Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kanceri nuk është sëmundje, sëmundje është demarkacioni
Publikuar më 28 gusht, 2016 në orën 01:38 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Propaganda e verdhë po e kryen misionin e vet me sukses permes misionarëve (lexo: kolonës së pestë)

Nëpresidenti i SHBA-ve ishte në vizitë dhe tash krerët institucional po mundohen t’i japin kahe tjetër përqëndrimit të Tij, për mesazhin që i përcolli qztetarëve permes konferences për shtyp, por Ky, në mënyrë më të ashpër dhe me të thellë, iu ka thenë Presidentit e Kryeministrit në takimet e bëra.

Para mediave Ai përmendi Kancerin dhe atë tri here, që e ka përfshirë këtë shtet të ri e të brishtë, sepse këtu mund të bëjë dëme më të mëdha, se sa në shtetet e forta dhe me traditë. Ky Kancer që e ka kapluar qeverinë, virusi është te institucionalistët, prandaj edhe ne e kemi më lehtë ta shërojmë trupin. Biden e bëri publik këtë virus, edhe pse ne e dinim, por tash e din edhe qytetarët, se nëse nuk na kanë besuar ne, le të bersojnë te idhulli Amerikë.

Loja që po luhet në emër të Tij, se marrëveshja për shenjëzimin e kufirit me Malin e Zi, është e drejtë dhe duhet të ratifikohet, është një shpifje, që të paktën duhet demantuar Ambasadori i SHBA-ve, sepse nënpresidenti nuk është post përçmues dhe përsanaliteti i Tij nuk guxon të përgojohet. Para medieve Biden tha, se shenjëzimi i kufirit duhet të bëhet, ana logjike, sepse nuk guxon të mbetet çështja pezul, por Ai nuk tha, jepjani Malit të Zi tokën që ia pemtoi Sebia dhe tash vazalët po don për ta jetësuar, kur u bë Mali i Zi i pavarur. Jo, Ai nuk e tha këtë, por tha, parësore është të luftoni kancerin, se edhe demarkacioni ka të bëjë me këtë sëmundje. Na tha neve qytetarëve, sherohuni që të mos infrektoheni të gjithë, se do të jeni në aeropag për Serbinë, Malin e Zi dhe, nuk është e quditshme të jemi edhe për Maqedoninë, duke e ditur se edhe atje shqiptarët i përfaqësojnë po këta të infektuar nga kanceri.

Tirana heshtë!!!

Propaganda e verdhë dhe kolona e pestë janë duke vepruar me të madhe, sa edhe vet Mali i Zi po mbetet i befasuar me këtë fushat djellëzore, të orkestruar shumë mire. Kjo fushatë e verdhë po mundohet ta nxjerr pushtetin nga bataku, e në të njejtën kohë po hynë vet në të.

Deklaratat e krerve shtetëror, që propaganda e verdhë shumë bukur po I artikulon, është grahmë e fundit e të vdekurit politik, prandaj duke qenë të vetëdijshgëm për këtë, përcjellin mesazhe, bëjnë elozhe, kërcnojnë, bëjnë shantazhe, por kam bindjen se kuvendarët do të këndellën. Vet deklarata e B. Gecit, zëvendësministër “Jemi detyruar ta pranojmë vijën e demerkacinit” jep për të kuptuar të gjithë lojën që bëhet, për të plotësuar apetitet e dikurshme të Malit të Zi.

Hashimi në mesazhin dërguar qytetarëve i vë dy kushte banale dhe tërësisht jo logjike.

1. Nuk do të mund ta krijojmë ushtrinë! Mirë z. Thaçi, Ju shkoni e përkuleni para policëve, ushtarëve e paramilitarëve serb, sikur i dërgoni mesazh gjithë luftëtarëve serbë, malazezë, mercenarëve rus, e sorollopit të tyre, se nuk keni qenë në nivel detyre dhe nuk e keni kryer misionin si duhet e sa duhet. Me këto veprime e keni humbur të drejtën për të folë në emër të shqiptarëve, në emër të ushtrisë, në emër të veteranëve, të dëshmorëve dhe bukur mire po Ju mbrojnë Shoqatat e dala nga lufta! Ajo ende nuk po e kupton mesazhin që Ju me veprime po e dërgoni gjithandej, se Kosovës nuk i duhet ushtria, sikur Rugova dikur!

2. Nuk mund të lëvizim pa viza! Ishta porosia e dytë e Juja! Pse u bë lufta?! Për të falë troje?! Për të kërkuar falje kriminelëve?! Për të rahabilituar bashkëpunëtorët e armikut?! Për të shitur e çertifikata dëshmorësh e veteranësh?! Jo zotni, Ti ia ke merrë të drejtën vetës për të kërkuar diçka nga qytetarët. Emir i Jujaj sot kalkulohet me theks të madh të tradhëtisë. Kjo e demarkacionit ishte, siç thotë një fjalë e urtë “Minarja nuk futet në thes”, ndërsa ata që e kanë përcjell jetën tënde nga 2005 e këtej, e në mesin e tyre edhe unë, i kemi dhënë për të kuptuar bashkëatdhetarëve tanë, se kush je dhe ku po e dërgonë ujin, se mulliri tone, jo! Për të lëvizur pa viza e kemi pasur dikur ombrellën Jugosllavi, por nuk e deshëm, më vonë edhe Ju iu bashkangjitet këtij misioni, e sot kërkonë këtë levizje të lire, me moton, mjaftë ka vajtuar Mali i Zi që të merr edhe një cope tokë! Ne kemi mjaftë, pse ta lëmë edhe më tepër të vajtojë! Gjynah!

Kanceri duhet shëruar! Këtë e kërkonë bota! Këtë e kërkoi edhe Biden! Këtë po e kërkojmë edhe ne. ne e dime se të sëmurët nga kanceri kërkojnë shërimi, nuk duan të vdesin. Pushtetarët nuk kërkojnë shërim, se po të kërkojnë shërim, duhet të jenë në regjim shtrati. Për pushtetarët regjimi I shtratit është prapa grilave!

Kanceri do të sherohet dhe porosia e Bidenit do të jetësohet, madje me mos kalimin e shenjëzimit të vijes kufitare, në parametrat e vazalëve.
Kuvendar të keni kujdes, do të votoni për të mbojtur tradhëtinë apo nderin kombëtar!
Tirana le të heshtë edhe më tej, ia “lejon” Kushtetuta!!!

Prishtinë, 19.08.2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 456 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi