Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ÇFARË DUAN?
Publikuar më 13 korrik, 2016 në orën 23:20 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ç’është e gjithë kjo përsëritje e historisë me ne shqiptarët? Në dëm të Shqipërisë dhe në dëm të shqiptarëve?! Pse? Ç‘duan të na bëjnë “miqtë” tanë evropianë e ndërkombëtarë në krah të shqiptaro-titistëve proserbë e projugosllavë? Pse i pengon kaq shumë Shqipëria Etnike dhe shqiptarët në një shtet tonin etnik, pse i pengon kaq shumë e kaq tmerrësisht Shqipëria e shqiptarëve?... Apo, qëllimet e “miqve” tanë evropianë e ndërkombëtarë janë që të na tjetërsojnë dhe asimilojnë, dalëngadalë e hap pas hapi, duke ecur “plot siguri” hapave të shqiptaro-titistëve projugosllavë e proserbë, hapave të UDB-ashëve e të KOS-istëve “shqiptarë”, sipas direktivave të fshehta të Beogradit, të Moskës, të Sofjes e të Athinës antishqiptare? E, dihet mirëfilli se Beogradi, Moska, Sofja dhe Athina fetare e politike janë po aqë antishqiptare sa edhe shqiptaro-titistët dhe “shqiptarët” në pushtet!...

Dhe, sipas sjelljeve të derisotme, sidomos, të sjelljeve evropiane e ndërkombëtare, sipas direktivave “shqiptare” të shqiptaro-titistëve projugosllavë e proserbë, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, ata e këta po duan dhe po kërkojnë me ngulmë që ne të jemi e të bëhemi gjithçka tjetër vetëm të mos jemi më shqiptarë, të mos quhemi e të mos mbesim më shqiptarë!...(Sic!) Po, pse, vallë?... Ç‘duan e ç‘kërkojnë prej nesh? Të na mbështesin për muri dhe të na vënë para aktit të kryer!...

Pse-ja, gjithmonë, e ka bishtin pas!... Duket se evropianët dhe ndërkombëtarët, këtu, kanë ardhur që t’i plotësojnë apetitet e pushtuesve tanë fqinjë dhe të aleatëve të tyre “shqiptarë”, të shqiptaro-titistëve (pro)jugosllavë e (pro)serbë(Bah!), pra, për ritrecopëtimin e trojeve tona etnike, siç bënë gjithmonë gjatë historisë së tyre fashiste, fashistoide, gjenocidale, etnocidale dhe antishqiptare, edhe pa praninë tonë në tryeza bisedimesh, siç ndodhi në Kongresin e Berlinit (1878) e më vonë. Po, patjetër, edhe për t’i realizuar interesat dhe synimet e tyre gjeostrategjike. Por, këtu, duhet të shtrohet edhe një pyetje tjetër, që do përgjigje të përgjegjshme dhe të ngutshme, të menjëhershme, pa humbur kohë fare, sepse, jemi tepër të vonuar e të çakorduar në kohë dhe hapësirë, në rrethanat tona rajonale dhe në ato ndërkombëtare: Kush dhe cili është ai poltron “shqiptar” që e mundëson gjithë këtë politikë, lojë e sjellje antishqiptare, gjithë këtë mizerje kundër popullit dhe atdheut të vet etnik? Pse e bëjnë këtë krim? Në emër të kujt e bëjnë? Në emër të cilës Shqipëri dhe në emër të cilit popull shqiptar? Në emër të Shqipërisë së ritrecopëtuar në gjashtë shtete antishqiptare, me gjashtë udhëheqësi “shqiptare” në krye?!(Sic!)… Po, Tirana shqiptare, pse amullon në këtë mes?!...

Po, çfarë duan, vallë, kur nuk bëjnë asgjë të mirë për shqiptarët dhe për Shqipërinë shqiptare? A (s’)po u mjafton vetvetja e tyre kuislinge, vendore, rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare?!... Këtu, gjithçka po shkon ters, sepse, nuk dinë çfarë duan asnjëra palë në pushtet dhe as ndërmjetësit ndërkombëtarë, që kanë ardhur për monitorues të situatës e të gjendjes kaotike që mbretëron tash e shkuar një shekulli, e, sidomos, tash e shtatëmbëdhjetë vjetë!… Vetëm një palë me dy koka në pushtet diti çfarë donte dhe po di çfarë po do: shqiptaro-titistët “kosovaristë” me hoxhollarët “shqiptarë” (projugosllavë e proserbë), UDB-asho – KOS-istët që i mbushën burgjet me veteranë e luftëtarë të UÇK-së, deri te komandanti kryesor dhe eprorë të tjerë të ShP të UÇK-së!...

Pala “shkencore” e facebook-ut me dy koka “shqiptare”, po del se po di çfarë do, duke e akuzuar vetëm palën tjetër “shqiptare” të facebook-ut fetar, dhe anasjelltas, se ajo qenka fajtore për gjithçka që u paska ndodhur e po u ndodhka shqiptarëve dhe Shqipërisë! Po, a nuk janë të dy kokat e njëjta, të dy palët, të të njëjtës udhë e mendësi antishqiptare, kur dihet se është krejt njësoj, sikur të jeshë i konvertuar fetar, sikur të jeshë i konvertuar “politik”, “intelektual” a “akademik”, sepse, në rastin tonë, thënë mëse urti, të dy palët e fesë dhe të politikës dje dhe sot, sikurse dje dhe sot, u kanë shërbyer dhe u shërbejnë me përulësi e lepepeqësi ideologjive të huaja, antishqiptare!(Bah!) Prandaj, çfarë duan evropianët dhe ndërkombëtarëet në rastin tonë, që ta zgjidhin apo ta ngatërrojnë edhe më shumë çështjen e pazgjidhur shqiptare në Gadishullin Ilirik?!... Apo, ta bëjnë edhe më lëmsh se (ç‘)ka qenë gjithmonë e në çdo kohë “historike”?!...

Çfarë duan të bëjnë “miqtë” tanë evropianë e ndërkombëtarë me tokat tona etnike? Apo, edhe më tej duan t’ua falin e t’ua dhurojnë tokat tona fqinjve tanë dinakë e pushtues, si në “rastin e Maqedonisë”, në “rastin e Serbisë”, në “rastin e Greqisë” dhe, tash së fundmi, në “rastin e Malit të Zi”?!... Kjo politikë dyfytyrëshe e “miqve” tanë evropianë e ndërkombëtarë, po e qet në shesh politikën antishqiptare që po mbretëron e po zbatohet në emër të njëfarë bashkimi të rremë rajonal e evropian, nën mbikëqyrje ndërkombëtare, në mbështetje të vendorëve të korruptuar e servile!…

Më kujtohet një thënie e ish-Kancelarit gjerman, të madhit të të mëdhenjve, Helmut Kohl, i cili, në një intervistë dhënë RTI, pat thënë afërsisht kështu, citojmë: “… Brukseli nuk di dhe nuk mund ta bëjë e ta bashkojë Evropën”!... Atëherë, çfarë duan këta evropianë e ndërkombëtarë që po vënë kushte vetëm për Shqipërinë dhe për shqiptarët vetëmbrojtës në trojet e veta etnike? Mos, vallë, kanë ardhur ta mbështesin UDB-në dhe KOS-in shqiptaro-titist, i cili, gjithmonë, pat luftuar dhe po lufton kundër Sigurimit Shqiptar?!... Droj se deri sa ta kuptojnë të vërtetën dhe realitetin e t’u vinë mendtë këtyre evropianëve dhe ndërkombëtarëve, ne do na dalin!...
Vërtetë, çfarë duan dhe për ku e me kë janë nisur?!...

Burojë, 13 korrik 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 66 vizitorë
Lexuar: 340 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi