Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
POLITIKANË ANTISHQIPTARË (!)
Publikuar më 02 gusht, 2016 në orën 14:30 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Çdo studiues e vëzhgues objektiv dhe i paanshëm, çdo përcjellës i vëmendshëm i zhvillimeve historike vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, i rrjedhave reale të historisë, tashmë, e ka marrë vesh botërisht se politikanët shqiptarë, hiç Enver Hoxhën epokal dhe sistemin e tij të vlerave dhe zhvillimit në forca vetanake të Shqipërisë e të shqiptarëve, janë, pa as më të voglën mëdyshje: politikanë antishqiptarë!…

E themi ketë, sepse, kudo që jetojmë dhe veprojmë ne, shqiptarët-shqiptarë (hiç ata “shqiptarë” që flasin shqip e mendojnë serbisht, hiç ata “shqiptarë” që flasin shqip e mendojnë greqisht, hiç ata “shqiptarë” që flasin shqip e mendojnë bullgarisht…!…), në trojet tona etnike, falë politikanëve antishqiptarë, kanë ndodhur e po ndodhin çudira me Shqipërinë e copëtuar në gjashtë “shtete shqiptare” dhe me popullin shqiptar. Po, vallë, pse ndodhin të gjitha këto prapësira dhe pashkëputshëm shekullisht? Ndodhin, sepse politikanët antishqiptarë dhe populli mendjedele krah tyre nuk mësuan asgjë nga pësimet e njëpasnjëshme dhe të vazhdueshme gjatë gjithë epokave të historisë. Madje, ç‘është edhe më e keqja, nuk mësuan aspak dhe asgjë nga lufta më e re e UÇK-së për liri dhe për bashkim kombëtar, dhe, faji, natyrshëm, u takon, pa përjashtim:

- Politikanëve antishqiptarë,
- Akademikëve antishqiptarë,
- Kulturologëve antishqiptarë,
- Shkrimtarëve antishqiptarë,
- Artistëve antishqiptarë,
- Gazetarëve antishqiptarë,
- Opinionistëve antishqiptarë,
- Historinëve antishqiptarë,
- Të “burgosurve politikë” antishqiptarë,
- Policëve antishqiptarë,
- Ushtarakëve antishqiptarë,
- Doktorëve antishqiptarë,
- Profesorëve antishqiptarë,
- Klerit mysliman antishqiptar,
- Klerit katolik antishqiptar,
- Klerit orthodoks antishqiptar,
- Këngëtarëve antishqiptarë,
- Muzikantëve antishqiptarë,
- Rapsodëve antishqiptarë,
- Sportistëve antishqiptarë… dhe
- Mendjedeleve që shkojnë pas atyre e këtyre antishqiptarëve!…

Dhe, mendjedelet, ngopen me jashtëqitjet e tyre “patriotike” e “kombëtare”, “komuniste” e “demokratike”, dhe vuan kështu Shqipëria e shkretë etnike, vuan populli i shkretë shqiptar në trojet e veta. Vuan pse nuk e ka një Enver Hoxhë shqiptar në krye të Shtetit!...

Prodhim i politikanëve antishqiptarë, i shqiptaro-titistëve antienveristë&Co, janë të gjithë:

- “Politikanët,
- Akademikët,
- Kulturologët
- Shkrimtarët,
- Artistët,
- Gazetarët,
- Opinionistët,
- Historianët,
- ‘Të burgosurit politikë’
- Policët,
- Ushtarakët,
- Doktorët,
- Profesorët,
- Hoxhollarët,
- Priftërinjtë,
- Këngëtarët,
- Muzikantët,
- Rapsodët,
- Sportistët,
- Mendjedelet…”

Fatkeqësisht, të gjitha këto kategori, dhe të tjera, janë prodhim i shkollës antishqiptare të Titos, produkt i shkollës tjetër antishqiptare të shqiptaro-titistëve&Co, ku i kanë futur hundët me kohë dhe kanë gisht edhe shkollat e tjera antishiptare të toptanëve, zogollëve, ballistëve, fadilhoxhistëve dhe kategorive të tjera antishqiptare, që nuk mund t’i numërojmë në këtë analizë. Dhe, këto kategori antishqiptare veprojnë kudo ku jetojnë shqiptarët në trojet e veta gjeoetnike: Në Kosovën antishqiptare të Ibrahim Rugovës&Co, në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Çamëri dhe në Shqipërinë antishqiptare të Sali Berishës&Co.

Në anën tjetër, të njëjtat kategori shqiptare, ama, shqiptare në kuptimin e plotë të fjalës, u zhvilluan, u kalitën dhe u poqën edhe në Shqipërinë e Xhaxhit Enver Hoxha dhe, me forcat e veta, arritën kulmin e zhvillimit kombëtar shqiptar, në udhën e trasuar të vlerave të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!…

Po, çfarë bënë politikanët antishqiptarë, shqiptaro-titistët? Ata&Co e tyre shtrinë lozët e tyre antishqiptare gjithandej tokave të copëtuara shqiptare dhe shkatërruan e shkretëruan Shqipërinë, me në krye Sali Berishën&Co andej kufirit dhe me Dr. Ibrahim Rugovën&Co këtej kufirit shqiptaro-shqiptar, duke shkatërruar e shuar Akademinë Shqiptare të Shkencave e Arteve, Ushtrinë Shqiptare, Policinë Shqiptare, Shëndetësinë Shqiptare, Ekonominë Shqiptare, Arsimin shqiptar dhe gjithçka tjetër, deri edhe të gjithë armatimin që qe krijuar me djersë e punë të popullit shqiptar, për ta ruajtur e për ta bërë Shqipërinë-SHQIPËRI. Po, ç‘bënë politikanët antishqiptarë, që rrëmbejnë e grabisin pasuritë dhe të mirat e atdheut si hiena(?), për t’i përmbushur e ngopur orekset dhe për t’i kënaqur epshet e veta dhe të familjarëve e familjeve të tyre “patriotike” e “shqiptare”(!), gjithnjë, në kurriz të Popullit e Atdheut.

Të gjitha kastat anishqiptare që i përmendëm më lart, janë produkt antishqiptar i shkollës së shqiptaro-titistëve (ku për një shekull e tepër janë bërë seleksionimet e përzgjedhjet më negative dhe më antishqiptare të kategorive të zëna ngoje më lart), që kanë prodhuar në vazhdimësi: politikanë kriminelë, gjyqtarë kriminelë, prokurorë kriminelë, ushtarakë kriminelë, ekonomistë kriminelë, kulturologë kriminelë, policë kriminelë, profesorë kriminelë, akademikë kriminelë, këngëtarë kriminelë, hoxhallarë kriminelë, piftërinj kriminelë, shkrimtarë kriminelë, sportistë kriminelë… dhe të tjerë kriminelë e fashistë, që po e copëtojnë Atdheun dhe po e përçajnë në këto përmasa antishqiptare popullin shqiptar, për interesa meskine partiake, personale e familjare.

Politikanët antishqiptarë (me gjithë kategoritë antishqiptare të përmendura më lart) nuk reaguan as reagojnë asnjëherë, kur cënohen interesat e Atdheut Shqiptar (Shqipërisë Etnike) dhe të Kombit Shqiptar, por, reagojnë kur cënohen interesat e tyre kulimoklanore antishqiptare, partiake, personale dhe ato kolektive familjare(Sic!)… Madje, për t’i realizuar e përmbushur ato interesa meskine, shkelin Kushtetutën Shqiptare dhe ligjet, të cilat i kanë përpiluar dhe miratuar vetë në Kuvend, për përmbushjen e interesave të tyre personale e familjare dhe jo për interesat e Kombit dhe të Shtetit Shqiptar-Shqipërisë (Etnike)…

Kur luftonte UÇK-ja, të gjithë, pa përjashtim, morën vrapin theqafës të ikjes e të braktisjes së popullit dhe Atdheut, i pari të mbramin s’e zinte dot! (Bah!)... E, tash, hungërijnë! Hiqen dhe bëhen shumë “trima”, pas lufte! Rrahin gjoks dhe uzurpojnë vende pune në emër të “luftës”… Dhe, është koha për t’u thënë e për t’ua treguar vendin me zë: Se, vetëm dy epoka shqiptare ka pasur populli shqiptar: Epokën e Gjergj Kastriotit dhe Epokën Shqiptare të Enver Hoxhës! Dhe, këtyre dy epokave shto edhe epokën e luftës së lavdishme të UÇK-së, të cilën po e dhjesin politikanët antishqiptarë me të gjitha kategoritë e tyre “patriotike” dhe “shqiptare”, “komuniste” dhe “demokratike”, të cilat i veçuam më lart dhe janë fajtorët kyçë për të gjitha që po i ndodhin Shqipërisë, që po u ndodhin shqiptarëve!...

A po e dinë dhe a po e kuptojnë tashmë shqiptarët, se, të gjitha këto kategori demagogjike dhe antishqiptare e sollën luftën e lavdishme të UÇK-së deri këtu dhe e degjeneruan në këtë masë, sepse, janë të gjitha ato e këto kategori shqiptaro-titistësh të rafinuar që e shanë dhe e shjanë, e shantazhuan dhe e shantazhojnë, edhe sot luftën e lavdishme të UÇK-së dhe gjakun e dëshmorëve të Kombit e të Atdheut Shqiptar, Shqipërisë (Etnike).

Po, a nuk po e shohim se prej shuarjes nga jeta të udhëheqësit tonë epokal shqiptar, Enver Hoxha, po hungërijnë atdheut politikanë antishqiptarë dhe, për fat të keq, me direktiva të shqiptaro-titistëve (pro)jugosllavë e (pro)serbë antishqiptarë, që i zumë ngoje më lart(Bah!), po bëhet gjithnjë e më keq…

Prandaj, të gjitha këto kategori antishqiptare duhet t’ia vënë gishtin bythës (sepse, kur është dashur: nuk kanë treguar që kanë as kokë as bythë) dhe ta dinë se: Edhe durimi i shqiptarëve të urtë e të zgjuar, sado të zgjasë, ka kufij!...

Burojë, më 1 gusht 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 74 vizitorë
Lexuar: 457 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi