Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Zeqir GËRVALLA - ÇELËSI I VËRTETË: QËNDRESA - SHPIRTËRORE; ME BESIM NË ZOT!
Publikuar më 26 korrik, 2016 në orën 20:45 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.














Zeqir GËRVALLA - ÇELËSI I VËRTETË:
QËNDRESA - SHPIRTËRORE; ME BESIM NË ZOT!
(NË TRI KOHËT, PËR - NJË KOHËN E AMSHUAR…)
----------------------------------------------
QËNDRESË SHPIRTËRORE


(Tim bir, Jehon Gërvallës, që më 24 Korrik 2016 : bëhet plot 1-Vit dhembjeje
që ndërroi jetë nga duartë kriminele-plaçkitëse, këtu – në Rochester, NY; andaj,
me këtë poezi e përkujtojmë krejt familja: me dashuri-dhembje e, mallpërvëluar
të pashuar dot; si edhe - krenarë që e patëm: aq të dashur, fisnik e zemërbardhë.)
---------------------------------------------

Vetëm nji qëllim i naltë të bën me durue dhe zemrën ta forcon;
Në kundërshtime s’vyen me u ligshtue, mjer’ kush nuk qindron!

Nga vjersha: QINDRESA e Luigj GURAKUQIT, Poetit tonë të dashur Rilindës – Kombëtar, Patriot.
------------------------------------

O Vëlla, NJERI! Në çfarëdo gjendjeje që të jesh: plak, mesatar, apo - i ri…
Kam një ide-mesazh-POROSI: për ty, ashtu - sikurse edhe - për vete…
Mu kur nuk ndjehesh mirë, - dhe ndjen: dhembjemërzi e, - shëndetdobësi…
Përqëndrohu fort me Mendje-Zemër-Shpirt: kundër çdo pasoje - të keqeje…

Së pari, - duke menduar thellë: për MIRËSINË e Krijuesit, – ZOTIN NJË;
Që - n’këtë bOtë-JETË sprovuese… njerëz - për NJERËZI: na ka krijuar-fal’…
Ne - krijesën ( Njeri-NJERËZORE ): më të persosur dhe të dashur - të TIJ;
Që të dimë: ta dëshmojmë ATË - me ADHURIM, n’këtë bOtë - kemi dal’…

Ndaj, - mu atëherë, kur mendon: se n’jetë… s’të ka mbetur më – rrugëdalje;
Se, çdogjë në ty për ty - me ty: ka marrë t-a-t-p-j-e-t-ë-n… për humbje - fund,
Ti, SHPIRTËRISHT – drejtoju ZOTIT NJË; duke i kërkuar ndihmë - F A L J E . . .
Sepse, vetëm kështu… çdo të keqe: në vetvete…e lufton-largon…e, - mund!

Dhe, për çfarë ke menduar: të bësh mirë… e, s’ke arritur: - për të bërë…
Ta dish, o Vëlla NJERI, dhe ta kesh - të QARTË: për J E T Ë e m o t…
Se, askush: të k-a-l-u-a-r-ë-n… që ikën… as për vete… as - për të tjerë…
Jo, JO!... S’ka NJERI n’këtë bOtë: që ka - mundur, e mund - ta kthejë – dot;

… Prandaj, gjeje MendjeForcën e SHpirtit – që është: Dritë - prej ZOTIT
E cila, JO, kurrë: s’ka të shuar… as kurrë: s’ka të tretur… as - nuk vdes…
Se, vetëm: nga aroma e këndshme e një luleleje dhe mëshira e një – lotit…
ZOT’ynë (nëse ke ymer): të Shëron-FORCON… të jepë: Vullnet e Shpresë…

Ti, i paisur me dinjitet-identititet: Njeri-Kombëtar-NJERËZOR, me besim në ZOT,
Që sinqerisht i don: Liri-Gjuhë-Gjak-Djersë e Lot(ë…) të Komb-AR(B)DHEUT Tënd,
Që gjithnjë: të jeSH n’përpjekje për Dije e Punë të MIRA, jo vetëm - për këtë bOtë…
Andaj, sfido(n): çdo vështirësi-pengesë…duke dashur: Tëndën, pa urrejtur - askënd…

Pra, o Njeri-Vëlla! Ta dish: prej Atij-Këtij ÇastMiri, nga - MËSHIRA e ZOTIT NJË
Ty, nga ZOT’ynë, të shfaqet – D R I T A… të hapën: horizonte të Reja - për JETË…
Ndaj, SHpirtërisht Falënderoju ZOTIT NJË! Kjo vlen: si për mua, si për atë, si për ty…
Ja, O NJERI - për NJERI! PO. Ky - është: ÇELËSI I QËNDRESËS - SË VËRTETË.

Amerikë (SHBA) – Shqipëri (SHBSH)
Nga data 18, - për 24 Korrik, 2016

Shtojce:
-------------

PËR NJË-VJETORIN E DHEMBJEMADHES SONË, TË RËNDË…!

JEHONI ynë i FortDASHUR, poezisë së lartshënuar ia bëra shtojcë (me këtë titull):
“PËR NJË-VJETORIN E DHEMBJEMADHES SONË, TË RËNDË…” - që të përkujtojmë me mendje-zemër e shpirt:
plot dashuri, dhembje e mall të pashuar, Ty – o, JEHON LOQKA! Po, po… vetëm në mungesën Tënde fizike,
sepse Ti -shpirtërisht jeton në mendjezemrat tona; je i paharruar për jetë - të jetëve…
Dhe, do të kujtohesh e s’ do të harrohesh dot: edhe nga brzat e ardhshëm të familjes sonë GËRVALLA, - në vazhdimësi…
(E ne veqanti, nga niperit Tuaj te fortDASHUR: Albi, Arbi e Arthoti, q aq shumeee i deshte e te deshten me shpirt duke te thirruar aq embel: Xhaxhi JEHON! Xhaxhi JEHON! Xhaxhi JEHON! )
-------------------------------------------------
Sepse… Ti, o JEHONI ynë i fortDASHUR, i lindur më 31 Dhjetor 1975 në Prishtinë, – kryeqytetin e KOSOVËS – SHQIPËRI ENIKE; Ti – ishe i frymëzuar që nga fëmijëria me mirësi-njerëzi për MIRË e MBARË… edhe kombëtarisht: për ribashkim Kombëtar e territorial - për në rrugë drite… dhe, i vendosur: së bashku me kusherin moshatar, Rilindin (të vetmin djalë hasreti të vëllait Nexhip Gërvalla); po që të dy – së bashkut kishit vendosur pa na tregur, vetëm kur dëgjuam se ishit, atje… në zanën e Llapit në UÇK dhe se kishit filluar ushtrimet… Unë, për veten time e ndjeva në shpirt një krenari të pa shpjeguar, meqë vet nuk isha i aftë as me shëndet as me moshë, e këndej - e ndjeja: një obligim shpirtëror… Por, ta them të drejtën, për Rilindin e vëllait Nexhip, u shqetësova… se, ai ishte djalë hasreti, tri motra - një vëlla; por – edhe vëllai Nexhip jo mirë me shëndet madje, madje edhe ai bukur i moshuar, por - as ai nuk u dha; dhe, kur u takuam: në fytyrën e tij: më shumë shikoja krenari sesa droje e shqetësim… Ai, mes tjerash kur biseduam më tha: - Ata të dy, Jehoni e Rilindi gjthkund ishin së bashku, tash edhe në UÇK… “ Po, po…me plot vëllezër e motra të tjerë… Dashtë ZOTI e dalshin faqebardhë e me FITORE për LIRI e Riabashkim të Kosovës me Nënën SHQIPËRI!” – sikur nga zemra njëri-tjetrit ia dëgjuam këto fjalë… edhe pse asnjëri s’e kishim çelur gojën për atë moment, - sa më kujtohet… Andaj, vetëm mund të them: se, për zemrën e secilit njeri, e në veçanti -të secilit prind, më së miri vetëm ZOTI e di, sesi mund të ndjehet kur zëri i Atdheut thërret… në ndihmë bijtë dhe bijat e veta të vërtetë…
***
… Por, megjithatë, çfarë ndodhi më tutje?! Ja, kjo jetë qenka sprovë e madhe… dhe e parashikueshme…! Jo vetëm për prindër… por, edhe për të tjerët: se, çfarë do të punoi nesër, ku do të shkoi… ku do të veproi… e ku do të ndërroi jetë njeriu… Këto fshehtësi (si dhe të gjitha të jerat) plotësisht: vetëm ZOTI NJË, të gjitha i di; pra, edhe kush ka për t’u bërë ushtar i Atdheut, edhe kush do të bie në luftë shehid – dëshmor i Kombit dhe Atdheut të vet, në dobi të lirisë-mirësisë-begatisë së Tij për mirëqenien e popullit të vet dhe të mbarë njerëzimit – me njerëzi…
Andaj, edhe Jehoni e Rilindi e kishin vendosur për t’u bërë ushtarë të UÇK-së, por… s’paska qenë e shkruar nga ZOTI; sepse, ata eprorët e UÇK-së, atje… në zonën e Llapit ku i kryenin ushtrimet ushtarake… për mungesë të armëve, më 30 Mars, 1999 iu thanë: “Këthehuni në shtëpi për disa ditë, e si të sigurojmë armë… iu thërrasim…” Por, të nesërmën në mesditë, me 31 Mars u rrethuan lagjet tona nga polico-ushtarako-sorbobarbarë: me maska e pamaska, të armatosur gjer në dhëmbë… duke na u kërcënuar me tyta e thika-bojoneta, mu si bisha të çartura: “Za pet minuta da pustite kuçi, inaçe svi qe biti ubijeni…!” (Për pesë minuta t’i lëshoni shtëpitë, përndryshe të gjithëve do t’ju vrasim…!)
***
Andaj, ç’të bënin ne, populli i ngratë - duarthatë…!!! U derdhëm si një lumë i vërshuar…nga të gjitha rrugicat: - në rrugë të qëndrës së Prishtinës… Dhe, po…!... tërë natën e kaluam nën qiellin e hapur…!!!... të grumbulluar në Stacionin e Trenit në Prishtinë; po, po… lumenj njerëzish: të të gjtha moshave… burra… gra… pleq-plaka… fëmijë… të posalindur… në gji nënash… madje, edhe shtatëzëna… me dhembje lindjesh… O ZOT! Dhe, plot të sëmur… e të hendikepuar… në ato turma të popullit tonë… rrethuar… me polico-ushtarë satano-serbobarbarë… Dhe, po… trenat me fishkëllima trishtuese duke na marrë palë-palë… të rrasur ding si fishekët n’paqetë… E – hajt… nëpër Ferr Bllacë… e Kampeve Stenkovace… nëpër… nëpër: “koridorëet Gligorove…” të Maqed(h)anise sonë Ilire… E, - pastaj, pastaj… të shpërndarë anembanë meridianeve të botës… Ne, shqiptarë e shqiptare të Dardanisë-Kosovë - SHQIPËRI ETNIKE (ILLYRIKE): Synimtarë MIRËSISH – drej RIBASHKIMI… NË RRUGË DRITE…
***
… Ja, kështu… ndodhi me ne… ato ditë të rënda… terrori e tmerri nga satano Serbia, okupatorja ardhacake karpatesh… me ndihmën e “Majkos” së tyre – Rusisë… si dhe, me hile të vazhdueshme të Evropës - dhelpër… mjerisht, jo vetëm dje… po edhe sot…!!!... që gjithherë: pas shpine na e bëri gropën - varrin…!!! Po, po… që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e sot… mjerisht, ende… dot… plotësisht… s’u ribashkuam Komb e Territor siç na takon; as në ide as në veprime…!

Dhe, po, kjo gjendje pra, më shumë po ndodh nga pushtetarët tanë që nga vitet e 90-ta e sot… Dhe, mjerisht, jo vetëm nga ajo pjesë e njerëzve që ishin përulës të çdo regjimi e pushteti të huaj, po kohëve të fundit – këtij çerek Shekulli të ri… iu bashkuan edhe shumë atdhetarë që kinse ishin të dëshmuar si pariotë që kishin qenë edhe nëpër burgje… madje, disa edhe… edhe si udhëheqës: të UÇK-së, që vrapuan nëpër poste e pozita… duke fituar privilegje në emër të bugjeve dhe luftës… për veten dhe familjet e tyre… dhe, kështu: u bërën klane-klane… e parti-parti… ti – mua… unë – ty… Harruan burgje… harruan luftë e shokë e shoqe ideali… si dhe harraun Komb Atdhe e ZOT!!! Dhe, po…! Po thonë: “Fitorja është e jona… e, bashkimi i kombit dhe i trojeve shqiptare do të bëhet kur të hyjmë n’Evropë…” Kështu, duke e ditur mirë, se ç’janë duke vepruar… po e mashtrojnë popullin… po e mohojnë Kombin e ZOTIN, mjerisht edhe duke folur në emër të Kombit e ZOTIT!!!! Kështu po bëjnë hygjymë… copë-copë…!!!!!-!... (pesë-gjashtë-copë… Komb e Tokë…): për të hyrë - në Evropë… gjoja, atje.., po na pritka… Ribashkimi… i vërtetë…!!!???... e, më shumë se gjysma e popullit dhe e AR(B)DHEUT tonë Ilro-Shqiptar… ende nën kolonizim… të “vetëmashtruar” – të mjerë-shkretëëëë…!!!!!-!....
Sepse, Jugo(Serbo)sllavia që bëri tri luftëra gjenocidiale mbi popullin myslimanë të Bosnjës, mbi popullin kroatë, e në veçanti: mbi ne - popullin shqiptar, duke na burgosur e maltretuar… dhe duke na vrarë… (me gjyq e pa gjyq… madje, edhe masovikisht: sikurse që pat ndodhur masakra më e tmerrshme: në tonin territor – të quajtur: Tivar… (që ka mbetur ende i okupar… nën Malin e Zi; e, që Mali I Zi, është zmadhur: me territoret tona Iliro-Shqiptare… të grabituara me ndihmën e Evropës hileqare dhe të “Majkos” së tyre – Rusisë…! Ja, kështu… ende na mbeti e cunguar Nëna SHQIPËRIA!)
***
Ani, jo vetëm krimet e më parshme mbi një-shekullore… duke na vrarë e terrorizuar zi e më zi… madje, edhe me shpërngulje masive për në Turqi…!!! E në veçati, në këtë luftën e fundit milosheviqiane: me krimet më monstruoze çnjerëzore…kundër njerëzore… me vrasje foshnjsh para syve të nënave… madje edhe duke ua nxjerr nga barqet… edhe shtatëzanva… Po, po… edhe duke dhunar… e torturuar… me mijëra e mijëra… gra e vajza tona…!!!... si edhe me varreza masive… ende plotësisht të pazbuluara… duke fshehur krimet… me diegie kufomash të masakruara…nëpër furra fabrikash për shkrirje çeliku… hudhje nëpër lumenj… e hendeqe…!!!... Andaj, gjithkjo mizori, gjithkjo e keqe… e pashembullt në botën e sotme moderne-demokratike…!!!.. Dhe, të mbetet e pandeshkur Serbia millosheviqiane, ashtu siç e ka merituar – sikurse qe dënuar Gjermania hitlriane, kjo është një padrejtësi e madhe e këasj kohë-bOte, që së pari: bie mbi përgjegjësinë e OKB-së si dhe në tërë ndërkombëtarët e kësaj bote të quajtur demokratike-paqësore-njerëzore…! Andaj, mu nga këso sjelljesh të padrejta të ndërkomëtarëve, të asaj pjese - që gjthmonë: i ka dalur në ndihmë okupatores Serbi në dëm të shqiptarëve… Edhe Serbia e sotit… po sillet me kërcënime ndaj shqiptarëve të Kosovës… duke mosnjohur pavarësinë e Saj, edhe ashtu gjysmake- ahtisarçe… që në Kushtetutën e të Kosovës: askund nuk figuron emri shqiptar, vetëm kosovar…(!); ndërsa, emri i kombit te pakicave përmendët, madje, 5-përqinshi serb… është edhe i privilegjuar - edhe me Kushtetutë!? S’ di, a ka kështu… dikund në botë: kësi diskriminimi që i bëhet popullit shumicë, autotoktanë – shqiptar në Troje t’veta të parë – mijëra vjeçrae…!!!??? Prandaj, edhe ndodh kështu… kjo padrejtësi kaq e madhe ndaj Kombit Shqiptar dhe SHQIPËRISË në pikez D(R)ITE… me kaq shumë... errrrrsirrr... ERRËËËSSSIRRRRRëëëëëëë…!!!!!-!... Sepse! Sepse: Okupatorja gjenocidiale s. Serbia mbeti e pandeshkuar, ashtu siç e ka meritur dhe siç e meriton…! Dhe, po, s.Serbia, ende – kurrë, nuk kërkoi falje…! Sepse, nuk u dënua për Tri gjenocide kunër njerëzimit as nuk paguajti kurrfarë dëmshpërblimi për gjithë ato krime aq të rënda kundërnjërëzore – antinjerëzore…!!!...
Por, për çudi, sikur t’ishte çlirimtare e njerëzimit: po përkëdhelet me favore nga Evrropa brukselione, për ta futur në gji të bashkimit Evropianë…! Po, po…për ta futur: djallin s. satan, që kurrë s’u pndua për krimet e bëra… as që u bërë ndonjëherë - pishman…!!! Por, megjithatë, pjesën më të madhe të fajit e kemi ne – vetë shqiptarët; e – sidommos: dy qeveritë Shqiptare (Tiranë-Prishtinë), që ende s’u bërën me një Fjalë e Veprim – UNIKË; – e ta KËRKOJMË: të Drejtën tonë që na takon me të gjitha normat Kombëtare e Ndërkombëtare… me të Drejtën PAQESORE - Legjitime: të VETËVENDOSJES (me Referndum gjithPOPULLOR, që u takon te gjithë POPUJVE të botës; ashtu siç e kërkoi dhe e FITOI: Mali i Zi, madje edhe me Votën e 7-përqindshit të shqiptarëve, e që Shteti me territor e popull malazëz, më pak se Kosva dhe shqiptarët e Saj, të cilët me Kushtetutë – ahtisariane e humbën edhe emrin – Shqiptar, dhe – brënda nates ngelën kosovar(ë); duke hequr: edhe emrin Republikë; e - në vend të tij – n’qafë duke e varë: Rezolutën 1244 - Fus(PUS)noten… duke ia hequr kok-kapelen-Republik, diç më qesharake s'ke në këtë botë!!!! );
E, - që: jo vetëm në fillim…po, se - po, por - edhe sot… e patëm ndihmen nga AMERIKA Mike - dhe, e kemi… edhe sot; po të bëhemi UNIKË – siç duhet dhe – siç na TAKON… JO, JO! Ndihma e Mikes AMERIKË (Xhorxh WASHINGTANÇE) as nuk na mungojë… as nuk do të na mungojë; sikurse – që menjëherë pas mbarimit të luftës në Kosovë (më 12 Qrshor 1999 ), I nderuari z. Presidenti, Bill CLINTONI, shkoi dhe e vizitoi Kosovën dhe u tha, - na tha: “Urime, Shqiptarë! Liria e fituar aq me sakrifica e gjak të derdhur… Por, unë nuk jam që Ju të hakmerrni, të bërni siç kanë bërë serbët në Ju, por - edhe nuk jam – që të harroni; as nuk jamë kundër ËNDRRAVE Tuaja; për çfarë të vendosni Ju, e keni ndimën tonë – të AMERIKËS".
Dhe, PO, VËRTETË, e patëm Atë –NDIHMË, dhe, shpresoj… se do të vazhdojë… dhe se – përherë: do ta kemi ATË NDIHMË; sepse, jo vetëm që është NDIHMË për Ne – Shqiptarët: Ribashkimi i Troje-Viseve Tona Etnike – SHQIPËRIA ShtetPLOTË; por, kjo – do të jetë: edhe - në DOBI të AMERIKËS Mike - për Një RENDRI-STRATEGJI; për të MIRËN e gjithNJERËZIMIT – me DrejtësiMIRËSI-NJERËZI - anembanë… në këtë: të BUKUR - ATDHEBOTË!
(… për - NË RRUGË DRITE… që edhe n’këtë Shekull: XXI dhe më gjatë… AMERIKA Mike – në bOtë të jetë: Prijëse…)
***
Dhe, po… pra, edhe Jehoni e Rilindi… si edhe shumë të tjerë: mbetën pa e vazhdur luftën me trimat e trimëreshsat… në Ushtrinë tonë Kombëtare – të quajtur: UÇK! Të cilët, edhe këta si shumë të tjerë… ishin të gatshëm për t’u flijur: duke e luftuar okupatoren Serbi, për ta përzënë, njëherë e përgjithmonë: nga Troje-Viset tona Etnike, të quajtura: Kosovë – Dradani… dhe, pastaj, për t’u Ribashkuar KOSOVA-4VilajetSAHe me Nënën SHQIPERINE Etnike, - për NË RRUGË DRITE…
… por, mjerisht! Kjo Çështje jona madhore gjithKombëtare, një-herë-përnjëherë: mbeti pezull… ende ëndërrë: për t’u realizuar…!!! Andaj, na ndihmo o ZOT NJË, për realizimin e Saj, sa më më parë, ne – Kombin Shqiptar, që Shqipërinë ta ribëjmë – AtdhePLOTË; dhe, ShtetPLOTË, si shumë Shtete të Lira e, - të plota… n-ë-p-ë-r: b o t ë…
***
Dhe, Ti, o JEHON LOQKA! pa pritmos më 24 Krrik 2015 ndrrove jetë nga duart kriminele-plaçkiste, këtu në AMERIKËN Mike; ku - në këtë tokë të bekuar të Saj: edhe të varrosëm me plot nderim e dhembje në praninë e shumë pjesëmarrsëve: vëllezërve dhe motrave tanë shqiptarë mërgimtarë; si nga këtu – në qytetin Rochester të New Yorkut; po, pati edhe nga anembanë Amerika Mike, miq ameriknë dhe miq të të gjitha kombev-racave e feve të ndryshme: që jetojnë të shtetëzuar – në amerikanë, rezidentë të përhershëm…
Andaj, me këtë rast, ate letër qe e shkrova mu atë ditë, e Hanë, më 27 Korrik, 2015 e, që pasi e varrosëm shtatin Tend, në moshën më të mirë të jetës, me Dy-Ënddërra Binjake në mendje-(z)emër-Shpirt e sy… për Kosovën – SHQIPËRI dhe për Miken AMERIKË, që edhe këtu – ta realizoje Ënddrrën e Saj për: më - me shumë - D R I T Ë…
Dhe, po, atë Letër… që u përpoqa ta shkruaj… ato tri ditë të rënda, por s’ munda as tri fjalë t’i shkruaj…! E në mëngjesin e asaj dite të rëndë, E hënë, e luta ZOTIN të më ndihojë e forcojë… Dhe, po… po, më ndihmojë… dhe, e shkruajta; dhe, thash vetmevete: - O ZOT NJË! Ty të qofshim falë – në të Dy-JETËRAT (në këtë – të përkohshmën JETË - në sprovim… dhe në ATË – të përjetshmën – në AMSHIM; sepse, vetëm tek TI është ARDHMËRIA e perjetshme: per ne - krijesat Tuja njerezore, besimtar-besimtare, me ADHURIM ndaj Teje, O I LUMI - ZOT!
… Dhe, PO, - të cilën letër e lexova para pjesëmarrësve pas e mbuluam me dheun e bekuar të Amerikës Mike, JEHONIN tonë të Fortdashur; po, po… me Ar-Dheun e bekuar të AMERIKËS Mike – Xhorxh WASHINGTONE, që ishte me prejArdhje nga Gjaku Shqiptar, nga e AMA e quajtur Marie Bala, nga fshati Isniq i Deqanit PEJAN; andaj, AMERIKA Mike, atëbotë e sot... e ka ndjer dhe e ndjen obligim ta kryej AMANETIN e Tij - qe t'i ndihmoje Shqiptaret... Prandaj, edhe: më 24 Mars, 1999 me urdhur të FortNDERUARIT z. Bill CLINTON, - Presidentit të 42-të të SHBA-ve, i cili i dha URDHËR NATO-s që t’ia sulmojë caqet policoro-ushtarake okupatres Serbi, - për ta ndihmuar UÇK-në – Krenarin tonë KOMBËTARE në luftën e Saj – tonë: të Shenjtë: - për Çlirim e Ribashkim Kombëtar e territorial të Kosovës-4Vilajetshe me Nënë Shqipërin Etnike.
***
…Dhe, po… me URDHËR të FortNDERUARIT z. Bill CLINTON, PO, AMERIKA Mike, së bashku me NATO-n dhe miqtë e tjerë – përkrahës të LIRIVE Kombëtare-NJERËZORE, 78 net’ e ditë rresht: duke bombarduar s. Serbinë okupatore… duke e gjuajtur nga qielli… flakë-për-FLAKË… me TOMOHOKA… derisa Serbisë okupatore nën këmbë filloi t’ dridhej toka… nga flakët e tyre ndihmatare DRITË e BARDHË… UÇK-së sonë Trime – LUFTËTARE: në Tokën e Vet Shqiptaro-kosovare – e tëra SHQIPËRI Ar(b)dheare…
… Pra, policia dhe ushtria e s. Serbisë okupatore ( e sakatosur e sosur… ashtu e dëmtuar-plagosur… bishë-çartur… por, pra – tashti: e përulur, e mjerë… me kokën e saj millosheviqine që mori para gjithë botës një të ndytë erë…):
… po, po…! filloi ikjen me bisht ner-shal... për në Serbinë – e Pashallukut të Beogradit – të quajtur – Shumadi…!!!
***
… ndërsa, KOSOVA jonë - Dardane Shqiptare: rrugëve RILINDSORE – për NË RRUGË DRITE… filloi - drejt: Ribashkimit Kombëtar e Territorial me Nënën e Vet – SHQIPËRINË (tonë) A- ET(N)IKE; - për t’u bërë: njëherë e përgjithmonë, plotësisht e Lirë, e Begatë – AR(B)DHEBUKURI-ShtetPLOTË; o, e barabart me të gjitha Shtetet e plota e të Lira: Liridashës-Paqesore-Demokratike dhe Mike, - anembanë bOës… me në BALL AMERIKËN Mike – Xhorxh WASHINGTONE, me gjak n’(Z)emër-SHpirt-SHQIPTAR, - që sigurisht: i frymëzuar nga leximi i veprave të shkruara nga historianë e poetë-shkrimtarë për KryeTRIMIN tonë KOMBËTAR Gjergj Gjon Kastriotin – SKËNDERBENË (me Trima e Trimëresha rreth vedi – me Popullin e Tij – AR-THOTION – dijeNDRITUR-TRIM-SHpirtBARDHË); - që nga Dija-Guximi-Fama-Trimëria-Qëndresa-Strategjia e Tij luftarake… për ta shpëtuar Ar(b)dheun e Tij – tonë: Nënë-BUKURINË- Dritë-SHQIPËRINË nga pushtuesit otomanë… që, pra - për 24-vjet-rresht: i bëri ballë Turqisë-fuqisë-Imperatorisë më të madhe botërore, - të asaj kohe… që JO – vetëm se e Shpëtoi (Z)emë-SHQIPËRINË tonë ILLYRIANE por, - e Shpëtoi edhe tërë Evropën… madje, edhe vet – Turqinë… sepse: kushpërpiqet ta gllabrojë bOtën… me hiletë dhe padrejtësitë poshtruese-pushtuese...ZOT’ynë, nuk shkon larg atë popull nga sipërfaqja e dheut e shlyen-fshinë… e ndërron me një popull tjetër që e përfillë-Drejtësinë-MIRËSINË-Njerëzinë… Andaj, s’është çudi, kur me rastin e manifestimit të 500-Vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot-SKËNDERBEUT që më 17 Janar 1968 u mbajtë në Prishtinë, Profesori I nderuar, Aleks BUDA, mes tjerash, pat thënë: “Gjergji ynë – SKËNDERBEU: aq sa ishte i krishter, ishte - edhe mysliman…” … andaj, edhe (unë) tani… me një bindje shpirtërore po themë: - se të gjithë njerëzit e ditur e të drejtë (besimtarë në ZOTIN NJË): që punojnë e luftojnë me Dije-Trimëri-Drejtësi për ATDHEUN dhe popullin e Vet, - për Lirinë-begatinë dhe lulëzimin e Tij, si dhe në të MIRËN e gjithë Njerëzimit – me NJERËZI… janë të dashur: edhe te ZOTI NJË, - Krijuesi ynë dhe I … gjith(Ë)gjith(Ë)sis(Ë)… Andaj, pra edhe TrimDituri besimtar në ZOT, I Nderuari, Xhorxh WASHNGTONI, ia kishte lënë AMANET popullit të Vet ( AMERIKËS) që ta ndihmojë popullin Shqiptar – SHQIPËRINË ETNIKE – që të Ribashkohet Komb e Territor ARBËROR dhe të bëhet ShtetPLOTË.
***
Prandaj, nga zemra të falënderoj Fort o ZOT NJË, që më paise me Forcë Shpirtërore e fizike, që – së pari, në aso gjendjeje dhembjerëndë vetë e me tërë familjen mërgimtare (po, mërgimtare… nga dhuna serbe… në fillim… të përzënë para ytash e thikash… serbobrbare: militare dhe paramilitare… duke na përzënë duarthatë… nga shtëpitë tona… nga Trojet tona Shqiptare mijëra-vjeçare…!!! E tani…?! Tani… të harruar… këtu… në mergim… edhe nga ata-ato… prijës e prijëse… pushtetarë-pushtetare… nga të Dy-Shtetet Shqiptare… të qeverive aktuale… jo normale... Por, gjithmone ka pasur, po edhe sot ka populli yne Figura t ndritura Kombëtare-NJERËZORE, siç u cilësua me të drejtë, Poeti dhe Profesori ynë, i FortNDERUARI, Rexhep HOXHA, e që i quajti: “Qeveri përulëse ndaj të huajve dhe mashtruese ndaj të vetëve”, - duke ua mohuar edhe Shpërblimin Letrar - për VEPËR JETËSORE, (të cilët, qeveritarë-lajkatarë: u mashtruan duke u bazuar në kojtje-lakminë e tyre të prishurndytë çoroditëse, se – mos: edhe Profesorin dhe Poetin tonë të madh Kombëtar po mund e mashtrojnë që të shitet apo te blehet me Çmime e Dekorata pushtetare; por, kot! Andaj, edhe u gabuan dhe mbetën të hutuar: me gishta n’gojë, siç thotë një fjalë e popullit, për të tillët-tillat… që edhe të tjerët mundohen t’i bëjnë MIOPË (të verbër për të Vërtetën si veten…!!! Por, - kot! Tek Poeti ynë Kombëtar, Rexhep HOXHA, u zhgënjyen dhe s’ditën: t’i prgjigjen - me asnjë fjalë!!! Sepse, qëndrimi i Tij, i Vendosur dhe i DREJTË; po, i këtij Kolosi të Letësisë Shqiptare (si - për fëmijë ashtu – edhe për të rritur); po, atyre pushtetaëve hilegjinj iu - hasi sharra në dozhdë dhe haptas Poeti ynë iu tha: “… se, nuk e pranoi një shpërblim të tillë nga një qeveri e tillë; ani, me emrin: Azem Shkreli (!); duke ditur dhe njohur mirë, se - kush ishte…!”
***
Andaj, o JEHONI ynë, i fortDASHUR, mendjeNDRITUR; Ti, me zemrën-AR,
Që në ndihmë të tjerëve: ishe përherë - i parë; me Shpirtin - plot BARDHËSI…
TI - na ike n’Amshim i Ri… mallDJEGUR në mërgim… O, Ylli ynë i tretë – Flamurtar;
Me Dy-Ëndërrat (Shqiptaro-Amerikane): për kthim… n’Kosovën – SHQIPËRI!

JEHONI im i dashur, së pari Agim Vunqi (shoku ynë familjarë dhe i ushtrimeve ushtarake amerikane, kur ishim - së bashku në INDIANA) shkrauajti n’gazetë për Ty; po ashtu, kusheriri –Rilind, mocaniku yt, që nga klasa e parë fillore që ishtit: së bashku në shkollë, së bashku… shumëkund… në jetë…e, që e numëronit dhe e quanit: njëri-tjetrin -Vëlla; (dhe, po… së bashku shkuat edhe në UÇK, ku bashkërisht i kryet ushtrimet ushtarake me sukses, e që Rilindi edhe tregoi për qëndrimin dhe aftësitë tuja në përdorimin e armëve… ku i mahnite edhe ata ekspertët që na mësonin… Po, po… Rilindi, po rrëfen edhe shumë kujtime, me ty… për ty… fort i mërziur, e… me lot në sy…!

Andaj, me këtë rast, dua t’i falënderoj edhe njëherë nga zemra të gjtha ata (vëllezër e motra tanë), që na shprehen ngushëllime drejtpërdrejti, duke na ardhur në pamje – vizitë… (Kurse, Baces Adem (Demaqit) te vetmit, pra Atij, meqe ishte i semur, te gjithe u ruajtem dhe nuk i treguam per Ty qe ke nderruar jete, ketu - ne Rochester te Amerikes Mike; kurse nga te gjithe shoket e tjere te burgjeve e te IDEALIT kemi pasur ngushellime; pra, edhe nga Dr. Shqiptari - familja e Baces Adem); pra, edhe me telefonata… me fejzbukë… dhe në mesin e tyre, në veçanti do t’i përmend dy shokë të mi të penës dhe idealit: Mehmet Bislimin dhe Fadil Shytin, mërgimtarë, të cilët: nga shpirti shkrajtën për ty JEHON, edhe poezi… e shumë e shumë të tjerë, mendjendritur e zemërpranverë… që na ngushëlluan me fjalë shpirti - plot vlerë… duke filluar me shokun tim të çmuar, Zija Ruhanin, që së bashku me të vëllain, Ganiun, që në ditën e parë erdhen nga nga State Ajlondi e Bronxi për t’na ngushëlluar; kurse, letra e telegrame ngushëllimi na dërguan në emër të vet, të familjes si dhe të institucioneve dhe shoqërive ku vepronin si nga Kosova, nga Fatmir Sejdiu, ish Presidenti i Kosoves, e më shumë edhe nga diaspora… Sami Krasniqi (Letër, nga Gjermania) , Shaqir Salihu (gazetar i dikurshën në “Zërin e AMERIKËS, Letër, nga një qytet i Amerikës) etj...
… ndërsa, Telegrame ngushëllimi: Visar Imeri (Kryetari i VV), Hajredin Kuqi ( Ministër i Drejtësisë së Kosovës), Dr. Mehdi Hyseni (analisti – barometri diplomatik, Amerikë), AlbaniaPress.-i (Faik Smajli me stafin e tij, duke ma dërguar edhe Letrën e Beqir Elshanit, - kologut të tyre); si dhe Hasan Qyqalla, Kryetari i LKSHM-së (në diaspor, Gjermani); po, edhe nga disa qytete të lrgëta nga Amerika, pak ditë më vonë erdhën në të pame në shtëpi, edhe këta shokë-vëllezër ideali: Ali Maxhuni (Kryetar i Ballit Kombëtar për Amerikë e Kanada, me të nipin, Kemajlin; gjithashtu edhe Skënder Gashi (me njërin djal – Fatosin dhe, një shokun e tij); e që me Skënderin dhe Jusuf Greiçevcin, njifesha që në Prishtinë dhe ishim shokvëllazër ideali; kurse të tjerët janë shumë, edhe me qinda veta që nuk di as nuk mund t’i numërojë me emra të gjithë; (që sipas, fjalëve te vëllait Nexhip (djalit ë Xhaxhait tim, Mulla Ramë Gërvallës, patriotit të flakët të Çështje Kombëtare me besim në ZOT, të cilin që në fëmjëri dhe rini e kisha idelog shpirtëror me besim ZOT, Komb e ATDHE); pra, Nexhipi, së bashku me të birin Rilindin, me nipin tim, djalin e motres Ajete, Azem Krasniqin, me nipin tim Halilin, djalin e vëllait Ahmet si dhe me mikun,Mexhit Baramin, villain e shoqes sime, Hanës, si dhe me vëllaznillëk e kusheri, dajë e miq, nga të dy – Lupçat (i Eposhtmi dhe i Epërmi, ku gjatë të pamës, në lokalin, që e kishte lëshuar nipi Erduan, djali i Nexhës së balit Adem); po, po... nga fshti im - Lupqi, nipi i Dem Gervalles, i biri i Nuhes se ndjer, qe ishim ai dhe une mocanik, pra kushueri Mulla Fatas Gërvalla, ky hoxha yni, treguan se ka ndejtur gati gjjat gjithkohes ne pamje; po ashtu edhe dajët e mi: Bedri Ademi – Menxhqi, etj; si dhe Hilmiu i balit Muharrem, pastaj, Hamdiu, Fatoni, djali i Veliut e shumë të tjerë…
***
... Andaj, ku e pata fjalën, vëllai Nexhip më tha se, përafësisht, brënda atyre tri-katër ditëve: ishin në pamje mbi 9oo veta… nga anembanë Kosova-4 Vilajetshe – Shqipëri Etnike, e, që vet vëllai Nexhip, si më i vjetri, ishte i pranishëm, aty – në pamje…rregullisht...Dhe, çfarë të thuhet më shumë, - vetëmse: një FALËNDERIM nga ZEMRA që të gjthëve, që gjetën kohë të na vijnë për ngushllime, si ketu - ne miken Amerik... si atje - ne Kosoen tone - SHQIPERI, për t’na e lehtësuar dhembjen në ato ditë të rënda që s’mund të harrohen kurrë për familjen tonë; andaj, nga thellësitë e shpirtit po del urim-fjala: - ZOTI i shpërbleftë me të mirat e Tij, që të gjithë; kurse, që t’i përmend me emra, që të gjithë që na erdhën në vizitë – në të pame, për ngushëllime, jo, jo…s’ka mundësi asnjëherë… por, që të gjithë janë të ditur, te shenuar: tek ZOTI NJË; dhe, po, - janë me plotë vlerë; dhe, gjithherë: ZOT’ynë bëmirësit dhe qëllimirët do t’i shpëblejë me të mira e Veta përherë, në të dy-botërat: në këtë - botë sprovuese… n’kalim… si edhe - në botën e AMSHUAR: me Parajsën – Shpëtim…!
***
Pra, edhe njehere: nga zemra falënderoj ZOTIN e MADHËRUAR që më dha forcë atë ditë - dhembjeRËNDË, e Hënë, më 27 Korrik 2015 që, njëkohësisht ta shkruaj ate LETER PERSHENDETSE si edhe ta lexojë menjëherë, pasi e varrosëm loçkë-zemrën JEHON; po, duke mbuluar me ardheun e Premtuar-bekur nga ZOTI; po, po… me ardheun e Amerikës Mike, në pranin e shumë pjesëmarrësve… edhe nga Washingtoni, Detroiti, etj… si edhe nga disa personalitete - udhëheqës të lartë të këtij qyteti të bukur të quajtur Rochester, NY (por, tash e tutje… edhe: me një plagërëndë…! Po, po… edhe me plagërëndëdhembjen e zemrave të pikëlluara të familjes sonë Gërvalla, në Amerikë, Gjermani… në Kosovën – SHQIPËRI; si – edhe: të mbarëfarefisit tonë dhe më gjerë…kusherinjve… dajave, miqëve, shoqërisë… kudo që jemi në VendShqiptar dhe kudo… nëpër… bOtë…mergimtar...Sepse, as gëzimi as hidhërimi nuk janë vetëm të njërit… mbi këtë Tokë… as buzëqeshja e një fytyre… as edhe… n’sy… një lot(ë…)…

***
... Dhe, po…! JEHONIN tonë: mendjendritur, zemërBARDHË,ShpirtNJERËZOR e Sydritë-PRANVERË… kush e pa dhe e njohu, e – që bisedoi me Të vetëm një-herë… Jo, jo! S’mund ta harroi dot… asnjëherë! Sepse, ishte në ndihmë të tjerëve i parë përherë…
Andaj, o ZOT! Shpirtin e tij të mirë, e paqe mëshiruar e shpërblyer: me Parajsën-Xhenet!
Sepse, për Atje…n’AMSHIM… tek Ti, o ZOT’ynë, - jemi udhëtarë krejt…

Rochester, NY
E Premte, mesnate... ne te AGUAR... 22- 23 Korrik 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 799 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi