Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Po, paqe me Serbinë, por secili në shtëpinë e vet!
Publikuar më 02 gusht, 2016 në orën 14:33 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** - Paqe “1000-vjeçare” mes shqiptarëve dhe Serbisë, do të arrihet, vetëm, atëherë, kur Serbia, të tërhiqet nga territoret e pushtuara, të aneksuara dhe të kolonizuara me agresion, me terror dhe me gjenocid (1878- 1941). Ndryshe, marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe Serbisë, do të ngelin të brishta dhe armiqësore, që do të rrezikojnë jo vetëm rajonin ballkanik, por edhe sigurinë, stabilitetin dhe paqen në Evropë.

*** Aleksandar Vuçiq: “Me shqiptarët e Kosovës, do të jetojmë edhe njëmijë vjet, por nuk do të luftojmë mes veti”.(http://srbin.info/2016/07/19/vucic-sa-kosovskim-albancima-zivecemo-jos-hiljadu-godina-i-necemo-ratovati/

Këtij lajmi, mund t’i besojnë vetëm ata, që nuk njohin historinë e Ballkanit; ata që janë në shërbim të Serbisë brez pas brezi (1878-2016); ata që ia kanë falur Veriun e Kosovës Serbisë; ata që kanë hyrë në bisedime me Serbinë në Bruksel (2011-2016) dhe ata që kanë nëshkruar Marrëveshjen për formimin e “Srpska zajednicës” në Kosovë (kryeministri Isa Mustafa dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi), si dhe ata shtetarë shqiptarë, që i tradhtuan shqiptarët e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, duke i lënë nën sundimin e egër qindravjeçar të Serbisë kolonialiste (1912-2016).

Si mund të arrihet paqja e qëndrueshme me Serbinë?

1- Kur kryeministri Aleksandar Vuçiq me presidentin e tij, Tomislav Nikolic, pohojnë se “Kosova është Serbi”;
2- -Kur Kushtetuta në fuqi e Serbisë, thotë “Kosova është krahinë e Serbisë (2006);
3- Kur diplomacia Serbisë me presidentin Nikoliq në krye, në mënyrë intensive po lobon nëpër shtete të ndryshme të bashkësisë ndërkombëtare, që të mos e njohin Republikën e Kosovës (2008-2016);
4- Kur politika e jashtme e Serbisë e aliazhuar me Moskën, në saje të VETO-s së Rusisë, e kanë “ngrirë” statusin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të bashkuara, duke mos ndryshuar Rezolutën 1244 të KS për Kosovën (10.06.1999), e cila nuk njeh pavarësinë e Kosovës (17 shkurt 2008);
5- Kur Beogradi zyrtar, ende nuk ka kërkuar falje publike për agresionin, terrorin,masakrat dhe gjenocidin e Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1989-1999);
6- Kur Serbia ende nuk ka paguar reparacionet e luftës për të gjitha dëmet, shkatërrimet, vjedhjen dhe plaçkitjen e pasurisë së shqiptarëve në Kosovë (1989-1999);
7- Kur Serbia ende nuk ka pranuar kryerjen e gjenocidit në Kosovë (1989-1999);
8- Kur Serbia ka okupuar territorin e Kosovës Veriore (1999-2016), duke e ndarë në dysh qytetin e Mitrovicës, pjesa veriore e së cilës direkt është nën mbrojtjen e forcave paralele policore serbe dhe të Beogradit, duke e konsideruar si pjesë të shtetit të Serbisë, jo të Republikës së Kosovës;
9- Kur Serbia është fajtore kryesore, pse minoriteti nuk e njeh Republikën e Kosovës, edhe pse participon në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore të Kosovës (parlament, qeveri etj.), duke u shpërblyer me rroga të majme në euro, por e njohin Serbinë, jo Kosovën si shtet të tyre, por si atdhe-tokë të tyre;
10-Kur Serbia ende mban të aneksuar dhe të kolonizuar territorin e Shqipërisë Etnike (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja) me qindra e mijëra shqiptarë, të cilëve nuk ua njeh të drejtën e vetëvendosjes, edhe pse janë pjesë e kombit indigjen shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike;
11-Kur Qeveria, Parlamenti, Presidenca dhe titullarët e tyre me në krye presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, nuk e njohin Republikën e Kosovës, por duan “normalizim marrëdhëniesh” dhe “paqe” me shqiptarët e Kosovës?!

Kjo është “paqja 1000-vjeçare” e Serbisë, e premtuar dhe e deklaruar nga kryeministri Aleksandar Vuçiq, më 19 korrik 2016?!

JO, ky është mashtrim dhe spekulim politiko-propagandistik i Serbisë, që pikësëpari ka për qëllim “zbutjen e zemrave” të shteteve anëtare të BE-së, që Serbia sa më parë të jetë e mundur, të aderojë në Evropën e integruar.

Prandaj, as BE-ja, as Amerika, as NATO-ja e as shqiptarët nuk duhet besuar një deklerate të tillë propagandistike të politikës ditore të Beogradit zyrtar, sepse ajo ka për qëllim t’i mashtrojë edhe Prishtinën, edhe Tiranën, në mënyrë që Serbia t’i shmangej përgjegjësisë së kryerjes së krimit të gjenocidit në Kosovë (1989-1999).

-Duke mos lejuar Beogradin, që të lozë si “macja me miun” në atë farë dialogu në Bruksel, si dhe në KS të Kombeve të Bashkuara, Prishtina zyrtare, sa më parë (sepse është në vonesë 16-vjeçare: 199-2016) të jetë e mundur, duhet ta padisë Serbinë për kryerjen e gjenocidit në Kosovë (1989-1999).
Sa më sipër, pa përmubshjen e këtyre kushteve themelore të sipërtheksuara, Aleksandar Vuçiq e as Serbia e tij, kurrë nuk do të mund të pajtohen me shqiptarët e Kosovës, të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës.

-Çelësi për krijimin e ndonjë paqe të qëndrueshme dhe të pranueshme mes shqiptarëve dhe Serbisë, do të arrihej, vetëm atëherë, pasi Beogradi zyrtar, ta njihte Republikën e Kosovës. Kjo do të ishte prova e parë e besueshme historike, se Serbia, vërtet, do marrëdhënie të mira dhe paqësore me shqiptarët në Ballkan. Ndryshe, marrëdhëniet e shqiptarëve me Serbinë ngelin status quo, ashtu sikurse këtu e 100 vjet më parë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 374 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi