Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
REFORMA NË DREJTËSI HAP HISTORIK PËR QYTETARËT SHQIPTARË
Publikuar më 28 korrik, 2016 në orën 16:04 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në fillim të ditës së prëmte, 22 korrik, pothuajse gjysëmë ore para mesnate, 140 deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, miratuan paketën e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Vota konsensuale, që kurorëzoi një proces 18 mujor, angazhimi i politikaneve, ekspertëve vendas dhe të huaj, të mbeshtetur fuqimishtë nga BE dhe SHBA, kaloi pas një maratone negociatash që u shoqërua me mosmarrëveshje dhe grindje politike mes palëve pozitë-opozitë. PD i kundërshtoi deri në minutën e fundit disa dispozita të draftit të reformës në drejtësi, gjë që e shtyu procesin.

Marrëveshja e arritur me maxhorancën qeverisëse në mbrëmjen e së mërkurës (20-7-2016) u anullua nga PD, pak orë më vonë për shkak kërkesash të reja, që morën të djeshmen 14 orë për të arritur përsëri marrëveshjen. Këto sjelljet politike ngjallën zëmërimin e Brukselit, Uashingtonit por edhe të qytetarëve të Shqipërisë, që zhvilluan manifestime para Parlamentit në mbeshtetje të miratimit të reformës. Më tepër...ka qënë presioni ndërkombëtar në arritjen e konsensuesit, presion që arriti kulmin e vet me paralajmërimin për “pasoja specifike, negative, të rënda dhe afatgjata nga Shtetet e Bashkuara”. (Këtu, kujtojmë “Testamentin e Uashingtonit për Shqipërinë”. Shën. im), ndaj politikanëve të opozitës, nëse nuk arrihet një marrëveshje e re. Ndërkohë që Brukseli paralajmëroi me kohë se dështimi për dakortësi mes palëve “do të hiqte mundësinë e hapjes shpejtë të negociatave të antarsimit me BE”. Por përtej perspektivës së hapjes së negociatave, vota konsensuale u kërkua me kembëngulje nga maxhoranca qeverisëse dhe faktori ndërkombëtar, si edhe një parakusht që reforma në drejtësi të ketë ligjimitet dhe të gjëjë zbatim.Reforma në drejtesi mbështetet nga 91% e qytetarëve të Shqipëerisë që në jetën e tyre të përditshmekanë vuajtur për mungesë të drejtësisë. Zoti Andon Dede thekson: “More, po ku paskemi qënë deri tani? ... por kemi lejuar një situatë të tillë, që po na merr frymën nga korupsioni e vjedhjet masive, duke filluar nga ata lart që kapardisen në kulltuqe qeveritare e lëvizin me makina të blinduara ... vila gjigande që mund t’i kishte zili edhe ndonjë miliarder i huaj. Ata shkojnë me pushime në vendet më të shtrenjta të botës, kapardisen në makina super lluksoze e kështu me radhë. Po ku i gjetën paratë ata për gjithë këto?... se e gjithë klasa e jonë politike... është deri në fyt e korruptuar ... Mos vallë ata janë kaq naivë sa të presin që vetë shkelësit e ligjit të firmosin vendimin për prangosjen e tyre? Kjo do të qe njëlloj si dikush të priste degën e një peme ku është ulur vetë, apo sikur hajdutëve t’iu kërkohet që të firmosin një vendim për të shkuar të nesërmen në burg. (Internet 19 korrik 2016).


Kjo është përplasja, këtu dalin fituesit dhe humbësit, për këtë ambasada Amerikane lajmëron qytetarët e saj të kenë kujdes nga ndonjë “revolucion” apo “çlirim i dytë”.
Intresin e qytetarëve ka kryefjalë edhe deklarata përshëndetëse e BE-së në orët e para të mëngjezit (22-07). BE e vlerëson miratimin e reformes si “një hap të sukseshëm... për një drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Reforma përbën një kotribut për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto janë përparësi kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE” theksohet në deklaratën e delegacionit të BE-së në Tiranë.
Edhe SHBA e cilësuan miratimin e reformës “një fitore e popullit shqiptar”. Në deklaratën përshëndetëse, ambasadorii SHBA-së, Donalt Lu, vuri në dukje se “SHBA është krenare që ka mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete të reforme të fortë”.
Edhe kryeministri Rama e vlerësoi paketën e miratuar si “arritje më të shëndetshme, më të ndershme, me të drejtë të kësaj reforme. I siguroj të gjithë shqiptarët, se gjykatësit e prokurët do t’i fshijë nga sistemi i drejtësisë fshesa e hekurt e vetin-gut”, tha ai pas miratimit të reformës në Parlament. Por fshesa do të marrë dhe vetë Ramën. (Internet 22 korrik 2016).
Reforma në drejtësi, kusht për t’u bërë agjent i Byrosë së Hetimit.
Zbatimi i reformës për drejtësi do të duhet të nisë të hyjë në fuqi pas firmosjes së ndryshimeve kushtetuese nga Presidenti Bajar Nishani. Po konkretizimi i saj do të nisë nga muaji shtator, kur do të fillojë zgjedhja e organeve të reja të gjygjsorit. Gjykatat aktuale do të qëndrojnë deri sa të ndërtohen istitucionet e reja të drejtësisë. Kjo është një punë që pret që të zgjasë deri në vitin e ardhshëm ndoshta dhe më shumë.
Por të parat istitucione që do të nisin punë janë: Byroja Kombëtare e Hetimit, apo siç emërtohet “Njësia Speciale Anti-korrupsion”, si dhe “Operacioni Ndërkombëtar i monitorimit”.
Javën e ardhëshme mbërin në Tiranë një ekip i Byrosë Federale të hetimit të SHBA-së dhe një grup juristësh ndërkombëtar që do të merren me mbledhjen e dosjeve të plota për procesin e vetingut. Në fakt Byroja kombëtare e hetimit ka nisur prej kohësh që të mbledhë CV për punonjësit e rinj dhe procesi pritet të jetë gati në shtator, ku do të kryhen hetimet e para-raporton tesheshi. I gjithë buxheti i Byrosë së Hetimit do të afrohet nga SHBA, përkatësisht nga Departamenti i shtetit.
Godina e Byrosë së Hetimit do të jetë në një objekt të ushtrisë shqiptare në periferi të kryeqytetit. Qeveria e ka thuajse gati dhe tani po futen në brendësi të saj paisje nga më modernet që do të përdoren për hetimin e zyrtarëve të korruptuar.
Ndërkaq, siç mësohet në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit BKH nuk do të jetë asnjë person që ka punuar në organet policore gjatë diktatures komuniste, që nuk ka qënë asnjëherë agjent, apo resident i shërbimit sekret shqiptar, por edhe të ndonjë shërbimi fqinj, duhet të ketë moshë nga 35-45 vjeç. Pjesa më e madhe e agjentëve të BKH-së do të jenë spcialistë dhe finncierë, të cilët do të trajnohen në përdorimin e armëve të zjarrit si dhe për metoda policimi. Në fakt, një pjesë e kandidatëve që pritet të pranohen në këtë istitucion tashmë kanë filluar trajnimin në Akademin e Policisë në Sauk, në të cilën po shkollohen nga një ekip i specializuar amerikan. (Nga arkivi, gazeta “DITA”, 22 korrik 2016).
Amerikanët po përgatisin“armatën”që do të seleksionojë emrat për istitucionet shqiptare të drejtësisë.
Pavarësisht se efektet e ndryshimeve kushtetuese nuk kanë nisur, Fatmir Xhafaj lajmëron se ndërkombëtaret kanë filluar punën. Sipas Xhafajt, amerikanët po bëjnë përzgjedhjen e prokurorëve e gjyqtarëve, të cilët do të asistojnë në seleksionimin e gjyqtarëve, prokuroreve e juristëve shqiptarë për istitucionet e reja të drejtësisë. Ndërkohë, 3 protagonistë kryesorë të negociatave për reformen në drejhtësi, kanë shpjeguar në emisionin “Kapital”, në TV “Vizion plus”, rrugën që përshkoi reforma në drejtësi, deri në miratimin e saj në orët e para të 22 korrikut. Pas miratimit me 140 vota, socialisti Xhafaj vlerëson se partia më e madhe luftoi që përpjekja për konsensus të mos cenonte thelbin e draftit kushtetues.
Për të patur një ide edhe për ata që mendojnë ndryshe, me të cilët unë mendoj për reformën. Zoti i nderuar Andon Dede citon: “...si të miratohet, si të mos miratohet, asgjë nuk ka për të ndryshuar në atë vend pra, edhe po u miratua nuk do ketë drejtësi! ... Për mua, gjithë sa është thënë e është bërë deri tani për këtë reformë, nuk është as gjë më shumë e as një nga farsat e shumta që kanë shoqëruar çerekshekullin e fundit pluralist tek ne”. (internet 19-7-2016). Dhe më tej: “I vetmi shqetësim imi që e shumëpërfolura “reformë” të na dalë reale e jo plastike...”. (internet, 25-7-2016).
Ndërsa Zoti Arben Duka thotë: “Mos e mashtroni popullin! Nuk është kjo reformë e premtuar ... Nëse njeh makutërinë ... Është feja, arsyeja e pa thënë e ngurimit të Europës me ne? Dhe më tej... Në vargje. Ai çast i madh e historik, / nuk më bëri pjesë të haresë, / se kapakun e shikoja, or mik, / si e vumë në grykë të halesë! // Një hale çerek shekullore, / dhe kapak floriri mund t’i vësh, / Por pisllëqet dhe ndyrësitë, / për gjithë jetën brënda do t’i lësh”!. (“DITA” internet 25-7-2016).
Një anëtar i Kongresit Amerikan, kritikoi Klintonin. Ju keni haxhuar për Kosovën 6 milardë dollar! Ky iu përgjigj: Janë interesat e AMERIKËS. “Ndryshimet pritet të hyjë në fuqi gjatë muajit gusht, ndërsa zbatimi i saj do të nisë në muajin shtator, me ngritjen e stukturës së parë, asaj të Këshillit të Emrimeve në Drejtësi”. (Nga Arkivi, gazeta “DITA” internet, 25-7-2016).
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vllahutin, ka folur mbi reformën në drejtësi, për të cilën ka kërkuar zbatim të padiskutueshëm “Kjo është reforma më e madhe që Shqipëria ka ndërmarë ndonjëherë, ndaj dhe do të duhet të zbatohet sa më shpejtë, për këtë nuk ka kthim prapa” shprehet zonja Vllahutin.
Përshëndetje dhe punë të mbarë! Të faleminderit Amerikë dhe Bashkimi Evropian!

Rasim Bebo

Addison IL. USA, korrik 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 279 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi