Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Papa Françesku Apelon Paqe, jo Luftë mes Islamit dhe Krishterimit!
Publikuar më 04 gusht, 2016 në orën 01:11 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Abraham Lincoln: “Those who deny freedom to others, deserve it NOT for themselves, and, under a just God cannot long retain it.”

*** Faleminderit Shkëlqesi dhe Vlerë e Mrekullueshme, Papa Franesko për këtë Mesazh human, altruist, vizional dhe paqësor në shërbim të pajtimit, të bashkëpunimit, të përbashkësisë, të afrimit, të harmonisë, të mirëbesimit, të dashurisë dhe të ardhmërisë së gjithë popujve të botës.

-Ata, që e injorojnë këtë Mesazh historik mbarënjerëzor të Papa Françeskut, nuk e kanë vendin as në Kishë, as në Xhami, as në Sinagogë, as në Teqe, e as në tempujt e tjerë fetarë të popujve të ndryshëm të rruzullit tokësor.

Para së gjithash, dhe, para të gjithëve, këtë Apel historik gjithënjerëzor të ndërgjegjës së lartë të Papa Françeskut, duhet përqafuar, sidomos ata islamofobistë shqiptarë, të cilët e kanë kokën bosh dhe verbërazi, pa asnjë të drejtë po e akuzojnë dhe, po e fajësojnë Islamin, duke e ngatërruar dhe barazuar me terrorizmin islamik, me qëllim të shpërfytyrimit të tij të vërtetë, në mënyrë që t’i mbajnë nën “hipotekën” e fajësimit dhe të përgjegjësisë kolektive të gjithë myslimanët në dimensone globale. Kjo është padrejtësi, përgjegjësi, çmenduri, primitivizëm dhe antiqytetërim, sepse të gjithë myslimanët e botës, nuk janë terroristë!

Prandaj, ekstremistët islamofobistë shqiptarë në Ballkan, nuk duhet ta barazojnë terrorizmin me Islamin e vërtetë, sepse as Amerika e as Evropa Perënidmore nuk janë në luftë me botën Islame, por vetëm me terrorizmin islamik, siç janë Al Kaida, Nusra, ISIS, salafizmi, vahabizmi…etj., që e kanë vërshuar Ballkanin dhe, paraqesin rrezikun më të madh për të gjithë popujt e tij (1990-2016). Ky është rreziku për shqiptarët dhe për Shqipërinë Etnike, jo Turqia e sotme e presidentit Rexhep T. Erdogan.

Presidenti Obama: “Amerika nuk është në luftë me Islamin”!

Këtë e ka pohuar edhe presidenti aktual i Amerikës, Barck Obama, se: “-Ne, nuk jemi në luftë me Islamin.Ne jemi në luftë me ata njerëz që e kanë shtrembëruar Islamin. Prandaj, liderët myslimanë, duhet të bëjnë më shumë që të diskreditojnë idenë, se shtetet tona janë të vendosura për të shtypur Islamin. -We are not at war with Islam. We are at war with people who have perverted Islam," Obama said during his remarks, adding later that Muslim leaders "need to do more to discredit the notion that our nations are determined to suppress Islam." (http://www.cnn.com/2015/02/18/politics/obama-speech-extremism-terror-summit/).

-Unë, katërcipërisht i besoj kësaj deklarate zyrtare të Presdientit të nderuar të SHBA-së, Barack Obama, jo lahpuzave perversë dhe maskarenjve të pa fe shqipfolës, që për hir të interesave të tyre të bythëprapta, po atakojnë ekumenizimin disashekullor të tri religjioneve shqiptare, duke futur “mish dhie” mes vëllezërëve myslimanë, katolikë dhe ortodoksë.

Mirëpo, kjo strategji e rrezikshme antishqiptare, kurrë nuk do të ndezë në hapësirat e Shqipërisë Etnike, sepse, ne, historikisht dhe tradicionalisht, në plan të parë kemi Kombin dhe Atdheun, që fetë tona, asnjëherë nuk kanë qenë shkaktor i përçarjes dhe i “bombardimit” të unitetit, të ndërgjegjes, të vlerave dhe të sakrificave të përbashkëta në mbrojtjen e identitetit kombëtar (gjuha, gjaku, atdheu).

Gjithashtu, nuk duhet vjellur aq shumë vrerë vagabondët, sharësit, shpifësit, intrigashët dhe injorantët islamofobistë shqiptarë (që shqiptarët e besimit mysliman po i quajnë “kokë turku”, ndërsa Islamin dhe Kuranin po i quajnë “burime të terrorizmit”, madje, disa psikopatë, edhe i kanë hedhur, edhe në gjyqin e Tiranës!), duke mohuar vlerat e Islamit, sepse as Kurani e as Islami nuk lejojnë dhunën, terrorin dhe gjenocidin e individëve, të grupeve, të sekteve dhe të organizatave religjioze terroriste islamike ndaj botës së krishterë dhe, ndaj popujve të tjerë, pavarësisht se cilës racë, civilizim, kulturë dhe religjion i përkasin ata.

Papa Françesku: “Islami nuk është terrorizëm”!

*** -Ndaj, ta përqafojmë dhe t’i beosjmë Mrekullisë Papa Françesku, jo islamofobistëve manjakë, që duan konflikt dhe luftë mes tri religjioneve shqiptare (!)

-Unë, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë ta respektoj fort, ta çmoj lart, duke e admiruar dhe, duke i besuar në mënyrë të jashtëzakonshme, pa asnjë rezervë Mrekullisë Papa Françseku, kur thotë se “Islami nuk është terrorizëm”!

-Se Islami i vërtetë nuk është kurrfarë gjeneratori i prodhimit të dhunës dhe të terrorizmit ndaj njerëzimit, këtë, së fundi, e pohoi edhe vlerësimi i ekuilibruar aksiomatik i Shkëlqesisë Papa Françesku, duke pohuar botërisht: “ Se është plotësisht e gabuar, që Islami të identifikohet me dhunën, sepse në çdo religjion ka njerëz të dhunshëm. Kur flasim për dhunën në Islam ,atëherë, duhet të përmendim edhe dhunën katolike. Është e gabueshme që dhuna të barazohet me Islamin. Unë, nuk besoj, se është e vëtetë dhe e drejtë, që Islami ka karakter terrorist/ "I do not believe that it is true or right that Islam is terrorist."/ (http://www.npr.org/sections/thetwo-way/2016/08/01/488223541/pope-francis-say-it-is-wrong-to-identify-islam-with-violence ).

Të gjithë ata shqipfolës, që nuk i besojnë këtij vlerësimi të peshuar aksiomatik të Papa Françsekut, ata janë pabesimtarë dhe të prirur për të shpifur, intriguer, shantazhuar dhe provokuar incidente, konflikte dhe mosmarrëveshje mes tri religjioneve ekzistuese të shqiptarëve (Islam. Katolik dhe Ortodoks).

Fundja, nuk quhet politikë, as diplomaci shqiptare ajo, që krijon armiq për shkak të mosnjohjes së historisë së Islamit si doktrinë dhe si praktikë. Shqiptarët nuk duhet akuzuar dhe anatemuar pse i përkasin kësaj feje, fesë katolike apo ortodokse. Përkundrazi, duhet respektuar njësoj, pa diskriminuar dhe pa mohuar asnjërën prej tyre, ashtu sikurse gjatë shekujve të derisotëm-në harmoni, në mirëbesim dhe në paqe, si pjesë të pandara të një kombi, të një gjaku, të një gjuhe, të një tradite, të një kulture, të një historie, të një flamuri, të një abetareje dhe të një atdheu të përbashkët shqiptar.

-Mjaft më përpjekjeve të kobshme dhe “prushit nën hi”, që shqiptarët t’i përçajnë, t’i copëtojnë dhe t’i armiqësojnë mbi bazën fetare, sepse kjo rrugë është e pakrye, shpie vetëm në shpartallimin dhe në asgjësimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
-Mjaft jemi të përçarë nga politika ditore ant-popull, antihumanizëm, antidrejtësi, antidemeokraci dhe antisolidarësi, të mos përçahemi edhe mbi bazën fetare, sepse kjo, do të ishte “humnera” jonë e përbashkët.
-Të ndejkim rrugën e humanizmit, të diturisë, të unitetit, të qytetërimit dhe të paqes së Papa Françeskut të dashur, të repsketuar dhe progresiv për gjithë njerëzimin.

Kjo është rruga e drejtë dhe e ndritshme, që garanton koekzistencën, stabilitetin, sigurinë dhe paqen e përbotshme, JO terrorizmi-kanceri dhe kolera e gjithë njerëzimit.
-JO, vetëm Amerika me aleatët e saj, por e gjithë bota, duhet luftuar terrorizmin islamik, jo Islamin si ideologji, si doktrinë, si praktikë dhe si civilizim, sepse as Amerika e as Evropa nuk janë në luftë me Islamin, por vetëm me terrorizmin islamik.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 545 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi