Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Një komb-një platformë kombëtare, JO “100 platforma” nga “industritë” private !!!
Publikuar më 24 korrik, 2016 në orën 01:43 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

(2)

*** -Tanimë, që nga Lidhja Shqiptare e Prizreneit (1878-1882) e kemi Platformën Origjinale për zgjidhjen e çështje kombëtare-shkolonizimin dhe ribashkimin e Shqipërisë. Mirëpo, nuk kemi personalitete të formatit të Vaso Pashë Shkodranit, të Sami Frashërit, të Abdyl Frashërit, të Ismail Qemalit dhe të Hasan Prishtinës. Ky është problemi kyç, jo mungesa e platformave private shkarravitëse nga individë naivë dhe të paditur.

*** Ribashkimi kombëtar bëhet vetëm me konsensus gjithëkombëtar, JO me vota për dhe kundër të partive të ndryshme politike dhe të liderëve të tyre.

*** Prandaj, arsyeja na thërret të gjithëve, që të qëndrojmë larg injorancës, indoktrinimit, mashtrimit, manipulimit, diletnatizimit, hipokrizisë dhe demagogjisë, që nëpër panele e mitinigje publike, një fantazmë ndjellakqe po gërgit në emër të ribashkimit, duke shitur “platforma kombëtare” private nëpër “pazaret” e Tiranës dhe të Prishtinës!

–Këso paradigme absurde dhe iracionale, nuk ka askund në botë, sepse Platforma Kombëtare hartojnë AKADEMITË SHKENCORE të një shteti, jo bashibozukët dhe tregtarët e ndryshëm privatë!

-Të jemi të qartë, se libra dhe studime shkencore dhe publicistike për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, mund të shkruajnë të gjithë ata, që kanë afinitet dhe dije, por “platforma” individuale private nuk mund të shkruajnë, sepse ato i shkruajnë akademikët përkatës të autorizuar në kuadrin e akademive shkencore të Kosovës dhe të Shqipërisë. Vetëm këto institucione kombëtare dhe shtetërore, janë të obliguara dhe të autorizuara, që të hartojnë platforma të ndryshme shkencore, askush tjetër.

Akademitë janë ato, që hartojnë dhe miratojnë Platforma!
Ku janë Dy Akademitë (ASHAK) i Kosovës dhe (ASHSH) e Shqipërisë, që nuk po ua ndalin yryshin “industrialistëve” të “paltformave” private?

Sepse me diletantë (që ideal e kanë vetëm paranë-interesin egoist personal, intrigën, përçarjen, manipulimin, mashtrimin, mërinë dhe epigonizmin etj.) nuk bëhet kurrfarë ribashkimi kombëtar, por me akademikë të mirëfilltë dhe patriotë të devotshëm sikurse korifeu dhe eruditi shkencor Rexhep Qosja, që ia duan të mirën kombit dhe atdheut! Këta janë truri dhe zemra e kombit dhe e atdheut. Prandaj, ta dëgjojmë zërin e tyre dhe të rendim pas tyre, jo pas diletantëve dhe pazargjinjve të pandershëm nëpër pazare të tyre ndryshme të Shqipërisë Etnike dhe në diasporë. Ata, duhet injoruar, sepse luftojnë vetëm për ineteresat e tyre të ngushta, jo për interesin e përgjithshëm të popullit dhe të atdheut.

-Çfarë është ky fenomen absurd dhe sëmundje paranoide, sot, kujt t’i teket formon parti, ndërron parti (në emër të ribashkimit kombëtar). Madje shkarravisin edhe “platofrmat” e tyre për “ribashkimin kombëtar”?!

-O, Zot i Madh, po, ku ka kësi shembulli negativ dhe skandaloz në botë?! – Analfabetët, të shkruajnë “Platforma” për çlirimin antikolonial dhe për ribashkimin kombëtar të mbi 7 milionë shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike!? - “Uh, sa poshtë ka ra katundi”! - Po, akademikët e mirëfilltë ku janë, pse nuk reagojnë kundër këtyre dukurive negative dhe skandaloze?!

-Ky fenomen komik dhe iracional nuk e ndihmon dhe nuk e përshpejton lirinë, pavarësinë dhe ribashkimin e kombit shqiptar, por e çimenton robërinë e tij, duke e bastarduar, duke e përçarë dhe duke e copëtuar në skajshmëri, duke ia mohuar meritat dhe vlerat e tij historike, patriotike dhe luftarake në shekuj, që ishin ndërgjegjja, truri dhe zemra e trupit të tij.

Të gjithë e duam ribashkimin gjithëkombëtar, por ky nuk mund të bëhet me injorantë, me matrapazë, me mashtrues dhe me hipokritë, që luajnë me ndjenjat patriotike dhe me fatin e shqiptarëve, duke i gënjyer dhe mashtruar për interesa të tyre të ngushta tregtuese, karrieriste dhe përfituese materiale në emër të ribashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike.

Këtë turp dhe padrejtësi nuk duhet ta pranojmë as për së vdekuri, sepse shqiptarët, as Shqipëria nuk ndodhen në kohën e barbarisë (duke mosnjohur njëri-tjetrin), por në kohën e lulëzimit të qytetërimit dhe të përparimit në shkallën më të lartë të shekullit XXI, nuk kanë nevojë për “bajraktarë”, për batakçinj dhe për analfabetë, që t’i vënë në ballë të tyre, por kanë elitat akademike kombëtare, shtetërore dhe atdhetare, që i drejtojnë në rrugën e drejtë të lirisë, të ribashkimit dhe të përparimit të tyre krahpërkrah me popujt e tjerë të civilizuar dhe të zhvilluar të Evropës dhe të botës demokratike.

Kjo fatkeqësi dhe, kjo e keqe e rrezikshme për interesin e përgjithshëm të ribashkimit gjithëkombëtar, duhet të parandalohet me të gjitha mjetet ligjore, duke i injoruar dhe, duke i diferencuar me kohë i gjithë populli, sepse rrencat, matrapazët dhe injorantët nuk janë vlera të tij, por hedhurina dhe sëmujndje endemike e tij, që krijojnë mjegulla të dendura të padavaritsheme; që pengojnë dhe zvarrisin shkolonizimin, zhvillimin, përparimin dhe ribashkimin e tij për të cilin ka investuar qe më se 3 shekuj.

Pra, nuk ka asnjë dyshim se ky soj i matrapazëve dhe i injornatëve, është krimbi më i dëmshëm për shëndetin e idesë së ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar dhe Shqipërisë Etnike.
Prandaj, pa “deratizimin” e këtyre dëmtuesve virusoidë, është e vështirë të arrihet uniteti dhe integrimi i të gjitha subjekteve të ndyrshme politike në NJË SUBJEKT TË VETËM-PËRBASHKËT për ribashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike.

Ata që kanë të njëjtën dashuri prindërore, ata janë në të njëjtën shtëpi; ata që kanë njëjtin ideal të ribashkimit kombëtar, ata janë në të njëjtën parti, në të njëjtën lëvizje dhe në të njëjtin front!

-Populli duhet besuar dhe mbështetur atë parti, atë lidhje, atë lëvizje ose atë front, që deri tani ka dëshmuar vlerat e tij, se është në shërbim të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm të tij dhe të Shqipërisë Etnike. - JO, diletantëve, mashtruesve dhe rrencave, të cilët për hir të karrierizmit të sëmurë të tyre dhe etjes së pashuar për pushtet dhe për t’u pasuruar në kurrizin e popullit për çdo ditë formojnë parti të reja, duke i braktisur dhe duke i ndërruar partitë dhe partnerët e mëparshëm politikë. Rrencave dhe manipulatorëve të tillë nuk duhet besuar, as votuar e as nuk duhet shkuar pas tyre nëpër mitingjet fallso kinëse për ribashkim kombëtar, duke promovuar “platforma” private individuale për ribashkimin kombëtar.

Ribashkimi kombëtar nuk njeh përçarje, tradhti, mashtrim, tregtim me idealin dhe me atdhetarët patriotë!

Ata që i abuzojnë, i prejnë në besë, i tradhtojnë dhe i ndërrojnë shokët dhe miqtë bashkidealistë të udhës dhe të halleve të përbashkëta, si dhe partitë politike (për interesa të tyre personale, grupore dhe partiake, si dhe për përfitime materiale (kinëse duke fabrikuar dhe shitur “platforma për bashkim” sa për ta futur në xhep ndonjë lek) të tyre skurse kurtizanet partnerët e tyre, ata janë njerëz të pacipë, pa karakter, pa parim dhe të zhveshur nga çdo ndërgjegje dhe ide njerëzore, humane dhe atdhetare. Ata luftojnë dhe jetojnë vetëm për interesa personale, tregatare, grupore dhe partiake për t’i dëmtuar, për t’i keqpërdorur dhe për t’i shfrytëzuar, si dhe për t’ mbajtur nën kontroll ata që kanë ide, mendime, pikëpmaje, qëllim dhe interes të përbashkët në dobi të së veçantës dhe të së përgjithshmes.

Mirëo, ata që kanë ide të përbashkëta dhe, një qëllim të përbashkët jetojnë në harmoni, në paqe, në mirëkuptim, në mirëbesim në të njëjtën shtëpi, janë në të njëjtën parti, në të njëjtën lëvizje, në të njëjtën lidhje, në të njëjtin front, në të njëjtën ushtri, në të njëjtën aleancë…, etj., jo të ndarë, të pëçarë dhe të copëtuar nëpër parti dhe aleanca të ndryshme, si dhe në llogore të ndryshme, që, natyrisht, nënkuptojnë edhe ide, objektiva dhe interesa të ndryshme. E thjeshtë kjo për t’u kuptuar për ata që kanë vision, ide dhe egon e dinjitetin e vet, nëse duan për t’i realizuar në jetë. Ndryshe, “njëri thumbit, tjetri patkoit” kjo nuk përbën kurrfarë ndërgjegjje patriotike, racionalizmi, as kurrfarë ideje të përbashkët progresive, por vetëm dështim individual dhe kolektiv.

Ideatorët e Ribashkimit gjithëkombëtar, janë të mirëseradhur, por ata, duhet të jenë të ditur dhe largpamës sikurse Sami Frashëri, Abdyl Frashëri dhe Vaso Pashë Shkodrani…etj.

Vërtet, nuk ka gjë më e vlefshme se kur ndonjë person ka ndonjë ide të re pozitive në dobi të krijimit dhe të afirmimit të vlerave njerëzore dhe shkencore me përmbajtje universale.
Mirëpo, të jesh një “ideator i ri” qoftë në sfondin kombëtar (në kuptimin e ngushtë) apo në atë botëror (në kuptimin e gjerë universal) i ndonjë doktrine, koncepti, parimi, projekti, vepre shkencore etj., kërkohet njohuri e thellë, vizion dhe objektivizëm i realitetit dhe i rrethanave politike dhe shoqërore.

Si në kuptimin logjik dhe psikologjik, ashtu edhe në atë filozofik, nocioni “ideator” do të thotë , kur një person a grup personash për herë të parë japin një “ide të re”, bëjnë një “zbulim të ri” për ndonjë fenomen të ri në fushën e shkencave shoqërore a natyrore me rëndësi dhe me interes të veçantë dhe të përgjithshëm për njerëzimin.

Kush janë ideologët dhe ideatorët-pionierët e Ribashkimit Kombëtar Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike?

Sigurisht se, jo, bashibozukët dhe diletantët e sotëm me “platformat” e tyre private, të cilat po i shesin nëpër tregjet e blerta në Kosovë, në Shqipëri dhe në hapësirat e tjera të Shqipërisë Etnike, si dhe në diasporë.

Lëvizje dhe “platforma” si “kërpudhat pas shiut”! -Rezultati një zero e madhe (0)

“Shumë mirë” për vesh, për sy, për retorikë dhe për bajraktarizëm: lëvizje, lëvizje e lëvizje…, lidhje, lidhje e lidhje, partia, partia e partia… fronte, fronte e fronte…, etj., kush mund t’i numërojë, përditë “mbijnë” si kërpudhat pas shiut, por, fatkeqësisht, pa asnjë rezultat konkret politik, as kombëtar drejt ribashkimit dhe shkolonizimit përfundimtar të shqiptarëve në Ballkan (1990-2016) mbase secila vepron kokë më vete (qejf për vete, tim për shtëpi dhe për parti) nuk bashkëpunojnë njëra me tjetrën, edhe pse thirren në emër të ribashkimit kombëtar shqiptar.

Ky është “rezultati konkret” i tyre, në vend se të gjitha këto subjekte politike të kishin vetëm NJË PARTI, NJË LIDHJE, NJë LËVIZJE A NJË FRONT me të njëjtën STRATEGJI , me të njëjtën PLATOFRMË POLITIKE dhe, me të njëjtat objektiva parësore, të hartuara nga AKADEMIA E SHEKENCAVE E SHQIPËRISË, jo nga individët privatë të partive, të lidhjeve, të lëvizjeve dhe të fronteve të ndryshme, që i kanë themeluar kinëse për t’ia “tejkaluar” njëri-tjetrit, duke shkruar “platforma politike” individuale pa asnjë kompetencë .

Platforma e vetme ORIGJINALE e ribashkimit kombëtar, është Platforma historike, politike, kombëtare dhe shtetërore e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878)

Ne, Platformën e kemi, që nga viti 1878, por nuk kemi pasur dhe, ende nuk kemi njerëz-liderë, burrështetas përkatës, që dinë, dhe që guxojnë ta zbatojnë atë në jetë. Ky është problemi i pazgjidhur, jo shkarravitja, shumëzimi dhe shitja e “platformave” private nëpër tregjet e ndryshme të Ballkanit dhe më gjerë.

Prandaj, si Koço Danaj, Tahir Veliu, ashtu e dhe disa të tjerë me “platformat” e tyre private për ribashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike, duhet të binden, se nuk janë TË PARËT IDEATORË-IDEOLOGË INOVATORË, të cilët për herë të PARË në historinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike e paskëshin “zbuluar” IDENË e ribashkimit kombëtar, por janë vetëm argatë dhe adhurues të kësaj IDEJE disashekullore, jo më pak se tre shekuj (XIX, XX, XXI), të cilët kanë shprehur ambicie dhe interesim për të kontribuar në ringjalljen dhe në jetësimin e kësaj IDEJE TË MADHE TË PVDEKSHME të SKËNFERBEUT dhe të RILINDËSËVE ME LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT në krye (10.06.1878)

Pra, të vetëshpallesh “ideator i parë”, duke konsumuar ide të njohura me shekuj të “ideatorëve” dhe të autorëve të mëparshëm, siç është rasti komik i “ideatorëve” të sotëm të ribashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë, është absurd, komik, përçmues dhe komprometues i “IDESË” së ribashkimit të kombit dhe të Shqipërisë, tanimë, të njohur dhe të ditur për botën shqiptare, jo më pak se trej shekuj (XIX, XX, XXI) të RILINDËSËVE, të cilët ishin të parët, që flijuan, luftuan, kontribuan dhe jetuan me këtë IDE, që ishte AMANET i Skënderbeut, të cilën, më pas, na e rikujtoi Naim Frashëri ynë i madh : “…PO TË INI TË BASHKUAR, ËSHTË E BËRË SHQIPËRIA”.

E, fatkeqësisht, sot, me këtë IDE-AMANET të SKËNDERBEUT, të Sami Frashërit, të Konstandin Kristoforidhit, të Abdyl Frashërit, të Vaso Pashë Shkodranit, të Jani Vretos, të Ymer Prizrenit, të Jeronim De Radës, të Thimi Mitkos, të Pjetër Nini Luarasi, të Ismail Qemalit të Hasan Prishtinës e Isa Boletinit…, etj., po luajnë “qoke” injorantat, matrapazët, tuxharët, mafiozët e ndryshëm, të cilët me arrogancën dhe me prepotencën e tyre kokëtharë po e bastardojnë dhe po e baltojnë këtë IDE, duke e keqimituar dhe shaptilografuar kinëse si “IDE ORIGJINALE” të tyre, dhe si “IDE TË RE”, të vetëquajtur “IDEATORË të RINJ” me “platformat” e tyre të “REJA”!?

Populli nën terrorin, në gjencidin dhe robërinë koloniale sllave, është stërlodhur dhe rraskapitur me “platforma” boshe dhe të rreme private!

Ky është një absurd dhe paradoks, që bie ndesh me Platformën Bazë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878); me Platformën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” (1899); me Platformën e akteve historike, politike dhe kombëtare të Qeverisë së Vlorës së Ismail Qemalit (28 Nëntor 1912)…,si dhe me “ Platformën për Zgjedhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1998).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 356 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi