Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ai që diskriminon të drejtat dhe liritë e popullit tim, ai është armiku im dhe i popullit tim!
Publikuar më 13 korrik, 2016 në orën 23:34 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Ky koment i shkurtër nuk ka karakter denoncues, as denigrues “hakmarrës” ndaj akademikut Mehmet Kraja, por është shtrirje e dorës së pajtimit vëllazëror (jo miqësor, siç na ka ofenduar pa të drejtë, sepse nuk jemi miq, por vëllezër) mbase jemi të një feje, të një kombi, të një gjaku, të një gjuhe, të një kulture dhe të një civilizimi. Për më tepër, as Kraja, as unë, nuk mund t’i quajmë “miq” vëllezërit tanë katolikë dhe ortodoksë sepse janë vëllezërit tanë me komb, me gjak, me gjuhë, me kulturë, me histori, me tradita, me abetare, me flamur dhe me atdhe të pandashëm.

Këtë e kemi dëshmuar që nga epoka e lavdishme e Skënderbeut, si dhe në shekujt e mëpastajmë, duke luftuar së bashku për komb, për flamur, për shtet dhe për atdhe shqiptar, jo për formimin e asnjë “shteti islamik” vasal nën Perandorisë Osmane (1385-1912). Prandaj, as sot, nuk duam dhe, nuk po kërkojmë krijimin e kurrfarë “shteti islamik”, as në Kosovë e as gjetkë në hapësirat e tjera autoktone të Shqipërisë etnike. Këtë të vërtetë të pakundërshtueshme, duhet ta mbajnë parasysh të gjithë shqiptarët në Ballkan, që të mos bijmë viktimë e politikave dhe e teorive të ndryshme sllave dhe sllavofile të komplotit sipas doktrinës gjeopolitike dhe gjeostrategjike “divide et impera”, që fshehurazi dhe haptazi po luftojnë, që t’i përçajnë, t’i copëtojnë dhe t’i armiqësojnë shqiptarët mes veti, si dhe t’i konfrontojnë me Evropën Perëndimore, me Amerikën dhe me NATO-n, në mënyrë që të rikthehet sërish dominimi i Rusisë cariste në Ballkan.

*** Mehmet Kraja (akademik): “Miqve të mi myslimanë të Facebook-ut kam një pyetje për t’ua bërë: Çfarë mendoni të bëni me Kosovën? Nëse pandehni se Kosovën e keni bërë tashmë shtet islamik, mos e harroni kundërshtimin tonë (tash për tash të heshtur), sot dhe për tërë jetën.”( http://lajmi.net/mehmet-kraja-leter-myslimaneve-te-facebook-ut-kosova-kurre-shtet-islamik/.

*** Kur akademiku diskriminon popullin e vet, ai nuk dëshmomn kurrfarë “grafiku” të shkallës siprane qytetëruese evropiane e as amerikane. Përkundrazi, kjo është shkalla më e ulët dhe më e mjerë e civilizimit të terrinës mesjetare të Ballkanit.

-Ne, ditë e natë (me dekada) pareshtur po bëjmë përpjekje mbinjerëzore se si t’i pajtojmë dhe t’i bashkojmë shqiptarët pa dallim feje dhe krahine, që të shpëtojmë nga zgjedha shekullore e sundimit kolonial serbo-sllav. Ndërkaq, në anën tjetër, akademiku Mehmet Kraja me pamfletin e tij politik ofendues dhe diskriminues ua paska “futur fitilin” shqiptarëve myslimanë në Kosovë, duke i akuzuar se gjoja ata “janë fajtorë dhe përgjegjës kryesorë” për të gjitha të ligat, të zezat, mjerimin ekonomiko-socail, papunësinë, varfërinë, korrupsionin, plaçkitjen, krimin e organizuar, trafikimin e qenieve njerëzore, ekzodin sistematik, moszhvillimin, si dhe shumë probleme të tjera, që e kanë pllakosur shoqërinë kosovare. Gjithashtu, akuzën më të rëndë që ua bënë, është ajo se kinëse shqiptarët e fesë islame në Kosovë, ende janë larg shkallës së civilizimit evropian, duke i konsideruar primitivë për shkak të besimit fetar islam. Në këtë kontekst ai ua atribuon edhe gënjeshtrën e sajuar politiko-propagandistike se gjoja po kërkojnë formomin e “shtetit islamik” në Kosovë(!)

Mirëpo, të gjitha këto janë të pavërteta, sepse në Kosovë nuk ka kurrfarë “shteti islamik”. Kjo është një fantazmë e konstruktuar nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës, që ka për qëllim futjen në grindje dhe në konflikt direkt të shqiptarëve myslimanë të Kosovës me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe me faktorët e pranishëm ndërkombëtarë në Kosovë: Amerikën, NATO-n, EULEX-in dhe BE-n. Ky është qëllimi i shpifjes së “shtetit islamik” në Kosovë.

Shkelja e Kartës së OKB-së dhe e konventave ndërkombëtare

Së pari, akademiku M.Kraja në mënyrë flagrante ka shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara, Neni 1, paragrafi 3, ku thuhet se ndër objektivat e saj kryesore është edhe “ respektimi i të drejtave të njeriut the lirive themelore për të gjithë pa dallim race, gjinie, gjuhe ose feje.” Gjithashtu, ka shkelur edhe NENET 55 dhe 56 të kësaj Karte, ku flitet për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut “pa dallim race, gjine dhe feje”.

Së dyti, ka injoruar Kartën Universale e të Drejtave të Njeriut të OKB-së (dhjetor 1948), Nenin 1: “ Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe, duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit në frymën e vëllazërimit.”; Nenin 2: “Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashikuara në këtë deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër.”; Nenin 16 (pika 1) dhe Nenin 18 të kësaj Deklarate.

Së treti, ka shpërfillur Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (e hartuar dhe e miratuar nga Këshilli i Evropës, 1953), Neni 9 i së cilës thotë: “Artikulli 9 mbron lirinë e mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë. Kjo mbrojtje përfshin lirinë për të ndryshuar fe ose besim, dhe për të shfaqur përkatësinë në një fe ose besim nëpërmjet lutjes, praktikimit, observimit apo mësimit të praktikave fetare, limituar vetëm nga kufizime "në pajtim me ligjin" dhe që janë "të nevojshme në një shoqëri demokratike".

Së katërti, ka cenuar Paktin Ndërkombëtar të Drejtave civile dhe Politike (Nenet 26 dhe 27), të dalë nga Rezoluta 2200, A (XXI) e AP-së së së OKB-së, (1966, hyrë në fuqi më 1976), ku thuhet: “ Të gjithë njerëzit janë të barabartë përpara ligjit dhe kanë të drejtë mbrojtjeje të barabartë pa kurrfarë dallimi. Ky ligj ndalon dhe, njëjerazi garanton për të gjithë mbrojtjen e barabartë dhe efektive kundër çdo diskriminimi e sidomos për shkak të races, të ngjyrës, të gjuhës, të gjinisë, të fesë, të opinionit politik dhe të çdo opinioni tjetër, të origjinës kombëtare a shoqërore, të pasurisë, të lindjes etj.” (Neni 26). Ndërkaq, në Nenin 27 të këtij Pakti thuhet: “Në shtetin ku ekzistojnë pakica etnike, fetare, gjuhësore, individët që u përkasin këtyre pakicave nuk duhet të privohen nga e drejta që kanë së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit të vet të veçantë, që kanë të njejtën kulturë, të predikojnë dhe të praktikojnë fenë e tyre ose të përdorin gjuhën e tyre.”

Së pesti, ka dhunuar Kartën e Parisit të Evropës së Re, miratuar në Konferencën e OSBE-së në Paris, më 11 tetor 1990 (pjesa: Të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i së drejtës), ku thuhet: “Konfirmojmë se çdo individ, pa diskriminim ka të drejtën e shprehjes së mindimit të lirë, të ndërgjegjës, të fesë ose të bindjes, të tubimit të lirë dhe paqësor, si dhe të lirisë së lëvizjes”.

Së gjashti, ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), ku në Nenin 24, pikat 1 dhe 2 thuhet: “1.Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim. 2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. “

Së shtati, ka shkelur edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (1998), Nenin 18, pikat 1 dhe 2, ku thuhet: 1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të gjinisë, të races, të fesë, të etnisë, të gjuhës, të dinjeve politike, fetare a filozofike, të gjendjes ekonomike, arsimore, sociale ose të përkatësisë prindërore.”

Shekelja e korpusit të të gjitha këtyre akteve ndërkombëtare të sistemit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës evropiane për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe liritve të njeriut, është akt antihuman, antijuridik, anticivilizues dhe i dënueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, si dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Prandaj, me gjithë dëshirën e akademikut Mehmet Kraja, që të zhvillojë debat me “miqtë myslimanë” të tij, nuk duhet pranuar kurrfarë debati në këtë “temë”, sepse ky botërisht ka ofenduar, provokuar, diskriminjuar dhe mohuar të drejtat dhe liritë fetare të shqiptarëve myslimanë në Kosovë, duke i shpifur se këta po duan “shtet islamik”.

Kraja nuk është kurrfarë faktori e as institucioni politik shtetëror me peshë, që ta thërrasë në “debat” popullin!

Vërtet, nëse Kosova “është në rrezik” nga shumnica dërrmuese e përkatësisë islame në Kosovë (çfarë spekulimi politik ky, po si mund të jetë Kosova e rrezikuar nga ata që më së shumti kanë flijuar për të, duke derdhur gjak dhe qindra e mijëra viktima për ta bërë shtet të pavarur, sovran dhe demokratik), atëherë, Presidenti, Qeveria dhe Parlamenti i Republikës janë me kompetencë dhe autorizime ligjore dhe kushtetuese, që të organizojnë konferenca, tribuna, panele, forume etj. me popullin për ta debatuar një çështjeje të tillë, e cila, në të vërtetë nuk ekziston, në asnjë formë, por është vetëm spekulim dhe propagandë e rrezikshme e armiqve të brendshëm filoserbë islamofobë, të ndikuar nga islamofobët serbo-malazezë Miomir Jevtiq (akademik) dhe Kapllan Resuli-Buroviq, si dhe nga politika antishqiptare e Kishës Ortodokse Serbe etj.

Akademiku Kraja, t’ua shtrijë dorën e pajtimit vëllezërve, JO “miqve”, se miq mund t’i ketë të gjithë myslimanët e botës!

Sepse vetëm kështu mund të dëshmnojë shkallën më të lartë të humanistit, të ndërgjegjës, të parimit etik, profesional, kombëtar dhe atdhetar shqiptar, si dhe dimensionin e vlerave universale ndërkombëtare si intelektual dhe akademik shqiptar I civilizuar. Ndryshe jo, do të mbetet rob i vetmuar në paragjykimet e tij sempliste dhe të gabuara ndaj shqiptarëve të përkatësisë ilsame, edhe pse ka titullin më të lartë shkencor dhe është shkrimtar i afrimuar në hapësirat e Shqipërisë etnike.

Pra, gjithnjë duke mbajtur parasysh interesin e përgjithshëm kombëtar shqiptar-bashkimin, jo përçarjen, që e donë dhe e mbështesin armiqtë tradicionalë sllavë të shqiptarëve, me cdo kusht parapëlqehet që, në vend të “luftës” së shpallur kundër vellëzërëve (jo miqve) myslimanë në Kosovë, akademiku Mehmet Kraja, t’u kërkojë falje publike, sepse gjithkush gabon, ndaj kërkimfalja nuk është qyqari, as ligësi, por guxim dhe rehabilitim i ndërgjegjes-rindërgjegjsim.

-Unë, kështu do veproja, assesi ndryshe, pavarësisht nga llogaria e interesave të armiqve të ndryshëm qofshin të brendshëm apo të jas

-Vërtet, nëse Kosova “është në rrezik” nga shumica dërrmuese e përkatësisë islame në Kosovë (çfarë spekulimi politik ky, po si mund të jetë Kosova e rrezikuar nga ata që më së shumti kanë flijuar për të, duke derdhur gjak dhe qindra e mijëra viktima për ta bërë shtet të pavarur, sovran dhe demokratik), atëherë, Presidenti, Qeveria dhe Parlamenti i Republikës janë me kompetencë dhe autorizime ligjore dhe kushtetuese, që të organizojnë konferenca, tribuna, panele, forume etj. me popullin për ta debatuar një çështjeje të tillë, e cila, në të vërtetë nuk ekziston, në asnjë formë, por është vetëm spekulim dhe propagandë e rrezikshme e armiqve të brendshëm filoserbë islamofobë , të ndikuar nga islamofobët serbo-malazezë Miomir Jevtiq (akademik) dhe Kapllan Resuli-Buroviq, si dhe nga politika antishqiptare e Kishës Ortodokse Serbe etj.
Vetëm i plotfuqishmi Zot nuk gabon dhe nuk mashtrohet, ndërsa të gjithë robërit e Tij, PO!

- Të bashkuar jemi dikushi, kurse të përçarë dhe të hasmuar jemi askushi për Shqipërinë, për Evropën, për Amerikën dhe për botën e qytetëruar dhe të përparuar.
-Nuk mund të jesh human, demokrat, i kulturuar dhe evropian i ngritur dhe i qytetëruar, nëse tjetrit ia mohon të drejtat dhe liritë themelore, të garantuara me të gjitha ligjet e brendshme dhe me ato ndërkombëtare.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 392 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi