Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kur kolosët e kombit nuk respektohen institucionalisht, atëherë këto institucione konfirmojnë shkurtimin e jetës së tyre!.
Publikuar më 06 shtator, 2016 në orën 16:26 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pak fjalë për ideologun dhe strategun e pushkës së parë të UçK-së, për Profesor mr. Halil Alidemën.

Kaluan shumë vite pas luftës dhe fatkeqsisht shqiptarët në të gjitha anët e kufirit jo vetëm nuk po arrijnë të këndellen për shkak të mungesës së vetëdijes kombëtare dhe servilizmit të tepruar gjatë udhëheqjeve të institucioneve shtetrore, por skadalet e korrupsionit deri në falje të teritorit dhe tradhti të hapura nuk po kanë të ndalur!!!. Mjerimi është i shumfishtë dhe i papërshkrueshëm!....

Pamje nga tryeza politike “Tirana III”, viti 1993. Safet Sadiku, mr. Halil Alidema, Bahri Brisku,Tefik Geci etj.
...Njeriu që ishte betuar në vete për së gjalli qysh kur po vuante denimin nën çelitë e burgut të një regjimi primitiv të Serbisë, mr. Halil Alidema (Profesori), ishte saktësisht i bindur dhe i pathyeshëm në artikulimin e zërit për formimin e celulave të para të UçK-së. Nëse analizojmë një shkrim të tij, kushtuar projektit të UÇK-së (botuar në revistën „Qëndresa“ shtator 1990, nr.3/Kopër –Slloveni), ai ishte i prerë dhe i qartë se nga Serbia nuk çlirohemi aq lehtë dhe pa një vetëmbrojtje të armatosur! Ndërkaq, liderët dhe intelektualë të tjerë pacifistë propagandonin politikën e dokrrave, të ëndrrave dhe antivetëmbrojtje!.

Këto mendime, nuk pranoheshin lehtë nga të gjithë!. Por profesori kishte një kulturë të gjërë dhe pranonte dialogun me të gjitha palët në mënyrë që të bindeshin për rrugën që duhet të orientohen të gjithë shqiptarët. Për këtë qëllim, ai në ndërkohë kishte pranuar antarsimin edhe në subjektin e LDK-së. Por, me kalimin e kohës që në vitin e parë LDK nuk arriti të parnonte edhe mendime progresive dhe një program për vetëmbrojtje, siç i artikulonte profesori. Këto qëndrime u konfirmuan që në Kuvendin e Parë të LDK-së, dhe fill pas mbarimit të kuvendit pa humbur kohë, mr. Halil Alidema, largohet me shumë vetëdije duke dalur hapur me Platformën e tij Kombëtare më 6 Maj 1991, me Partinë e Unitetit Kombëtar-Unikombi-i, që shquhej për vetëdije të lartë kombëtare dhe kishte qëllim mobilizimin dhe çlirimin e Atdheut. Një nga aktivitetet e dendura që e karakterizoi Unikombin menjëherë pas themelimit ishte dalja në ndihmë e gjithë ushtarëve të rinj shqiptarë që masovikisht po dezertonin ushtrinë e Jugosllavisë-Serbisë. Këta të rinj filluan të sistemoheshin në zona më të sigurta konkrtisht në Shqipëri.

Vitet ‚’90 dhe 91 dhe vitet më pas, padyshim janë mjaft të ngjeshuara me shumë aktivitete, që mund të quhet një fazë dramatike e zhvillimeve të reja brenda gjithë hapsirave shqiptaro-shqiptare. Një nga këto ngjarje është edhe strategjia e përgatitjes së reparteve ushtarake me të rinj, që ishin të gatshëm për frontin e luftës, të cilët po stacionoheshin në Shqipëri. Profesori ishte në ballë të punës me shumë grupe dhe gjithë aktivistët më të besuar që kishin pranuar Unikombin po angazhoheshin në këtë drejtim. (Ndryshe kjo strategji artikulohet edhe në intervistën e profesorit dhënë Radio Tiranës, dhjetor 1990, ku kërkohet hapur ndihmë dhe përkrahje nga Shteti Shqiptar, nga Ramiz Alia.)

Po në të njetën kohë ndihmë për mbështjetjen financiare ishte kërkuar edhe prej LDK-së, qysh para Kuvendit të Parë, pranvër 91, për mbështetje të ushtarëve shqiptarë, që armata e Jugosllavisë-Serbisë po i vriste, dhe dezertimi nga ushtarët shqiptarë po fillonte gati-gati masovikisht. LDK-ja si subjekt i vetëm po mblidhte ndihmën nga populli, në çdo formim të nëndegëve të saj edhe jashtë Kosëvës si; në Slloveni, Kroaci, Zvicër, Gjermani etj.
Natyrisht pas diskutimve me polimika në kuvendin e parë të LDK-së, pranverë’91, ky subjekt ishte komplet kundër, dhe poashtu në shtypin ditor të kohës propagandonte politikë kundër vetëmbrojtjes, sepse këta aktorë flisnin për rreziqe të mëdha!. Në të njetën kohë LDK-ja dërgoj disa misionarë partiakë në Tiranë që ta kenë situatën nën kontrollë dhe duke u interesuar për të penguar veprimtarinë e këtyre celulave, dhe jo për të ndihmuar apo investuar në këtë drejtim. Në anën tjetër po ky subjekt kërkonte ndihma nga mërgimtarët në emër të konsolidimit të qeverisë, si përgjegjëse për ta sjellur lirinë përmes durimit të pafund! Kontrastet dhe keqinterpretimet ishin jo të vogëla! Përçarje në mes grupeve të mërgimtarëve kishte shumë, edhe në të gjitha shetet e Perendimit, të cilat buronin nga Prishtina, sepse nuk pati modifikim të mirëfilltë për mbështetje të strategjisë progresive për vetëmbrojtje!.

Me këtë rast i deklaroj këto fakte duke hequr të gjitha dilemat e të gjithë atyre që dje ishin kundër themelimit të UÇK-së dhe sot dalin si heronj se gjëja ata paskan merita të mëdha. Pra, opinioni shqiptar duhet ta paranojë të vërtetën me kohë, se as LDK dhe më pas as LPK nuk ishin pjesë e strategjisë së Unikombit, (e cila edhe kjo e fundit nuk e përkrahu asnjëherë Profesorin), që këtë strategji mr. Halil Alidema në kushte shumë të rënda po e vënte në lëvizje pune, po artikulonte hapur dhe qartë, duke rrezikuar dhe sakrifikuar gjithë çfarë kishte nga vetja e vet!.

Atëherë kur po punohej për celulën e parë që po përgatiste profesori ,në shumë takime me ofocerë të Lartë të Shtetit Shqiptar ,pa ngurruar, por konkret, duke dhënë edhe propozime, ide, informacione, dhe plane strategjike në funksion të mbrojtjes dhe çlirimit të pjesëve të okupuara shqiptare, duke llogaritur se lufta me Serbinë ishte e pashmangshme. Këto fakte dhe këto mendime nuk pranoheshin nga të gjithë, por megjithatë ai bindi disa ekspertë ushtarkë në Tiranë që të fillojnë punën e tyre. Kështu fillimi i vitit 92 shënon shumë lëvizje të profesorit në mes shteteve të Perendimit dhe hapsirave shqiptare. Tirana ishte një pikë e rëndësishme për shumë veprimtari koordinuese. Dhe në të njetën kohë në këtë vit po aktivizoheshin edhe degët e Unikombit si; në Zvicër, Gjermani, Belgjikë e vende të tjera. Ndërkaq, grumbullimi i ushtarëve që po bëhej në vende të ndryshme në zonat shqiptare në Maqedoni dhe pjesërisht në Shqipëri, më pas në fillim të vitit 93 ky aktivitet dhe grumbullim i të rinjve po kalonte masovikisht në Shqipëri. Nga numri i madh i ushtarëve shqiptarë që po dezertonin ish ushtrinë e Jugollavisë-Serbisë, ka pasur të grumbulluar edhe në Slloveni. Kështu nga prilli deri në shtator të viti 1992 në Kopër të Sllovenisë në kuadër të shoqatës kulturore „Fan S.Noli“ që kam themeluar dhe udhëhequr përsonalisht kanë kaluar mbi 2000 ushtarë shqipatrë, të cilët kërkonin një rrugë të re. Shumë prej tyre ushtarëve shqiptarë kishin kaluar vuajtje të mëdha dhe pranonin edhe të bashkoheshin me ushtrinë e Kroacisë, vetëm që të bëheshin pjesë e kontributit të shkarrimit të Armatës së Serbisë. Natyrisht shumë prej tyre ktheheshin në vendlindje, por kishte edhe të tillë që merrnin rrugën e mërgimit në shtet e ndryshme të Perendimit. Ky kontigjent ushtarësh shqiptarë, hë për hë, nuk po orientohej nga asnjë subjekt dhe institucion i atëhershëm i Kosovës. I vetmi me angazhim të pashoq ishte mr. H. Alidema, i cili dinte t’i orientonete dhe, edhe në këtë kohë bashkëpunimi im me të ishte shumë i ngushtë.

Krahas këtyre proceseve të reja dhe të rëndsishme që po kalonin shqiptarët një vëmendje të veçantë ju kushtua edhe mobilizimit të të gjitha grupimeve politike dhe unifikimit të qëndrimit kombëtar të subjekteve politike shqiptaro-shqiptare në gjithë hapsirat e Gadishullit Ilirik ku banojnë shqiptarët dhe ku ato subjekte po vepronin. Për këtë qëllim u organizuan tryezat politike „Tetova I“ dhe „Tetova II“, viti 1992 dhe tryeza „Tirana III“, janar 1993. Në krye të këtyre organizimeve ishte mr. Halil Alidema, i cili në mynyrë të vendosur shtronte platformën e tij për vetëmbrojtje të popullit shqiptar. Në këto tryeza,p.sh në „Tirana 3“, munguan përfaqsuesit e PD-së të Shqipërisë dhe të LDK-së nga Kosova. Me këtë rast në këto tryeza politike mr.H.Alidema shfaqi qartë qëndrimet e tij për mobilizim të përgjithshëm duke apeluar se; „duhet të bëhemi gati për vetëmbrojtje, sepese lufta po na troket te dera. Serbia dhe ushtarët e saj nuk do t’na pyesin se i cilit subjekt ose parti jemi ne, por pasajat do t’i vuajmë të gjithë“.


Pranvera e vitit 1993 ishte me plot takime intenzive në të gjitha drejtimet, për liderin e Unikombit mr. H. Alidemën. Shumë aktivistë vinin e shkonin, premtime bëheshin në shumë drejtime!. Por, në anën tjetër takimet diplomatike të profesorit me ambasadorë diplomatikë të vendeve të ndryshme të akrediduar në Tiranë poashtu ishin të shumta.

Në kuadër të këtyre takimeve kemi shumë personazhe (të cilat do të mund të zbulohen nga procesverbalet në arhivin e zyrës së profesorit, që e mbante në Tiranë). Por, një kontribut të veçantë padyshim kishte mërgimtari nga Zelanda e Re, Masar Krasniqi, sidomos në takimet me palen diplomatike të SHB-ve etj.etj.

…Ndërkohë, pikrisht në vitin ’92 dhe `93 projekti për xhirimin e filmit “Viktimat e Tivarit “, i rexhisorit Ekrem Kryeziu, i cili po kërkonte një numër të madh ushtarësh me veshmbathje ushtarake dhe më së paku 6000 ushtarë me paisje ushatarake, që profesori po kërkonte këtë përkrahje nga Qeveria Shqiptare, pikerisht nga Minstri i atëhërshëm Safet Zhulali, i cili disa herë refuzoi dhe nuk na përkrahu nga frika që kishte, se nga këtu do fillonte ushtria e rregulltë e UçK-së. Në fakt këtu ishte edhe synimi i mr. Halil Alidemës, pasi që në atë kohë, fillimi i vitit ’93 (pas tryezës politike “Tirana III”), në emër të ndihmës (për dezerterët e luftës) kishte konfirmim për të siguruar ushqim dhe veshmbathje për të paktën 6000 ushtarë. (Kjo info, publikohet për here të parë).

Pas anashkalimit të këtij projekti nga Qeveria Shqiptare, sulmet ndaj profesorit dhe stafit të tij ishin të shumanshme dhe në shumë drejtime. Shtypi i kohës na cenzuronte çdo artikull. Ndërkohë Unikombi në Prishtinë sulmohej me forma më perfide nga individë të papërgjegjshëm dhe media të servilizuara ndaj pushtetit okupator serb i instaluar tashmë në Kosovë.
Kujtoj me këtë rast reagimin e liderit të Unikombit përmes shkrimit “Nga frika në fraksion”, që i dedikohej palaçove të Prishtinës dhe atyre që po pranonin servilizmin! Por, ky artikull analitik si shumë tjerë që e punuam bashkëarisht me profesorin nuk e pa dritën e botimit as te “Rilindja”në Tiranë që udhëhiqej nga M. Gjata. Kjo e përdishme e Kosovës ”Rilindja” nuk e pa të arsyshme ta botonte as shkrimin tjetër të mr. Halil Alidemës “Bundi Atdhetar i vitit 1981” (i cili më pas për herë të parë botohet një ditë pas vdekjes së profesorit më 1996).
Me këtë rast prezenca e të dërgurit, (të zyrës së Unikombit në Tiranë), në Heraqinë,(S.S.),maj-qershor 1993, kishte qëllim mobilizimin e të gjitha nëndegëve të Unikombit në Kosovë dhe Maqedoni, për mobilizimin e mëtejshëm të forcës ushtarake. Në këtë kohë shumë antarë, pranauan programin (ilegalisht)se si të vazhdohet puna, dhe cilat detyra i presin në rast të shpërthimit të një lufte eventuale?!.
Në verën e vitit ’93 Tirana gumzhinte nga shqiptarët e viseve të okupura nën ish Jugosllave(kosovarët) e të gjitha kategorive. Por, qarqet sllave i shtuan masat dhe po depërtonin ose kishin njerzit e tyre të besuar që po bënin gjithçfarë për të ndryshuar drejtimin e rrugës së mirëfilltë për liri, për vetëmbrojtje në rrugë dytësore, edhe përmes propagandës perfide se lufta nuk është e nevojshme, se qeveritë tona po punojnë për lirinë! etj.,etj. Ajo që mund ta konfirmoj me këtë rast me shumë shembuj edhe me zhvillimin e ngjarjeve të mëvonshme në fund të vitit ’93, fillimi I vitit ’94 disa nga grupet- celula ushtarake që i mbështeste profesori filluan të lirohen nga përditshmëria e punës së rregullt, pasi zyra e Unikombit në Tiranë nuk po gëzonte mbështetje të duhur financiare nga shumë premtime të bëra vetëm e vetëm nga propaganda mediatike se gjëja lufta për mbrojtje na qenka e panevojshme! etj.
Pikërisht në viti ’93 u bë edhe botimi i “Librit të bardhë”, në kudër të Unikombit, i cili ishte përkthyer në disa gjuhë të huaja.

…Ajo që më ka bërë përshtypje dhe që nuk harrohet asnjëherë në kujtesën time se gjatë shumë bisedave dhe takime pune që kam pasur me profesorin, është se ai i parandinte dhe njihte njerzit. Më kujtohet shumë qartë se themelimin e degëve të Unikombit në diasporë jo që nuk e përkrahën por e pengonin edhe LDK dhe sidomos edhe LPK. Nuk duhet harruar se shumë nga liderët e LDK-së të vitit ’93, /edhe në Tiranë/ pjesë e qeverisë së Bukoshit, nga Isa Mustafa e shumë të tjerë, dhe poashtu shumë liderë të LPK-së të cilët përfaqsohen nga Thaqi e shumë të tjerë, gjatë luftës dhe sidomos pas luftës deri më sot kaluan në procese të rëndësishme dhe poste udhëheqëse, të cilët konfirmojnë logjikën dhe arsyjen e forte pse nuk i afroheshin dhe as nuk i afronte ata mr. Halil Alidema!. Kjo do më thënë qartë dhe shkurt se nëse e krahasojmë rrugën e filluar të mirfilltë nga profesor mr. Halil Alidema, dhe rrugën që shtrembruan bashkëpuntorët e UDB-së kush më shumë dhe kush më pak në faza të ndryshme kohore, që këta liderë pa përjashtim të gjithë të dështuar dhe antikombëtarë, qëllim krysor paskanë pasur jo çlirimin nga okupatori i Serbisë, po pasurimin dhe shkatrrimin në mënyra të ndryshme të çdo pëllëmbe të tokës sonë dhe qytetarëve shqiptarë! Kjo logjikë mjerisht sot argumentohet me shumë dështime dhe me fakte reale. Prandaj, çdo ditë që kalon dhe sa më shumë që na mungon konsolidimi i shtetit, na mungon demokracia e mirefilltë, na mungon shteti ligjor, na mungon liria dhe perpektiva e qytetarëve aq më shumë vepra e kolosit të artikulimit të idesë, me vetëdije, për pushkën e parë dhe themelimin e UçK-së mr. Halil Alidemës bëhet e pavdekshme dhe paharrueshme!
Këto institucione që harruan këtë emër të rëndsishëm, që në forma të ndryshme e anashkaluan, garantojnë dështimin e tyre përfundimtar! Poashtu edhe shumë nga plolitikanët pushtetarë, garantojnë që në rrugët e nisura dytësore do ta varrosin vetëvetën dhe karierën politike të tyre!.

Ushatari Milaim Selimi nga fronti në front!...

Një nga ushtarët e parë që dezertoi ushrinë e Jugosllavisë, i cili menjëherë ju bashkua celulës së parë të UçK-së është edhe Milaim Selimi, i lindur në Podujevë më 1.09.1972. Milaimi shkon në shërbimin ushtarak në ish Jugosllavi më 16.03 1991 në Pozherovac. Më pas më 19.07 1991, niset për në frontin e luftës bashkangjitur me forcat ushtarake të Kroacisë, pikërisht në Vukovar. Pas dy muajsh në zona të fshehta kthehet prapa në shtëpi. Më 1.04.1992 ka shkuar në Shqipëri. Milaimi thotë se; “Në kërkim të ndihmës u orientuam te Ministria e Jashtme-Tiranë, pastaj ata na dërguan te Ministria e Brendshme, dhe këta te përfaqsia e Kosovës, e cila ishte e dedikuar për të na ndihmuar ne ushtarëve dezerterë. Pas një jave qëndrimi në Tiranë më dërguan në Labinot, repart ushtarak. Aty takova edhe Bajram Dervishin, Abdyrrahman Nazifin, Driton Salihun dhe Halim Mehmetin. Disa ditë më vonë jam takur dhe njohur edhe me profesorin, me mr. H. Alidemën. Pas takimit me profesorin unë dhe shkokët e tjerë u bëmë pjesë e ushtrimeve të rregullta për vetëmbrojtje, që më vonë do të titullohet me emrin UÇK”.

Safet Sadiku

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 1,062 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi