Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Reflektime kombëtare
Publikuar më 21 korrik, 2016 në orën 02:25 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kaloi mbi një muaj pa shkruar dhe gjatë kësaj kohe kanë ndodhur shumë gjëra, që do të mundohem kronologjikisht t’i trajtojë në kë vështrim analitikë.

Radikalizmi fetar
Çështja e radikalizmit fetar është bërë temë e përditshme në fjaloron politik dhe e midiave të informimit, në çdo vend e ambijent. Gjithë kjo i atribohet islamizmit dhe e heshtin anën tjeëtër shqiptarët, atë të ortodoksizmin pansllav shumë më radikal, i cili në mënyrë sistamatike, na ngacmon deri në shkallë konflikti, me sjelljet, bëmat dhe bekimin që i bënë ithtarëve të vet, sa edhe përgadit opinione për ndëkombëtarët, se shqiptarët janë të egjër (sllavo maqedonët), se shqiptarët janë kriminal e gjenocidial (serbët), se shqptarët janë pushtues (malazezët), ndërsa grekët për mbajtjen nën pushtim të tokave të tyre dhe nga ky këndë edhe mobilzojnë masat për armiqësi dhe konflikt për marerjen e tokave të shenjëta. Dihet hitorikisht botërisht, se të gjitha këto shtete kanë të pushtuar toka tona, madje edhe sot me ndihmën e ndërkombëtarëve i legjitimojnë, sepse klasa politike në pushtet e mbështet në vazhdimësi këtë politikë, duke mos ndjerë keqëardhje për gjakun e derdhur nëpër të gjitha kohët. Pushteti ynë asnjëherë nuk doli seriozisht për të ndal këtë lojë pushtuese dhe ata që mbronin teritori e Kosovë u vran, rrahën, burgosën, e, u linçuan dhe gjithë këtë e tumiri faktori ndërkombëtar. Kjo gjithnë e më tepër po e krenon pansllavizmin kudo që rrethon tokat tona dhe i nxit për të kërkuar edhe më tepër hapësira.
Në Kosovë për çdo ditë shohim bekimin e udhëheqësvë fetar ortodoks për ngritjen e monumenteve të pushtuesve dhe xhandarëve gjenocid bërës në tokat tona, atyre të cilëve kanë bërë pastrim etnike dhe kolonizuar tokat tona, piromanëve, shohim bekimin e tyre për tokën e shenjët, për zemrën, shpirtin dhe djepin e serbëve, duke vënë gurthemele kishash, shtëpish dhe fshatra, për kolonializimin e tokave tona, ndërsa ne bëhemi anamik para këtij fenomeni, nga frika se po ua prekim sedrën, po prishim vlazërim bashkimin me ta. Heshtëm ne dhe ndërkombëtarët, atëherë kur Kryepeshkopi na u kërcnua me luftë. A nuk është radicalize i llojit të vetë, sepse ka prapa egzekutivin-Pushtetin.
Me bekimin e kishës e të mbështetur nga pushteti, figura luftënxitëse serbe ladrojnë nëpër teritorin tone, sikur të ishte tokë e bjerrë dhe vënë themele, ngisin lapidarë, e përkujtojnë zjarëvënësit e tokës tone, përdoruesit e kamave, thikave, e çka jot jetër për përgjakjen fëmijëve, nënave, motrave, vëllezërve tanë.
E gjithë kjo nuk është radikalizëm i orotdoksizmit slave e pansllav?! Atëherë nuk po e kuptojë çka është radikalizmi gjenocidial!

Flamuri në vijen kufitare me Malin e Zi
Një grup deputetësh të Vetvendosjes shkuan në kufirin e Malit të Zi dhe vunë flamurin kombëtar dhe mbishkrimin Mirëseerdhet në Republikën e Kosovës. Kjo nxorri në pah edhe reagimin e malazezëve dhe me notë proteste dërguar Qeverisë së Kosovës i dha për të kuptuar, se çështje e kufirit është e mbylur. A nuk u çkerr maska e pushtetarëve me këtë note? Pse luhet loja, se gjoja malazezët janë të pajtuar që të diskutohen edhe njëherë kufijtë?! Këtë e dinë mirë pushtettarët, prandaj edhe i thirin në ndihmë miqtë për të bërë presion, që edhe në parlament të jepet vota për, kështu për ta hequr nga përgjegjësia Hashim Thaçin. Ku është parë e dëgjuar, se për liberalizim vizash, e fqinjësi të mirë, jepen territore?! Kudo që janë cenuar kufijtë e një shteti, menjëher kanë pasuar ultimatumet, madje edhe janë ndërmarr veprime ushtarake, ndërsa Qeveria e Kosovë vepron të kundërtën, veç që nuk del publikisht për ti thënë edhe të tjerëve, ejani se janë lëshuar luadhet?! Si çdo luftë edhe e jona është bërë për teritore dhe tash pas lufte falen ato dhe pse?!!! Për çka u derdh gjak edhe njomakësh?!
Se sa është e denjë kjo Qeveri të udhëheq shtetin, vet fakti po tregon, por edhe qytetarët duhet të ngritën e të kërkojnë drejtësi permes procedures penale, sepse Gjykata Kushtetute i tregoi vendin, nëse dëshirojmë të mos nëpërkëmbët gjaku i dëshmorëve, me trafkimin e teritoreve tona dhe të na përsëritet ajo.

Deklaratat kundërthënse të Adem Grabovcit
Kur jemi te demarkacioni, shumë të pa dinjitetshme po sillen mediat e informimit dhe ndëkomëtarët. Mediat e informimit po luajnë rolin gebelsian me plasimin e mendimit domino, pushteti ka të drejtë, pushteti i ka të gjitha informatat dhe dokumentacionin, pushteti e thotë të vërtetën, keni besim te komisioni i ekspertëve qeveritar, keni besim te treshja e ndërkombëtarë, keni besim te miqtë tanë, se o burra do të levizim pa viza!!! Në kulmin e kësaj propagande të verdhë, në një moment lucia intervale, foli edhe Kryetari i grupit kuvendar të PDK, z. Adem Gabovci i cili tha “Kosova po i humb rreth nëntëmijë hektar tokë”. Foli pa bllok, si dilur Xhavit Nimani dhe ndyrshoi mendimin menjëherë, sepse e ngrehu për veshi Presinednti. Ndryshoi të artikuluarit dhe të menduarit, sepse ende e këndon këngën e mukës si bir besnik i liderit, se ‘Në bukë të tij jam rrit’ (Filip Shiroka)

Aktet morale
Shumë kanë shkruar për aktet morale. Kam shkruar edhe unë, por kësaj radhe do të ndalem për të vënë në pah dy taborre të akteve morale, nga e përditshmja jonë.
Gjelal Sveçla dha dorëheqëje, si akt moral, nga Drejtori i Inspektoratit, një mekanzëm bukur me peshë. Kishte apo nuk kishte përgjegjësi morale, i apostrofuari. Sipas mendimit tim, ai nuk kishte kurfarë përgjegjësie, sepse problemi ishte te tjetërkush, por Gjelali nuk pranon për përgjegjës dike tjetër. Gjatë hulumtimit erdha në përfundim, se natyra e punë së Gjalalit nuk kishte të bëjë aspak me rastin e viktimës. Kjo është medesti e tepruar, sepse nuk donë dhe disa nuk e kuptojnë këtë akt.
Pra, nisur nga kjo, përgjegjësi duhej të ishte në nivel detyre, të jepte dorheqëje. Pra, fatkeqësia qëndron këtu. Ata që duhet të kryejnë obligime qytetare heshtin, madje ka të tillë që edhe thirren në ate morale dhe kërkojnë që akcili të jep dorheqëje apo të bëjë edhe vetdenoncim.
Isha për një vizit në Gjirokastër dhe aty pash dy raste, që më të vërtetë duhet të kishin reaguar protagonistët vet. Dy rugëve ua kishin hequr emrat, që dikur Qeveria shqiptare ua kishte vu dhe me emrat e tyre janë orientuar qytetarët. E sot?! Për qudi, ato rugë mbanin emrat e Kadares e Qosjes. Këta të dy kërkojnë që në politikë të ketë akte morale, ndërsa lejuan që rrugët të emrohen për të gjallë. A i gjason kjo motos së kultit të individit?! A ka qenë dashtë të reagojnë?! Ndoshta permes kësaj knaqen, për respektin që po ua bëjnë për të gjallë! Ndoshta edhe …
Gjelal, të lumtë, që more barën e tjetrit dhe nuk e le Komunën të koritet!

Ushtria
Ne shqiptarët patëm fatin të tillë, që nga Skenderbeu e këtej, të krijojmë vet ushtrinë, pa ndihmën e pushtetarëve. Ne ishim të pushtuar dhe pushtuesi nuk lejon të krijosh ushtri për tu ngritur kundër tij dhe ai mundohet që të përçmojë, bllokojë, shantazhojë, madje edhe duke u munduar permes misionarëve të vet, nga kombi yt, ta hap propagandën e verdhë, se ajo nuk është ushtri dhe se nuk na nevojite tjetër ushtri. Edhe me krijim e ushtrisë së fundit, UÇK-në, patëm të njejtën propaganda, mirëpo ajo që i besoi asaj i shkoi pas, e ndihmoi dhe u bë një me te. Atyre të cilëve nuk i pëlqeu, e sulmoi me të gjitha mjetet e mundshme policore e ushtarake, por në ndihmë i erdhi edhe propaganda e verdhë nga misionarët tanë, për t’ia humbur moralin e jatakun.
Ky avaz po ndodh edhe sot, se Presidenti historik ka thenë “Neve nuk na duhet ushtria” prandaj edhe duhet mbajtur premtimin. Edhe ish pushtuesi ynë- Serbia thotë, nuk ju duhet ushtria. Këtë mesazhë na e sjellin edhe miqtë tanë. E ne? Ne duhet të gjunjëzohemi para propagandës së verdh apo duhet përvjelur mëngët për ta zyrtarizuar ushtrinë dhe të dihet se edhe kjo tokë ka dalzotin e vet, duke grumbulluar rreth vetës djemtë e vajzat sa here të është në rrezik atdheu.
E kishim pyetru dikur ne, ndokend, për të krijuar ushtrinë? Morrëm bekimin e dikujt nga jashtë që të formojmë ushtrinë? Prandaj është çmenduri të pyesim dike për këtë, por duhet të gjithë të kuptojnë se jemi vonuar dhe kuvendi nuk ka pse të pres për të zyartarizuar atë. Ne jemi të rrezikuar për çdo ditë dhe i mbarojmë qejf vetit dhe nuk e shohim se bëjmë petulla me ujë. Mbidhni nëshkrimet ju deputet të ndërgjeshëm, që kjo çështje të shtrohet në kuvend dhe të shohim edhe ne garantimin e kufijëve shtetëror, të vem edhe ne disa rregulla loje, të dim edhe ne se kush po hynë e del nga Kosova.
Nëse një shtet nuk arrin ta krijon ushtrinë, ai shtet pret të shuhet!

Zyrtarizimi i kishes në kompleksin Universitar
Ka apo nuk ka viktima të luftën pranë themeleve të “kishës” serbe në kompleksin universitar të Prishtinës? Dilemat kanë mundur të egzistojë, sepse moment i ngritjes së saj dhe pushtimi i kompleksit universitar të Prishtinës nga paramilitarët serb, kanë bërë që të ketë dyshime. Dhe e natyrshme është, se çdo vend ku dyshohet, duhet gropuar, për të zbardhur të vërtetën.
Ku qëndron e keqja për heqjen e dyshimit, pra për mundësin e gërmimeve rreth saj?
Ky vend ka qenë i shënjuar herët, por serbët nuk kanë lejuar të bëhen hulumtime, pa lejën e organeve përkatëse të Patriarkanës. Pushtetatarët tanë duke mos mundur të veprojnë të mvehtësishëm dhe të argumentojnë se ajo kishë ishte ndërtuar në kohë pushtimi klasikë, nuk e ka vendin aty, se ai kompleks është i diturisë e jo i fesë. Pushtetarët u gjunjëzaun, të vetëdijshëm apo jo edhe një herë duke kërkuan leje, për gërmime, në Beograd dhe kjo kërkesë i ka hapur rrugë legjimitetit të “kishës” në kompleksin universitar. Tash e kemi më vështirë, prandaj, sa nuk është vonë, duhet të shfuqizojnë lejen, e të veprojnë sipas nevojës dhe kohës së duhur, e jo t’i përmbahen asaj.

Grushteti në Turqi
Në Turqi ndodhi grushteti!
Kisha shfletuar disa portale dhe shihej se ushtia turke vepronte, por askund nuk shihej policia! Nuk mu duk serioze dhe fillova ta përcjelli ndeshejn e Krasniqit në boks. Ndërkohë vajza, Die, më telefonon dhe më pyet, nëse isha duke e mpërcjell se çfarë ndodhte në Turqi? I përgjigjem se nuk ka asgjë prej kësaj, se kjo është manovrim i Erdoganit me kompani, për ta legjitimuar veten edhe më tepër për orjentimin e Turqisë.
Më vonë u pa se policia arrestonte ushtarët. Policia arestonte ushtarakët deri te generalë. Ku ishte imuniteti i tyre? Kush duhet të merrej me ata dhe dyshimi im se ishte lojë e Erdoganit, vërtetohej gjithnjë e më tepër.
Mendojë se Erdogani kishte informata të sakta, për veprim të ushtrisë prapa shpine. Ai i kishte mobilizuar policingë, intelegjencën dhe sigurimin shtetërorë, që për çdo rast t’i kishte nën kontrrollë puqistët. Ajo edhe ndodhi, edhe pse grushtshteti nuk bëhet vetë nëse e merr Transmetuesin televizi, e bombardon kuvendin (natën, kur aty nuk është asnjë njeri, pos rojeve). Janë caqe tjera shumë më me peshë, që ka qenë dashtë të jenë nën mbikqyerjen e ushgtrisë. As grushtshtetet klasike nuk do të vepronin në atë mënyrë. Është edhe një fakt tjetër dyshues, aeroplani e bombardon helikopterin! A nuk do të thotë mjaftë ky fenomen?!
Pse nuk u prek aparati shtetëror, pse nuk u nprek komanda e policies, pse nuk u prek sigurimi i shtetit, kur dihet se mundësit e komunikimit me botën dhe qytatarët është shumë i lehtë dhe i shpejtë. Dhe pyetja e fundit, pse nuk u morr veprim i menjëhershjëm për burgosjen e Presidentit dhe Kyrministrit? Të gjitha këto përgjegje mund të gjinden te përshpejtimi i puqit ushtarak nga Erdogani. Ata që kishin detyra për të prekur të gjitha ato pika që i theksova më lartë, sigurisht kanë qenë të Erdoganit. Dhe Ai shetiste me aeroplan gjithandej, madje edhe mbi Staboll, qyteti i dytë për nga aktiviteti puqist.
Tash manipulohet me përsonalitete puqiste, me shtete që e ndihmuan, me urime për shpëtimk…!

Prishtinë, 19.07.2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 715 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi