Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
AS QEVERITARËT, AS PUSHTETARËT DHE AS PARLAMENTARËT TANË…!?
Publikuar më 17 korrik, 2016 në orën 20:16 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
…(PËRJASHTO VV-sjen) NUK DUAN TË BËJNË ASNJË HAP PËRPARA PËR POPULL E KOSOVË, PA MARRË APROVIMIN NGA SERBIA DHE NDËRKOMBËTARËT !!!
….DHE, KËTA TË HUAJT, TASHMË PO E DINË MIRË SE, TË KORRUPTUARIT TANË, KËTA POLITIKANËT TANË HAJDUTË, NUK E KANË NDËRMEND PËR TË BËRË DIÇKA PËR POPULLIN…DHE AS QË IU BËHET VONË QË, KY POPULL ENDE NËPËRKËMBET, PËRBUZET DHE INJOROHET EDHE SOT E PËR GJITHË DITË NGA FQINJËT TANË, ANTISHQIPTARË TË BETUAR E TË TËRBUAR!!!

….Kjo po shihet e po vërtetohet për çdo ditë me veprimet e pushtave tanë, me qëndrimet e tyre si ndaj Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi. Në këto republika mund të të shajnë, të të rrahin, të të vrasin mund të brohorasin me parulla antishqiptare për vdekjen e shqiptarëve sa herë të duan dhe ku të duan …!?
Por ato i bëjnë edhe nëpër qytetet dhe në shtetin e shqiptarëve, në Kosovën Shqiptare! Tash e sa kohë po ngrihen edhe përmendore të kralëve e të carëve sllavë nëpër qendrat e qyteteve shqiptare, bash ku të duan ata, pa marrë lejen e askujt, as të organeve kompetente të Republikës së Kosovës, bile me ceremoni madhështore, duke iu lexuar edhe referate e duke i “lavdëruar” e ju kënduar këngë … se, si dhe sa shqiptarë kanë vra me ushtritë e tyre fashistoçenike!?...
…Dhe shqiptarët rrinë anash, ku nuk i sheh kush dhe nuk bëjnë zë.. se, ata çetnikë fashistë edhe të fyejnë, të vrasin dhe ti, si shqiptar, nuk ke asgjë çka i bën!?Sepse e ke të ndaluar edhe nga të tanët, por edhe nga ndërkombëtarët!? Ata e kanë mbështetjen edhe të vendorëve kuislinge shqipfolës e edhe të ndërkombëtarëve...!?
Ndërkombëtarët ,“miqtë” tanë, të gjitha i dinë, i dëgjojnë, i shohin dhe heshtin, duke i “këshilluar” shqiptarët që, asnjë veprim mos të bëjnë kundër tyre!? Pra ne, edhe të sharë e të vrarë, por edhe të dënuar!? Dhe ata, që i shohim si “miqtë” tanë na qenkan veç “ miq për fiq” !!! Po ku ndodh kjo, a mund të durohet kjo, që, edhe i sharë,edhe i poshtëruar dhe ti të jesh tolerant dhe i durueshëm se, kështu po thonë, apo po duan “miqtë “ tanë!?!... Dhe kjo, s’ka si të jetë ndryshe, pos të quhet poshtërsi a çmenduri e pushtetarëve tanë shqipfolësa!?!
Krerët tanë dinë vetëm t’i “zbusin” zemërimet e shqiptarëve, duke iu premtuar se… së shpejti do t’i marrim liberalizimin e vizave!? Kjo verë e ai dimër ne, do të paisemi me viza e do udhëtojmë lirshëm nëpër Europë…!?
... Pra, i mbajnë me këto shpresa shqiptarët se, do të jenë me viza … dhe kanë të drejtë të ikin, të ikin nga të duan… e ta zbrazin Kosovën!...Edhe kjo mesele e vizave e ka edhe atë anën shumë të hidhur e helmuese!? Për politikanët e pushtat tanë, që nuk ju ha palla për popull e Kosovë, liberalizimi i vizave, për ta është gjoja “fitore” e tyre”, ndërsa për ne, sidomos për rininë, e ka anën negative!... Sepse, duke i lënë të papunë e pa të ardhura , ata po gëzohen së tepërmi, që tu lejohet të ikin pa viza, të ikin, për ta marrë botën në sy, kudo që të gjejnë strehim. Dhe kështu po e lëshojnë Kosovën! Mjerisht, po e lëshojnë Kosovën njëherë e përgjithmonë!!!
Eh moj Kosova ime, bijë e Shqipërisë, toka ime shqiptare ! Sa me mundime, vuajtje e sakrifica u përballe dhe u mbrojte me dekada e dekada nga shumë armiq, që donin me të gllabëruar dhe me të zhdukë nga faqja e dheut…dhe ti me mos qenë më kurrë shqiptare!!!...
Sot je ballëhapur e krenare! Dhe këtë krenari e fitove me luftë të ndershme, me gjak e sakrifica të mëdha!!!...Por hë , që po ka edhe horra të tillë që, me çdo kusht po duan me ta humbë!?Dhe cilët janë, janë ata, që të kanë sot në dorë dhe, që nuk kanë kurrëfarë ndjenjash për Ty ...!!!
Por edhe degjenerimi, që po i bëhet sot rinisë, qoftë nëpërmes programeve televizive, qoftë me filma degjenerues nga programe të huaja pa dyshim se, po bëhet me qëllim të paraparë dhe me planprogram të studjuar mirë, për ta arritur cakun e parashikuar të armiqve tanë, me mbështetjen e “miqve” tanë ndërkombëtarë, qoftë afatshkurt apo edhe afatgjatë!? Dhe kjo e keqe e asimilimit, nga ndërkombëtarët, s’ka ndryshe sesi të mos arrihet
kur kaq shumë shpenzohet për këtë të keqe, që ka kohë që po i kanoset popullit tonë e në veçanti rinisë shqiptare në të dy shtetet tona shqiptare, por edhe në trojet etnike shqiptare!?
Populli po vuan dhe krerët tanë vetëm krekosen e “luftojnë”me njëri tjetrin, vetëm për përfitime të tyre, për lavdinë dhe emrin e tyre, duke harruar plotësisht se, cilët ishin dje, duke harruar, KOSOVËN e POPULLIN E SAJ SHQIPTAR, duke ju bërë temena e amin veç “miqve”tanë të “shtrenjtë” ndërkombëtarë!?
E çfarë të mire mund të presësh prej tyre??? Se di për besë o Kosova ime!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 600 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi