Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shqiptarët dhe ambasadorët e SHBA dhe BE e fituan “gjyqin”kundër politikës dhe drejtësisë së kriminalizuar
Publikuar më 26 korrik, 2016 në orën 21:13 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
1- Reforma për Drejtësinë ishte një “revolucion” institucional Antipadrejtësi i imponuar nga populli, diplomacia amerikane dhe europiane dhe nga demokracia.

Padrejtësia brënda një shteti kombëtar dhe të pavarur është armikja më e madhe e lirisë, e humanitetit dhe moralitetit të individit dhe të shoqërisë, është armikja më e madhe e patriotizmit dhe e emancipimit civil dhe social të kombit.

Nga padrejtësia në shtet që vjen prej politikës dhe prej politikanëve të tij, si rasti më shëmbullkeq i tranzicionit 25 vjecar në Shqipëri ku gjeneroi krimi, tradhëtia, korrupsioni ,varfëria, papunësia dhe destabiliteti i shoqërisë që gati disa herë provokoi rëndë edhe me përplasje civile.

Kur pllakos padrejtësia degjeneron dhe rrënohet edhe vetë shteti, ashtu sikurse dhe kanë rënë e janë rrënuar perandoritë dhe mbretëritë më të mëdha botërore si të kohëve të lashta , të mesjetës si dhe ato të koheve moderne.

Shteti krijohet nga njerëzia, dhe kombi shqiptar ka sakrifikuar me shekuj për të pasur shtetin e vet kombëtar, për t’u cliruar nga pushtuesit dhe prej padrejtësive mizore të tyre; ka luftuar populli shqiptar për të krijuar shtetin e vet dhe për të pasur e gëzuar lirinë e lumturinë dhe drejtësi e barazi ligjore. Por shqiptarët që luftuan me shekuj kundër padrejtësive dhe pushtuesit ranë përsëri pre e padrejtësive politike, ideologjike, të krimit, të tradhëtive dhe të korrupsionit të politikanëve dhe qeveritarëve të vet gjithmonë porthuajse , pra edhe në këto 25 vitet e fundit.Është drejtësia ajo që e mban shtetin. Kur s’ka drejtësi, shteti bie në anarki, dhe anarkia është gjëndja më e rëndë për shoqërinë. Padrejtësia në një shtet është dhe kërcënimi kryesor për sovranitetin kombëtar.

Pas komunizmit diktatorial, prej 25 vitesh në fakt pothuajse neoautoritarimi “demokratik” më shumë ishte një libertarianizëm kaotik i lirive egoiste të shthurura të politikës anarshiste, të papërgjegjshme që e keqpërdori shtetin, ligjin, demokravinë dhe popullin si një mjet apo material njerëzor vetëm për intersa të veta.

Pra amoraliteti i paskrupullt i politikës e shkatërroi dhe drejtësinë, themelin e moralitetit njerëzor. Prandaj Reforma në Drejtësi është me të vërtetë ashtu si dhe e kanë përcaktuar ambasadorët dhe diplomacia perendimoree SHBA-së dhe BE- së si Reformën më të rendësisshme në historinë eShqipërisë, dhe kjo Reformë u miratua pikërisht vetëm falë SHBA dhe BE, dhe kot mundohet e përpiqet të llomotisë ndonjë segment politik apo politikan duke menduar dhe vetëgënjyer veten se mund të gënjejë e të mashtrojë publikun për ndonjë meritë për këtë Reformë.

Kujtesa kombëtare do ta konservojë në histori si një fitore kombëtare realizimin e Reformës në Drejtësi si një merite e popullit me ndihmën vendimtare demokracisë perëndimore dhe si turpin e madh të radhës të politikës dështake shqiptare pengesën dhe mosdëshirën e saj për Reformën në Drejtësi si dhe për dëmin e madh kombëtar dhe anticivil, antiprogresiv dhe kundërintegral që ka luajtur politika shqiptare e këtij tranzicioni. Le t’i shërbejë edhe Kosovës si leksion miratimi i kësaj Reformës në Drejtësi në Shqipëri, pasi edhe atje është e njejta situatë dhe i njëjti realitet i zymtë dhe korruptiv politiko-institucional dhe nuk është aspak më mirë gjëndja dhe realiteti i drejtësisë dhe i sundimit të ligjit as atje.

Pas vetërënies së komunizmit në vitet ’90 tranzicioni 25 vjecar vertetoi se në Shqipëri sundoi politika dhe drejtësia e kriminalizuar dhe e korruptuar, antihumane dhe antipublike , antishtetrore, antisociale dhe antiligjore. Shqipëria funksionoi në këto vite si një shtet apo sistem hibrid gjysmëdemokracie dhe gjysmëdiktature që i shkaktoi trauma dhe tragjedi popullit shqiptar e që shqiptarëve u ka kushtuar shumë shtrenjtë.

Demokracia në Shqipërinë e këtyre viteve ka funksionuar si anarki, pasi demokracinë nuk e ka sundur dhe ajo nuk është qeverisur nga standartet , vlerat dhe nga ligjet demokratike, dhe me këtë gjëndje të Shqipërisë, të shtetit, të shoqërisë, të padrejtësisë dhe të demokracisë që e kishin paralizuar funksionimin e shoqërisë nuk u pajtuan vëndet dhe shtetet demokratike euro-atlantike të SHBA-së dhe të BE-së cilat këmbëngulën me forcë dhe morën përsipër përgjegjësinë dhe rolin vendimtar për ta dekriminalizuar politikën shqiptare dhe për Kryerjen e Reformës së Drejtësisë në Shqipëri, pasi politika shqiptare e kriminalizuar dhe drejtësia e korruptuar e kishin rrënuar dhe prishur funksionimin e shtetit, të demokracisë dhe të shoqërisë.

Shqiptarët edhe në këto momente si gjithmonë u ndihmuan nga BE dhe sidomos nga SHBA të cilët luajtën rolin e avokatit dhe të mbrojtësit të të drejtave politike, civile e juridike por edhe të interesave kombëtare shqiptare dhe të atyre integruese për në BE, me të cilat politika, përfaqësuesit e popullit dhe pushtetet legjislative, egzekutive dhe gjyqësore të derimësotme vetëm sa kanë korruptuar, manipuluar dhe spekuluar e matrapazuar me to.

Tani populli e ka në dorë vetë Reformën Praktike të Demokracisë, të forcës dhe të pushtetit të vet të pasfidueshëm që ja jep demokracia, atë që me votën e tij ta ndëshkojë dhe ta dëbojë nga politika dhe nga autoriteti e pushteti i pamerituar këtë klasë politike, ndërsa Drejtësia e Reformuar duhet t’i ndëshkojë ligjërisht të gjithë shkelësit, të korruptuarit dhe të gjithe ata që kanë abuzuar me postet, detyrat me interesat e qytetarëve, të kombit shqiptar dhe me ligjin duke e cliruar kështu edhe vetë demokracinë nga kapja prej korrupsionit dhe prej krimit të politikës.

Nëse shoqëria shqiptare nuk e merr në dorë dhe tani fatin e vet për ndëshkimin e politikës së kriminalizuar me votë demokratike dhe të konsolidimit të demokracisë kur atë po e mbështesin fuqishëm shtetet demokratike perëndimore të SHBA dhe të BE ku ne duam të integrohemi, atëhere vetë shoqëria do të jetë fajtore nëse gjërat dhe fenomenet e këqija si korrupsioni, krimi, tradhëtia, varfëria, papunësia, padrejtësitë, eksodi dhe mosintegrimi do të vazhdojnë të vijojnë apo edhe të përsëriten tani e në vazhdimësi.

Tani jemi ndërgjegjsuar besoj se shoqëria është fajtore, dhe vetë ajo vuan me meritë prej gabimeve të pakorigjueshme që ajo bën, kur shoqëria gabon duke u mashtruar nga gënjeshtrat dhe mashtrimet e politikës, kur politika korruptive shqiptare manipulon me varfërinë e njerëzve duke edhe ua blerë votën njerëzve të varfër edhe me 50 euro apo me një thes miell. E them këtë pasi nuk mund të thuhet se nuk është fajtore shoqëria shqiptare për këtë politikë të sotme dhe të kësaj gjendjeje të sistemit të drejtësisë, pasi nuk kemi parë ndonjë reagim serioz të shoqërisë civile kundër dhe për ta ndryshuar këtë gjëndje pervecse të sondazheve dhe të opinioneve personale, pra nuk kemi parë ndonjë reagim edhe pas ftesës së ndërkombëtarëve për të mos i votuar përfaqësuesit parlamentarë dhe vendorë me rekorde kriminale të cilët u votuan madje nga votuesi.

Për reformën në Drejtësi meritën më të madhe e kanë SHBA dhe BE të cilët e detyruan duke ushtruar një presion të paparë demokratik mbi politikën shqiptare që ajo ta miratojë Reformën në Drejtësi. Dhe politika shqiptare edhe në këtë rast ka hipotekuar turpin historik të saj të radhës , politikë e cila nuk mund t’i shpëtojë gjykimit publik të tanishëm dhe as atij të së ardhmes.

2- DUKE PRETENDUAR PËR NJË ANALIZË DHE ARGUMENTIM TË SHKURTËR MBI DOMOSDOSHMËRISË DHE DETYRUESHMËRINË E ZBATIMIT TË REFORMËS NË DREJTËSI

Më në fund fal përpjekjeve, këmbënguljes dhe presionit të diplomacisë euro-atlantike të SHBA dhe të BE u bë e mundur që parlamenti shqiptar me dt.. 21 07 2016 të miratojë Reformën në Drejtësi. Në këtë betejë apo revolucion paqësor ANTIPADREJTËSI populli shqiptar i tradhëtuar nga politika 25 vjecare, politikë e cila montoi një sistem institucional krimi, korrupsioni, tradhëtie publike dhe të interesave kombëtare, shqiptarët më në fund e fituan “gjyqin” apo betejen kundër politikanëve të vet dhe kundër drejtësisë së padrejtësisë vetëm pasi ata patën si avokat mbrojtës të dinjitetit dhe të interesave të tyre, diplomacinë perëndimore, sidomos ambasadorët e SHBA dhe të BE-së në këtë gjyq beteje demokratike, publike e mediatike kundër politikës e pushtetit dhe të tërë sistemit korruptiv të regjimit pseudodemokratik të instaluar në Shqipëri..

Politika e kriminalizuar dhe drejtësia shqiptare e korruptuar kishin marrë peng Shoqërinë dhe shtetin shqiptar. Ato janë autorët që pothuajse koeficenti i besueshmërisë së popullit te drejtësia ishte 0 ( ZERO). Aq e rëndësishme ishte kjo Reformë në Drejtësi sa miq dhe shtete mike dhe dashamirës të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, diplomatë perëndimorë e krahasonin Reformën në Drejtësi si një revolucion demokratik të rëndësishëm sa ai i Rënies së Komunizmit, si një ndërmarrje me rëndësi jetike për shqiptarët dhe si kryereforma për integrimin e Shqipërisë në BE.

Me miratimin e kësaj Reforme në Drejtësi fitoi populli shqiptar i përkrahur dhe i mbështetur nga SHBA dhe BE. Shqipëria dhe shqiptarët që të clirohen nga vargojt e politikës së kriminalizuar, së pari popullit i nevojiten zgjedhje qoftë dhe të parakohshme të lira dhe të ndershme që ta ndëshkojë ashpër demokratikisht këtë kastë politike të kriminalizuar dhe që është autore e të gjitha padrejtësive dhe të tradhëtive publike e kombëtare në dëm të interesave të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare; autore e korrupsionit dhe të krimeve të pronave, të atyre politike, ordinere, të kontrabadës politike, ekonomike dhe të lloj lloj trafikimesh të qënieve njerëzore, droge, armesh etj., si autore e varfërisë dhe mjerimit, e papunësisë , eksodit dhe largimit të shqiptarëv nga Shqipëria, autore dhe shkaktare e humbjeve të mijra e mijra jetëve njerëzore si dhe autore e mosintegrimit të Shqipërisë për në BE.

Reforma në Drejtësi është fillimi i gjyqit që i duhet bërë politikës dhe tranzicionit në Shqipëri të këtyre 25 viteve dhe ajo duhet të cmontojë antishtetin dhe antiligjin që janë ngritur si një sistem paralel që e kanë sfiduar dhe paralizuar shtetin ligjor dhe shoqërinë shqiptare.

Pa ndëshkimin dhe largimin nga politika dhe nga pushteti, pra pa bërë fillimisht pastrimin e politikës me votë nuk mund të zbatohet Reforma ne Drejtësi; dhe së dyti nuk mund të pretendohet se me miratimin e reformës në drejtësi u krye gjithcka. Kryesore mbetet zbatimi i Reformës në Drejtësi, pra zbatimi i ligjit njëlloj dhe barabartë për të gjithë, që fillon së pari me ndëshkimin dhe vënien para drejtësisë të të gjith pushtetarëve të sotëm dhe atyre të mëparshëm qofshin këta president, kryeministra, prokurorë, gjyqtarë, kryebashkiakë, deputetë, drejtorë etj. të kriminalizuar dhe të korruptuar. Pa u vënë në vëndin e duhur të drejtat civile, pronësore dhe juridike, pa u bërë kompensimi nga shteti i të drejtave të mohuara nga komunizmi si dhe këtyre të drejtave të tjera të këtij tranzicioni të nëpërkëmbura, të vjedhura dhe të grabitura edhe nga sistemi dhe padrejtësia e sistemit të sotëm nuk do të ketë qetësi, stabilitet, as ndërtim të shtetit ligjor dhe as integrim europian.

Moszbatimi i ligjit dhe Reformës në Drejtësi do të ishte një dështim tjetër i madh për shtetin dhe për shoqërinë shqiptare. Kjo nuk mund të ndodhë më falë krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimi si dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit . Zbatimi i Reformës do ta clirojë drejtësinë dhe ligjin dhe do ta vë në funksionim shtetin ligjor dhe shoqërinë demokratike.

Të gjithë atyre qytetarëve që shteti dhe drejtësia e derimësotme u ka bërë padrejtësi, ata duhet t’i drejtohen gjykatave të reja dhe institucioneve të drejtësisë së reformuar për të akuzuar dhe dënuar autorët e dhënies së vendimeve të padrejta kundër tyre si dhe të kërkojnë për t’i fituar të drejtat dhe dëmet e ardhura prej padrejtësive të drejtësisë.

Pa dënimin e autorëve të padrejtësive dhe të krimeve të drejtësisë dhe të politikës, dhe pa kompensimin real të dëmeve për padrejtësitë e shkaktuara nga sistemi, regjimi dhe korrupsioni i politikës dhe i gjykatave nuk ka, pra, as qetësi dhe stabilitet as shteti dhe as shoqëria. Historikisht, por edhe fatkeqësisht edhe në 100 vjet shtet shqiptarët gjithnjë kanë vuajtur dhe e kanë pësuar nga padrejtësitë si të pushtuesve të huaj por jo më pak edhe nga politikanët e pushtetarët e vet. Ne duhet të ndahemi njëherë e mirë nga padrejtësitë por edhe duke i ndëshkuar ligjërisht edhe autorët e shkaktarët e tyre të djeshëm por edhe të sotëm.

Skënder S. KAPITI

Durrës

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 341 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi