Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pas puçit të dështuar
Publikuar më 17 korrik, 2016 në orën 20:11 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Analistë e politikanë perëndimorë vlerësojnë se puçi i dështuar do të pezullon apo thjeshtë do t’i nëpërkëmbë disa të drejta themelore të njeriut. Vinë në këtë përfundim nga fakti se Erdoğan do të dalë më i fuqishëm dhe në pozicion favorizues ndaj fytyrave të tjera të kampeve kundërshtare në mejdanin politik të vendit. Për më tepër, thonë ata, kur të kihen parasysh synimet e Kryetarit tyrk për rritjen e pushtetit nëpërmjet autorizimeve të reja që ia përgatitë vetes. Këto parashikime janë disi të pa baza nga se janë të shtruara gabimisht dhe të tepruara në llojin e vet.

Pa dyshim se nga ky puç sa i pa pjekur aq edhe i pa ngjeshur si duhet, fituese do të del partia në pushtet dhe mandej duhet të shihet më tutje ndërmarrja e Erdoğanit i cili mund të përfitoj për rishikime të tjera drejt përforcimit të rolit të Kryetarit të shtetit. Ndërsa për të drejtat e njeriut nuk bëhet fjalë në kuptimin restriktiv, përkundrazi, të drejtat e njeriut dhe medias do të vinë duke u përmirësuar. Nëse dikush do të humb diçka, ato do të jenë vetëm eprorët ushtarakë në krye të hierarkisë, ata të cilët Kushtetuta iu jepte të drejtë në ndërhyrje në rastet të tradhtisë, shkeljes së kushtetutës pra edhe në raste kur kërcënohet laiciteti. Ku do që të ndalen gjykimet e paragjykimet e përmendura, janë vetëm një element po aq i papjekur sa edhe vet puna e puçit nga një aspekt tjetër: Kjo ngjarje në afat të gjatë do të përkeqësoj gjendjen në mes të partive kundërshtare dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje në këtë kontekst, vitet vijuese do të ringjallin opozitën në dëshirën e tyre për pushtet ku beteja e tyre nuk do të mbështete në shpresa halucinante se një i tretë do të nxjerrë gështenjat nga prushi për ta; ata do ti rreken manifestimeve paqësore por me shumë rreziqe të degradojnë në dhunë. Për këto rreziqe të humbjes së qetësisë, dyshimet janë në radhë të parë në qarqet e sociologëve, të humanistëve të pavarur, në kampet politike të pozitës dhe një pjese të analistëve turq. Opozita me deklaratat e tyre, sa i ka nisur parapërgatitjet për një skenar të ri më demokratik. Motoja dhe shpresat e tyre janë, sikur pata shkruar në një shkrim mbi demokracinë: Rruga e mbron pushtetin, rruga e ndërron pushtetin.
A ishte Erdoğani organizues i grusht shtetit?!
Asnjë element qoftë real (fakt) qoftë si e dhënë dyshimi nuk gjen vend në analizat e njëmendët në botën demokratike. Të thënat se regjimi vuri në lëvizje një pjesë të ushtrisë është vetëm huazim nga skenarët e kamotshëm që në kohërat moderne nuk kanë ndodhur e as kanë gjasa të ndodhin. Janë më tepër ngjarje historike të trazirave të sistemeve mbretërore, pa asnjë mundësi të riaktivizimit të një ecurie të tillë për të mbrojtur pushtetin aq më shumë kur çdo tentativë e tillë pason me humbje jetës që mund lehtësisht të arrijnë në mijëra e mijëra... Në mbështetje të qëndrimit se pushteti civil nuk ka dorë në këtë puç, i referohem përmbajtjes që iu dha Erdoğanit nga liderët e shteteve demokratike por edhe të tjerë botërorë si Barak Obama, Angela Merkel, François Hollande, Didier Burhalter, Kryeministri shqiptar Edi Rama e të tjerë.
Çka humb Turqia?
Në radhë të parë është faktori qetësia. Arrestimet, gjykimet..., ndërrimet në administratë dhe në qarqet burokratike vendimmarrëse, do të zgjasin intensivisht mbi një vit e kjo degradon cilësinë e jetës, ekonomisë dhe frymës investuese në vend. Turizmi edhe ashtu i demoluar nga atentatet e sidomos nga bllokimi i deridjeshëm rus, do të përkeqësohet për këtë stinë por shpresohet se nuk do të ketë pasoja për vitin e ardhshëm e më tutje.

Reis Mirdita

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 228 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi