Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Trekëndëshi i mashtrimit Athinë-Beograd-Moskë
Publikuar më 26 korrik, 2016 në orën 00:32 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Athina

Kriza e vitit 2008 që preku vende të ndryshme, zbuloi faqe botës natyrën mashtruese të shtetit grek në marrëdhëniet e tij me Bashkimin Evropian. Vitet e mëvonshme vërtetuan në praktikë se klasa politike greke, për dhjetëvjeçarë me radhë kishte ngritur një kështjellë gjigante mashtrimi, me qëllim që të fshihte të vërtetën për gjendjen e financave të vendit, në mënyrë që të zhvaste sa më shumë para nga vendet kreditore të Bashkimit Evropian.

Në një material të botuar asokohe në internet, thuhet:
“BE-ja është e pafuqishme ndaj falsifikimit të të dhënave statistikore, gjë që Athina e ka praktikuar me vite. Këtë nuk mund ta ndryshojnë shumë as planet që t’u jepen më shumë të drejta kontrolli përfaqësuesve të BE-së. Partnerët evropianë kanë qenë të njoftuar për mashtrimet e Greqisë, por nuk kanë reaguar. Të gjithë kanë dyshuar, shumë e kanë ditur, ndërsa askush nuk ka ndërmarrë asgjë. Grekët kanë zbukuruar pa problem të dhënat e tyre statistikore dhe i kanë manipuluar bilancet ekonomike. Shkaku është që partnerët evorpianë nuk kanë dashur ta pranojnë se kanë gabuar, kur e kanë pranuar Greqinë në zonën e euros. (Citohet sipas: Peter Heilbrunner / Vilma- Filaj Ballvora. “Greqia është kudo. Bashkimi Evropian është i pafuqishëm ndaj falsifikimeve të statistikave”. Marrë nga faqja e internetit “DW Fokus mediatika”. 25 shkurt 2010).
Miliona qytetarë grek, duke e kuptuar fare qartë që klasa politike që kishin në krye, artin e mashtrimit për zhvatjen e parave nga Bashkimi Evropian, e kishte përsosur në maksimum, vendosën që këtë lloj arti ta përsosin edhe më shumë në marrëdhëniet e tyre me shtetin.
Gazetari në profesion të lirë Xheims Anxhelos (James Angelos), ish-korrespondent i “Wall Street Journal”, ka botuar një libër mjaft interesant me titull “The full Catastrophe” (Katastrofa e plotë), në të cilin zbulon fare lakuriq mashtrimet kolosale të qytetarëve grekë për fshehjen e taksave dhe për zhvatjen e parave nga buxheti i shtetit, herë duke shtirur si të verbër, herë duke u hequr si të varfër, herë si të papunë. Të gjithë këta përfitonin shuma të majme parash, të cilat burimin e kishin nga kreditë kolosale që shteti ia merrte me gënjeshtra Bashkimit Evropian. Dhe shteti grek bënte sikur nuk ishte në dijeni të mashtrimeve të qytetarëve të vet. Se duhej krijuar bindja në opinionin publik ndërkombëtar se Greqia na qenkej “parajsa e vërtetë” e rruzullit tokësor!
Një ditë, kur gazetari Xheims Anxhelos sugjeroi që duhej të fillohej me ndëshkimin e mashtruesve, një zyrtar grek i dha një përgjigje direkte:
“Nëse fillon të fusësh njerëz në burg, atëherë do të duhet të fusësh gjysmën e Greqisë prapa hekurave” (Citohet sipas: “Libri që zbulon se si grekët mashtruan vetveten”. Marrë nga faqja e internetit “mailonline”. 03 korrik 2015).
Nuk kemi pse habitemi me gënjeshtrat dhe me mashtrimet e Athinës. Kjo për arsye se ato kanë një traditë të kryehershme që vjen që nga lashtësia parakristiane. Krejt mitologjia greke ka në themelin e vet gënjeshtrën dhe mashtrimin. Emrat e të gjitha perëndive, të ashtuquajtura greke, shpjegohen vetëm me ndihmën e gjuhës shqipe, gjë që vërteton se ato kanë qenë perëndi pellazgo-ilire, çka e kanë vënë në dukje me argumente shkencore historiani i shquar Robert d’Angély (1893-1966) dhe profesori Spiro Konda, i cili, në Arkivin e Shtetit ka të depozituara 1200 faqe dorëshkrime, dhe shkencëtarë të tjerë.
Profesori Spiro Konda pati kryer studime për greqishten e vjetër dhe për greqishten e re, për latinishten dhe për arabishten, respektivisht në universitetin e Athinës, të Romës dhe të Kajros dhe arriti të argumentonte shkencërisht pikëpamjet e historianit Robert d’Angély. Ёshtë e pahijshme pë Akademinë e Shkencave që, në faqen e internetit “Wikipedia”, nuk ka asnjë të dhënë jetëshkrimore për profesorin Spiro Konda.

Beogradi

Shkrimtari dhe publicisti i talentuar Riza Greiçevci, lindur në Flamuras të Drenicës në vitin 1948, shkruan:
“Ka ditë, në Kongresin Amerikan, serbët kanë prezantuar monografinë “Trashëgimia e krishterë në Kosovë: Vatër historike e shpirtërore e popullit serb”, botim i zgjeruar dhe i plotësuar i librit “Trashëgimia e Kosovës” në gjuhën angleze. Në solemnitetin e organizuar, drejtori i Sektorit për Librin Evropian, Haris Grang, ka thënë, transmeton Tanjug , se biblioteka e Kongresit është e nderuar që ka një monografi të rrallë historike artistike si kjo e serbëve” ((Citohet sipas: Riza Greiçevci “Gënjeshtra: gjen i kombit serb”. Marrë nga faqja e internetit “Bashkimi i Shqipërisë”. 25 mars 2015).
Domosdo që kështu do të ndodhë, kur në Bibliotekën e Kongresit Amerikan, boshllëkun e informacionit shkencor për të vërtetën për Kosovën, si djep i shqiptarisë, do ta mbush enciklopedia e gënjeshtrave dhe e mashtrimeve serbe. Për përgatitjen e librit të lartpërmendur, ofiçina gjigante e shpifjes dhe e mashtrimit serb, me emrin Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë, siç thekson zotëria Riza Ganiçevci, pati angazhuar me dhjetra autorë, përfshirë edhe historianin Dushan Batakoviç.
Drejtori i Sektorit për Librin Evropian , Haris Grang, deklaruaka se biblioteka e Kongresit Amerikan na qenka nderuar që paska në fondin e vet “një monografi të rrallë historike artistike si kjo e serbëve”. Drejtori Haris Gang, duke qenë i pajisur me një kulturë gjysmake, nxjerr nga goja një xhevahir të tilllë. Sepse ai libër është jo “një monografi e rrallë historike artistike serbe”, por një enciklopedi e gënjeshtrave dhe e mashtrimeve serbe që kanë për qëllim të futin në një rrugë pa krye Kongresin Amerikan.
Po Akademia e Shkencave dhe e Arteve në Prishtinë dhe Akademia e Shkencave në Tiranë, boshllëkun e informacionit shkencor për Kosovën në Bibliotekën e Kongresit Amerian, pse nuk e kanë mbushur në kohën e duhur me një vepër shkencore voluminoze në gjuhën angleze? Sepse që të dyja janë zëdhënëse të politikës tradhtare, antikombëtare, që ndjek klasa politike në Prishtinë dhe në Tiranë ndaj strategjisë së mashtrimit serb. Prandaj që të dyja këto akademi përfaqësojnë dy vatra të tradhtisë shkencore.
Madje të dyja akademitë shqiptare heshtin edhe atëherë kur gënjështra dhe mashtrimi serb janë demaskuar publikisht edhe nga personalitete të politikës dhe të kulturës serbe. Shkrimtari dhe publicisti Riza Greiçevci citon Dobrica Qosiçin:
“Gënjeshtra është interes kombëtar serb! Ne gënjejmë në mënyrë që ta hutojmë veten, që t’i qetësojmë të tjerët! Gënjejmë që ta fshehim mjerimin tonë!” (po aty).
Riza Greiçevci citon edhe shkrimtarin serb Aleksandër Tashiç, i cili ka marrë guximin për shpalosjen e gënjeshtrave shekullore që udhëheqësit serbë, duke përfshirë edhe historianët, u kanë treguar qytetarëve serbë. Tashiçi deklaron:
“Me shekuj serbët kanë besuar në gënjeshtra. Beteja e Kosovës (është fjala për betejën e vitit 1389 - E.Y.) është gënjeshtra më e madhe në historinë serbe” (po aty).
Valët e gënjeshtrave dhe të mashtrimeve serbe kanë qenë aq të fuqishme, saqë kanë pushtuar edhe mendje politikanësh evropianë. Njëri nga këta politikanë evropianë, është presidenti Italian Serxho Matarela (Sergio Mattarella - 1941), i cili, më 25 maj 2015, nga foltorja e parlamentit serb, deklaroi:
“Rrënjët e marrëdhënieve tona, atyre mes Serbisë e Italisë, janë të thella, ndër shekuj në histori. Serbia ka nxjerrë nga gjiri i saj 17 perandorë romakë, ndër të cilët veçohet figura e Konstandinit” (Citohet sipas: “Presidenti italian bën çorbë historinë: Konstandini serb!”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Koha Jonë”. 28 maj 2015).
I ndotur keq nga furia e gënjeshtrave serbe, presidenti italian i lejoi vetes të bëhej zëdhënës i një mashtrimi shembullor. Se dihet historikisht që 20 perandorë romakë, duke filluar nga Deciusi (249-251) deri te Justiniani I (527-565) e kanë pasur prejardhjen nga Iliria. Perandori Konstandini i Madh, të cilin presidenti italian na e quan posaçërisht“serb”, ka lindur në vitin 274, është shpallur perandor në vitin 306 dhe ka vdekur në vitin 337. Sipas gjykimit paradoksal të presidentit italian, meqenëse perandori Konstandin ka lindur në Nish, një territor ky asokohe ilirian, por që sot është territor serb, atëherë ai paska prejardhje “serbe”?! Një deklaratë të tillë mund ta bëjë një president me një kulturë gjysmake, i cili nuk e paska informacionin e duhur nga shkenca e historisë, sipas së cilës serbët patën zbritur në gadishullin tonë në shek. VII e.r.

Moska

Përmes mjeteve të informimit masiv, u njoha me lajmin e mëposhtëm:
“Atletët rusë nuk do të marrin pjesë në Olimpiadën e Rios. Ky ishte vendimi i dhënë nga Këshilli i Arbitrazhit Sportiv pas ankesës së Komitetit Olimpik të Rusisë. Fillimisht, atletët rusë ishin dënuar me përjashtim nga ana e Federatës Botërore të Atletikës, pasi u akuzuan se ishin pjesë e një programi dopingu të sponsorizuar nga shteti (Citohet sipas: “Atletët rusë nuk do të marrin pjesë në Olimpiadë. KAS-i mban në fuqi dënimin e Federatës Botërore”. Marrë nga faqja e internetit “abc news”. 21 korrik 2016).
Në fillim të muajit qershorit 2016, kanali televiziv gjerman ARD, akuzoi ministrin rus të sporteve Vitali Mutko, për arsye se ai i ndihmonte sportistët të fshihnin provat pozitive të dopingut. Filmi dokumentar me titull “Çështja sekrete e dopingut: ora iks për Rusinë”, me autor gazetarin gjerman Hajo Zapelt, u transmetua në efir më 8 qershor. Akuzat mbështeteshin në tekstin e letrës së ish-përgjegjësit të laboratorit antidoping të Moskës, Grigor Rodçenkovit.
Rodçenkovi pranon se sportistët rusë të atletikës së lehtë, te të cilët ishte zbuluar testi pozitiv për doping gjatë zhvillimit të lojërave olimpike në Londër, i paskeshin dhënë ryshfet Federatës Ndërkombëtare të Atletikës në shumën prej 500 mijë dollarësh. Rodçenkovi deklaron:
“Njerëz të caktuar qenë marrë me fshehjen e provave pozitive. Unë këtë e di nga përvoja e Olimpiadës në Londër. Asokohe paguheshin 500 mijë dollarë për ta nxjerrë “të pastër” një sportist që kishte marrë doping. Pra, kaq para paguheshin vetëm për një njeri. Paratë sportisti ia dorëzonte trajnerit. Dhe në Rusi është i angazhuar një njeri, i cili, në vijimësi, paratë ia përcillte Federatës Ndërkombëtare të Atletikës. Kjo ishte shitje e rezultateve të testeve të dopingut” (Citohet sipas: “Sportistët rusë të atletikës së lehtë i përjashtuan nga Olimpiada e vitit 2016”. Marrë nga faqja e internetit “Vjedomosti”. 17 qershor 2016).
Prej 15 shkurtit deri më 29 maj 2016, specialistët e agjencisë botërore kundër dopingut WADA, e patën të pamundur të kryenin 736 prova kontrolli, të planifikuara në Rusi. Në 49 raste të kryerjes së provave, rezultoi se në gjakun e sportistëve rusë qe zbuluar meldoni. Sipas mendimeve të shprehura në këtë agjenci, sportistët rusë bëhen pengesë për kryerjen e provave për doping, Shërbimi Federativ i Sigurisë u bën presion përfaqësuesve të WADA-s. Pengesa në punën e kësaj agjencie krijojnë edhe doganat ruse, punonjësit e të cilave i hapin epruvetat. Sheshherë ata e zvarritin punën, duke e vonuar transportimin e epruvetave, çka sjell si pasojë që analizat e grumbulluara të gjakut të dalin jashtë përdorimit.
Pra, nga sa më sipër rezulton se në Rusinë putiniane, ka një rrjet mafioz të mirorganizuar nga strukturat e shtetit, i cili mundohet me çdo kusht për reklamimin e shkëlqimit të jashtëm të Rusisë: të sigurohen me domosdo vendet e para në të gjitha aktitetet sportive ndërkombëtare, me të vetmin qëllim që të krijohet bindja në opinionin publik ndërkombëtar se “sukseset e shkëlqyera” të Rusisë në fushën e sportit, janë “rezultat i zhvillimit të theksuar ekonomik të vendit dhe i ngritjes së standardit të jetesës së mbarë popullit rus”. Kjo është një shfaqje e pastër e demagogjisë putiniane në arenën ndërkombëtare. Prapa shkëlqimit të rremë nga jashtë, Putini kërkon të fshehë të vërtetën tragjike për gjendjen katastrofike ku e ka katandisur vendin, në bashkëpunim të ngushtë me oligarkët miliarderë, të cilët, duke i zënë frymën demokracisë, kanë sjellë mjerim ekonomik për shtresat e gjera të popullit rus. Prandaj, për mashtrime të lartpërmendura, Putini nuk i kursen malet me para që i zhvat, pa iu dridhur qerpiku, nga pasuritë kombëtare të Federatës Ruse.

Kolumbus. Ohajo
25 korrik 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 286 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi