Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“AKADEMIKËT” E PORDHËVE TË FTOHTA!
Publikuar më 17 korrik, 2016 në orën 20:14 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reagim

Duke e lexuar shkrimin e “akademikut” M. Kraja, “Letër myslimanëve të Facebook-ut”, doemos, duhet dhënë një të drejtë të patjetërsueshme autorit “akademik”, por, duhet ta themi qartë e me zë se kjo kastë “akademikësh” që e ka “Republika e Kosovës”, nuk është prononcuar as për çështje të tjera madhore të Atdheut e të Kombit Shqiptar, prandaj, lexuam edhe reagime që e mbështeten dhe e kritikuan ashpër, pro e kontra!...

Pa u zgjatur shumë, do i piketojmë disa “sihariqe” të “akademikut” të “Republikës së Kosovës”, kur ju drejtohet “myslimanëve të Facebook-ut”, citojmë: “Ju, myslimanë të Facebook-ut, mbase nuk e dini, por që afro dy shekuj e këndej, që nga Rilindja Kombëtare e prapa shqiptarët e kanë njohur në vazhdimësi një klasë shoqërore, një klasë politikanësh, një klasë intelektualësh”… Kjo që e thotë “akademiku” i ynë(!) qëndron, por, nuk e saktëson dhe sqaron se cila është ajo klasë shoqërore, politike dhe intelektuale shqiptare që e paskan njohur shqiptarët! Dhe, për të mos u mbetur borxh shqiptarëve, do i përgjigjemi “akademikut” se shqiptarët e kanë njohur çdo klasë shoqërore shqiptare, sidomos, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, por, jo edhe klasën “shoqërore”, “politike”, “intelektuale” dhe “akademike” të komunistëve të kuq shqiptaro-titistë!... Shqiptarët, pra, e kanë njohur dhe e njohin klasën politike që i ka shërbyer Shqipërisë (Atdheut) dhe interesave të saj (tij) dhe jo klasën “politike”, “shoqërore”, “intelektuale” dhe “akademike” të shqiptaro-titistëve, që i ka shërbyer Rankoviçit, Titos e Millosheviçit.

Por, për ta parë se “akademiku” po u shet shqiptarëve dushk për gogla(!), duhet t‘i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë dhe është shumë e çuditshme se si një “alamet akademiku”, pohoka: “se shtetin e parë shqiptar në Ballkan, Shqipërinë, nuk e bëri Perandoria otomane (ndonëse e kishte një mundësi të tillë), as filozofia politike e orientit, as pushkallat e kaçakëve tanë”…(Sic!)… Po, si do ta bënte shtetin e parë shqiptar, Shqipërinë, Perandoria osmane e “politika e orientit”, kur atë, Shqipërinë, pra, nuk e bënë shqiptarët dhe “alademikët” e pordhëve të ftohta(Sic!), si sulltani Mehmet Kraja!... Mos po pret “akademiku” që Shqipërinë ta bëjë Serbia pushtuese e fashiste, si dikur Perandoria osmane?!...

Ndërkaq, sa për thënien: “as pushkallat e kaçakëve tanë”, gabohet rëndë “akademiku”, sepse, sikur të mos ishin ato “pushkallë”, Shqipërinë nuk do ta bënte as Ismail Qemali, më 28 Nëntor 1912.

Ndërsa, për të dalë edhe më kryekavall, “akademiku” e pohon me shkrim kryefyllësinë e tij “akademike” dhe të shokëve të tij “akademikë” të pordhëve të ftohta, kur pohon: “sepse shtetin e dytë shqiptar në Ballkan, Kosovën, nuk e bënë dot armët e heronjve tanë”…, po, shteti i dytë shqiptar nuk është dashur të bëhet fare, ore “akademiku” trumhell, se, heronjtë tanë nuk luftuan as u betuan që ta bëjnë “shtet të dytë shqiptar Kosovën”, prandaj, është mirë që soji i tij i “akademikëve” të pordhëve të ftohta ta lexojnë dhe rilexojnë Betimin e UÇK-së !...

Pyetja që duhet të shtrohet, është: A i di dhe a i njeh “akademiku ‘kosovar’” ideologjitë dhe nuancat e kuptimeve e ngjyrimeve për të cilat dallojnë ato?... Ideologjitë janë gati-gati identike, si dy mollët e një dege, si the ideologji fetare, si the ideologji politike, njësoj është, vetëm se ambalazhi i paketimit është tjetër, dhe, emri, natyrisht, tjetër, por, që, në esencë ngërthejnë në vete interesa krejt të njëjta, kulimoklanore, antikombëtare, si në rastin tonë. Sikurse feja, edhe komunizmi jugosllav shqiptaro-titist, në trojet e pushtuara dhe të trecopëtuara shqiptare nga ish-Jugosllavia, të cilës i ka shërbyer “akademiku” me përulësi, kanë qenë dhe mbesin ideologji që kanë ushqyer dhe ushqejnë njëra-tjetrën me “shqiptarizëm”. Deri edhe “akademik”! Nëse feja është ideologji që nuk shërben për “qëllime të larta”, njësoj, edhe partia nuk mund të shërbejë për interesa e qëllime të larta dhe, situata në të cilën ndodhemi, e dëshmon katërcipërishr dhe mëse miri këtë që po e shohim qartë e më qartë përditë, pas luftës së lavdishme të UÇK-së dhe shkeljes së Betimit të saj “akademikçe”, “profesorçe” dhe “hoxhollarçe”, për Liri e për Shqipëri.

Thënë troç, as feja, as politika, këtu, nuk shërbejnë për qëllime hyjonre, as për qëllime fisnike njerëzore e kombëtare, por, ato i shërbejnë vetvetes lukunore për përfitime jetësore. Si feja, si partitë politike, fatkeqësisht, në radhët e veta rekrutojnë bashkëmendimtarë për t’i arritur qëllimet e tyre dhe për t’i realizuar interest e veta kulimoklanore, deri edhe “akademike”!(Bah!) Prandaj, ne kemi vetëm recidivistë fetarë dhe recidivistë politikë, “komunistë” e “demokratë”!...

Sikurse fetarët, edhe komunistët shqiptaro-titistë e shiten besmin e tyre të plotë te ideologjia komuniste e Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe te nëndega e saj servile, Paritia Komuniste e Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë”, dhe, duke e shitur besimin te partia ideologjike, u shitet dhe u përçitët te partia ideologjike dhe te partia përfituese e përflirtuese, dykahësisht, “akademikçe” e “fetarçe”, sikurse në rastin: Parti-fe, pirdh e le!... Por, ja, që, duke u shitur edhe pa para(!), u bëtë “profesorë”, “sportistë”, “akademikë” dhe “hoxhallarë e imamarë”, me vetëdije a pa të, me parapagim a falas (pa para!) që po e shkatërroni Atdheun dhe gjithçka shqiptare!...

Por, “akademiku”, me një gjuhë të butë e sarkastike, zbulon liidhjet e atyre që kanë aderuar në radhët e “myslimanëve të Facebook-ut”, duke iu drejtuar atyre, citojmë: “Ju, myslimanët e Facebook-ut, mund të ndiheni mirë që në radhët tuaja, sot më shumë se kurrë, keni profesorë universitarë, akademikë, shkrimtarë, gazetarë, politikanë dhe njerëz të tjerë të kësaj sëre. Shumicën prej tyre unë i njoh dhe e di si kanë përfunduar në taborin tuaj. Disa kanë qenë spiunë dhe tani janë bërë myslimanë të devotshëm; disa kanë qenë ateistë dhe tani janë bërë myslimanë të devotshëm; disa nuk kanë njohur kurrë as Zot as fe dhe sot gjithashtu janë bërë myslimanë të devotshëm. Politikanë dhe intelektualë, që sot flirtojnë me ju, kanë vetëm një gjë në mendje: të përfitojnë prej jush dhe të gjejnë mbështetje të kësobotshme për kotësinë e tyre prej intelektualësh dhe politikanësh.”, përfundon citati.

E, çka t’i shtohet kësaj, kur të gjithë e dimë se është kështu, siç thotë “akademiku”, sepse, edhe “akademiku” me shokët UDB-ashë e KOS-istë, ndiheshin mirë dhe vazhdojnë të ndihen mirë kur në radhët e tyre aderonin pa pushim “profesorë universitarë, akademikë, shkrimtarë, gazetarë, politikanë dhe njerëz të tjerë” e sportistë të sëres komuniste shqiptaro-titiste, të cilët, prej “komunistëve”, brenda nate, u shndërruan në “demokratë”, të cilët i dimë dhe i njohim një për një. Po, çka se i njohim? Ata po vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër UDB-asho – KOS-ist të spiunimit te serbët dhe te ndërkombëtarët, dhe, prapë, e keqja po i godet vetëm ata më shqiptarët, sepse, ata (komunistët”-“demokratë” shqiptaro-titistë) po spiunojnë edhe te Tirana shqiptare, kundër më shqiptarëve.

Prandaj, për shumëçka, nuk mund të pajtohemi me “akademikun” dhe as me disa mbështetës dhe jombështetës të tij, sidomos, me “imamin” nga Bujanoci, i cili e akuzoi “akademikun, se, citojmë: ‘ “Akademiku” po krijon përçarje mes kombit shqiptar!?’ Dhe, duhet t’u themi të dy palëve, “akademike” dhe “imamike”, se ata janë përçarësit më të mëdhenj të shqiptarizmës, sidomos, pala “imamike”.

Atëherë, çfarë mund të presim nga “akademikët” dhe “imamikët” e pordhëve të ftohta, të cilët nuk janë në gjendje mendore (psikofizike) të bëjnë dot as pordhë të ftohta, e lëre më ta bëjnë Shqipërinë-SHQIPËRI.
Por, duhet ta dinë “akademikë” e “hoxhallarë” se bëria e Atdheut një, është kryedetyrë e shqiptarëve dhe është mirë që të mos i rrinë djallit galuc te këmbët!...

Burojë, 15 gusht 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 72 vizitorë
Lexuar: 447 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi