Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KRONOLOGJIA E VRASJEVE ME PAKUJDESI
Publikuar më 08 gusht, 2016 në orën 00:03 ( ) Beqir Elshani | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Për fatkeqësitë që ndodhin brenda gjirit familjar, porosia e madhe e populli për mbajtjen armës së rrezikshme, por edhe automjetit, prindërit duhet t'i bëjnë sytë katër, do të thotë të kenë kujdes të madh në mënyrë që të mos bie asnjë armë apo automjet në dorë të fëmijëve. Nëse rojtari me pagesë kujdeset për ruajtjen e pasurisë së vendit, atëherë ç'të thuhet për pakujdesinë e prindërve, të cilët në shtëpi me fëmijë mbajnë armën e vrasjes. Prandaj po të mos e sjell babai armën në shtëpi, fëmija nuk do të vritet dhe nuk do të shkaktohet pikëllimi. Duket qartë që sojin e këtyre prindërve i pret dënimi për vrasje dhe pakujdesinë e mbajtjes së armës brenda gjirit familjar. Prandaj të gjitha rastet tragjike po i përshkruaj me radhë.

1. Një polic ishte duke drejtuar automobilin e tij, prapa vetes kishte lënë të birin dhe armën, ndaj i biri merr armën dhe argëtohet, dhe, papritmas prapa shpine babanë e qëllon për vdekje. Parashtrohet pyetja se kush është fajtor, i biri vrasës apo babai viktimë? Dihet, babai. Përveç kësaj, pakujdesia e policit tregon edhe një faj tjetër: gjatë vozitjes babai polic duhej të kishte sy dhe veshë të mprehtë për të kapur zhurmën dhe për të vëzhguar lëvizjet sado të vogla të të birit që ishte duke manovruar me armë prapa shpinës së tij. Ky rast më përkujtoi nënën, të cilën asnjë zhurmë, sado e madhe qoftë, nuk e zgjon prej gjumit sikur vaji i foshnjës së saj, prandaj së pakut loja e fëmijës me armë duhej ta shqetësonte babanë polic. Për të mos ardhur deri te tragjedia; me kohë duhej t'ia ndalonte lojën me armë të birit, ashtu siç i ndalohet prekja e stufës së nxehtë. Përveç kësaj, detyra e tij policore, siç thotë populli, kërkon që arma të mbyllet mirë me shtatë kyçe, në vend të sigurt në mënyrë që të mos e hap askush.

2. Ngjarje tjetër tronditëse është lajmi, në të cilën shkruan se si një vajzë 4-vjeçare me pistoletë gabimisht e qëlloi babanë, kuptohet që tani babai akuzohet për plagosje, por që mund të ndoshte me pasoja tragjike. Po ashtu edhe kjo vajzë katërvjeçare ishte ulur në ulësen prapa babait shofer, dhe, ndërkohë kishte nxjerrë armën e mbushur prej xhepit të babait, pastaj me pahir e qëlloi në krah. Fill pas ngjarjes, në gjykatë babai është munduar të mbrohet kinse nga pakujdesia arma e tij ka shkrepur vetvetiu duke u kthyer prapa për ta shikuar vajzën. Prandaj edhe këtu me pakujdesinë e babait kemi vrasjen psikologjike të fëmijës. E njëjta ngjarje ka ndodhur me djaloshin në shtëpi, i cili merr pushkën ajrore dhe lëndon të atin. Formula është e qartë, në të tria rastet prindërit, me pakujdesinë e tyre kanë vrarë bijtë dhe veten. Prandaj këtu ka vetëm keqardhje, fëmijët nuk dënohen.

3. Një tragjedi e rëndë familjare, pothuaj e dyfishtë, ka ndodhur në Çikago të Amerikës, kur fëmija 6-vjeçar merr revolen e babait, kinse të fshehur, dhe në lojë me vëllain e vogël 3-vjeçar e qëllon mu në fytyrë, të cilin e lë të vdekur në vend. Nuk ka asnjë dyshim që babai me pakujdesinë e armës ka vrarë dy fëmijët e tij, të voglin në vdekje biologjike, dhe të madhin me goditje shpirtërore, me që fill pas tragjedisë do të shohë gjakun se si arma e babait nuk ka qenë lodër, por armë vdekjeprurëse. E njëjta ngjarje tragjike si në Çikago të Amerikës ka ndodhur edhe në Himarë, në jug të Shqipërisë, në të cilin djaloshi duke luajtur me armën e babait aksidentalisht ka vrarë vëllain e tij. Nuk vonoi java, dhe, një tjetër tragjedi ndodhi po ashtu në Himarë, në të cilën brenda familjes një fëmijë 6-vjeçar ka qëlluar me armë motrën e tij njëvjeçare. Sa e tmerrshme, prindërit nga pakujdesia vrasin fëmijët e tyre, lulen më të bukur të jetës. Për habi, prindërit nuk u sjellin ndonjë top loje fëmijåeve, apo ndonjë libër me përralla të bukura, por sjellin armë të zjarrta që familjes ia nxjerrin trutë. Duket qartë që në këto dy raste vdekjeprurëse duhet pasur parasysh, se fëmijët bien viktimë e pakujdesisë së prindërve.

4. Vrasje tjetër nga pakujdesia i ka ndodhur vajzës 12-vjeçare në dhjetor të vitit 2011 me armë gjahu në periferi të Tiranës. Sipas ngjarjes tregohet se vrasja ka ndodhur para mesnatës, pikërisht kur fëmijët e kanë kohën e gjumit. Ndërkohë që babai ishte duke pastruar armën e tij të gjahut, kureshtja ndaj armës e kishte tërhequr të birin, ndaj në përpjekje e sipër, arma ka shkrepur në trup të bijës 12-vjeçare. Për fat të keq arma e gjuetisë ka qenë e mbushur, për të cilën më së miri e ka ditur pronari i armës së gjuetisë. Natyrisht që fëmijët armën e marrin për lodër, mirëpo përgjegjës kryesor mbetet babai i tyre 40-vjeçar. Një gjë dihet: po të kishte qenë babai duke lexuar ndonjë libër, atëherë edhe fëmijët do të lexonin. Tekembramja, fëmijët do t’i zinte gjumi me kohë, meqë librat janë i vetmi mjet që fëmijët i vë në gjumë. Pastaj, ajo çka është më e rëndësishme, armët nuk duhet të përdoren as të pastrohen në prani të fëmijëve, sepse është një mjet që shumë lehtë i magjeps fëmijët, aq më tepër arma ka qenë e mbushur. Një kolege e punës tregonte se si me fëmijët e saj kishte shkuar në pushim javor te prindërit, mirëpo sapo kishte vërejtur armën e gjuetisë të varur në korridor, menjëherë është kthyer në shtëpinë e vet. Të nesërmen zonja e shtëpisë, përndryshe nëna e bijës, e vëren pushkën e gjuetisë në korridor, ndaj menjëherë e ka kuptuar largimin e bijës së saj me arsye prej shtëpisë. Sepse një pakujdesi e vogël kushton me jetën e secilit anëtar të familjes.

5. Vrasjen e fëmijës 13 vjeçar me armë zjarri që ka ndodhur në afërsi të Lurës në Dibër, i cili në gusht të vitit 2014 gjatë lojës me moshatarët e tij është vetëvrarë, prandaj organet policore e kanë trajtuar për vrasje me pakujdesi. Megjithatë, sipas ngjarjes që ka ndodhur vetëvrasja me pakujdesi e djaloshit me çifte ndryshon me vrasjet e shkaktuara me pakujdesi. Padyshim që fajtor i vrasjes së 13-vjeçarit janë prindërit, sidomos babai si autor i çiftes, por do të ishte përgjegjës me përmasa të madha nëse djaloshi nga pakujdesia do të vriste moshatarët e tij. Kuptohet që ata janë fëmijë, sepse çiften e marrin për lodër, pastaj nuk mund të dinë që arma është e mbushur, dhe as që mund ta marrin me mend lojën e tyre me pasoja shumë të rrezikshme. Po sikur të luanin fëmijët me shigjeta në hark, me siguri që prindërit do t’i qortonin për thyerjen e xhameve të dritares, prandaj është për t’u habitur që fëmijën askush nuk e ka qortuar për bartjen e çiftes së gjatë, pothuaj sa vetë trupi i djaloshit. Parashtrohet pyetja sa shkollë i duhet babait, i cili nuk di të perceptojë armën e rrezikshme se në këllëf mund të ketë fishekë që njeriut i merr jetën?

6. Tragjedi e ngjashme familjare ka ndodhur edhe në Misiri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën nga pakujdesia e babait me një plumb në kokë u vra bija e tij rinoshe (lat. adolescens). Siç dihet plumbi në kokë apo në zemër janë plumba që sjellin vdekjen e sigurt, për të cilën populli thotë se thika apo plumbi në zemër është goditje që shkakton dhimbje shumë të madhe. Në anën tjetër, babai duke pandehur armën pa fishek, revoles ia tërhoqi këmbëzën dhe bijën e tij e qëlloi në kokë. kurse vajza rinoshe ra viktimë e pakujdesisë së babait, do me thënë shkaktoi tronditjen e thellë në jetën e qytetarëve. Sepse, mbi të gjitha, nuk luhet, as nuk manovrohet me armë zjarri, qoftë edhe pa fishekë. Pastaj, ashtu siç druajmë prej majës së thikës në kuzhinë, duhet druajtur edhe prej tytës së armës në kokë, apo në cilëndo pjesë të trupit.

7. Është një krahasim i çuditshëm në mes përdorimit të armës lodër dhe armës së vërtetë. Kur qytetari në ShBA më 22 nëntor 2014 në rrugë pa një fëmijë zezak që argëtohej me armë plastike, e mori për armë të vërtetë dhe menjëherë i lajmëroi organet policore, të cilët sapo arritën e vranë në vend, duke pandehur armë të vërtetë. Duket qartë, kjo vrasje e dhimbshme e djaloshit 12 vjeçar, Tamir Rajs, shkaktoi revoltën tek banorët e vendit në Kliveland të Ohajos, me justifikim të vetëm kinse nuk i është bindur urdhrave të policisë rrugore. Sipas kësaj, për dy policë më vendimtar paska qenë lajmërimi i rrejshëm i qytetarit, se djaloshi konkret para syve me lodër, të cilën e pandehnin për armë të vërtetë edhe pse qytetari kishte paralajmëruar se nuk dinte nëse ishte armë e lodrës apo e vërtetë. Prandaj me vrasjen e fëmijës, policët e patrullës kanë vrarë lirinë dhe guximin e çdo fëmije, si qortim për ndalimin e lojërave pakufi të fëmijëve. Fill pas tragjedisë avokati mbrojtës i familjes viktimë policët i qortoi se duhej të ishin të kujdesshëm, meqë djaloshi me armë plastike ishte fëmijë dhe nuk mund t’i kuptonte pasojat, edhe pse ishte duke luajtur në park. Prandaj policët duhej të kishin parasysh moshën, vendin, që tekembramja të mos e qëllonin në trup për vdekje, por ta plagosnin së pakut me një plumb në këmbë.
Me anën e videos shihet që vogëlushi luante vetëm në park me armën aspak të rrezikshme, e cila mund të blihet në të gjitha shitoret. Sa i përket justifikimit se armës i mungonte një tapë portokalli, këtë duhej ta kishte parasysh polici i armatosur, jo vogëlushi, që sipas moshës nuk është i detyruar t’i përmbahet rregullave të lojës. Tekembramja, arma plastike është lodër, prandaj shpejt amortizohet dhe përfundon në mbeturina. Nuk ka asnjë dyshim që policët kanë reaguar shumë shpejt, sikur djaloshi të kishte thyer ndonjë bankë, apo të kishte vrarë ndonjë qytetar, mirëpo ai ishte duke luajtur si çdo fëmijë në botë.

8. Mungesa e përmbajtjes së burrit amerikan shkaktoi vrasjen e djaloshit, kështu po e filloj tregimin. Një burrë 48-vjeçar, amerikan i bardhë, ka vrarë një zezak për shkak se bënte zhurmë me muzikë. Fatkeqësia më e madhe është se zezaku nuk ishte moshatar me të bardhin, por fëmijë, kurse e meta e djaloshit që ka bërë zhurmë, është se nuk ishte i bardhë, prandaj gjykata amerikane nuk pati forcë juridike e njerëzore që ta dënonte kriminelin e bardhë, por e liroi të pafajshëm. Sa e tmerrshme, të vrasësh një fëmijë, dhe familjarisht të gëzohesh për “pafajësinë”, për të cilin mbarë bota ka menduar se patjetër do të dënohet vrasësi i bardhë a i zi qoftë. Nuk ka asnjë dyshim që djaloshi zezak ka bërë zhurmë si çdo djalosh tjetër i bardhë dhe atë kudo në botë, ndaj mund të qortohej me fjalë, jo me plumb duke ia marrë jetën. Tekembramja, qytetari i zemëruar mund të lajmëronte organet policore që të marrin masa. Po sikur të ishte djaloshi i familjes së bardhë, atëherë dihet se ç’pasoja do të përjetonte dorasi nga familja e të vrarit. Filma të ngjashëm kemi parë edhe në televizion, se aty ku nuk vepron ligji i drejtësisë, vepron shpata e hakmarrjes. Duhet të jenë të lumtur ata fëmijë që nuk kanë një baba si dorasi gjaknxehtë që i merr jetën një të riu. Gjithashtu duhet të jenë të lumtur fëmijët që nuk kanë një baba të pashpirt si prokurori, që nuk ka forcë juridike dhe shpirt pragmatik ta dënojë vrasësin e djaloshit, vetëm pse viktima ishte zezak.

9. Në tetor të vitit 2012 një fëmijë në Bulqizë luante një skenë tronditëse duke varur veten si në filma horror. Atë ditë prindërit kishin shkuar për ngushëllim te miqtë, prandaj djaloshi në klasën e tretë në orët e paradites kishte kërkuar leje prej mësuesit në shkollë të shkojë në shtëpi për t’u kujdesur për vëllain e tij 5-vjeçar. Duket se djaloshi ka interpretuar filmat triler, ndaj në prani të vëllait të tij të vogël vetëvaret në litar. Duket qartë që skena tragjike e djaloshit 10 vjeçar ka shkaktuar tronditje shpirtërore te vëllai i tij i vogël. Ndryshe me të gjitha ngjarjet që kam shënuar, në vetëvarjen tragjike të djaloshit askush në familje nuk është fajtor. Po sikur të mos e kishte liruar mësuesi djaloshin, atëherë mësuesi mund të ishte bërë shkaktar i zemërimit për mosplotësimin e kërkesës së nxënësit. Për ironinë më të madhe djaloshi ka marrë leje prej mësuesit për t’u kujdesur për vëllain e tij të vogël, mirëpo për fat të keq, djaloshi nuk arriti të kujdeset as për vete.

10. Në fund vlen të përmendet edhe rasti më tronditës po aq edhe i tmerrshëm i vogëlushes indiane, e cila në shenjë hakmarrje ka marrë fshehtas fëmijën pesëvjeçar të dhunuesit dhe i ka prerë kokën, pastaj trupin e tij e ka copëtuar dhe e ka djegur. Duket qartë që krimi i vajzës 13 vjeçare është akt shumë i rëndë, pasi babai i viktimës e kishte dhunuar atë seksualisht. Mirëpo deklaratat se familja e vajzës është me të meta mendore nuk pinë ujë, sepse shkaktar apo vrasës i fëmijës 5-vjeçar nuk është askush tjetër pos dhunuesi, që njëkohësisht konsiderohet vrasës i dy fëmijëve, apo vrasës i dyfishtë, prej të cilit për shkak të dhunimit të vogëlushes e pësoi fëmija i tij 5-vjeçar. Jo vetëm kaq, sepse dhunuesi është ai që i ka mbetur borxh moral dhe shëndetësor familjes së vogëlushes 13-vjeçare, të cilën si pasojë e dhunimit bijën ia ka bërë vrastare, me anën e së cilës i ka shkaktuar probleme shpirtërore mbarë familjes indiane. Edhe po të ishte vajza 16 vjeçe, prapëseprapë është fëmijë, jo më 13 vjeçe. Tekembramja të dy fëmijët janë të vegjël, prandaj dënimin për vrasje të dyfishtë e merr përbindëshi - babai i fëmijës së vrarë, për të cilën ky i fundit qysh me kohë duhej të parashikonte pasojat e rrezikshme për dhunimin e vogëlushes.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 489 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi