Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Në krahët e poezisë
Publikuar më 17 korrik, 2016 në orën 20:30 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Fjala përshëndetëse në Orën letrare, mbajtur në Kalanë e Vushtrrisë, më 14 korrik 2016)

Tё respektuar mёrgimtarё qё kёto ditё na begatuat ekonomikisht, shpirtёrisht e emocionalisht!
Tё nderuar tё pranishёm: qytetarё, mysafirë, krijues, zyrtarë komunalë, adhurues tё fjalёs sё bukur shqipe!

Sot, po ndjehem i priveligjuar qё, në emër të Klubit letrar “Latif Berisha” mu dha rasti t’u drejtohem mёrgimtarёve tanё, tё cilёt si ambasadorёt mё tё mirё, me punёn dhe veprat e tyre, na bёjnё krenarё para gjithё botёs.

Tё nderuar mёrgimtarё!
Ju, bijtё dhe bijat mё tё devotshёm tё kombit, pёrherё qёndruat afёr trungut kombёtar. Dje, mbajtёt gjallё familjet tuaja, ndihmuat skamnorёt dhe shkollat shqipe nё Kosovё, ndihmuat UҪK-nё dhe luftёn e saj tё drejtё e ҫlirimtare, ndёrkaq sot, jeni potencial i pazёvendёsueshёm ekonomik, politik e intelektual. Fjalёn e urtё suedeze: Kush dëshiron të këndojë, gjithmonë do ta gjejë këngën! Ju e kuptuat mё sё miri dhe, krahas mbjelljes sё farёs sё diturisё e kulturёs kombёtare tek brezat e ardhmёrisё, atje ku jetoni e veproni, po tregoheni edhe organizatorё tё shkёlqyer, duke themeluar shoqata, klube, e asociacione mbarёkombёtare. Dhe, sot, lirisht mund tё flasim pёr njё pjesё tё rёndёsishme tё letёrsisё sonё kombёtare- Letёrsinё e mёrgatёs shqiptare.
Edhe qyteti i Hasan Prishtinës po pёrfaqёsohet dinjitetshёm nga mёrgimtarёt e vet nё tё gjitha fushat e jetёs edhe nё atё tё krijimtarisё. Kёshtu, nё Vjenё, veprojnë hiҫ pa u ndalur mёsuesi e krijuesi Hazir Mehmeti e veprimtari Avdi Avdiu, i cili na krijoi lidhje me albanologun austriak Herman Olberg; nё Suedi Raif Mehmeti, i cili ka bёrё dy libra dhe dy mandate ishte asamblist nё Komunёn e Nybros, Abdyl Uka me tre libra tё botuar, Islam Islami që komunës sonë ia hapi dyert në Suedi, Fadil Shyti, Ibrahim Xhakoli, Besim Kutllofci etj., në Zvicër, krijuesi veteran Sokol Braha; në Gjermani doajennja e poezisё, Sevёme Fetiqin, nё Itali Avdi Beqiri e nё Zelandёn e Re Silva Tёrnava…
Të respektuar të pranishëm!
Viciana e lashtë, me një trashëgimi të pasur iliro-dardane, më shumë së çdokush tjetër ka të drejtë për një ceremoni të tillë kulturore. Këtu, fara e bukur e krijimtarisë është mbëltuar qysh moti. Dhe, edhe sot e kësaj dite, penat krijuese nuk rreshtin së skalituri gjurmë përjetësie që, si flakadanë të pashuar do t’ua ndrisin rrugën brezave të ardhmërisë. Kemi këtu gërshetim gjeneratash e brezash, që nga penat premtuese të shkollarëve të rinj e deri te ato me përvojë, siç është baca Nesim, që më tematikën dhe laryshin e tyre motivore, paraqesin mozaik të shkëlqyer ylberor.

Këto rezultate sivjet, pikërisht pranë këtyre mureve të gurta, që në heshtje flasin shumë, u kurorëzuan me themelimin e Klubit Letrar “Latif Berisha”, të cilin e drejton poetja e talentuar, Ermirë Jusufi, me bashkëpunëtorë krijues të zellshëm. Ai mban një emër që na nderon dhe do të përpiqemi ta nderojmë, emrin e profesor Latif Berishës. E kur Drejtorinë për Kulturë të komunës sonë e udhëheq krijuesja e dashamirja e artit dhe kulturës, Shpresë Rama, as sukseset nuk do të mungojnë.
Pa ju lodhur më me emra (kёrkoj falje nga ata qё nuk i zura nё gojё), kёto mure tё gurta tё Kalasё sё lashtё, ku ruhen shumë kujtime historike, me padurim po presin tё dёgjojnё frymёzimet e muzave Tuaja krijuese. Kjo orë letrare, me një polifoni zërash nga anëtarë të Klubit “Latif Berisha”, nga mërgata, dhe nga mysafirët krijues, besoj se do të jetë një mrekulli e llojit të vet.
Suksese dhe mbrëmje të këndshme poetike!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 27 vizitorë
Lexuar: 247 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi