Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Konstanta historike dhe histerike e tradhtisë!
Publikuar më 14 korrik, 2016 në orën 23:27 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
*** Të mos ndryshohet dhe, të mos falsifikohet historia kombëtare shqiptare dhe e Shqipërisë etnike, si dhe të mos dekorohen armiqtë e tyre, por të mbështeten dhe të dekorohen ata shqiptarë, që po luftojnë kundër armiqve për të dalë nga zgjedha e tyre kolonialiste dhe neokolonialiste.

*** Sikur të ishte gjallë Dedë Gjo Luli, a do të dekorohej me Urdhrin e Flamurti Kombëtar Shqiptar kryeministri malazias, Milo Gjukanoviq?

Përgjigjja është JO, sepse në tokat dhe në vatrat etnike shqiptare të Malësisë së Madhe, nuk do të sundonte terrori dhe aparteidi afrikan-malazez, si dhe nuk do të kishte sundimtarë dhe kolonizatorë kriminelë gjukanoviqë, bullatoviqë dhe milosheviqë çetniko-fashistë serbomëdhenj, por vetëm shqiptarë autoktonë të Shqipërisë etnike, të cilët politika, diplomacia dhe drejtësia shqiptare e Tiranës i ka harruar, që këtu e njëqind vjet më parë, duke mos bërë asgjë për çrimin, për shkolonizimin dhe për vetëvendosjen e tyre si pjesë e pandashme e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë etnike, në mënyrë që të jetojnë lirë dhe të barabartë me popullin malazias.

Edhe pse ekziston shteti ëmë shqiptar, shqiptarëve në Mal të Zi po u mohohet e drejta historike e gjenealogjisë etnike, e drejta e ekzistencës, e drejta historike e autoktonisë mbi territorin indigjen shqiptar, përdorimi i flamurit kombëtar, përdorimi gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, të drejtat kombëtare, ekonomike, sociale; e drjeta e arsimimit në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet deri në universitet; e drejta e punësimit, e drejta e përfshirjes e dhe e përfaqësimit në qeveri, në parlament dhe në institucionet e tjera shetetëre (polici, gjyqësi, drejtësi, shëndetësi etj.).

Diskriminimi dhe mohimi i të gjitha këtyre të drejtave, duke përfshirë edhe të drejtën e ligjshme për formimin e Komunës e Malësisë me qendër në Tuz, të ndarë nga tutela e bashkisë së Podgoricës, janë në kundërshtim me të gjitha konventat, rezolutat, deklarata, protokollet dhe marrëveshjet evropiane dhe ndërkombëtare për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore. Mirëpo, kundër këtij diskriminimi dhe aparteidi brutal të politikës asimiluese dhe terrorizuese të Malit të Zi kundër minoritetit shqiptar (8%), Tirana zyrtare, asnjëherë nuk e ngriti zërin e saj në BE, as në OSBE, as në OKB e as në NATO! Përkundrazi, kryeliderët e dështuar të Shqipërisë (1990-2016) po vazhdojnë me avazin e vjetër të konstantës historiko-politike të tradhtisë ndaj gjysmës së shqiptarëve dhe gjysmë Shqipërisë së kolonizuar dhe të pushtuar nga amalgama sllave,, duke i lënë në “baltëne gjallë” të sundimit të saj të egër në Ballkan (1912-2016).

Shqipëria dekoroi Gjukanoviqin, harroi asmilimin, dëbimin me dhunë, shtypjen sistematike, varfërimin dhe diskrimin e shqiptarëve të tëkurrur vetëm në 8% !!!

Për fat të keq këtë tradhti shekullore, së fundi, ndër të tjera, e dëshmoi edhe vajtja e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta në Podgoricë të Malit të Zi, më 12 korrik 2016, ku në rolin e “emisarit” special dhe, në emër të presidentit Bujar Nishani, pati nderin, që kryeministrit të qeverisë së Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, t’ia dorëzonte dekoratën “Urdhri i Flamurit Kombëtar”, të nënshkruar dhe të ligjësuar nga vetëdora e presidenitit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Gjatë pritjes së organizuar në Kuvendin e Malit të Zi për të nderuar kryekuvendarin e Shqipërisë, Ilir Meta, jashtë para ndërtesës së kuvendit, dhjetra e qindra protestues serbomalazez me pankarta dhe me kërcënime antishqiptare brohorisnin “ KOSOVO JE SRBIJA”. Ky ishte shpërblimi për Ilir Metën dhe për Shqipërinë, kurse për kryeministrin malazez Milo Gjukanoviq, shpërblimi ishte: Dekorata e Flamurit Kombëtar Shqiptar për “kontributin” dhe për “meritat e jashtëzakonshme të qeverisë dhe të kuvendit të tij në diskrimin dhe në mohimin e të drejtave dhe lirive themelore njerëzore dhe kombëtare të minoritetit shqiptar në Mal të Zi (1912-2016).

Urdhëri i Nishanit shkoi në Mal të Zi, në “shenjë mirënjohjeje” regjimit malazez për vulosjen e statusit diskriminues dhe aparteid afrikan të shqiptarëve, të cilët që nga viti 1912, e, edhe sot, në fillshekullin XXI, në mënyrë sistematike dhe të institucionalizuar, politika dhe praktika e të gjitha regjimeve të derisotme e shtetit malazez i ka spastruar nga trojet dhe nga shtëpitë e tyre. Si rrjedhim i kësaj politike shtypëse kolonizuese dhe gjenocidale ndaj shqiptarëve, e planifikuar dhe e zbatuar sistematikisht në diskriminimin dhe në mohimin e së drejtës së jetës dhe të ekzistencës në vatrat e tyre ka ndikuar që popullsia shqiptare të tëkurret vetëm në 8%. Ndërkaq, pjesa tjetër ishte e detyruar, që të mirrte rrugën e mergimit në sy, duke emigruar nëpër vende të ndryshme të Evropës, të Amerikës dhe të Australisë etj.

Asimetria e politikës socialiste dhe e politikës së sotme demokratike e Shqipërisë

Në këtë kontekst, duhet ta them një të vërtetë, se Enver Hoxha serbo-sllavët e Ballkanit, asnjëherë nuk i ka quajtur miq, por vetëm armiq, ashtu si e meritonin për shkak të hipotekës së tyre ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë etnike. Madje, Enver Hoxha, asnjëherë, armiqtë serbosllavë nuk i ka shpërblyer dhe dekoruar me urdhrin e flamurit kombëtar, as me dekorata të tjera, por vijimisht i ka quajtur armiq të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, sepse ai që ta grabit tokën dhe t’i vrasë dhe t’i mbajë robër shqiptarët, është vetëm armik, jo mik, në asnjë mënyrë.

Ndërkaq, këta mafiozët demokratë, drejtues të sotëm të Shqipërisë bëjnë të kundërtën, Edi Rama pat dekoruar çetnikun Goran Bregoviq të Serbisë, Sali Berisha, fronëzoi dhe e dekoroi priftin grek Anastas Janullatosi, si dhe së fundi, Bujar Nishani e dekoroi me Urdhrin e flamurit kombëtar kryeminstrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq! Tradhtia nuk ka brirë! Kjo është tradhti ndaj kombit, shtetit dhe atdheut shqiptar.

Gjithashtu, është e vërtetë se Enver Hoxha ka bërë aq sa ka mundur për shqiptarët në Jugosllavi, sepse të tilla kanë qenë rrethanat dhe raportet në sistemin bipolar ndërkombëtar, të konfiguruara sipas Konferencës së Jaltës (1945). Mirëpo, kurrënjëherë, Enver Hoxha nuk pranoi që gjukanoviqët, daçiqët, nikoliqët, buçkarovskat, ahmetovskat, venezilosat, t’i “puthte në bythë” dhe, për më tepër, edhe t’i dekoronte për meritat e tyre, që po i shtypnin, po i shfrytëzonin dhe po i shfarosnin shqiptarët. Përkundrazi Enver Hoxha për dyzet vjet rresht nuk është pajtuar me regjimet kolonialiste dhe imperialiste sllavoballkanike, por me të drejtë i ka kritikuar ashpër për shkak të diskriminimit dhe të mohimit të drejtave dhe të lirieve të shqiptarëve në trojet e Shqipërisë etnike (1948-1985).

Mirëpo, këta “demokratët” e sotëm dhe “patriotë me bateria”, lere që nuk i kritikojnë regjimet kolonizuese serbo-malazeze, maqedone dhe greke për shkak të shypjes së egër koloniale të shqiptarëve, por edhe i përqafojnë dhe i dekorojnë me “çelsa” ( si Janullatosin, Goran Bregoviqin etj.) dhe me “urdhrin” më të lartë kombëtar (kryeministrin Gjukanoviq etj.), duke ua njohur të drejtën e kolonizimit mbi gjysmën e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, gjëqë kjo është në kundërshtim me të drejtën natyrore dhe historike të shqiptarëve mbi territoret e tyre indigjene, si dhe me të drejtën ndërkombëtare.

Këta liderët e sotëm demokratë, vetë kanë nënshkruar kapitullimin, sepse mbi tokat dhe mbi popullin shqiptar kanë njohur Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë. Si rredhim, tani, edhe e kanë humbur të drejtën e ankimit, që të ngrisnin kërkesën e ligjshme për rishqyrtimin e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan.

Ja, kjo është asimetria e politikës dhe e diplomacisë së pushtetit të dikurshëm komunist-socialist dhe e pushtetit të sotëm demokratik. Vërtet, sot kufijt janë të hapur, qarkullimi i mallrave dhe lëvizja e njerëzëve, është e lirë dhe e pa pengesa në kuptimin rajonal dhe evropian (duke përjashtuar vetëm shqiptarët e Kosovës, të cilëve Evropa ende nuk ua ka njohur të drejtën e liberalizimit të vizave), mirëpo, shqiptarëve në Mal të Zi, në Preshevë, në Bujanoc, në Medvegjë, në Iliridë e në Çamëri, nuk u njihet e drejta e vetëvendosjes, as të drejtat dhe liritë themelore, të garantuara me ligjet dhe me konventat evropiane dhe ndërkombëtare, por jetojnë si robër.

Evropa nuk është fajtore, pse ne po i “puthim në bythë” dhe po i dekorojmë armiqtë tanë shekullorë!

E pastaj, me pafytyrësinë më të nxirë dhe më hipokrite, e fajësoni faktorin ndërkombëtar, se gjoja, ai ka fajin kryesor dhe përgjegjësinë më të madhe historiko-politike, pse, shqiptarët, edhe sot, në fillimshekullin XXI, ende janë të kolonizuar dhe të copëtuar nga Mali i Zi, nga Serbia, nga Maqedonia dhe nga Greqia.

Kjo politikë dhe diplomaci antishqiptare e Tiranës, është faktori kryesor me kohëzgjatje shekullore (1912-2016), që ka braktisur më se gjysmën e kombit shqiptar dhe gjysmën e territorit të Shqipërisë etnike. Këtë, fatkeqësosht e provon edhe gjendja e mjerueshme e shqiptarëve, që kanë ngelur nën prangat e hekurta të sundimit të egër kolonial serbo-sllav në Mal të Zi, në Serbi, në Maqedoni dhe në Greqi.

Politika dhe diplomacia e sotme zyrtare e Tiranës (1990-2016) në vend se të aktualizonte rindërkombëtarizimin e problemit kolonial të pazgjidhur të gjysmës së kombit dhe Shqipërisë etnike, kjo bëri të kundërtën amnistoi dhe justifikoi politikën dhe praktikën pushtuese dhe gjenocidale të Beogradit, të Podgoricës, të Shkupit dhe të Athinës, duke i njohur ndërkombëtarisht Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë. Turp dhe gabim i pafalshëm historik, kombëtar dhe shtetëror.

Në këtë mënyrë de fakto dhe de jure Shqipëria hoqi dorë nga gjysma e kombit dhe nga gjysma e territorit të Shqipërisë etnike, sepse me njohen e këtyre sheteteve grabitçare dhe pushtuese mbylli problemin kolonial shqiptar në Ballkan, duke nënshkruar me dorën e vet, pa asnjë trysni nga faktori evropian dhe ai ndërkombëtar, por në mënyrë krejt vullnetare , ashtu sikurse dikur Turqia, që territoret dhe popullin e saj autokton ua “fali” shteteve kolonizatore sllave, pa kërkuar asnjë dëmshpërblim, përkatësish rikthimin e territoreve shqiptare Zotëruesit legjitim dhe legal-Shqipërisë etnike.

Pra, nëse në historinë e largët të shekujve XIX dhe XX, fajin dhe përgjegjësinë për copëtimin, aneksimin dhe kolonizimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë e kishin vendimet e padrejta historike, politike dhe juridike të Kongresit të Berlinit (1878), të Kongresi të Versajës (1919-1920) dhe të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1912-1913), sot e ka vetëm politika dhe diplomacia e Shqipërisë (1990-2016), jo Evropa e as bashkësia ndërkombëtare, sepse gjatë 26 viteve të shkuara Tirana zyrtare, asnjëherë nuk provoi, që të mirrej me problemin e shkolonizimit dhe të ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, në mënyrë që të mos zhbalanconte ekuilibrin e marrëdhënieve ndërshtetërore (diplomatike, politike, ekonomike dhe tregtare) me Serbinë, me Malin e Zi, me Maqedoninë dhe me Greqinë. Ky është gabimi dhe fataliteti i politikës dhe i diplomacisës së sotme të kësaj Shqipërie (1990-2016).

Ja, kjo është “DEKORATA“ KUNDËRSHPËRBLYESE serbomalazeze politikës dhe diplomacisë tradhtare shqiptare, që edhe në fillim të këtij shekulli braktisi më se 3 milionë shqiptarë dhe gjysmën e territorit të Shqipërisë etnike. Ja, kjo është merita e politikës dhe e diplomacisë kolonialiste dhe neokolonialiste e kryeministrit Milo Gjukanoviq të Malit të Zi. Për këtë politikë antishqiptare, antivilizuese dhe antieveropiane (e dënueshme me të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare dhe asaj evropiane), së fundi, u shpërblye me “Urdhërin e Flamurit Kombëtar”, të presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Këtë turp dhe këtë tradhti nuk e lanë as Deti Adriatik.

Ja, ky është “faktorizimi” i politikës shqiptare në Ballkan, ndihmon dhe dekoron Gjukanoviqin, lë shqiptarët nën hudhrën dhe çekanin e sundimit kolonial serbo-sllav në Ballkan (1912-2016).
-Aferim, do thoshte turkoshaku Hasho Tuxhari, -tregti me historinë, me kombin, me atdheun, me idealin, me patriotizmin, me territorin, me gjakun, me viktimat dhe me fatin e 6 milionë shqiptarëve në Ballkan.

Si Dekorata e Bujar Nishanit “pajtoi” heroin Dedë Gjo Lulin dhe armikun e tij, Milo Gjukanoviq!?

Kjo dekoratë na gëzoi të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë etnike mbase kolosi Dedë Gjo Luli u shqua si luftëtar i paepur dhe trim në udhëheqjen e kryengritjeve dhe të luftërave të Malësorëve të Malësisë së Madhe kundër pushtuesve anadollakë osmanë dhe atyre malazezë (1879-1888; 1911 dhe mëpastaj deri në vdekjen e tij më 1915). Siç thuhet në biografinë e tij enciklopedike të shkurtër heroi Dedë Gjo Luli ngriti Falumrin Kombëtar Shqiptar të Skënderbeut në Betejen e lavdshme dhe të përgjakshme të rezistncës heroike në Deçiq, i cili si komandant ushtarak i dalluar në krye të “8000 mijë malësorëve shqiptarë mposhti triumfalisht hordhitë pushtuese barbare të Turgut Pashës. Kjo ishte një fitore e madhe, spese për herë të parë, pas 442 vitesh të pushtimit Osman, që nga rënia e Shkodrës më 1479, Dedë Gjo Luli për herë të parë, më 1911 ngriti Flamurin e Skënderbeut.” (https://en.wikipedia.org/wiki/Ded_Gjo_Luli ).

Kjo është arsyeja, që presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani me rastin e festës gjithëkombëtare shqiptare të ditës së shenjtë të pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912), më 27 Nëntor 2015, me të drejtë dekoroi heroin, komandantin dhe patriotin e shquar gjithëkombëtar shqiptar Dedë Gjo Lulin me Urdhrin e Flamurit Kombëtar.

Mirëpo, presidenti Bujar Nishani ka bërë gabim të madh historik,politik, diplomatik dhe kombëtar, që me të njëjtën Dekoratë-Urdhri i Flamurit Kombëtar, dekoroi, edhe armikun, kryeminstrin malazez, Milo Gjukanoviq, i cili është fajtori kryesor për diskriminimin e shqiptarëve në Mal të Zi.
Ky njëjtësim i heroit kombëtar shqiptar Dedë Gjo Luli, që ka luftuar kundër pushtuesve osmanë dhe malazezë, që për këtë arsye, edhe e vranë malazezët më 1915, është i turpshëm, skandaloz dhe i papranueshëm për historinë kombëtare shqiptare.

Sa më sipër, pavarësisht nga interesat vetjake të politikës dhe të diplomacisë së sotme të Shqipërisë në dëm të interesit të përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, është çmenduri, absurd, paradoks, padituri, qyqari, nënshtrim, antihumanizëm, antishqiptarizëm dhe vetëmohim i historisë kombëtare shqiptare, dekorimi i kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoiviq me Urdhin e Flamurit Kombëtar!

Futja në një “thes” e patriotit shqiptar Dedë Gjo Luli dhe e Gjukanoviqit, nuk është dituri, as politikë vizionare e fqinjësisë së mirë, por VERBËRI POLITIKE DHE KOMBËTARE, MOHIM, DISKRIMINIM, SHTREMBËRIM ANTISHKENCOR, ANTIHUMAN, BASTARDIM ANTIHISTORIK, VLERËSIM BOSH ANTIKOMBËTAR, në funksion të rehabilitimit dhe të amnistimit të historisë dhe të politikës gjenocidale të Malit të Zi (1878-2016).

Gjukanoviqi nuk është Dedë Gjo Luli, “O shqiptarë të mjerë, q’u ka marrë koka erë e po luftoni për të tjerë” (A.Çajupi)!

Sesa Milo Gjukanoviq e ka merituar Urdhrin e Flamurit Kombëtar Shqiptar, po rikujtojmë për lexim, edhe këtë shkrim “Antidiplomacia dhe vetëmohimi”, që pasqyron në mënyrë dokumentuese vazhdimësinë shekullore të politikës dhe praktikës shekullore kolonialiste të regjimeve të Malit të Zi për shfarosjen dhe diskriminimin e shqiptarëve në Malin e Zi, të publikuar më 21 shkurt 2009 në: http://www.albaniapress.com/lajme/8227/ANTIDIPLOMACIA-DHE-VETEMOHIMI.html ).

Sa më sipër, kurrë, as sot e as nesër, asnjë politikë dhe asnjë shkencë shqiptare nuk e ka atë të drejtë, që t’i shpërblejë dhe t'i dekorojë armiqtë e shqiptarëve, si dhe ta retushojë historinë e identitetit kombëtar dhe atdhetar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike, me qëllim që të ketë lidhje dhe marrëdhënie të mira politike, ekonomike dhe tregtare me shetetet fqinje gjenocidale sllave sikurse dikur fuqitë e mëdha të Evropës, të cilat hir të mbrojtjes së interesave të tyre kompelementare të ruajtjes së ekuilibrit të marrëdhënieve të tyre paqesore, të stabilittetit dhe të sigurisë në Evropë, sakrifikuan kombin dhe shtetin shqiptar, duke i copëtuar në disa shtete fqinje serbo-sllave (1878; 1912;).

Prandaj, duhet të jenë syçeltë, vigjilentë dhe të ndërgjegjshëm liderët dhe shtetarët e sotëm shqiptarë (që të mos e përziejnë “shapin me sheqerin”), në mënyrë që Dekorata Urdhri i Flamurit Kombëtar Shqiptar të mos u jipet armiqve shekullorë të shqiptarëve, siç është edhe Gjukanoviqi, regjimi i të cilit po shtyp dhe terrorizon shqiptarët (1990-2016), sepse është vetëmohim, vetëmashtrim, vetëmiopi dhe vetëtradhti për ta “vrarë” vetëvetën, e për t’i shpëtuar dhe amnistuar armiqtë, duke justifikuar historiografinë falsifikatore të tyre, luftërat pushtuese, gjenocidet e tyre mbi shqiptarët, kolonizimin dhe aneksimin e territoreve të Shqipërisë etnike (1878-2016).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 712 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi