Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Miratohet me 140 vota drafti kushtetues për reformën në drejtësi
Publikuar më 22 korrik, 2016 në orën 01:09 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ka marrë fund edhe "telenovela-Reformë në Drejtësi" e cila është finalizuar me një konsensus të plotë duke marrë 140 vota në votimin e orëve të para të mëngjesit të 22 korrikut.

E njoftuar për të rinisur në orën 21:00 të së enjtes, seanca plenare ku pritet edhe miratimi final i Reformës ka nisur me rreth 2 orë e 30 minuta vonesë, pasi deputetët demokratë kërkuan kohë të njihen plotësisht me draftin final. Për të ndjekur këtë seancë plenare në llozhat e Kuvendit kanë marrë pjesë edhe ambasadorët e SHBA, BE dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

I pari që e ka marrë fjalën në këtë seancë historike ka qenë kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, i cili pasi ka dhënë një pasqyrim të nevojës për këtë reformë në vend ka falenderuar edhe personat e përfshirë në arritjen e këtij drafti.

“Sot ditë e veçantë në historinë e parlamentarizmit. Rezultatet e angazhimit, sot më të prekshme. Gjithë-përfshirja, transparenca, profesionalizmi, parimet bazë. Sot do miratojmë bazën kushtetuese për reformën. Sistemi do të funksionojë në mënyrë profesionale. Sistemi i drejtësisë do të shkëputet nga ndikimi politik”, u shpreh Xhafaj nga foltorja e Kuvendit.

Pas tij e ka marrë fjalën kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili vlerësoi arritjen e konsensusit për Reformën në Drejtësi.

“Konsensusi rruga e vetme”, theksoi gjatë fjalës së tij kreu i PR, duke shtuar se politika ka qenë fajtore ndër vite për mohimin e një pjesë të të drejtave të qytetarëve -“një pjesë të të drejtave të qytetarëve, ua kemi mohuar ne, politika” u shpreh ai.

Në emër të PDIU-së fjalën e ka marrë Mesila Doda, e cila nga foltorja e Kuvendit i ka pyetur deputetët e pranishëm nëse kanë apo jo frikë që ta votojnë këtë Reformë, duke theksuar se deputetët e PDIU nuk kanë.

"A keni frikë të votoni sot? Ne të PDIU nuk kemi. Në këtë sallë ka edhe dallkaukë, këtu bën hajër ai që ka blerë mandatin.Jemi mësuar me marrëveshjet e natës ku mblidhen 3 koka dhe hanë 3 milionë”, u shpreh më tej deputetja Doda që e vuri theksin tek nevoja për referendum “Ne të PDIU ngulmojmë te referendumi, njerëzit janë zgjedhës e jo dele. Ndërsa ju jeni deputetë dhe jo çobenj.”

Në fund të fjalisë së saj ajo kërkoi votat e deputetëve pasi sipas saj, “Vota pro sot është patriotike, është kombëtare".

Gjatë fjalës së tij nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi vlerëson se falë punë së opozitës u arrit një draft shumë i mirë, pasi sipas tij nëse do të ishte për mazhorancën do të miratohej drafti i shtatorit 2015.

Ndërsa theksoi se ndryshimet që sjell kjo reformë mund të çojë drejt republike tjetër, Bylykbashi ka falenderuar edhe Komisionin e Venecia, pa kontributin e të cilit, sipas Bylykbashit ky draft do të ishte shumë i keq.

“Sot miratojmë një ndryshim që ndoshta do të çojë drejt një republike tjetër. Me këto ndryshime do t’i japim një drejtësi që u shërben shqiptarëve. Për fat të keq, reforma u pa si një fushëbetejë elektorale. Për mazhorancën do të kishim miratuar draftin e shtatorit, Opozita bëri që të vinim me një draft shumë më të mirë. Pa kontributin e Komisionit të Venecias ky draft do të ishte shumë i keq”, u shpreh deputeti Oerd Bylykbashi.

I fundit që e ka marrë fjalën ka qenë kryeministri Rama, i cili ndryshe nga zakonisht ka folur shkurtimisht duke ftuar për herë të fundit deputetët që të votojnë pro reformës.

“Falenderim dhe ndjesë për çdo mik të Shqipërisë, posaçërisht për Lu dhe Vlahutin. Nëse në këtë konsensus jemi një pjesë nga halli dhe një pjesë nga malli, kjo s’ka rëndësi. Ky proces nuk do të ketë asnjë hap më të lehtë se sa ky që hodhëm sot. Gjyqtarët e prokurorët e korruptuar do t’i heqë vetingu. Duke i uruar PD-së sa më shumë fitore si ajo e djeshmja, ju ftoj të votojmë Reformën”.

/ Top Channel

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 663 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi