Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kur Akademia fle, marshojnë injorantët me “plaformat kombëtare” private!
Publikuar më 21 korrik, 2016 në orën 02:29 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Gjatë këtyre viteve (1990-2016), vërtet, do të duhej të kishim pasur Një Platformë shkencore për Ribashkimin e Shqipërisë Etnike, të hartuar bashkërisht nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Mirëpo, një Platformë e tillë gjithëkombëtare ende nuk është shkruar. Në mungesë të saj, kanë dalë në sipërfaqe dy platforma private antishkencore me autorë: Koço Danaj (2009) dhe Tahir Veliu (2016).

*** Bota nuk rrezikohet vetëm prej maskarenjve, diletantëve, të këqijve dhe terroristëve, por, edhe prej atyre që janë indiferentë, tolernatë dhe nuk bëjnë asgjë për luftimin e këtyre dukurive negative të rrezikshme dhe të dëmshme për shëndetin, për humanizmin, për mirëqenien, për lirinë, për drejtësinë, për rendin, për demokracinë dhe për paqen e gjithë njerëzimit.

*** Kombin shqiptar e shpëtojnë vetëm vlerat e tij emblematike, jo injorantët, dallkaukët dhe hashotuxharët e djeshëm dhe të sotshëm, që sëmundje kronike e kanë lavdinë, prepotencën, paranë, pasurimin e paligjshëm, mashtrimin dhe pushtetin e pakufijshëm. Të gjitha këto “vese” të liga patologjike nuk përbëjnë asnjë virtyt të njeriut normal në botë.

Prandaj, të mos i përqafojmë diletantët dhe, të mos ushqehemi me antivlera, që shkatërrojnë sistemin e vlerave universale të botës së qytetëruar, demokratike, humane dhe paqësore.

Derisa një popull ka ajkën e vet akademike dhe ka shtetin e vet, ai nuk ka asnjë nevojë, që fatin e tij, ta lërë në “mëshirën” e dallkaukëve të ndryshëm mizantropë dhe miopë, që “zot” e kanë paranë, jo humanizmin, as kombin e as atdheun, por vetëm thirren në emër të këtyre vlerave universale.

Vetëm Akademia është me kompetencë dhe e autorizuar, të nxjerrë PLATFORMA SHKENCORE për Kombin dhe për Shtetin, JO injoranca!

Kur Akademia “mrizon”, diletantët shfaqen në pazar, duke shitur “platforma kombëtare” private sikurse llotaritë në kohë krize dhe lufte, por askush s’fiton prej tyre veç profiterëve të luftës dhe të krizës. –Ashtu është rasti edhe me shitjen e “platformave” të tilla, askush nuk përfiton asgjë prej tyre, veç diletantëve dhe bashibozukëve, që duan t’i mbushin xhepat me ndonjë lek, euro ose dollar. Ky është objektivi i tyre, Jo ribashkimi i kombit shqiptar mbi 7 milionë.

Kjo dukuri është e pranishme vetëm te shqiptarët në Ballkan, sepse asnjë komb dhe, asnjë shtet në botë nuk është bërë me “platforma” autoriale diletante dhe eklektike, por nga truri dhe nga zemra e kombit dhe e shtetit-AKADEMIA.

Kështu diç absurde dhe paradoksale mund të ketë ndodhur vetëm tek ata popuj, që ende nuk kanë njohuri dhe vetëdije për identitetin e tyre etnik (duke mosditur se i përkasin të njëjtit grup a bashkësi), ende nuk kanë komb, as shtet e as akademi të tyre.

Akademitë shkencore shqiptare(Tiranë, Prishtinë), të japin vlerësimin e tyre meritor për dy “plaforma kombëtare” private

Është koha e fundit, që të dy akademitë shqiptare (ASHSH dhe ASHAK), t’i “diagnostifikojnë” “platformat” private antishkencore, ose një ditë, do të kapitullojnë përpara diletantëve, si shteti përpara anarkisë dhe puçit!

Duke qenë se hëpërhë, deri tani janë publikuar si tekste dy “platforma” autoriale private për “ribashkimin kombëtar”, e para: “ Platforma e Shqipërisë natayrale” e autorit Koço Danaj Tiranë, 2009) dhe e dyta e këtij lloji “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” e Tahir Veliut (2016), është e domosdoshme që Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) dhe Akademia e Shknecave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), të japin vlerësimin e tyre meritor lidhur me këto dy “produkte” private antishkencore. Ndryshe, nëse, edhe më tej tolerohet dhe heshtet një fenomen i këtillë i dëmshëm dhe sfidues i vlerave akademike shkencore, kombëtare dhe shtetërore, atëherë, akademikët le të “shkojnë në pushim vjetor”, dhe fatin e tyre dhe të popullit le ta marrin në dorë dhe, le ta “përpunojnë” diletantët sipas interesave të kërkesave të industrisë së tyre të prodhimit të “plaformave kombëtare”, me qëllim dezinformimi dhe shtrembërimi të çështjes madhore të ribashkimit kombëtar shqiptar.

Ndryshe, do të na ngulfasin “platformat” pirateske të industrisë private! – Do të bëhemi “gazi i botës” dhe objekt debatimi për të keq, sepse askund në botë nuk mund të gjejmë një paradigmë të tillë, që injorantët të shkruajnë “platforma kombëtare” private antishkencore, kurse akademikët dhe akademitë e tyre të heshtin sikurse nuk ka ndodhur asgjë e keqe për kombin, për shtetin dhe për shkencën e mirëfilltë.

Platformë Kombëtare mund të shkruajë Akademiku Rexhep Qosja, jo “macja e kuca” që nuk kanë kurrfarë njohurish etike e as shkencore!

Sa më sipër, platformagjintë diletantë për cdo ditë mund të shumëzojnë dhe t’i shesin “platformat kombëtare” të tyre , por ato janë pa kurrfarë vlere dhe pa kurrfarë efekti shkencor doktrinar, praktik dhe pragmatik për zgjidhjen e çështjes kombëtare ngase nuk janë me kompetencë e as të autorizuar për një çështje të tillë , sepse askund në botë individët nuk shkruajnë “platforma” me autorësi individuale, por ato i shkruajnë akademikët e specializuar dhe, pas tyre qëndrojnë Akademitë Shkencore dhe vetë shteti si projektues, financues dhe legalizues i tyre, jo matrapazët dhe inorantët sui generis.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 407 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi