Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mësuesit nga diaspora i pret Shkodra
Publikuar më 24 korrik, 2016 në orën 22:52 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Seminari i organizuar nga MASH, MASHTK dhe Bashkia e Shkodrës. Mysafir i veçantë Prof. Dr. Dr. Basil Schader, ligjërues në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Zürichut. Kërkohet mbështetje financiare nga qeveritë tona të Shkollës Shqipe në Greqi, Itali etj.

Këtë verë seminari i mësuesve nga diaspora do mbahet në qytetin e Shkodrës i njohur si qytet shekullor i kulturës e traditës shqiptare. Seminari organizohet nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë (MASH) dhe Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë së Kosovës (MASHTK). Është ky seminari i dymbëdhjeti me radhë i cili do të mbahet prej 1-4 gusht në të cilin do marrin pjesë mësuesit nga shumica e vendeve ku mbahet mësimi shqip. Rëndësia e seminarit është komplekse dhe shumëdimensionale: shkëmbim përvojash, ligjërata nga pedagog ekspertë të kulturës e gjuhës, promovime tekste mësimore e artistike, njohje me trashëgiminë kulturore të qytetit nikoqir etj.

Këtë vit do prezantohen tekstet e reja didaktike e metodike të dedikuara mësuesve të gjuhëve amtare në disa gjuhë mes tyre edhe në gjuhën shqipe, të quajtur doracakë. Përmbajtja e tyre bazohet në përvojën profesionale të shumë mësuesve në Europë nga gjuhët amtare. Këto tekste janë konceptuar e hartuar nga metodisti e didakti i njohur Prof. Dr. Dr. Basil Schader, ligjërues në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Zürichut në Zvicër. Janë gjashtë tekste, doracak për mësues gjuhësh amtare në gjithë kontinentin.

Risi në teknologjinë e shkëmbimeve përvojash drejtpërdrejtë nga ora mësimore përmes filmimeve do prezantohet nga Prof. Dr. Basil Schader. Do jenë këto nga përvoja e disa mësuesve nga disa vende me tekstet e reja mësimore të njohura si 19 tekste për tri nivelet mësimore. Ky projekt i teksteve mësimore i hartuar nga grupi i autorëve në përkrahjen e IPE nga Zürich, botimin e të cilave e mundësoi MASHT e Kosovës, si projekt për mësimin e gjuhëve amtare këtë vit mori shpërblimin me karakter gjithë evropian “Projekt i Shkëlqyeshëm” krahas 6 projekteve tjera në një konkurrencë prej 66 subjektesh. Edhe ky është një sukses viti dhe duhet vlerësuar punën madhore të Prof. Basil Schader.

Seminari është i konceptuar nga përfaqësuesit e ministrive për mësimin në diasporë, Nuhi Gashi dhe Anila Ferizaj, të cilët janë dhe moderatorë. Në seminar do prezantohet drafti i përbashkët nga të dy ministritë e arsimit i kurrikulës për diasporë. Pritet që ky draft kurrikule të zvogëlon divergjencat në planet të punës mes mësuesve të gjuhës shqipe i cili vërehet dukshëm në vendet e ndryshme. Divergjenca koncepti ka dhe rreth teksteve mësimore, programit dhe qëndrimit ndaj detyrimeve kombëtare në realizimin e pikave kurrikulare të bazuara në standardet pedagogjike e didaktike bashkohore. Në seminar do këmbehen përvoja nga praktika mësimore mes mësuesve vendesh të ndryshme, njohja me rrethanat specifike të mësimit shqip, njohja me format e reja të mësimdhënies bazuar në arritjet elektronike e teknologjike, promovime tekstesh me autor mësuesit krijues. Këtë herë me kumtesa do paraqiten: Prof. Basil Schader, Nuhi Gashi, Driton Kajtazi, Prof. Dr. Musa Kraja, Gerti Janaqi, Nexhat Maloku, Agim Berdyna, Anila Ferizaj, Ragip Kçiku, Mimoza Bejkollari, Harun Osmani, Iris Gjinofci, Luli Imeri, Isni Idrizi, Abdurrahim Ashiku, Etleva Mançe, Sami Thaçi, Sejdi Gashi, Kemajl Çallaku, Rifat Hamiti, Osman Ademi, Raif Mehmeti, Feime Llapashtica, Hazir Mehmeti, Blerta Avdia, Murat Koci, Arjan Melonashi, Besnik Rama, Merita Ymeri,, Dinore Loshi, Aurela Konduri, Erida Koleci, Ruzhdi Jata, Kristina Gega, Lutfi Vata, Nexhmije Mehmetaj, Ines Rushiti Albana Tahirim, Kledi Shegani, Natasha Kazmaj, Fatmire Ismaili, Enida Kume etj. Seminaristët do përshëndeten nga përfaqësuesit e pushtetit lokal në Shkodër, znj. Voltana Ademi etj. Ata do vizitojnë objekte nga trashëgimia e pasur kulturore të qytetit dhe rrethinës. Në fund seminaristët do marrin certifikata pjesëmarrje nga organizatorët.

Mësuesit në diasporë shpresojnë se Ministritë tona do jenë në vijën e strategjisë kombëtare në përkujdesje ndaj mësimit shqip në diasporë, si gjymtyrë e trupit kombëtar. Deri tani nuk mund të jemi të kënaqur kur dihet se vetëm 5% apo më pak nxënës shqiptarë mësojnë të lexojnë e shkruajnë shqip, kur dihet se 2/3 e mësueseve nuk kanë paga të rregullta, disa paguhen vullnetarisht nga prindërit, disa punojnë falas. Është urgjente dora e shteteve tona në financimin e mësimit shqip në mërgatë pa marr parasysh çmimin. Veçan duhet dhen dora mësuesve në Greqi e Itali. Kjo po zvarritet me vite, kurse çmimin do e paguaj kombi me humbjen bijve e bijave të tij.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 561 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi