Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet t’ia marrë mandatin e Presidentit
Publikuar më 28 korrik, 2016 në orën 16:06 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në vitin 2005 Ismali Kadare kërkoi që ne shqiptarët të kemi një Veli Brant. Kjo nënkuptonte që të këkonim falje për krimet që i ka bërë Serbia, jo vetëm në luftën e fundit, por gjatë gjithë historisë. Pata reaguar atëherë dhe nuk kam menduar se dikush do të luaj lojën e “Willy Brandt”, aq më tepër Hashi Thaçi.
Veli Branti kishte këkjuar falje, sepse pushteti Nazist, në krye me Hitlerin kishte bërë krime të mëdhja dhe në vendin-simbol në Auschëitz, ai u përkul për viktimat, që do të thotë, i kërkoi falje gjithë kombeve që ishin keqtrajtur gjatë kohës së Hitlerit. Kjo kishte kuptimin, por ne shqiptarët?!

Hashim Tha çi shkoi dhe u përkul pranë një monumenti, që për disa arsye nuk do të duhej të shkonte.
1. Në atë kohë kur ndodhën vrasjet, Ky ishte Kryeministër i Republikës së Kosovë, ndërsa Rexhep Selimi ishte Ministër i Punëve të Brndëshme dhe është këkuar nga UNMIK-u, të ndriqonte rastin.
2. Ishte drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së
3. Këto viktima i adresoheshin dje dhe sot shqiptarëve dhe këtë e dëshmon edhe mbishkrimi “… nga terroristë shiftar”
4. Hashim Thaçi me këtë rast e fuqizoi akuzën e Karla Del Pontes dhe Dik Martit.
5. Ai nuk është individ, por President shteti.
Po të analizojmë me përkushtim dhe pa anime politike, me siguri Kuvendi i Kosovës do të këkonte llogari dhe në fund t’ia marr mandatin.
Pse duhet të ndodhte kjo?
Sikur ta kishin bërë shiptarët një masakër të tillë, me siguri se dikush do të gjindej prapa grilave të burgut, madje me denim kapital. Sa për ilustrim e marrim rastin e z. Sami Lushtakut, që pa asnjë argument mori denimin prej dymbëdhjetë vjetësh.
Kjo “kërkim falje”, do duhej të përcillej me reagime të fuqishme nga shoqatat e dala nga lufta, nga qytetarët dhe nga intelektulët, që të ndëpritet loja e fëlliqur e Tij dhe e Qeverisë, se ka pëdhosur luftën e shenjtë, ka përdhosur gjakun e dëshmorëve, të viktimave, të invalidëve dhe dhunumin e femrave shqiptare. Kush ka të drejtë të luaj me Çlirimtarët, me mekanizmin e dal nga lufta, në kohën kur ndodhi masakra?!
E vret ndërgjegja kategorinë që e tumiri pëkuljen e Tij?! Jo! Përndryshe do të ishin borizanët e parë, për të këkuar përgjegjësi, jo vetëm morale, por edhe penale. Si i lejohet një presidenti të shtetit të bëjë një gjest të tillë përçmues!? Kjo nuk ka të bëjë vetëm me shqiptarët në Kosovë, por me të gjithë shqiptarët që ishin viktimat e luftës gjenocidale, nën moton e Maltusit. Si do ta ndiente vetën babai i dëshmorit francez, e të tjerë, që bijtë e tyre kishin ardhur të luftonin falangën millosheviqiane?! Si do të ndihet edhe faktori ndërkombëtar e NATO, me një veprim të tillë të Hashimit, që në atë kohë simbolizonte qëndresën tonë?!
Një veprim të tillë nuk do të ia lejonte asnjë komb presidentit të tyre, e ne? Ende i duartrokasim tradhëtisë, se kjo nuk mund të cilësohet ndryshe, ngase na jep të kuptojmë bërjen e pazareve me tokat tona, me gjakun tonë, me dinjitetin e luftës e të luftëtarëve tanë, për të marrë shfajsim për vete, para Gjykatës Speciale për Krimet e Rënda, duke i akuzuar të tjerët për këto vepra.
Deri kur do të lejojnë shqiptarët të luhet me dinjitetin dhe gjakun e vet?! Deri kur do të lejojë Kuvendi të nëpërkëmbët, që një president të përkulet para një monumenti të tillë?! Besoj se Willy Brandt e ka pasur pëlqimin e Bundestagut, se nuk është lehtë të merret një vendim i tillë, këkim falja për krimet që janë bërë mbi dy dhjetëvjetsha para Tij.
Nuk është vonë për veprim konkret. Le të mbëlidhen nënshkrimet e numrit të paraparë të kuvendarëve dhe të këkojnë që Kuvendi i Republikës së Kosovës t’ia marr mandatin dhe të jep përgjegjësi penale.

Prishtinë, 28.07.2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 542 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi