Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHBA, BE dhe “Revolucioni” demokratiko-ligjor shqiptar kunder krimit dhe korrupsionit
Publikuar më 30 korrik, 2016 në orën 21:01 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reforma në Drejtësi është jetike për shqiptarët, si Kryereforma e cila do të reformojë shtetin shqiptar me standartet ligjore e demokratike moderne dhe që do të mundësojë e përshpejtojë edhe integrimin e Shqipërisë për në BE në përputhje me vullnetin e popullit shqiptar dhe të dashamirësisë e përkrahjes së SHBA-së dhe të BE-së.

Rolin kryesor në ndëmarrjen dhe në realizimin e kësaj Reforme të Drejtësisë e luajtën SHBA kunder dëshires dhe vullnetit të politikanëve, pushtetarëve ministra e gjithfarësh dhe gjyqtarëve si dhe të gjëndjes apatike, të paralizuar dhe të mosfunksionimit të shtetit dhe shoqërisë shqiptare të kapura nga korrupsioni dhe krimi i politikës dhe nga tërë sistemi i drejtësisë së korruptuar.

Kriminalizimi dhe korrupsioni i politikës shqiptare dhe i Sistemit e kishin asgjësuar shtetin ligjor dhe funksionimin e Drejtësisë e të shoqërisë, dhe për pasojë ishte paralizuar edhe demokracia, shteti dhe aktiviteti i shoqërisë civile. Pra shteti demokratik dhe shoqëria civile kishin rënë në koma dhe nuk kishin aftësi të reagonin kundër krimit të politikës dhe kundër krimit e korrupsionit të drejtësisë që funksiononin dhe ushqenin njëra-tjetrën.

Politika dhe drejtësia në Shqipëri si BASHKËMONOPOLISTËT APO TRUSTI piramidal më i fuqishëm në marrëdhënie biznesi parazitar ekonomiko-financiar korruptiv e kriminal dhe i një bashkëjetese simbiotike ryshfeti, vjedhjeje, grabitjeje, krimi e pasurimi i kishin kapur dhe privatizuar liritë dhe të drejtat politike, ekonomike, morale, civile, juridike e pronësore të qytetarëve, të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar

Dhe për ta nxjerrë e shpëtuar vëndin, shoqërinë dhe shtetin nga kjo gjëndje e rëndë paralize të shtetit, të demokracisë, të shoqërisë, ligjit, moralit dhe të drejtësisë ndërhynë me përkushtim dhe me vendosmëri SHBA e cila bindi dhe tërhoqi pas vetes edhe shtetet kryesore demokratike të BE-së në këtë mision historik të saj të një rëndësie të jashtzakonshme jetike dhe kombëtare për shqiptarët, gjëndje e cila fatkeqësisht u erdhi shqiptarëve edhe nga vetvetja: prej përzgjedhjes së keqe nga ana tyre e njerëzve të tillë në krye të shtetit, të drejtësisë dhe të drejtimit të shoqërisë dhe e pamundësisë për të dalë vetë shoqëria shqiptare nga ky qorrsokak.

Prandaj Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i saj ka përmasat dhe rëndësinë e një revolucioni demokratiko-ligjor kundër sistemit të padrejtësisë në Shqipëri për konsolidimin e demokracisë me anë të sundimit të ligjeve demokratike të miratuara demokratisht në parlament por vetëm thënë më së sakti e më së vërteti që kjo reformë u miratua në sajë të imponimit dhe të presionit demokratik të ushtruar mbi politikën shqiptare nga diplomacia dhe demokracia perendimore e SHBA-së dhe e BE-së.

Padrejtësia brënda një shteti kombëtar dhe të pavarur është armikja më e madhe e lirisë, e humanitetit dhe moralitetit të individit dhe të shoqërisë, është armikja më e madhe e patriotizmit dhe e emancipimit civil dhe social të kombit.

Nga padrejtësia në shtet që vjen prej politikës dhe prej politikanëve të tij, si rasti më shëmbullkeq i tranzicionit 25 vjecar në Shqipëri ku gjeneroi krimi, tradhëtia, korrupsioni, varfëria, papunësia, eksodi dhe destabiliteti i shoqërisë që gati disa herë provokoi rëndë edhe me përplasje civile.

Kur pllakos padrejtësia degjeneron dhe rrënohet edhe vetë shteti, ashtu sikurse dhe kanë rënë e janë rrënuar perandoritë dhe mbretëritë më të mëdha botërore si të kohëve të lashta, të mesjetës si dhe ato të koheve moderne.

Shteti krijohet nga njerëzia, dhe kombi shqiptar ka sakrifikuar me shekuj për të pasur shtetin e vet kombëtar, për t’u cliruar nga pushtuesit dhe prej padrejtësive mizore të tyre; ka luftuar populli shqiptar për të krijuar shtetin e vet dhe për të pasur e gëzuar lirinë e lumturinë dhe drejtësi e barazi ligjore. Por shqiptarët që luftuan me shekuj kundër padrejtësive dhe pushtuesve të huaj ranë përsëri pre e padrejtësive politike, ideologjike, të krimit, të tradhëtive dhe të korrupsionit të politikanëve dhe qeveritarëve të vet gjithmonë pothuajse, por edhe shumë e më keq akoma edhe në këto 25 vitet e fundit.

Pra, deri tani shoqëria shqiptare ka dështuar në ndërtimin e një shteti ligjor me vlera e standarte moderne shtetformuese gjë për të cilën shoqëria nuk mund ta justifikojë e ta përjashtojë veten nga përgjegjësia për këtë realitet jo të këndshëm si pasojë e mosemancipimit demokratik dhe të paditurisë e të mosnjohjes së botës së ligjeve me të cilët funksionon e qeveriset qytetërimi modern.

Është drejtësia ajo që e mban shtetin i cili ka si detyrë për ta ruajtur e mbrojtur shoqërinë dhe individët e saj dhe për t’ju shërbyer atyre. Kur s’ka drejtësi, shteti bie në anarki, dhe anarkia është gjëndja më e rëndë për shoqërinë. Padrejtësia në një shtet është dhe kërcënimi dhe rreziku kryesor për sovranitetin kombëtar.

Pas komunizmit diktatorial, prej 25 vitesh në fakt u vendos një regjim i neoautoritarizmit “demokratik” i cili më së shumti apo tërësisht ishte një libertarianizëm kaotik i lirive egoiste të shthurura të politikës anarshiste dhe te kriminalizuar, të papërgjegjshme që e keqpërdori shtetin, ligjin, demokracinë dhe popullin si një mjet apo material njerëzor vetëm për intersa të veta.

Pra amoraliteti i paskrupullt i politikës e shkatërroi dhe drejtësinë, themelin e moralitetit njerëzor. Prandaj Reforma në Drejtësi është me të vërtetë ashtu si dhe e kanë përcaktuar ambasadorët dhe diplomacia perendimore e SHBA-së dhe BE- së, si Reformën më të rendësisshme në historinë Shqipërisë, dhe kjo Reformë u miratua pikërisht vetëm falë presionit të SHBA dhe BE, dhe kot mundohet e përpiqet të llomotisë sot apo edhe nesër ndonjë segment politik apo politikan duke menduar dhe vetëgënjyer veten se mund të gënjejë e të mashtrojë publikun për ndonjë meritë të tyren për këtë Reformë.

Kujtesa kombëtare do ta konservojë në histori si një fitore kombëtare realizimin e Reformës në Drejtësi si një merite e popullit me ndihmën vendimtare të demokracisë perëndimore kryesisht të SHBA –së, por nga ana tjetër edhe si nje turp te madh të radhës të politikës dështake shqiptare për zvarritjen, neglizhencën, pengesën dhe mosdëshirën e saj për Reformën në Drejtësi si dhe për dëmin e madh kombëtar dhe anticivil, antiprogresiv dhe kundërintegral që ka luajtur politika shqiptare e këtij tranzicioni.

Le t’i shërbejë edhe Kosovës si leksion miratimi i kësaj Reformës në Drejtësi në Shqipëri, pasi edhe atje është e njejta situatë dhe i njëjti realitet i zymtë dhe korruptiv politiko-institucional dhe nuk është aspak më mirë gjëndja dhe realiteti i drejtësisë dhe i sundimit të ligjit as atje.

Është fat i madh i kombit shqiptar dhe i dy shteteve shqiptare që kemi një mik dhe aleat të madh si SHBA. Duhet të paktën t’u jemi mirënjohës pasi dihet tashmë se garancia vendimtare për Pavarsinë e Shqipërisë dhe clirimi e krijimi i Shtetit të Pavarur të Kosovës janë mundësuar nga SHBA, ashtu si edhe për të gjitha ngjarjet e zhvillimet e tjera për demokracinë, stabilitetin, për progresin si dhe integrimin euro-atlantik të shqiptarëve dhe të të dy shtetve të tyre, përcaktues ka qenë gjithnjë roli dhe kontributi real i SHBA-së, sic ashtu që është dhe rasti më i fundit, ky i Reformës më të madhe në historinë e Shqipërisë, realizimi i Reformës në Drejtësi.

Është koha e një gjyqi të madh, e gjyqit për ta gjykuar e ndëshkuar drejtësinë shqiptare të këtyre 25 viteve por edhe ato të kaluarës jo të largët të komunizmit: gjyqtarët, juristët, pushtetatarët dhe politikanët shqiptarë, pra te gjithe ata individe te kesaj kaste qe kane shkelur, abuzuar, vjedhur, grabitur dhe qe kane perfituar duke shkelur, spekulluar dhe manipuluar me ligjin dhe me drejtesine, me shtetin dhe me shoqërinë.

Aq i madh është zhgënjimi i shqiptarëve nga realiteti kriminal i drejtësisë dhe i politikës sa akoma edhe pas miratimit të Reformës ata pyesin veten me të drejtë se: “Po tani a do të ndryshojë gjë”. Dhe kthimi i besimit të popullit te Drejtësia do të fillojë shpejt vetëm atëhere kur shqiptarët të shohin daljen para drejtësisë të politikanëve, pushtetarëve, ministrave, drejtorëve, gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar e të kriminalizuar.

Skënder S. KAPITI

Durrës
27. 07. 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 355 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi