Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ai që shpërfytyron Islamin, vret Islamin, vret Amerikën, vret Evropën, vret edhe shqiptarët
Publikuar më 26 korrik, 2016 në orën 21:16 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Kodi moral, human, njerëzor dhe kombëtar i shqiptarëve, është më i fuqishëm se çdo propagandë terroriste islamike në botë!

*** Ai, që për inetresa të veta tregtare, mafioze dhe ideologjike politike, e shpif Kuranin, Muhametin dhe Islamin, vetëm për t’i futë shqiptarët në kurthin e degjenerimit moral, kombëtar dhe njerëzor, me qëllim që t’i konfrontojë mbi bazën fetare (katolikë, ortodoksë e myslimanë) morale, kombëtare, si dhe me Amerikën dhe me Evropën Perëndimore, Ai nuk është mysliman, por “kollovogja” i shejtanëve mafiozë dhe terroristë, që duan ta shkatërrojnë botën e qytetëruar dhe të përparuar, vetëm për inetresin e tyre, jo të Islamit, as të humanizmit e as të shqiptarëve në Ballkan.

Monstrumi Omer Bajrami, shpif Kuranin dhe Profetin Muhamed, baltos Islamin vetëm për t’i mashtruar dhe indoktrinuar shqiptarët në Ballkan. Kjo vepër e tij ka karakter terrorist, sepse në rolin e një agjenti të bandave terroriste pirateske, po apelon dhe po ushtron trysni e frikë te shqiptarët, që t’i futë në rrjetin e marimangës terroriste dhe amorale, me qëllim, që t’i shthurë traditat dhe zakonet morale të shoqërisë shqiptare.

Këtë shpifje të pafalshme dhe të dënueshme, e provon edhe ky citat i studiuesit të njohur, Faik Miftari: “Edhe pejgamberi Muhamed a.s në një hadith të tij ka thënë: “Çdo gjë që është e ndaluar të hyjë në martesë sipas lidhjes së gjakut, është e ndaluar edhe sipas lidhjes së qumështit. Sipas lidhjes së gjakut martesa është e ndaluar: me nënën, me nënën e nënës(gjyshja nga ana e nënës), me nënën e babës (gjyshja nga ana e babës), me vajzën dhe me vajzat e tyre (mbesat), me vajzat e djemve (mbesat), me motrat dhe me vajzat e motrave (mbesat), me vajzat e vëllezërve (mbesat), me motrat e nënës (tezet), motrat e babës (hallat).” (http://www.mediaelire.net/lajm/1038/martesa-sipas-drejtes-islame/).

Agjenti tradhtar i Isalmit në mesin e shqiptarëve!

-Synimi i parë, pretendimi për të njollosur dhe keqinterpretuar Profetin Muhamet, Kuranin dhe fenë Islame, me qëllim që t’u hedhë “pluhur syve” shqiptarëve, rrenci dhe falsifikatori Omer Bajrami (një hoxhë me mendje të ndryshkur-psikopat 100%, dhe me mjekërr shejtani) përmes youtube dhe masmediave të tjera, paska deklaruar rrjeshëm dhe me pafytyrësi, se gjoja “ Profeti nuk i ka ndaluar martesat me vajzën e xhaxhait, të hallës apo të dajës, si dhe të rrethit të afërt familiar, por vetëm martesën me vajzën tënde, sepse është haram”. (http://www.shekulli.com.al/p.php?id=36796).

-Çfarë “rrene për hava”, e cila, është më shumë se gënjeshtër dhe, më shumë se idiotizëm e injorancë.

Këtë gënjeshtër të ndyrë të këtij armiku të shqiptarëve; të këtij hasmi të Zotit, të FALSIFIKIMIT të Kuranit dhe të Islamit, pikësëpari e PËRGËNJESHTRON, SURJA 23 e Kuranit-NISA, ku thuhet: “: “ Ju ndalohet martesa me nënat e tuaja, me bijat e tuaja, me motrat tuaja, me hallat e tuaja, me tezet e tuaja, me bijat e vëllezërve dhe ME bijat e motrave, me nënat (gratë) që ju kanë dhënë gji, me motrat e tuaja, që kanë thithur prej një gjiri, me nënat e grave tuaja, me vajzën e gruas suaj që gjendet nën kujdestarinë tuaj, nëse me atë grua keni pasur marrëdhënie bashkëshortore, e nëse nuk keni pasur marrëdhënie bashkëshortore, atëherë nuk ka pengesa. Ju ndalohet martesa me gratë e bijve tuaj dhe t’i bashkoni dy motra, përveç rasteve që kanë kaluar. Pa dyshim, Allahu është falës dhe mëshirëplotë.” (Shih: Punim shkencor i autorit Faik Miftari, cituar në: http://www.mediaelire.net/lajm/1038/martesa-sipas-drejtes-islame/).

-Ky far monstrumi, i quajtur Omer Bajrami, predikimet amorale të tij për degjenerimin dhe për shthurjen e e shqiptarëve myslimanë mbi bazën morale, mund t’i shesë vetëm në Afganistan, por, jo, dot në Shqipërinë Etnike. – Në Afaganistan (edhe pse, sipas Kuranit dhe Profetit Muhamd, janë të ndaluara martesat e një gjaku, krushqie dhe të një qumështi), po, sepse, atje ende janë në fuqi martesat brendafamiljare të fiseve të ndryshme qoftë në kuptim të ngushtë apo të gjerë. Karakteristikë kjo e komunitetit primitivë të “kohës së gurit”.

Në të gjitha tokat shqiptare sundon Gjuha Shqipe, Kanuni i Maleve, Besa, Nderi, Trimëria dhe Krenaria shqiptare!

Këto vlera, tradita, zakone dhe virtyte të pavdekshme, do të jetojnë për jetë të jetëve, jo kurrfarë “sherjati” i asnjë mjekrroshi terrorist ngado qofshin ata, agjentë dhe kriminelë të paguar, apo vullnetarë vetëvrasës. Ata nuk janë as “pjellë” e as “farë” e kombit dhe e atdheut shqiptar.

-Ne jemi vetëm shqiptarë, nuk jemi arabë e as turq, prandaj, monstrumët si Omer Bajarami e kanë vendin në burg, jo në liri, apo në xhami, sepse me virusin amoral dhe çnjerëzor të tyre (për hesape të tyre seksologjike-epidemike brenda “sektës” së tyre ) i infektojnë dhe i dëmtojnë për vdekje të tjerët.

Këta agjentë dhe terroristë të Islamit dhe të shqiptarëve, duhet diferencuar dhe izoluar nga të gjitha mjediset e territoreve etnike të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, ashtu edhe nga e gjithë diaspora, kudo që shfaqen me predikimet e tilla amorale, çnjerëzore dhe degraduese të shoqërisë së civilizuar shqiptare dhe evropiane.

Këtij farë çmenduraku psikopat, duhet mbyllur të gjitha dyerët dhe “vrimat”, sepse ky propagandim i këtij agjenti terrorist islamik i mbeturinave të Islamit, ka për qëllim, që të indoktrinojë dhe t’i degjënorjë djemët dhe vajzat tona shqiptare, me qëllim që t’i varrosë traditat, virtytet dhe zakonet e shenjta familiare kombëtare shqiptare, të cilat me shekuj nuk ka mundur t’i vrasë asnjë armik i shqiptarëve. – Dhe, pikërisht mbrojtja, ruajtja dhe kultivimi i këtyre traditave të shenjta dhe të shtrenjta zakonore kanë bërë, që të mos shuhet kombi shqiptar e as Shqipëria në Ballkan.

-Ne, edhe pse i përkasim fesë islame, kurrënjëherë në historinë e derisotme, nuk ka ndodhur një dukuri e tillë, që martesa të bëhej brenda rreethit të ngushtë a të gjerë familjar. Për më tepër, deri më sot, në fillmishekullin XXI (viti 2016) nuk ka dale në sipërfaqe ndonjë hoxhë, imam a myfti, që në ligjëratat e tyre brenda, apo jashtë xhamisë, t’u predikonte shqiptarëve myslimanë, se gjoja “janë të lejueshme martesat brendafamiljare”, ashtu siç ka gënjyer, shpifur dhe intriguer monstrumi-kamikazë-mjekrroshi Omer Bajrami!

-Jo vetëm ndër shqiptarët e fesë myslimane, por as ndër shqiptarët e fesë katolike dhe ortodokse, deri më sot, nuk ka ndodhur, që djemët, të martohen me mbesat e tyre.

Gjithashtu, duhet të vëmë në spikamë, se një dukuri e tillë negative, amorale dhe antinjerëzore, nuk ka ndodhur as te popujt e tjerë fqinjë në Ballkan (sllovenë, kroatë, malazezë, hungarezë, sllavomaqedonë, grekë, bullgarë …etj.).

-E, ky majmun kamikaz me gjysmetre mjekërr të terroristëve të Bin Lladenit, pa kurrfarë feje, pa kurrfarë Zoti, dhe pa kurrfarë morali njerëzor, ka dalë në skenë publikisht, që t’i mashtrojë, t’i indoktgrinojë dhe t’ua shpërlajë trurin shqiptarëve të fesë myslimane, se e “kanë të drejtën të martohen me mbesat e tyre”, duke u thirrur rrjeshëm në emrin e Profetit Muhamet.

-Fundja, edhe pse ne i përkasim fesë myslimane të Profetit Muhamed, ne shqiptarët kemi gjakun, gjuhën, Kanunin, ligjet, traditat, zakonet, historinë dhe kulturën tonë të përbashkët kombëtare shqiptare mijëravjeçare (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë), që nuk kanë asnjë lidhje me ato të botës islame, qoftë, edhe kur është fjala për martesat e tyre zakonore. -Ajo është vetëm çështje e tyre, që neve nuk na intereson fare, sepse ne kemi zakonet dhe traditat tona të shenjta dhe të shtrenjta shqiptare-mbi të gjitha kombin, gjuhën, kulturën, traditën, nderin, besën dhe atdheun.

Pavarësisht nga soji i këyre mjekërroshëve të Bin Lladenit e të fraksioneve e sekteve të tjera anti-islame, të cilët kanë për qëllim, të na infektojnë me amoralitetin, me gënjeshtrën , me shpifjen, me tradhtinë, me terrorizmin, me kamikazat e tyre, me sadizmin, me intolerfancën, me urrejtjen, me armiqësinë e tyre anticivilizuse dhe antihumane, që t’i urrjemë dhe t’i luftojmë të tjerët, vetëm pse janë të krishterë dhe, pse u përkasin besimeve dhe civilizimeve të ndryshme, ne SHQIPTARËT: myslimanë katolikë dhe ortodoksë, nuk duhet të bijmë pre dhe viktimë e tyre, por duhet t’i luftojmë me të gjitha mjetet e mundshme ligjore , sepse ata mjekrrosha, që duan të na poshtërojnë dhe degradojnë, edhe në aspektin moral ( që të martohemi edhe me motrat tona), në mënyrë që përgjithmonë ta humbasim indenitetin dhe civilizimin tone kombëtar shqiptar, ata janë armiqtë më të mëdhenj dhe më të rrezikshëm për kombin shqiptar.

–Madje, ata farë mjekrrosha, që së fundi na mbajnë “ligjërata”, që ta shthurim edhe kodin moral familjar, janë më të ndyrë dhe më të rrezikshëm sesa cdo armik i deritashëm sllav i shqiptarëve, sepse anjë pop i tyre, deri më sot, nuk i ka “këshilluar” shqiptarët, që të martohen me vajza, me mbesa, me kushëria të tyre, edhe pse ata, së bashku me regjimet e tyre pushtuese, shqiptarët i kanë konvertuar dhe pushtuarm duke u marrë tokën dhe shtëpitë e tyre stërgjyhshore.

-Mos le të rrejë hoxhë-shejtani--terroristi dhe monstrumi, se asnjë profet nuk ka urdhëruar, që shqiptarët e fesë islame, të martohen me mbesat dhe me kusherirat e tyre. - Ty, të marroftë dhe të dënoftë Zoti, edhe në këtë botë, edhe në atë të amshueshme. – Ti qenke hasëm i Zotit dhe i gjithë Kombit Shqiptar (mysliman, katolik dhe ortodoks).- TI qenke hasmi dhe ndotësira më e madhe e Islamit.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 310 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi