Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
E tash?!
Publikuar më 08 gusht, 2016 në orën 00:07 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
E tash?! Parashtrohet kjo pyetje, pas përballjes së politikës me shkencën. Kyeministri herët e ka ditur se do të humb nga ballafaqimet me argumentet shkencore, prandaj edhe shkencën e hedhë poshtë, madje edhe duke ua treguar se ata e kanë vendin në repartet e neuropsikiatrisë. Me këtë mendim të shëprehur Isa Mustafa, ka dhënë shumë për të kuptuar, se kot e quajnë akademik, se Ai nuk merr erë nga ky nocion. Akademia e Arteve dhe Shkencës përsëri tumirë mendimin e pjesëtarit të tyre dhe heshti, sepse kjo i ka mbetur të gjorëve, se janë krijuar politikisht, kanë vepruar politikisht, jetojnë politikisht, se gjithnjë u kanë thënë politika është mbi shkencën, e jo kjo burim për politikë.

Sidoqoftë, çka tash?!
Politizimi i problemit, jo vetëm në nivel të politikës së lartë, por edhe te qytetarët, jep parametra jo të këndshëm. Këtu kemi barikadimin e të dyja palëve, njëra që nuk është në gjendje të jap tokë falas, apo të përmbushë apetitet e Serbisë dhe Malit të Zi, me nënshklrimin e kufinjëve me rastin e pavarësimit të kësaj të dytës dhe pala tjetër, nuk do të përjetojë grilat e burgut. Grilat e burgut e nënkuptojnë tradhëtinë, e kjo tradhëti nxjerrë edhe telashe tjera, se duhet të ndëshkohen edhe të tjerët nga misionarët e huaj, ambasadorët, që e mbështesin qeverinë.
Kjo politikë në mes shqiptarëve dhe sllavëve ka filluar në Kongresin e Berlinit dhe ende sot shtetet e Evropës dhe Amerika nuk e kanë kuptuar realitetin Ballkanik. Në anën tjetër edhe shqiptarët sot ende nuk e kanë kuptuar se çfarë vendosmërie kanë treguar paraardhësit tanë, me qëndrimin e fuqive të asaj kohe.
Ku jemi dhe pse jemi në këto përmasa poshtrimi?!
Pas njëqind e tridhjetë e gjashtë (136) vitesh, shqiptarët i udhëheqin sulltanistët, të cilët për benificione e fis, janë në gjendje të vënë territoret tona gjithënjë në aeropag. Por tragjedia e madhe është, se qytetarët janë bërë një me politikën dhe nuk i besojnë shkencës. Gjithë ky veprim akadmiko institucional, qeveritar dhe një pjesë bukur e madhe e kuvendarëve, nuk dinë të kuptojnë thelbin e shkencës, edhe pse për çdo ditë kemi argumente të reja për kufinjtë e Kosovës dhe Malit të Zi, që dëshmojnë përfitimin e saj në dëm tonin.
Mirë është të këndellën dhe të fillojnë të mendojnë shqip kuvendarët, të veprojnë shqip, që mesazhi i tradhëtisë mos të shkojë te fëmijët e tyre dhe të iu rri si medaljon varrur në derë, siç po na rri në Kushtetutë dhe çdo kund, rezoluta 1244.
Burrat e dheut në këso lloj situatash kanë hapur gjoksin të mbrojnë çdo cep të atdheut, e këta të sotmit (kuvendarët) duhet vetëm të mos e tumirin planin vrastar të qeverisë dhe të kërkojnë përgjegjësi penale nga ata, para se të shkojë vendi në rëmujë.
Edhe Qeveria e Shqipërisë, permes kanaleve të ndryshme, duhet t’ia tërheqë vëmendjen qeveritarëve në Kosovë, se ajo tokë është shqiptare dhe nuk është vetëm e Kosovës ahtisarjane. Mirëpo, heshtja e tyre, sikur i trimëron Hashimin me kompani dhe ata me çdo kusht dëshirojnë të përmbyllet çështja, nuk ua ndinë nëse humbë atdheu mijëra hektar tokë.
Ulkonja e plagosur është më shumë e rezikshme. Ajo lufton edhe jashtë fuqive të saj. Prandaj edhe qeveritarët tanë janë të plagosur dhe do të luiftojnë me të gjitha mjetet që iu vien në dispozicion, madje edhe me miqtë ndërkombëtarë, sepse, të kundërtën duhet t’i nënshtrohen Kodit Penale dhe Procedurës së Kodit Penal, të cilët janë të pa mëshirshëm, kur është në pytje tradhëtia kombëtare. Kuvendarët e kanë në dorën e tyre, do të jenë në të njejtën rrugë të qeveritarëve, për të marrë përgjegjësi, apo do të garojnë edhe për një mandat kuvendari.
Tash është momenti që të logjikojmë të gjithë. Tash është momenti të rreshtohemi me qeveritarët politik apo me shkencën, në saje të së cilës ka ecur civilizimi botëror. Preferoj të jemi bashkë me shkencën, e cila nuk ka humbur kurrë, por vetëm se ka përmirësuar rrjedhen e vet deri në ditët e sotme.

Prishtinë, 08. 08. 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 22 vizitorë
Lexuar: 667 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi