Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Konferenca Mbarëkombëtare e Kllogjerit për Çamërinë, 3 shtator 2016
Publikuar më 06 shtator, 2016 në orën 15:56 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kumtesë: Nuk vlen miqësia hipokrite e kafes me hile

Msc. Albert R. HABAZAJ
Sekretar i Këshillit Ndërkombëtar për Çamërinë, Vlorë,
Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko, Vlorë

Motra e vëllezër të Shqiptarisë!
Po mbushet një vit, qysh nga tubimi paqësor i Hagës (29.09.2015), që ne, veprimtarët e Shoqatës Demokratike Shqiptare “Çamëria” me qendër në Holandë, njohur ndërkombëtarisht si Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë, jemi të organizuar më kombëtarisht se kurrë më parë, me Idealin e madh shkruar në sy, në ballë, në shpirt, në fjalë: “Liria e Çamërisë-zgjidhje e Çështjes së madhe kombëtare”. Kemi një vit, që, më të vendosur se kurrë më parë, po ngrihemi, po udhëtojmë, po flasim, po punojmë e po denoncojmë me zë të fuqishmëm nëpër Shqiptarì, Europë e Amerikë padrejtësitë barbare të shovenëve grekokaragjozë ndaj popullatës së pafajshme të Çamërisë. Qysh para një shekulli e kusur, në mes të shekullit dhe, ende sot e kësaj dite, pikon gjak plaga çame. Dhemb eshtra qytetare e kombëtare e shqiptarëve të Jugut në trojet e veta, që kur bota është zënë. Në kontekst, lufton legjendarisht si dragoi me kuçedrën. Stafeta jonë mbarëkombëtare merr përmasa biblike falë misionit të madh që ka marrë përsipër të përmbushë. Ne jemi bij të Shqipërisë dhe është në nderin tonë të jemi shërbëtorë të devotshëm të Atdheut. Si shërbëtorë atdhetarie, misioni ynë realizohet duke kujtuar viktimat e gjenocidit ndaj popullatës së masakruar çame, si dhe duke bërë më të njohur botërisht mizoritë e krimet ndaj kësaj popullate njëzet e katër karatësh shqiptare, shpërngulur, vrarë e përzënë me dhunë nga trojet e veta, lënë nga të parët e tyre. Si shteti i djeshëm dhe shteti i sotëm grek loz me zaren e miqësisë hipokrite të kafes me hile. Kanë veshur kostumin europian, por lëndën e kanë primitive e gjuhën e komunikimit ekstremiste, që na kujton kalin e Trojës, se të parët e tyre e kanë shpikur dinakërinë dhe shkelin mbi të drejtat e njeriut, mbi demokracinë qytetare. Ky qëndrim na kujton një thënie të urtë: “Të gjithë derrat një turi kanë”, prandaj për zgjidhjen e Çështjes kombëtare, në kuadrin e integrimit europian, deviza jonë është: “Çamëria - o sot, o kurrë!”. Më vjen mirë që takova edhe këtu në Kllogjer shkrimtarin Billal Maliqi, veprimtar i njohur nga Presheva, njëkohësisht kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniksi” të Luginës së Preshevës. Nuk erdhi vetëm. Ishte me miq të tjerë të letrave nga kjo krahinë martire e Kosovës. Biseduam dhe bëmë homazhe në ansamblin përmendorial, ku prehen eshtrat e mijëra shqiptarëve të Çamërisë vrarë nga nacionalistët e zinj grekë, të cilët s’kanë asgjë të përbashkët me popullin mik grek, me intelektualët e shquar apo me shkrimtarët e famshëm e aq të dashur grekë edhe për ne, krijuesit shqiptarë. Unë, Albert Habazaj, shkova në Kllogjer me shumë miq të tjerë të letrave me banim në qytetin Jugperëndimor të Vlorës me histori e kulturë. Edhe me cilësinë e detyrës shoqërore si kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko, Vlorë mbështeta fuqishëm Çështjen çame. Në emër të petromarkoistëve të Vlorës dhe tok me ta, atje, në Kllogjer, nderuam martirët e Çamërirë, së bashku me sivëllezërit krijues feniksas të Preshevës. Çështja kombëtare i bën kështu më të dobishëm shkrimtarët e krijuesit e tjerë të hapësirave mbarëshqiptare. Dhe, kombit, koha ia nxjerr njerëzit e duhur në kohën që i nevojiten. Kanë dalë individë, vëllezër a motra me histori apo grupe me lavdi kombëtare. Në kohën e Rilindjes Kombëtare dolën vëllezërit Frashëri, motrat Qirjazi etj. I kemi në panteon të dritës. Sot, në kohën e Çamërisë, koha nxorri vëllezërit Lato. Nuk po bëj e s’ mund të bëj dot kurrë paralelizëm, por sot, kur ndjejmë se panteoni është rralluar, Çështja kombëtare nxjerr në skenë bijtë e saj, që i dalin zot halleve të Nënës së shtypur, të persekutuar, të përdhosur e të ndjekur si bagëtitë nga vatra e saj. Xhemil Lato punon e lufton me shpirt, me gjak e me penë për Çamërinë e grisur brinjë më brinjë. I vëllai, më i vogël në moshë, Festim Lato punon e lufton me shpirt, me gjak e me qesè për Çamërinë muhaxhire, që të kthehet me dinjitet në shtëpi të saj me dinjitet Nëna, se ia prishën barbarët folenë shqiponjës në Jug…Dhe hipokritët grekokaragjozë lozin kungulleshkën: “kanë bashkëpunuar çamët apo s’kanë bashkëpunuar me nazizmin”.
O shtet grek! Pastro veshët e logjikës e dëgjo: Ashtu siç po denoncojmë ne gjenocidin e të parëve të tu dhe masakrat e tyre e të tuat, nga më çnjerëzoret në botë, ndaj popullatës së pafajshme e të pambrojtur çame në shtëpi të saj, hape sqepin e argumentit e fol, denoncoji ata 5 apo 50 bashkëpunëtorë të nazizmit, që fatkeqësisht mund të jenë çamë. Denoncoji me emra, me fakte, me dokumente, por jo me hamendje, jo me hipoteza, o palo shteti grek. Dhe keni për të parë: Vendin do t’u tregojmë. Ne të parët. Pa mëshirë. Se “s’ka pyll e s’mund të ketë pyll pa derra”. Por ju s’e bëni, se jeni të zhyer deri në grykë me dhunën e egër për ta shfarosur rracën e pastër shqiptare të Çamërisë, por s’mundët e s’do të mundni dot kurrë! Se ka lindur djem Nëna. Ka lindur trima bujarë e guximtarë si Festim Lato, të ndjeshëm dhe të ndezur për të vërtetën si Xhemil Lato, që flet qartë me gjuhë të nënës, në gjuhën shqipe. Dhe ata s’janë vetëm. Me ata jemi ne, vëllezërit e tyre, gjithë shqiptarët, nipërit e Gjergj Kastriotit e Gjergj Aranitit, të Hasan Tahsinit e Petro Nini Luarasit, të Abdyl Frashërit e Sulejman Vokshit, të Isa Boletinit e Hasan Prishtinës, të Abedin Pashë Dinos e Rasih Abedin Dinos, të Luigj Gurakuqit e Vehbi Dibrës, të Mehmet pashë Dërrallë Tetovës e Ymer Prizrenit, të Ismail Qemalit e Fan Nolit, të Zenel Gjolekës e Ded Gjon Lulit, të Miro Tërbaçes e Shote Galicës, të Shaban Palluzhës e Adem Jasharit, të heronjve të Kaçanikut e dëshmorëve të Shqiptarisë. Ne nuk jemi thjeshtë marathonomakë lirie, por misionarë idealistë të të drejtave themeltare të njeriut, të lirisë universal, të qytetarisë njerëzore, që e bën marathonën tonë të bekuar nga Hyjnitë e Lirisë.
Çështja çame, për herë të parë, seriozisht, vërtetësisht, me përgjegjësi historike, juridike dhe demokratike u dorëzua në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, më 11 shkurt 2016 e plotësuar në katër dosje, përpiluar e përkthyer në 3 gjuhët më të njohura të botës dhe zgjidhja e saj kërkohet ndërkombëtarisht dhe diplomatiksht. Mbas gati 15 vjetësh përpjekje të mundimshme e veprimtari të pandërprera, me vështirësi psikologjike e financiare, Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” me seli në Holandë (Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë), arriti këtë fitore historike për shqiptarët, falë kontributit titanik të presidentit të Shoqatës Demokratike Shqiptare “Çamëria”, Holandë, zotërisë Festim Avdulla Lato. Pikërisht ky Festim Lato s’ tërhiqet e vepron i pamposhtur, i paulur, i pashuar, frymë e gjallë e shembullore për kombin e shqipeve, ku fluturojnë shqiponja shqiptare nga Presheva, Bujanoci, Metvegja, Mitrovica në Tuz, Ulqin e Tivar, nga Dibra, Shkupi e Kumanova në Tiranë, Vlorë e Labëri, nga Gjakova, Peja e Drenica në Elbasan, Berat e Korçë, nga Krasniqja, Hasi e Dukagjini në Sazan, Janinë e Prevezë, e gjithandej… - hapësirash shqiptarie! Nuk fiket ideali i Fadil Zeqirit dhe bijvë të tjerë që u përkushtuan si ata e ngelën të pavdekshëm për Çështjen çame, që vijnë me ne si 88 vjeçari Skënder Beqiri, të cilin në bashkëshoqërimin tonë kombëtar, e kemi veteran të nderuar të Çështjes çame, qëndron i ri si ne dhe monument i gjallë i amanetit të të parëve, sa të ketë frymë.
Puna e Shoqatës Demokratike Shqiptare “Çamëria”, Holandë është e dukshme. Ajo po merr përmasat e një uragani mitologjik. Po punohet në dy rrafshe: në planin kombëtar dhe atë ndërkombëtar. Po punohet në dy përmasa, horizontalisht dhe vertikalisht. Populli shqiptar është i tëri me Çamërinë, se mbarë shqiptaria janë një etni, kanë një gjuhë amtare, ndërkohë parimin gjeografik e respekton dhe bota. Edhe shteti po zgjohet nga gjumi i ariut polar. Mediat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare e sensibilizojnë Çështjen çame jo vetëm kur ne bëjmë konferenca kombëtare e ndërkombëtare, tubime, manifestime e protesta, por në vijimësi. Përveç njerëzve të thjeshtë e të përkushtuar janë angazhuar për zgjidhjen e Çështjes çame veprimtarë të spikatur, intelektualë, shkrimtarë, artistë dhe profesorë të dëgjuar çamë dhe joçamë, shqiptarë dhe joshqiptarë (të huaj). Mund të përmend me respekt emrat e profesorëve të njohur dhe atdhetarë të dalluar si profesorët çamë Selman Sheme, Rasim Bebo, etj. apo profesorët e mbarënjohur shqiptarë Lisen Bashkurti (sekretar i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Çamërisë), Koço Danaj (njëri nga dy bashkëdorëzuesit dosjes çame në Hagë [me Fetim Laton]), Bardhosh Gaçe, Eshref Ymeri, Rami Memushaj, Pëllumb Xhufi, Fatmir Terziu etj., atdhetarë të kulluar të penës shqiptare ndërkombëtarisht si Ajet Nuro, Dalip Greca, Elida e Skënder Buçpapaj, Sokol Demaku, Fatmir Terziu, Ëngjëll Musai, Albert Zholi, Flori Bruqi, Azis Bytyçi, Kristaq Shabani, Agron Shele, etj., të cilët, mediat e tyre të shtypit të shkruar dhe online si “Dielli”, “Zemra shqiptare”, “Tribuna shqiptare”, “Fjala e lirë”, “Telegraf”, “Bota sot”, Bota press”, “VOAL”, “Dituria”, “Pegasi”, “Poetry”, etj., krahas vështrimi të përditëshëm qytetar europerëndimor e demokratik, e mbushin bukur me ngjyra lirie. Çështja çame ka dhe bekimin e At Nikoll Markut, shembëlltyrës rilindase të besimit fetar e kombëtar shqiptar. Për rreth një vit, marathona jonë ka përcjellë stafetën e Çështjes çame nga Prizreni në Tiranë, nga Haga në Prishtinë, nga Vlora në Dortmund, nga Konispoli në Firence, nga Kllogjeri në Bruksel e s’ndalon ky ortek lirie, falë shpirtit dhe investimit kapital të Festim Latos. Jetë të gjatë atij djali të vendosur e trim! Rroftë Çamëria! Rroftë Kosova! Rroftë Shqipëria e shqiptaria!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 571 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi