Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pjesë të prera nga realiteti politikë
Publikuar më 08 gusht, 2016 në orën 00:05 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Aksionerët e së keqës
Të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur Kosovës pas luftës, e që janë shumë, kanë ndodhur me pjesëmarrjen aktive të udhëheqësve politikë, ose me mosveprimin e tyre edhe pse kanë qenë të detyruar të veprojnë. Në të dyja rastet janë shkaktuar vepra penale. Dhe përderisa për veprat penale që janë shkaktuar me veprime të drejtpërdrejta mund të mos gjenden fakte, veprat penale të kryera me mosveprim mund të argumentohen lehtë e në mënyrë të parrëzueshme, si për pozitën, si për opozitën.
Siq dihet, e siq e thonë edhe raportet e besueshme ndërkombëtare, Kosova lëngon e pengohet seriozisht në ecjen e saj nga krimi i organizuar dhe korrupcioni. Madje shpesh herë tentohet të lihet përshtypja sikur korrupcioni është e keqja më e madhe, por në fakt problem kryesor është krimi i organizuar që është “institucional”.

Sidoqoft, nëse hamendësojmë që udhëheqësit politik nuk janë të përfshirë në krim të organizuar dhe janë të sinqertë në luftën e tyre ndaj dukurive të këqija, atëherë përse nuk kanë pasur sukses, kur dihet që Kosova sikurse secili shtet ka mekanizma të bollshëm për të mposhtur lehtësisht krimin e organizuar e për të reduktuar korrupcionin në masë të madhe. Kjo nuk është bërë e as po bëhet, prandaj edhe mund të hamendësojmë se dikush po përfiton nga kjo gjendje, megjithëse kjo është vështirë të faktohet.
Megjithatë ne e dijmë kush duhet të veproj që këto gjëra të mos ndodhin, dhe në këtë kontekst të gjithë udhëheqësit e shtetit mund të thirren në përgjegjësi e të gjykohen për kryerjen e veprave penale me mosveprim. Njëtë edhe opozita, e cila në vazhdimësi e ka davaritur pakënaqësinë popullore dhe nuk e ka lënë të kristalizohet për çështjet thelbësore, dhe kështu është bërë mburojë e pushtetit për interesa të përbashkëta (kriminale), edhepse lufta për të ardhur në pushtet ka qenë dhe është e sinqert, por vetëm për të ardhur në pushtet, e jo për të luftuar të keqen a për të qeverisur më mirë. Por përderisa faji i opozitës është më shumë moral, udhëheqësit e shtetit kanë përgjegjësi penale për gjendjen e krijuar. Raportet ndërkombëtare të pakontestueshme edhe nga ata vetë, mund të jenë prova shtesë për të argumentuar fajin e tyre.
Këtu, secili që ka pasur e ka pozitë udhëheqëse mund të akuzohet e dënohet së paku për vepra penale të shkaktuara me mosveprim. Por edhe në mos u dënofshin, gjërat duhet të dihen, që këta të mos përshkruhen si heronjë në librat e historisë, sepse kjo do të na privonte (siq edhe jemi të privuar) nga mësime të vlefshme që duhet t’i marrim nga këto libra.

Kur keqbërësit e kanë mirë
Dy çështjet e ndjeshme me të cilat po merremi tash e sa kohë, asociacioni i komunave serbe dhe shenjëzimi i kufirit me Malin e zi, kanë hutuar shumë njerëz. Të gjithë ata që po flasin mund ta kenë mirë, megjithatë në cilëndo anë që të rreshtohet njeriu, është rreshtuar pas një grupi njerëzish që janë e keqja e Kosovës, e që po ndërsejnë njerëz kundër grupit tjetër për interesa të veta, për të fituar përkrahës e për të ardhur në pushtet, por jo për të qeverisur më mirë, as për t’i zgjidhur çështjet për të cilat po bëjnë zhurmë. Këto çështje janë të mëdha e nuk varen vetëm nga ne, e duke pasur parasysh këtë klasë të papërgjegjshme politike mund të themi që varen shumë pak nga ne.
Por ajo që varet nga ne e që do të zgjidhte shumë probleme, është që t’i largojmë këta politikanë e në krye të shtetit të vendosnim njerëz të tjerë, jo nga kjo opozitë parlamentare, ndërsa këta që sot janë në pushtet të mos i zgjidhnim as për të qenë në opozitë. Kjo është utopike e nuk e di a ka ndodhur në ndonjë vend të botës, që në zgjedhje të pushohej nga puna komplet klasa politike, megjithatë do të ishte mirë të ndodhte këtu. Për këtë ka shumë arsye e janë edhe mundësitë. Dhe është shumë e sigurt që ata që do t’i zgjidhnim për t’i zëvendësuar këta, nuk do të mund të ishin më të këqinjë, sepse do t’i duheshin dekada për t’u konsoliduar e për të ardhur në këtë nivel të së keqes ku vepron tani kjo klasë politike. E kjo kohë, do të ishte mëse e mjaftueshme që njerëzit të mësoheshin me idenë që ata janë pronarë të vendit, e politikanët janë të punësuarit e tyre.

Për përgjimet telefonike (aktuale)
Bisedat telefonike mund të përgjohen vetëm me vendim të gjykatës dhe për personat që janë duke u hetuar për ndonjë vepër penale, megjithatë në Kosovë mund të përgjohet secili dhe kjo duket në rregull megjithëse nuk është. Në këtë vend veprimet e rregullta janë të rralla, prandaj mund të cilësohen si të parregullta, ndërsa veprimet e parregullta, meqë njerëzit i shohin më shpesh, mund të cilësohen si të rregullta. Njëjtë për përgjimet si dukuri, pa analizuar ende përmbajtjen e tyre. Ne nuk kemi njohuri që këta që janë përgjuar të kenë dalë para gjykatës për tu përballur me ndonjë aktakuzë, të paktën sa për t’u shpallur të pafajshëm siq veprohet në disa raste.
Megjithatë përgjimet janë bërë dhe ne të gjithë po i dëgjojmë.
E ajo që këtu bie së pari në sy, është niveli i ulët i këtyre njerëzve që u është besuar fati i një populli. Komunikimi i tyre, i zotit Thaqi dhe i zotit Grabovci është komunikim rrugaqësh, e kjo tregon shumë për karakterin e tyre, që nuk përkon fare me pozitat që ata mbajnë. Sikur ata të punonin siq pozita e tyre e kërkon, do të kishin një sjellje tjetër e kjo do të reflektohej edhe në komunikim, por ata punojnë krejt diçka tjetër e kjo reflektohet edhe në komunikimin e tyre.

Për fund, një propozim zgjidhje
Të gjithë ata që mendojnë se gjendja duhet të ndryshohet e kanë edhe nga një zgjidhje, dhe është mirë që përveq problemeve që diskutohen pafund, të diskutohen edhe zgjidhjet, për ta gjetur zgjidhjen më të mirë dhe për ta ditur që këto probleme kanë zgjidhje, nëse duam. Mendoj që të gjithë popujt do t’i kishin punët mirë sikur të dinin të zgjidhnin udhëheqësit e tyre, e pikërisht këtu duhet kërkuar zgjidhjen, që sigurisht duhet të vijë në procesin e votimit.
Fatmirësisht, Kosova, si çdo popull tjetër ka shumë njerëz të përgaditur që mund të bëjnë ndryshime për mirë, megjithatë pavarësisht vullnetit të mirë, jo të gjithë mund të jenë të suksesshëm, e një ndërmarrje e pasuksesshme nuk I duhet askujt.
Prandaj ndryshimi, nuk është e thënë të bëhet me njërëzit më të përgaditur e më të zotë, por me njerëzit e duhur. Me njerëz që mund ta mbledhin popullin rreth vetes.
E një ndër ta është Donika Gërvalla, mbase më e përshtatshmja. Ajo ka disa cilësi jopersonale, përbashkuese që mund t'ia bëjnë më të lehtë suksesin, përveq cilësive personale që besohet se i ka të shumta, por që tash për tash nuk e bëjnë të veqant.
Donika, si bijë e Jusuf Gërvallës dhe si veprimtare e hershme e LDK-së mund të jetë faktor përbashkues I grupeve më të mëdha të interesit, duke filluar nga ish të përndjekurit politik, grupit institucionalist, paqësor, a pasuesit e Rugovës, sido që t'quhet, e që janë shkapërderdhur në të gjitha partitë si dhe grupimet e ndryshme të nxjerra në pah nga lufta, që edhe këta megjithëse të shpërndarë, përbëjnë një grup të vetëm.
Këto tri grupime mëtojnë se e kanë shkruar historinë e Kosovës në periudhën e fundit ndërsa kanë papajtueshmëri për çështje të caktuara, duke nisur nga demostratat e vitit 1981 e këtej, ku LDK është në njërën anë, ndërsa dy grupimet e tjera në anën tjetër. Kontestimet e tyre për disa ngjarje, I pengojnë këta që bashkarisht ta luftojnë të keqen. Kjo ndarje u ka dhënë hapsirë njerëzve të pandershëm, të cilët e ushqejnë këtë, e janë të vetmit që përfitojnë kur shoqëria ndahet në patriotë dhe tradhëtarë.
Por, këto tri grupime me shumë ndikim në çështjet politike dhe në formësimin e mendimit popullor, mund të bashkëpunojnë, e kjo mund te bëhej lehtë nën udhëheqjen e Donika Gërvallës, e cila si bijë e njërit prej të përndjekurve më të njohur politikë në njërën anë dhe si aktiviste e hershme e besnike e LDK-së dhe liderit të saj historik në anën tjeter, do të ishte një hallkë lidhëse e të trija grupimeve të mëdha ku secila palë do ta ndjente veten të përfaqësuar.
Këto cilësi jopersonale e favorizojnë atë, që me ose pa LDK-në të vije në krye të shtetit, ndërsa me cilësitë personale të treguara, lë të besohet se mund ta çmontoj këtë makineri kriminale të instaluar brenda institucioneve të shtetit. E kur institucionet e shtetit të liroheshin nga njerëzit e paaftë e të kriminalizuar, do të mund të zgjidheshin edhe problemet e mëdha për të cilat bënë zhurmë opozita.

Ireshtansi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 13 vizitorë
Lexuar: 320 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi