “amidon”). Mirëpo ne e dimë, nga autorët antikë, se në kohë shumë të lashta Pellazgët ishin «ngrënës të lendeve të lisit» ! Përveç kësaj, nëse «lisi» është bërë i «shenjtë» te Pellazgët, kjo ka ndodhur sepse Pellazgët e vonshëm nuk e kishin harruar se lendet e tij i kishin ushqyer të parët e tyre; reminishencë e përjetshme nga brezi në brez, prandaj “lisi” u bë i shenjtë në Dodonë. Nga ana tjetër «mitologjia» (e cila nuk ka qenë një mit por rrëfenja të hershme stërgjyshërorë, disi të romancuara, të zbukuruara apo të idealizuara me kalimin e kohës), pohon se Pelasgosi (eponimi i Pellazgëve) ka qenë «njeriu i parë», i lindur nga Toka (d.m.th “autokton”) dhe se ai lindi në Arkadi. Ky tregues na zbulon me përafërsi disa elemente kronologjikë. Nëse Pellazgët kanë ngrënë lëndë lisi, kjo sigurisht që ka ndodhur shumë më përpara zbulimit nga ana e tyre të bujqësisë, të ujitjes dhe të kulturës së drithërave dhe mbi të gjitha grurit, i cili si ushqim kryesor zëvendësoi lëndët e lisit. Kjo periudhë ravijëzohet para Neolitikut, d.m.th. rreth mijëvjeçarit VII para erës sonë! Në kohërat e para ato kanë banuar nëpër shpella (banim dhe strehë natyrore e njerëzve të parë apo humanoidëve apo sikur i kam quajtur “Homo Pelasgus”), ata merreshin me gjueti, peshkim dhe hanin lëndë lisi.
Duke filluar nga kjo periudhë e më tej ka qenë fillimi i «qytetërimit» pellazg të vërtetë. Kjo është e qartë si drita e diellit! Ja pra një demonstrim «koherent» dhe një provë e qartë e lashtësisë së Pellazgëve, e zanafillës pellazge të Zeusit, e zanafillës së emërtimit «njeri i shpellave», e adhurimit që ata kishin për lisin si dhe për prejardhjen e gjuhës shqipe nga gjuha e Zeusit. Porfiri (biograf i Pitagorës) pohonte se Pitagora e quante Zeusin «Zā, Zani» (dialekti gegë), çka do të thoshte «zë, zëri» në dialektin toskë. Është e dijshme që matematikani i madh Pitagora ishte Pelasg-Tirrenë/Etrusk nga ishulli Samos. Në të vërtetë në Dodonë (kryeqyteti fetar i Pellazgëve), është «zani/zëri» i Zeusit që priftërinjtë interpretonin “zanë/zërin” e tij nëpërmjet fëshfëritjes së gjetheve të «lisit të shenjtë». Përveç kësaj, është fjala shqipe «Dru», e cila i ka dhënë emrin «Druidëve» keltë dhe grekëve fjalët «drias» dhe «driades». Ky emër “dru, drui” u është dhënë “Druidëve” të “Keltëve”, popull, thotë legjenda, vëlla i “Ilirëve” dhe “Galëve/Galatëve”.
Së fundmi, shtoj se një nga tri emblemat e Zeusit ka qenë Shqiponja, një tjetër simbol që shqiptarët e kanë ruajtur gjithmonë, i cili është përhapur shumë me vonë në vendet e tjera të Evropës e gjetkë! Ja pra shpjegimi i emrit Pellazg dhe gjithë këto shënime rrjedhin nga studimet e mia dyzetvjeçare.
Më në fund duhet shënuar se Egjiptianët i quanin Pellazgët «Peleset, Peleshet» dhe Hebrejtë i emërtonin ata «Peleshtim». Me këtë emrin e fundit Hebrejtë emërtonin «Filistinët», popull pellazg i mirëfilltë. Fqinjët e Filistinëve (Pellazg), Hebrenjtë kanë huazuar disa fjalë në gjuhën e tyre. Së fundmi po shënoj se Armenët (popull që rrjedh nga «Frigjianët», një tjetër popull pellazg), kanë ruajtur një prapashtesë shquese «azg, azk», të cilin ata e përdorin për të emërtuar shtetasin e një kombi. Edhe një herë tjetër dhe me argumente të ndryshme mbërrijmë në të njëjtin përfundim : «Sh…pell...azg» e transformuar nga grekët në “Pelasg…os, Pelasgoï”.
EMËRTIMI GRAIKOS…GREK
Sipas disa autorëve të Antikitetit, “Sellët”, priftërinj dhe interpretues të Zeusit pellazg të Dodonës, kishin fqinjë një fis pellazg i quajtur “Graikoi, Graikos” (Graeci, Graeki, Graii, Graiai) pra “adhurues te kultit të gruas plakë”; ka të ngjarë “perëndeshaTokë” e Dodonës, e cila shfaqet në një formë të trefishtë: Greët që banonin në luginën e Aeropos. Këto “Greë” (pra “Gra, Gratë” shqip) të lindura (sipas legjendës) nga Forcis dhe Keto si dhe motra të Gorgonëve, ishin tre (Pefredo, Enio dhe Dino). Por Helenët më vonë do ta zëvendësojnë kultin matriarkal të “Greëve” me atë të “Helles” patriarkal. Shumë gjëra pellazge kanë qenë të zëvendësuara (dhe të përziera) ashtu nga Helenët. Aristoteli ((384/322 para erës sonë), në librin e tij “Meteorologji”, (I, f.14), i vendos ata në rajonet e sipërme të Pindit, “në rrethinat e Dodonës dhe të Akelos”. Sipas tij, ky rajon kishte pasur një përmbytje të tmerrshme, atë të “Deukalionit” (si “Noeu” i Biblës). Por asnjë nga hulumtimet moderne, si ato arkeologjike dhe ato gjeologjike nuk kanë bërë të mundur të vërtetohet kjo legjendë dhe teza e Aristotelit: aty nuk është gjetur asnjë gjurmë përmbytjeje e madhe apo e vogël. Aristoteli mendonte se “Hellada më e lashtë ishte peri-dodoniane”. Por Straboni, i lindur në vitin 58 para Krishtit (III shekuj e ndajnë nga Aristoteli !), a nuk pohonte se Epiri ishte “me zanafillë pellazge”? Nga ana tjetër, Aristoteli nuk gabohet ndërsa pohon se Helenët ishin fqinjët të Sellëve (Selloi), priftërinjtë e famshëm të “Zeusit pellazg”. Ky emër, Selloi, a u shndërrua në Helloi (S=H)? Megjithatë është e pakundërshtueshme që kulti i “Greëve” (shqip: Grave!) u zëvendësua nga ai i “Hellës”. Ka të ngjarë që Aristoteli të jetë në zanafillë të ngatërresës, e cila vazhdon ende dhe që i nxirrte Helenët se vinin nga “veriu” (hipotezë krejt e panjohur nga autorët e lashtë, paraardhës të Aristotelit) i Greqisë dhe që historianët doktrinues të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX (doktrina naziste), kanë shkuar edhe më tej, duke u mburrur me zanafillën nordike të Dorianëve, “racë e bardhë, e kulluar, e disiplinuar, luftarake dhe e virtytshme!” Ndërkohë që këta nordikë ishin thjesht “Ilirët”, jo Helenët, të cilët ishin qysh nga kohë të kahershme, që banonin në këtë Veri të famshëm të Greqisë (jo të Evropës veriore sikur e mendojnë disa)! Ka shumë të ngjarë që “Graikoi apo Graikos” të rrjedhë nga emri i këtyre “Greë apo Graia”. Emri pellazgo-shqiptar grua do të jetë krijuar nga fjala “(n)garkoj” që do të thotë “le shtatzane” dhe “(n)garkua” = ngel shtatzanë. Kuptimi tjetër vetëkuptohet që është “ngarkoj”. Duhet shënuar që dialekti gegë i Shqipërisë veriore, ai që është më i afërt me pellazgjishten e lashtë, nuk e përdor bashkëngjitjen apo dyfishimin e bashkëtingëlloreve të ndryshme, krejt ndryshe nga dialekti toskë, i vendosur nën regjimin komunist (duke besuar se po bënin unifikimin e dy dialekteve si gjuhë letrare dhe zyrtare e Shqipërisë në 1972!): “garkoï” (gegërisht garkoj) në vend të “ngarkoï” (toskërisht ngarkoj), apo “diq” (geg.) në vend të “vdiq” (tosk.), apo “maroï” (geg. maroj) në vend të “mbaroï” (tosk.), etj. Vetëm pas kësaj shkëputjeje të ndikimit të kultit matriarkal, Helenët e braktisën këtë kult dhe morën përfundimisht kultin e tyre “patriarkal” (sistem semito-egjiptian), që u përhap pastaj në tërë Evropën. Por këta “Graikoi/Graikos” ishin Pellazg të vërtetë dhe mbi të gjitha në lidhje të ngushtë me disa popuj të Italisë, të trungut pellazg (mesapët, Iapigët, Daunët, etj). E vërteta është se Romakët e përhapën (në shekullin e tretë para erës sonë), pa ndonjë qëllim hileqar, emrin Graikoi (Graeci, Graeki, Graiki, Graikos) në tërësinë e Helenëve, të cilët, përkundrazi, nuk e quajtën kurrë veten Graikoi por Helenë! Romakët e përdorën përfundimisht këtë etnonimi të çuditshme për Helenët. Kjo është një nga paradokset e shumta të Greqisë antike!
E gjithë kjo ngatërresë është rezultat i kësaj fqinjësie të detyruar, të dyfishtë, si dhe për shkak të luftërave të pafundme (për marrje pushteti) midis njërës pjesë të Pellazgëve vendas dhe pushtuesve të parë Akenë, Danaenë (Egjiptianë) dhe Kadmenë (Fenikas), çka shkaktoi hap pas hapi shuarjen apo shpërndarjen e Pellazgëve, përpara kësaj pakice pushtuesish të rinj. Kjo ngatërresë ka ngjarë në kombe të tjerë: Emri Angli rrjedh nga “anglët” - popull gjerman; Egjipt, emër i krijuar nga Grekët, por Egjiptianët e quajnë vendin e tyre “Misr”; Gjermania (emër që përdorën të huajt), quhet nga populli “Deutschland” (Dojçland); Shqipëria nga të huajt quhet Albania, Albanie, Alvania , etj, etj.

GJUHËSIA

Gjuhësia është pengesa. Është kjo, pa dyshim, që i ka çoroditur shumë gjuhëtarë, arkeologë dhe historianë. Në të vërtetë, janë të rrallë ata që kanë marrë në konsideratë tre pika thelbësore:
• Pellazgët, të cituar së tepërmi nga autorët e lashtë, ishin paraardhësit e grekëve në atë tokë që do të bëhej Greqi. Për fat të keq, disa e trajtojnë se emri “pellazgë” ishte vetëm një emër “gjinor”, që emërtonte popullsi të shpërndara dhe që nuk kanë midis tyre asnjë lidhje etno-gjuhësore. Pra nuk ka qenë vendosur asnjë përputhje midis pellazgëve, lelegëve, karianëve, ligurve, trojanëve, etruskëve, thrakëve, frgjianëve dhe ilirëve, duke përmendur ata që ishin më të shquarit. Përveç kësaj, asnjë përqasje nuk është bërë midis këtyre fiseve të ndryshme (dhe jo etni) dhe pasardhësve të fundit të tyre: pra shqiptarëve të sotëm.
• Duke qenë pranuar se Pellazgët ishin një popull autokton dhe helenët një popull pushtues, atëherë si mund të shpërfillet rëndësia e trashëgimisë që këta pellazgë i lanë helenëve: mitologjinë (perënditë, perëndeshat, heronjtë), kultin (Homeri thotë se Zeusi ishte pellazg), një pjesë të madhe të kulturës dhe gjuhës së tyre. Kjo e fundit nuk është pa peshë: greqishtja e lashtë (si ionishtja) ngjason (fonetikë, sintaksë...) të ngatërrohet me dialektin gegë të Shqipërisë së Veriut. Nëse vihesh të lexosh me kujdes ato që autorët e lashtë kanë dhënë si të vërteta, do të kuptosh se nuk mund të fshihet me një të rënë të lapsit fakti se (cf. Herodoti) Jonianët ishin pellazgë të kthyer në helenë, duke përshtatur gjuhën e tyre. Grekët, pra, nuk mund t`i anashkalonin Pellazgët pa huazuar të paktën një pjesë të kulturës dhe gjuhës së tyre. Ja përse një pafundësi antroponimesh, eponimesh, toponimesh, oronimesh dhe fjalësh të tjera i kanë mbijetuar stuhive të kohëve dhe arrijnë të shpjegohen me gjuhën e sotme shqipe, dhe jo me gjuhën greke. Kështu gjuha e Pellazgëve ka mbetur pothuajse e paprekur, e mbrojtur kundrejt pushtimeve të shumta përgjatë mijëvjeçarëve, ndër malësitë e pamposhtura të Shqipërisë, sidomos çuditërisht dialekti gegë shumë i afërt më « ionishtën ».
• Shfaqja e shkrimit alfabetik nga fundi i shekullit VIII para Krishtit, i cili konkretizohet vetëm nga fundi i shekullit VII dhe pastaj në shekullin VI para Krishtit me botimin e Iliadës dhe Odisesë nën tiraninë e Pisistratit (rreth viteve 600-527 para Krishtit). Përveç kësaj, këto poema kanë vazhduar të “zbukurohen” dhe ripunohen deri në epokën e Kritikëve aleksandrine (shekulli III), periudhë gjatë së cilës ato janë transkriptuar përfundimisht. Te Homeri nuk ekziston asnjë aluzion për ndonjë lloj shkrimi alfabetik. Shumë pak autorë modernë kanë dalë nga "e pranuara përgjithësisht" për të miratuar pohimin e Diodorit të Siçilisë: «alfabeti fenikas është në fakt pelasg ("Gërmat pellazge")».
Ideologjia indo-europianiste ka lindur me krijimin e «Linguistikës» në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Gjuhëtarët e parë (Franz Bopp, vëlezërit Grimm, Rasmus Rask, Verner, Meillet, Humboldt, Schlegel, etj.) kanë dashur të kërkojnë një gjuhë të përbashkët origjinale me disa gjuhë që do të thotë "gjuhë amtare". Por duke mos gjetur atë gjuhë kanë krijuar një gjuhë "virtuale" e quajtur "indo-evropiane". Edhe në këtë emër të ri ata u gabuan; nga halli duhet më mirë me përdorur emrin "Euro-Indian" dmth të kundërtën! Gjithsesi ata kishin në dorë "gjuhën e pellazgëve", e cila ka vazhduar në gjuhën shqipe: për fat të keq ata okultuan e konsideruan që Pellazgët ishin "zhdukur" pa lënë asnjë gjurmë dhe dekretuan se gjuha shqipe është një gjuhë indo-evropiane mënjanë. Kjo është arsyeja pse gjuhësia moderne mbeti në një qorr sokak, ndërsa ata kishin në dorë gjuhën shqipe, fosile e gjallë e vërtetë e asaj "gjuhe amtare" që ata nuk u munduan për të studiuar seriozisht shqipën: dhe ata e vënë në raftin e dollapit. Unë jam Kundër «indo-evropianizmit» që e kam kritikuar dhe luftuar gjërë e gjatë në librat e mi dhe në tezën time.

SHKRIMET E LASHTË

Në kohët e lashta (parahistorike) nuk kishte të "shkruar" në kuptimin e saktë të fjalës. Në atë kohë kishte vetëm epigrafi (sidomos në gur), simbole, ideograma, etj. Nuk kishte letërsi, dhe ku ne nuk mund të zbulojmë ndonjë histori të popujve të atyre, epigrafi, etj. Kjo është e njëjtë për linearën B që sipas studimeve të mia ishte një shkrim pellazg që rridhte nga Lineari A i Kretës. Ky shkrim nuk na lejon të kemi një farë ideje historike apo kulturore që i përket qytetërimit të lashtë pellazg. Por pas këtij alfabeti Pellazgët humbin traditën e të shruarit. Përjashto disa epigrafi apo shkrime të shkurta si për shëmbull «stela e lemnosit» kjo është arsyeja pse ne sot nuk kemi shumë shkrime të tjerë të denjë para Iliadës dhe Odisesë (traditë gojore parahelene, jo greke dmth pellazge). Shkrimet nuk janë vetëm fjalë që vinë njena pas tjetrës në një rreshtë të skalitur në gurë, stele, varre, enë, etj. Kur flasim për "shkrime" kjo don më thenë «tekste reale» të gjatë dhe koherentë. Kjo është konfirmuar nga të gjithë ata që kanë studiuar historinë e shkrimit. Nuk ka arkive që dëshmojnë se në Evropë ka pasur «tekste » më të vjetra se Iliada dhe Odisea (të traditës «gojore» e transmetuar nga pellazgët) të botuar nga Pisistrati në mes të shekullit të gjashtë, p.e.s. «Alfabetet e lashtë» janë një gjë dhe "tekste të shkruara" janë një gjë tjetër. Ndryshe nga pllakat e para të vjetra si alfabeti kuneiform i Sumerianëve dhe hieroglifet e egjiptianëve të cilët ishin të parët që kanë prodhuar «tekste» koherente që zbulojnë një qytetërim, një histori apo një ngjarje, përkundrazi pellazgët nuk kishin një shkrim të tillë as në gjithë Evropën.
Pellazgët, Ilirët dhe Keltët kishin për një kohë të gjatë një "kulturë gojore" e transmetuar me shekuj brez pas brezi. Ndërsa Pellazgët në kohët shumë të lashta kishin pra «alfabetin» e tyre i vjedhur nga Fenikianët në Kretë dhe transportuar dhe ndryshuar në Feniki dhe i kthyer me Kadmosin në Beotinë ku themeloj Tebën kur ai pushtoj një pjesë të trojave pellazge. Pjesa tjetër ishte pushtuar nga egjiptianët me Danaosin në krye të tyre. Pra, këtë alfabet Helenët (semito-agjiptian) e kanë përhapur dhe përdorur gjatë pushtimit të tyre të trojeve pellazge. «Kjo është konfirmuar nga Herodoti dhe Diodori i Sicilisë». Duhet me shtuar që para Plinit, diodori i Siçilës (< -90/ > +30) ka folur për atë alfabet. Ironia është se alfabetet (greke, etruske dhe latine) që rrjedhnin nga alfabeti i mbiquajtur "fenikas" ishin në të vërtetë me origjinë pellazge. Grekët e uzurpuan atë alphabet e ripunuan për të shkruar gjuhën e tyre e përzier nga pellazgjishtja dhe gjuhë të tjera si sémito-egyptiane. Diodori i Sicilës (Biblioteka historike - III, 67 ; V, 74 dhe vijim § V. 3. c.) nga ana e tij tha se që nga fillimi, ky alfabet u quajt "gërmat pellazge" dhe se ky nuk ishte fenikian. Ai shtoi se këta të fundit kanë shërbyer si rrip transmetimi, dmth që ata ua kanë marrë Pelazgëve në ishullin Kretë, kthyen me të në Feniki dhe pastaj e transmetuan tek grekët më anën e fenikianit Kadmos. Sa do të jetë, Herodoti nuk ka shënuar që Pellazgët (në kohën e tij, dmth sh.V-të para erës sonë) kishin shkrimin e vet. Prandaj unë them që me ardhjëen e pushtuesve grek, Pellazgët kishin humb përdorimin e shkrimit në qjuhën e tyre. Jam i lumtur që ende ekzistojnë shumë vepra të autorëve të lashtë. Ky është një burim i jashtëzakonshëm që as Interneti as shkrimet e sotme të disa autorëve nuk mund ta zëvendësojnë. Përjashta autorëve të Rilindjes në Shqipëri nuk janë studiuar Shkrimet e lashta. Lineari B nuk është gjë tjetër veçse gjuha proto-joniane, d.m.th. «Pellazgjishtja e lashtë», nga e cila rrjedh dialekti jonian dhe arkado-qipriot, paraardhëse të guhës greke. Qysh nga Chadwick dhe Ventris (dekriptuesit e linearit B) është besuar (ende besohet) se ky shkrim ka qenë greqishja e lashtë. Një gabim fatal, i cili na ka çoroditur dhe gjithashtu e ka çuar historiografinë dhe gjuhësinë në një qorrsokak të vërtetë.
Ja vetëm këto citime të sakta midis dhjetra dhe dhjetra:
Homeri (Iliada, 234-236): «Zeus O mbret, Dodonas, zot i largët, Pellazg, që mbretëron mbi Dodonën, në këtë vend të ashpër të Selëve… »
Karl O. Müller (Prolegomena zu einer wissenschaftlichen, Göttingen, 1825): «Më shumë inteligjenca depërton në historinë e Greqisë, më shumë vëmendje do t'i referohet elementit Pellazg i sakrifikuar deri në ditët e sotme ».
Braudel, Fernand (Kujtime të Mesdheut, Botimet de Fallois, 1998): «Këta popuj të parë egjeas (Pellazgët e traditës greke) lënë jo më pak gjurmë të thella. Analizat gjuhësore për këtë rast janë të prera. Të ardhurit e rinj, [Brodel nënkupton këtu grekët] nëse e kanë ruajtur gjuhën e tyre, kanë bërë shumë huazime nga ata që mundën. Kësisoj gjuha greke përfundimisht trashëgoi një numër të madh fjalësh, të cilat janë të huaja për të. Janë toponimia dhe onomastika që e tregojnë këtë, madje me zë të lartë: edhe qytete me famë si Korinti, Tirinti, Athina ose mali i Parnasit, nën orakullin e Delfit, në zemër të Heladës dhe që është “kërthiza e botës”, nuk kanë emra grekë. Aq më shumë, nuk janë grekë disa emra heronjsh homerikë, si Akili, Uliksi : sa keq!...
Edhe më kuptimplote është zanafilla jo-greke e fjalëve të shumta që vijnë nga lëmi i bujqësisë: gruri, vreshti, fiku, ullishta, trëndafili, jasemini, zambaku, manxurana... Ose nga lundrimi: arti i lundrimit është një nga dhuratat më të çmuara, edhe se vreshtat dhe ullishtat, që Helada jo-greke i bëri pushtuesve indoeuropianë, të pamësuar me detin: dhe as thalasa e as pontos nuk janë fjalë me zanafillë greke!... A ka patur ndonjëherë një pushtim dorian? Pyet me qesëndi një historian serioz».
***
Çfarë vepër tjetër duhet për të provuar lashtësinë e Pellazgëve - paraardhësit e iliro-shqiptarëve?

(pashtriku.org)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 54 vizitorë
Lexuar: 1,183 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi