Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“DEMARKACIONI” DHE KËRCËNIMI I Z. GREG DELAWIE
Publikuar më 07 gusht, 2016 në orën 00:39 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Më datën 3 gusht 2016, me fillim prej orës 10:00 të mëngjesit dhe deri në orën 22:00, zgjati i ashtuquajturi “Debat profesional-shkencor për demarkacionin” me Malin e Zi, të cilin “debat” e transmetuan drejtpërdrejt të gjitha televizionet e të vetëquajturës “Republika e Kosovës” dhe “kombësi kosovare”(Sic!)…
I përcollëm për 12 orë rresht zhvillimet e atij antidebati, i cili, parë në thellësinë e tij “argumentuese”, nuk ishte as profesional, dhe, as shkencor, por, ja se e kishin emërtuar ashtu, krejt pa lidhje konceptuale, profesionale dhe shkencore.

Çështja e (për)caktimit ose e ricaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi, para së gjithash, është çështje që i takon Shqipërisë dhe shqiptarëve, e, jo politikanëve kukulla që na i vënë të huajt në çdo kohë e periudhë “historike”, për ta mbajtur të pushtuar e të copëtuar Shqipërinë Etnike, madje, ç‘është më e keqja, me pëlqimin e kuislingëve dhe tradhtarëve në pushtetet “shqiptare”!…

Po, vallë, përse erdhën “miqtë” tanë ndëkombëtarë këtu? Për të qenë miq, apo, për të na kërcënuar e për ta mohuar luftën tonë për bashkim kombëtar, sipas betimit të UÇK-së? Për të na ndihmuar dhe për të qenë krahakrah me njëri-tjetrin, apo, për të na kushtëzuar e për të na kërcënuar, e shantazhuar? “Ndihma” e atyre dhe këtyre “miqve” tanë ndërkombëtarë po shihet përditë që ka dhënë Zoti!...

Ajo që na befasoi për të keq, qe kërcënimi i z. Greg Delawie, Ambasador i SHBA në Prishtinë. Por, sa ka faj Delawie dhe miqtë e tij ndërkombëtarë, të cilët e kanë parë dhe studiuar në hollësi pakonceptualitetin shqiptar të “politikanëve tanë”, të cilët, fatkeqësisht, më të interesuar janë që ta ricoptojnë Atdheun, sesa ra ribashkojnë atë.

Po, pse nuk i tha dikush Delawie-së, se nuk mund të ricopëtohen më tokat shqiptare, nuk mund të përmbushen më apetitet gllabëruese e grabitqare të fqinjve dinakë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, siç është “rasti” me Malin e Zi(!) A e di z. Delawie se Mali i Zi ka pasë vetëm 4.000 kilometra katrorë tokë (që po ashtu është tokë shqiptare) dhe më pastaj, më 1878 i janë dhuruar edhe 9.812 kilometra katrorë tokë shqiptare dhe tash ka 13.812 kilometra katrorë tokë, e cila është, e tëra, shqiptare!?! A e di z. Delawie, se kisha orthodokse e Malit të Zi e ka asimiluar elementin shqiptar, dhe, në emër të krahinës shqiptare, i ka dhënë emrin malazez?... Po, a e di z. Delawie se Sanxhaku i Nishit (i pushtuar nga Serbia dhe Rusia) është tërësisht tokë shqiptare dhe nga ai sanxhak u dëbuan shqiptarët e tepër se 600 katundeve shqiptare, ku u bë gjenocid, etnocid dhe spastrim etik i shqiptarëve nga trojet e tyre gjeoautoktone?...

A di, sa di dhe çka di z. Delawie për Shqipërinë dhe për shqiptarët?!...

A e di z. Greg Delawie se edhe shqiptarët e kanë një koncept të vetin origjinal shtetëror, sipas të cilit punojnë, jetojnë dhe veprojnë? Nëse e di këtë, atëherë, pse u kërcënua me fjalimin e tij në “debatin profesional-shkencor për demarkacionin” me Malin e Zi?... Kujt tjetër iu drejtua, pos shqiptarëve të pranishëm?...

E, si do ta ndiente veten z. Delawie, poqëse, ne, do t’ia dhuronim dhe ridhuronim tokën e tij pronësore një fqinji të tij, madje, t’ia jepnim gjithë pronën e tij dhe z. Delawie&Co ta kufizonim vetëm me gardhin e oborrit (shtëpisë) së tij?...

Z. Delawie, duhet ta dijë se toka të pushtuara e të copëtuara shqiptare, janë: Serbia deri në lumin Danub, Mali i Zi, Bosnja&Hercegovina, Maqedonia dhe Greqia më herët e Çamëria më vonë. Pse, atëherë, ngulë këmbë në “të drejtën e tij” për t’i dhënë tokë shqiptare Malit të Zi, ku është asimiluar elementi iliro-shqiptar. Po, a e di z. Delawie, se Iliria parashqiptare përfshinte Italinë, gjysmën e Austrisë së sotme, gjysmën e Hungarisë, gjysmën e Rumanisë dhe Greqinë të tërën? Dhe, për ta argumentuar këtë, po e citojmë vetëm shkrimtaren kroate Flora Doshen, e cila, në hyrje të ronamit të saj historik “Ilirja”, thotë: “Ilirët nuk u zhdukën nga skena historike. Ata vazhdojnë të jetojnë në ne!”…

Prandaj, nuk është mirë që SHBA mike (As z. Lu, as z. Delawie dhe asnjë tjetër) të bie pre e atyre e këtyre “komunistëve” të kuqë shqiptaro-titistë&Co, që na e ndërsenin Jugosllavinë e Serbinë dhe sot u përdorin juve, z. Delawie, për qëllime të njëjta, antishqiptare!...

Nuk e dimë, a i mjoftojnë këto që thamë këtu, z. Delawie, për ta përmirësuar veten dhe qëndrimin e tij kërcënues, antishqiptar?... Mendojmë se kërcënimet e tij&Co, nuk janë edhe kërcënime të SHBA mike të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Nuk ka “komb kosovar”, z. Delawie, ne jemi shqiptarë të krahinës së trepushtuar shqiptare, që quhet Kosovë, prandaj, nuk e keni asnjë të drejtë njerëzore dhe morale që edhe më t’i mbështetni pushtuesit tanë fqinjë (serbë, malazez, bullgarë, grekë, etj.), dhe, aq më pak t’ua dhuroni tokat tona, dhe, aq më pak keni të drejtë të na kërcënoni në të drejtën tonë të mbrojtjës së vetvetes.

Pavarësisht të gjithave, z. Delawie duhet ta dijë dhe ta kupotojë qartë se shqiptarët e kanë konceptin e tyre origjinal, autokton dhe tradicional, për Shqipërinë e tyre, siç e kanë edhe amerikanët dhe popujt e kombet e tjera, për zhvillimin, përparimin dhe bashkimin e tyre.
Edhe shqiptarët, konceptin e tyre shqiptar do ta çojnë deri në fund, këtë duhet ta dijë dhe ta kuptojë z. Delawie, pavarësisht kërcënimeve që bën ai&Co e tij antishqiptare.

Burojë, më 5 gusht 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 79 vizitorë
Lexuar: 699 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi