Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
XHORXH UASHINGTONI, ME GJAK SHQIPTAR...
Publikuar më 19 korrik, 2016 në orën 02:17 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sot më shumë se kurrë, dy partitë PS dhe PD janë në kulmin e përleshjes ndërmjet tyre për “Reformën në Drejtësi”, në një kohë kur Amerika na ka ndihmuar në ekzistencën e kombit shqiptar që prej shkëputjes nga Perandoria Otomane, deri sot dhe kur ambasadori amerikan Donalt Lu, me porosi të veçantë nga shteti i tij, i ka këshilluar dhe imponuar për të rënë në marrëveshje, që t’i hapet rruga Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. “Drejtësia është fundi i qeverisë. Është fundi i shoqëris civile. Ajo gjithnjë ka qënë dhe gjithmonë do të ndiqet, deri sa të arrihet, ose deri sa të humbasë lirinë”. (nga Dr. Fatmir Terziu “Për hirë të Drejtësisë”, 17-7-2016).

Njëri nga të kupolës, e shikon fundit dhe ofron zgjidhjen konstruktive, më optimale të mundshme, nga e cila fitojnë shqiptarët, fiton vendi, fiton çdo forcë politike. Kjo zgjidhje përmban 4 pika të pandashme. 1. Gjetja me doemos e zgjidhjes së çështjes së fundit të Reformës në Drejtësi, sipas Komisionit të Venecias, me konsensus, pa akuza të ndërsjella me burg e kapje të drejtësisë, me pëlqim të ndërkombëtarëve dhe miratimin e të gjithë paketës së reformës nga ky kuvend. 2. Shpërndarja e këtij kuvendi menjëherë pas miratimit. 3. Krijimi i një qeverie ekspertësh (apo teknike). 4. Zgjedhje të përkohshme në afat të ndryshëm. Në këtë situatë, zotërinj sherrxhinj, përmenduni dhe ejani në vete, se Amerika ka një amanet për Shqipërinë, për t’i vendosur pikën mbi “i” dhe për këtë po u sjell artikullin e Profesor Agim Shehut, me banim në Gjenevë. Ai shkruan për Xhorxh Uashingtonin:


“... Zvicerani, intelektual me kulturë Yves Dupont, më pyet: “A e lexove në internet, se Presidenti amerikan Uashington – ka prejardhe shqiptare nga e ëma!?”. Hapa sytë me kureshtje e gëzim bashkë dhe i thashë “jo” me një zë të ulët duke pritur të shtonte më tej. “E rëndësishme, e publikon edhe agjensia e njohur “Reuters” përmes publicistit të shquar John Mc Callum. Është një zbulim që do të ngrinte lartë zëmrën e çdo populli, kurse kam përshtypjen se ju shqiptarët nuk e çani kokën për gjëra të tilla! Mesa shoh, qarqet intelektuale e mediat tuaja rrijnë asnjanës, në vend që të zienin, e analizat të vinin gjer tek ti...” E kam printuar pikërisht për ty” më tha dhe ma zgjati... “Istituti ynë i njohur i Gjenetikës dhe i Biokimisë në Schafhausen, ka hulumtuar krerët të dëgjur botërorë, e nga kjo del, siç ka bërë të njohur botës, se presidenti amerikan Uashington ka prejardhje shqiptare. Pasi ka studjuar imtësisht mostrat gjenetike, Istituti gjykon në fund se Ai në 50% është shqiptar. Do të thotë, se njëri nga prindërit e tij ka qënë 100% shqiptar... Specialistë të tjerë kompetentë e kureshtarë kanë plotësuar gjykimin edhe me të dhëna të tjera gjenealogjike linguistike...Të më falni, po ju shqiptarët për vete, them se jeni të vonuar apo të vetëharruar...Kam dëgjuar se Perandori i Romës, Konstandini i Madh, ai që guxoi e legalizoi krishterimin i pari, kish gjakun tuaj plotësisht. “Dardan-ilir, dmth Kosovar”. “Mirëpo atë po ua marrin serbët...Ç’bëni ju, domethënë akademikët e Tiranës e të Kosovës kundër kësal vjedhjeje të historisë!? Kur grabiten rrënjët, edhe degët thahen. Ne zviceranët me një Vilhelm Teli-legjendë nga drama e Hajnes mbajmë rrënjët e kombit helveto-zviceran...”. “E keqja juaj qenka, që nuk dini të zbuloni njerëzit tuaj të shquar nëpër botë, e nga ana tjetër doni të mburreni si “europianë” me kult për të huajt...”.
Gjuhëtari Albert Myko në institutin e linguistikës në Universitetin Berkley të Kalifornisë njofton për të dhëna të tjera, që dëshmojnë, se Uashingtoni ishte bir i Agostin Uashingtonit kurse e ëma, Marie Bala, qe shqiptare me prindër nga Peja e Kosovës. Ajo ka lindur në Liveli të Virgjinisë më 1708, kurse prindërit e saj patën ardhur në Amerikë më 1706. Qenë nisur me një anije nga Raguza (Dubrovniku); kishin kaluar nga Anglia e përfunduan në Tokën e Premtuar...për mbijetesë të qetë. Këtë histori udhëtimi e përshkruan dhe autorja Virgjinia Carmichael, te libri biografik “Mary Ball Uashington” më 1850. Në libër thuhej se Balajt qenë shpërngulur nga fshati ... Isniq i Deçanit. Myko shton ... se kjo histori mund të jetë mbajtur e fshehtë në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë... Zyrtarët amerikanë, që kanë pranuar të pohojnë vetëm pak... Zv presidenti Biden e ka përmendur Presidentin Uashington gjatë bisedimeve të ngushta me Kryeministrin e Kosovës.
Ky zbulim tepër mbresëlënës e i veçantë i kohëve të fundit, shpjegon edhe disa dukuri të tjera të angazhimit amerikan në Kosovë, si dhe të përkrahjes për shqiptarët në përgjithësi. Në kujtime, Ismail Bej Vlora thotë, se për shqiptarin ka tre parime të shenjta, nderi, familja dhe atdheu. Para vdekjes, Uashingtoni i la shpatën e tij të birit me amanetin: “Këtë ta nxjerrësh nga milli vetëm në tre raste, kur të preket nderi, familja dhe Atdheu”. Ngjashmëria e gjykimeve... vjen nga afria e gjakut, si kod i përbashkët gjenetik e kombëtar.
Carl Voodëard, studiues i njohur amerikan ka botuar dhjetëra libra dokumentarë, për presidentët si dhe histori nga Shtëpia e Bardhë. Duke studiuar arkivat për librin “Shtëpia Klinton” më 2004, thotë se ka gjetur një Letër – Proklamatë të vetë Xhorxh Uashingtonit ku flitej për shqiptarët. Unë, shton autori, e mora Letrën për t’ia treguar Klintonit, gjatë një interviste me të dhe i thashë: “Shiko Byll, ç’kam zbuluar në Arkivat e Washingtonit”! Me ta parë letrën ai m’u përgjigj: “E kam parë, Carl, e kam parë! Po të mos e kisha parë, një zot edi nëse do të kishim ndërhyrë në Kosovë!...
Ai tregon se këtë Letër të Uashingtonit, nuk e përfshin në librin për Klintonin, pasi po përgatit Librin e veçantë për presidentin Uashington e aty do të vërë dhe prejardhjen e tij shqiptare. Ai po vret mendjen se si do ta emërtojë këtë vepër madhore të veçantë: “George Uashington – Shqiptari i parë në Shtëpin e Bardhë” apo mbase “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës.”.
Nga studimet e dokumenteve del se dhe Vudro Uilsoni i kish lexuar këto të dhëna që e mbështeti aq shumë e në mënyrë vendimtare njohjen e shtetit shqiptar dhe paprekshmërinë e tij. – shkruan studiuesi Vuoodvard. Më tej historiani amerikan shton, se Presidenti Nikson qe njeriu vendimtar në njohjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974. Rreth vitit 1970 Nikson e Tito kishin një takim, ku Presidenti Amerikan premtonte për Jugosllavinë një ndihmë prej 5miliardë dollarësh (nga 500 milionë çdo vit gjer më 1980, me kusht që Kosovës t’i njihej autonomia e plotë. Titua pranoi, dhe që aty nisi ajo që u vendos. U krijua Universiteti i Prishtinës, u shpallën amendamentet, Kushtetuese të vitit 1971, doli kushtetuta vitit 1974 e me radhë – shpjegon Voodvard. ... gjatë një bisede mes Titos dhe Presidentit J. Karter, për vitet 1980-1990. Për këtë ndihmë amerikane, Titua pranonte që Kosovës t’i jepej statusi i republikës. Por, shton historiani, Tito vdiq. Serbët nisën të përmbysnin gjithçka, Shtëpia e Bardhë ndërpreu ndihmën...
Voodvard shton i sigurt, se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar Letrën historike të Uashingtonit e nga kjo kanë ndjerë gjithmonë një detyrim për të ndihmuar shqiptarët në çdo kohë dhe rrethanë të veçantë të historisë së ndërlikuar për ta. Autori amerikan ... pret daljen e librit të tij dhe ajo që ka lënë të shkruar si testament Uashingtoni, do të qartësojë shumëçka te lidhjet e Amerikës me shqiptarët. (Prof. Agim Shehu, “Xhorxh Uashingtoni me gjak shqiptari”, 1 tetor 2014, Opinion).

Rasim Bebo
Adison, IL. USA.
17 Korrik, 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 865 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi