Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PROMOVIMI I LIBRIT “ NGJYRAT E KOSOVËS” I AUTORIT YLLI MEÇAJ
Publikuar më 10 shtator, 2016 në orën 15:41 ( ) Mustafë Krasniqi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Më 23.8.2016 në Institutin Albanologjik të Prishtinës u promovua libri “ Ngjyrat e Kosovës” i autorit, Vlonjatit, Ylli Meçaj. Ndërsa moderimin e bëri Mustafë Krasniqi, ku ndër tjera tha:
Përshëndetje të nderuar të pranishëm, dashamirë të fjalës artistike.
Përshëndetje panelit dhe autorit të librit, Ylli Meçaj.

Kam nderin para jush ta shpall të hapur promovimin e librit “ Ngjyrat e Kosovës” të autorit Ylli Meçaj. Sot si kurrë më parë kombi po e sheh rrezen e dritës, përmes syrit të shqiponjës, andaj reflektimi i kësaj rreze sikur ka depërtuar në tërë Etninë dhe hovshëm po depërton në shpirtin e popullit ndjenja se; një gjak dhe një komb pellazg duhet ta përfaqësoj etninë.
Jo rastësisht në mes nesh, në tokën Dardane promovohet libri i Vlonjatit, Ylli Meçaj. Kur mora ta lexoja librin “ Ngjyrat e Kosovës” Mu duk se dëgjova një zë kushtrimi, shqipja na do të bashkuar, mbase në poema, poezi, fabula sikur humba, e ajo që më zgjoj të freskohem në vargjet e autorit, Vlonjatit, Ylli Meçaj ishin vargje prekëse dhe të krenarisë, e siç thotë poeti:

Ulu pak, o biri im
kur të t'flas, shikomë te sytë
Sepse sytë janë si drita
përmbi dritë!

-po edhe për një arsye tjetër mora përsipër koordinimin, e ajo ishte këmbëngulja e autorit, se dua në Dardanin e lashtë-Kosovën e sotme të shtypet dhe të promovohet libri “ Ngjyrat e Kosovës”, meqë Kosovës së Adem Jasharit i kushtohej.
Më pastaj poezinë e autorit, Vlonjatit, Ylli Meçaj “Flamuri” recitoj Besarta Peci, ku me zërin dhe aktrimi e saj artistike mahniti të pranishmit, ndërsa recensionin e shkruar nga redaktori Lutfi Mema, në mungesë të tij, e lexoj Leonita Pllana.

Me refleksioni, rreth veprës në fjalë, Flora Peci zgjoi një kërshëri tek të pranishmit ku me një mjeshtri të rrallë preku esencën e poezisë, fabulës dhe të satirës, ku ndër të tjera tha:
Simbad Marinari-Këtë emër e hasa në rrjetin social të FB-ut dhe pastaj ishim miq virtualë. Po ja erdhi edhe koha të njihemi më për së afërmi dhe të flas disa fjalë për librin e tij “Ngjyrat e Kosovës” edhe pse kam lexuar mjaft nga krijimtaria e poetit.
Tematika është ajo lirike dhe pikërisht e gërshetuar me titullin që mban vëllimi.
Në këtë vëllim kryesisht dominon lirika patriotike, por asnjëherë nuk mbetet e paharruar epika historike e heronjve të Kosovës për të cilët ai shkruan me emocione dhe e ndien dhembjen ndaj humbjes së njerëzve në luftën e padrejtë të viteve të 1998-99. Masakrimet, lotët e nënave, amanetet e baballarëve i qëndis me një fije të hollë dhe me një mjeshtri të veçantë arti. Në poezinë “Vajza e dëshmorit” (KOMANDANT SHPENDIT), poeti na e sjell përpara fytyrën e të bijës së vockël të dëshmorit në vargje saqë kemi përshtypjen se e shohim atë fytyrë të përlotur;

“ Erdhe vrap në krahët e mi
Ohhhhh sa fort të ka marrë malli
Je e vogël...ti je fëmijë
Babi yt ka ngel te mali “.

U këndohet me pietet shumë dëshmorëve, sikur poeti të ishte pjesëmarrës në luftën e Kosovës. Adem Jasharin me familje, të madhen Antigonë Fazliu, vëllezërve, motrave, nënave e shumë të tjerëve që ishin pre e luftës së Kosovës.
Patriotizmi, dashuria ndaj Kosovës e ngrenë shumë lart këtë vepër bashkë me autorin sepse ai nuk lë anash çdo detaj nga lufta. I bashkëngjitet lotit të të mërziturit, varrezave të dëshmorëve, vrasjeve të pafajshme vetëm pse kishin emrin shqiptar
Poeti flet me revoltë për dhënien “Me dhunë “ të flamurit kosovar dhe e imagjinon një Shqipëri të bashkuar, me një flamur të përbashkët, me shqiponjën dykrenare për të cilën është derdhur gjak.
Tematika e këtij libri është e larmishme dhe çdo poezi jep një mesazh në vete. Më bëri përshtypje edhe poezia “Kujdes me fjalët” e cila do të mbetet gjithmonë në fokus të aktualitetit:

“Por qenka më e rëndë fjala
Më e rëndë se skllavëria
Nëse me dashje e hap një plagë
Plaga kurohet, por e lë një shenjë
Mbi të ngelet padrejtësia”.

Poeti edhe përmes fabulave me një satirë të lehtë thumbon aktualitetin shoqëror dhe padrejtësitë ndaj popullit. Fabulat janë të nduarnduarta dhe të bëjnë t’i rilexosh sepse pothuajse i tërë libri është përplot figura adekuate letrare, si: personifikimi, krahasimi, metafora, ironia e shumë e shumë të tjera të cilat i japin hijeshi veprës.
Gjithashtu poeti nuk e lë anash as humorin. Poezia “humor me vetveten“:

“Dikur pata provuar të shkruaja vargje
Madje i hodha në fletore një ditë
Ç’kujdesur, i lashë diku përmbi bar
Për dreq aty ç’më shohin sytë?!
Duke kullotur si pa të keq
Më hëngri fletoren një gomar.

Sa u helmova dhe më hypi mërzia!
Po nuk mbaroi me kaq
Si për inat filloi të pëlliste gomari
Ngriti në këmbë gjithë fshatin
Dukej sikur recitonte
Gjithë poezitë e mia.

Te kjo vepër hasim kryesisht vargje me rimë të kryqëzuar, një gjuhë të pastër standarde, të cilat i japin vlera edhe më të larta veprës dhe mbi të gjitha, i falënderohemi që shprehi dëshirën ta bëjë promovimin e këtij libri pikërisht në Kosovë, aty edhe ku qëndron i gjithë krijimi i këtij vëllimi poetik.
Nuk më mbetet tjetër, përveçse ta përgëzoj Yllin-Simbad Marinarin për librin e tij dhe uroj që muza e tij të mos të ndalet kurrë.
Po të kishte çmim nobel për liri, ai do t'i takonte Adem Jasharit dhe familjes se tij, - thotë poeti. Një ditë më cingëroi telefon; jam Lejla Gorshiti më tha. Unë isha duke i lexuar vargjet e Yllit.
Kosova ime ...ndalu të lutem, ndalu, të të përulem pak,
Më çudit ky shpirti yt i bardhë, i ndezur,- i kuqi bozhuri flakë!!

-Më vije keq, thoshte Lejla, me gjithë dëshirën për të qenë e pranishme në tokën e trimave, të Adem Jasharit, po ua përcjellë një vlerësim timin, ju lutëm ta lexoni- tha Mustafë Krasniqi. Meqë Lejla nuk ishte e pranishme, punimin e saj e lexoj Erina Blakçori ku ndër tjera tha:
E kam ndjekur krijimtarinë e Ylli Meçes pothuajse qe ne fillimit e saj. Jam e para qe me binin ne dore për t'i bere krehjen e duhur vargut te tij. Si shume poete qe vijnë nga larg edhe Ylli Meçe sjell natyrshëm kujtimet dhe mbresat qe mbartin vitet, në të veçantën e tij, me një psikologji, ku ndjenjat e mëdha njerëzore, si krenaria, -materializimi i rrënjëve te thella dhe i luftërave për mbijetese,- gërshetohen në përjetime te çiltra për dashurinë. Si veçori të krijimtarisë së tij do të veçoja vëmendjen e poetit ndaj historisë së luftërave dhe përpjekjeve te vazhdueshme të Kosovës , për liri dhe pavarësi si dhe ndriçimin e disa prej figurave të kësaj lufte . " Kosova është gjaku qe nuk falet, -thotë poeti. Dhe ne e shohim te mishëruar këtë ide, ne vargjet e poezisë "Ngjyrat e Kosovës". Gjak, dhembje, krenari për ty, Kosove! Sa lot nenash, sa plagë, sa varre .....Rruga e saj e gjate provoi te gjitha ngjyrat e kohës; here e zeze e here gri, here e verdhe e here e kaltër, po ajo mbeti qe mbeti e kuqe. " ...Kosova ime, ndalu të lutem, ndalu te të përkulem pak, Me çuditi, ky shpirti yt i bardhe, i ndezur,- i kuqi bozhuri flake! ...." E kuqe si gjaku i bijve të saj, e kuqe si flamuri i saj i patjetërsueshëm. Ai është flamuri i kombit tone qe është një dhe vetëm një. Me sublimitet epik, poeti paraqet flamurin kombëtar te poezia "Unë e kam flamurin", historia e te cilit simbolizon qëndresën historike te bijve te saj, për te ruajtur kombësinë dhe virtytet kundër shovinisteve te egër. Madhështisë se idesë sinteze i përgjigjen mjetet stilistike te shprehjes se ngritur me një ritëm fort te skaduar. " Unë ne lufte shkova me shqipen, dhe ne balle pata flamurin , mos guxo qe te ma prekesh, sepse flak e ndez dhe gurin ...."
Po te kishte çmim nobel për liri, ai do t'i takonte Adem Jasharit dhe familjes se tij , - thotë poeti. Rënia heroike e tij u bë një nga simbolet e legjendës mbarë shqiptarë." ...Ndalet për pak çaste, Ndalet historia, Dridhet universi, Nën peshën e tija ....." Po me te njëjtin stil letrar thur poeti vargjet e poezisë "Amaneti i motrës " Antigona Fazlliu, apo siç e quani ju, miqtë e mi, "bukuroshja e lirisë", ndrin ne vargjet e poetit. Notat mbizotëruese te kësaj poezie patriotike dhe gati përherë me intonacionet e folklorit , janë meraku për nënën, për shokët e mbi te gjitha për flamurin. " ....Në rënça ne lufte për liri, ti, ore, vëllai im, Kokën, vendosma nga drita, mbi një gur. E di, në kaloftë një shqiponje aty ne fluturim, Nga flatrat e saj dhe gjaku im, do të bëjmë një flamur! E pamëshirshme është pena e poetit kundër egërsisë së shkjamorteve që torturuan dhe mbyten ne gjak Kosovën. Te poezia " Duhet edhe te urrejmë", poeti ka vizatuar portretin e një katili te pushtuar nga epshi histerik për te shfarosur popullsinë duke e ngritur ne platforme gjenocidi dhe krimin, në kënaqësi supreme: " -Haji sytë e vajzës tende, - i thane
Haji, ne se e do jetën e djalit ...,ne do të të shpëtoje! Ne jemi përsëri këtu .....! Qëndresa e nënës kalon kufijtë: "Sytë e vajzës i kam ja këtu,-tregon gjoksin e saj te fishkur. "Djali s'pati kohe te rritej e për atdhe te binte ..." Pa urrejtje dashuria është e fikur. Në paralelizëm të plote me natyrën, jashtë dritares se klasës, poeti shpreh mendimin e guximshëm te mësuesit përmes aludimit, te poezia " Pavdekësia e një mësuesi " Realiteti i zymte i vendit trazoi gjendjen shpirtërorë të mësuesit i cili vente sepse: "Atdheu është si pema, pa dege ai s'mund te rroje ...." Vrasësit e natës se zeze do te shkulnin idealin që mësuesi përcillte ne zemrat e vocërrakëve prandaj: - E morën nxitimthi mësuesin, U gjakosen zambakët e bardhe, U bënë të kuq për të nderuar në jetë të jetëve mësuesinë e tyre. Perceptimin ngazëllues të jetës, në frymën e botëkuptimit dhe te artit popullor, poeti e jep të poezia " Zambaku i bardh " Përzihet aty dashuri dhe legjende. Autori shfrytëzon një prej këngëve tradicionale te Prizrenit "Zambaku i Prizrenit" Me ngjyrat tërheqëse të vendit, jepen skena idilike, gjallërohet para syve tanë atmosfera lirike e ëmbël ose e zjarrte e kësaj ndjenje. "....Cilin valle për ketë lule zemra nuk e zuri?! Cili i marre prej aromës kur e ndjeu Keq nuk u ndje, prej nesh?! Dashuria është fuqi jetëdhënëse, burim i ndjenjave fisnike: " Ah, zambak, zambak i Prizrenit! Kush aty te mbolli për here te pare?! Veç dihet me siguri një goce, kur hodhi petalet e t‘ua, Krejt Prizrenin e bëri të bardhë!"
Duke i uruar autorit vepra te tjera, shpreh bindjen se Ylli Meçe nuk do të shkëputet asnjëherë nga shtrati i frymëzimit të tij dhe do te vazhdoje te thelloje kërkimet edhe ne gjini te tjera letrare.
Befas nga të pranishmit, nga fundi i sallës, doli një zë ëmbël artistik i një aktori të përkryer para të pranishmëve me aktrimin e tij, duke i recituar vargjet e poetit Ylli Meçaj. Kjo skenë e përgatitur sikur i zuri në befasi të pranishmit, po dhe i emocionoi shumë sa duartrokitjet nuk kishin të ndalur, e ky ishte poeti, aktori Dibran Fylli.
Më pastaj në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve në Suedi mori fjalën kryetari i saj Hysen Ibrahimi, njëherë dhe nënkryetar Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë - LKSHM, ku në emër të kryetarit të LKSHM, Hasan Qyqalla i përshëndeti të pranishmit dhe autorin e librit, Ylli Meçaj, ku ndër tjera tha: Në emrin tim dhe të krijuesve në mërgatë përgëzoj autorin e librit, njëherë uroj që krijimtarija e tij të mos ndalej, po ashtu që të bashkuar të arrinim qëllimin e kombit.
Për fund Moderatori, Mustafë Krasniqi, ftoi autorin e librit Ylli Meçaj me këto vargje:

Në ballë të betejës kush vallë nuk dëshiroi
Qoftë ky dhe detari fundit në anije mbetur?!
Po nuk ramë si zgalem në momente stuhie
Mbi brigjet e Atdheut tim kam për të vdekur!

-Autori i vargjeve, Ylli Meçaj sikur nuk përton edhe të vdes për atdhe, dëshira e tij ta shoh etninë ashtu siç e dëshironte Skënderbeu, Hasan Prishtina, Çerçiz Topulli, e deri te vargu i gjatë i heronjve të kohës së shekullit të fundit, që shpërblesë jo vetëm jetën po edhe familjen lanë, nderta është legjenda e gjallë Adem Jashari. Për fund ftojmë autorin e librit të na thotë ca fjalë për emocionet e tija në një takim të shumë pritur, e që po e realizon mu në shtëpinë e ndjenjave nacionale, që dhe ishte e mbeti frymëzim për lirinë e bashkimin kombëtar, Instituti albanologjik i Prishtinës, ku dhe i jemi mirënjohës drejtorit të saj, Hysen Matoshit, që na e mundësoj sallën për mbajtjen e promovimit. Ftojmë Vlonjatin, Ylli Meçaj.
Ylli Meçaj me një përshëndetje vëllazërore, nga Vlora, i përshëndeti të pranishmit, ku ndër tjera tha: Unë nuk kam çka të flas për librin po vërtet emocionet e mia janë të prekshme ku u nderova; Mu në mesin e Dardanisë së lashtë po e promovoja librin tim, në pjesën e asaj Shqipërie të lasht e unike, me tej shtoj se: një flamur kemi, e ai është në Vlorën heroike, në Prishtinë, Shkup, Tiranë, Çamëri e në të gjitha trojet shqiptare.
Përfund Ylli Meçaj i përgëzoi, për pjesëmarrje, të pranishmit dhe vargjet ishin në pritje për të marr librin e tij me nënshkrim të autorit, po ashtu një pjesë të librave i dha dhuratë për biblioteka, si dhe shtroi një koktej për të pranishmit.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 854 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi