Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
E dua ribashkimin, por jo gjithmonë duke u nisur nga zeroja-nga e para!
Publikuar më 11 shtator, 2016 në orën 21:44 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** S’ka dyshim se “Kosova është djep i shqiptarizmit”, por edhe robëria e saj 100-vjeçare pati për pasojë tradhtinë dhe egjrën e antipatriotizmit. Ndryshe, nuk do të lihej nën sundimin e Serbisë gjenocidale dhe kolonialsite (1912-1999). Kosova më nuk ushqehet me përralla paternaliste ekzagjeruese iracionale dhe mashtruese. Tanimë është e pavarur dhe sovrane, duke falënderuar UÇK-së së heroit gjithëkombëtar shqiptar Adem Jashari, Presidentit historik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe të NATO-s me Gjeneralin historik amerikan Wesley Clark në krye, që përgjithmonë ia thyen kurrizin Serbisë kolonialiste, militariste, hegjemoniste dhe gjenocidale (1912-1999).

-Faleminderit , të jemi mirënjohës për jetë të jetëve Adem Jashari, biri i Skënderbeut, i Ismail Qemalit dhe i Shqipërisë Etnike!

-Thank you for ever Mr. President Bill Clinton and Mr. General Wesley Clark for all you did to liberate Albanian Kosova from Serbian colonialism and genocide ( 1912-1999)!

-E pranuam, se pranuam, pavarësimi i Kosovës, duke falëderuar UÇK-së, Amerikës dhe NATO-s është argumenti më i qëndrueshëm, se, tanimë, kemi ikur nga zeroja e “këndit të vdekur” të moszgjidhjes së problemit kolonial dhe të ribashkimit kombëtar shqiptar. Tani, jemi më afër ribashkimit të Kosovës me Shqipërisë, se kurdoherë më parë në historinë e tyre. Prandaj, për të jetësuar këtë drejtë historike dhe legjitime, nuk duhet ta injorojmë flamurin kaltër e verdh të Kosovës derisa kjo të ribashkohet me Shqipërinë, sepse një veprim i tillë i pamend politik, kombëtar dhe shtetëror, do të na kushtonte shumë shtrenejtë, duke na kthyer sërish në PIKËN ZERO të moszgjidhjes së problemit kolonial me Serbinë (1912-1999).

Për të mos përsëritur gabimet e derisotme në dëm të ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të ribashkimit të Shqipërisë ETnike, po citoj këtë thënie të urtë të diplomacisë amerikane “ There are two primary choices in life: (1) Accept conditions as they exist, or (2) Accept responsibility for changing them”. (Shqip: Në jetë ekzistojnë dy zgjedhje parësore: (1) Prano rrethanat ekzistuese ose (2) Merr përsipër përgjegjësinë për ndryshimin e tyre”.

Mos e refuzoni Reprezentacionin e Kosovës, sepse ai nuk është akt patriotik, por vetëm biznes privat personal!

Shkas për të shkruar këtë koment të imponuar, është prononcimi i mëposhtëm i kryeliderit të Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, cili përmes Facebook-ut ka uruar futbollistin kosovar Granit Xhaka (aktualisht futbollist i Zvicrës), që ka refuzuar kërkesën e Federatës së Fudbollit të Kosovës, që t’i bashkohej reprezentacionit shtetëror fudbollistik. Këtë refuzim Kreshniku e ka cilësuar si “akt patritoik”!?

*** Kreshnik Spahiu: “Ata nuk janë kombëtarja jonë, sepse Kosova nuk është komb, por djepi shqiptarizmit. Kosova e ka kombëtaren e saj dhe ajo është kombëtarja kuqezi. Çdo refuzim për të veshur fanellën verdheblu është akt patriotik.” ”.(http://lajmpress.com/spahiu-xhakes-bravo-miku-im-qe-refuzove-perfaqesuesen-e-tradhtareve/30 gusht 2016).

Fatkeqësisht mesazhi i këtij konstatimi nuk ka asnjë lidhje me patriotizmin dhe me ribashkimin, por me politizimin dhe me përçarjen e sportistëve shqiptarë të Shqipërisë Etnike, sepse refuzimi i Granit Xhakës, që të mos i bashohet Reprezentacionit shtetëror të Kosovës nuk është kurrfarë akti patriotik e as kombëtar, por vetëm interes dhe biznes personal, si dhe e drejtë e tij, që të vazhdojë edhe më tej, të luajë futoboll për Zvicrën, jo për Kosovën. Këtu, nuk ka pse të “urohet” ose të “denoncohet” vendimi personal i Granit Xhakës, është drejtë e tij, të luajë për Zvicrën ose për Kosovën, ose për ndonjë shtet tjetër. Ky nuk është kurrfarë “akti patriotik” siç ka deklaruar K. Spahiu.

Mirëpo, sipas “urimit” sugjerues të Kreshnik Spahiut, arsyet pse fudbollistët shqiptarë, duhet ta refuzojnë përfaqësuesen shtetërore të fudbollit të Kosovës, janë këto: (1) “fanella blueverdh” dhe (2) “ata nuk janë kombëtarja jonë, sepse Kosova nuk është komb”?! – Meqë Kosova “nuk qenka kombëtarja juaj”, atëherë, si do ta bëni ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë?

Këto nuk janë kurrfarë argumentesh të qëndrueshme, sepse pikësëpari “fanellla blueverdh” është simbol shtetëror i Kosovës (jo simbol kombëtar), të cilin de fakto dhe de jure e ka njohur Repulika e Shqipërisë së bashku me Amerikën dhe me 110 shtete të tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Prandaj, flamuri shtetëror i Kosovës nuk është kurrfarë turpi, kurrfarë tradhtie dhe pengese morale, ligjore, kushtetuese e as kombëtare, që të njihet edhe nga fudbollistët dhe të gjithë shqiptarët, sepse të gjithë së bashku me Tiranën zyrtare e kanë njohur dhe duartrokitur pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008.

Pra, shumë thjesht, derisa Shqipëria e ka njohur Republikën e Kosovës, do të ishte absurd mohimi dhe refuzimi i flamurit të saj shtetëror, sepse në këtë rast, do të mohohej edhe pavarësia e shtetit të Kosovës (17 shkurt 2008). Këtë do ta dëshironte vetëm Moska dhe Beogradi zyrtar, sepse nuk duan ta njohin Kosovën e pavarur (ngaqë politika dhe diplomacia e tyre, tanimë, janë të vetëdijshme, se pavarësimi i Kosovës është një hap më afër drejt ribashkimit të saj me Shqipërinë), duke qenë se, edhe pas pavarësimit të saj nga Amerika, atë e konsiderojnë si “pjesë historike dhe legale” të Serbisë.

Djepi i shqiptarizmit është e gjithë Shqipëria Etnike, jo vetëm Kosova!

-Ndaj, Kosova është po aq kombëtare shqiptare sa edhe e gjithë Shqipëria Etnike në Ballkan.
Mirëpo, Kreshnik Spahiu thotë ndryshe se “Kosova nuk është komb, por djepi i shqiptarizmit”! – I gabueshëm ky vlerësim, sepse Kosova është edhe njëra, edhe tjetra, ashtu sikurse e gjithë Shqipëria Etnike, e cila përbëhet nga Kombi Shqiptar.

-E pakuptueshme dhe e ngatërruar kjo sintagmë politike e K. Spahiut, si mund të jetë “Kosova djep i shqiptarizmit”, kur kjo “nuk qenka komb”?! – Kjo nuk ka kurrfarë logjike, kur historikisht, dihet se Kosova gjithmonë ka qenë kombëtare me mbi 90 për qind shqiptarë, që i përkasin trungut të Kombit Shqiptar, jo “kombit kosovar” të Nexhmedin Spahiut, sepse ai nuk ekziston as historikisht, as de fakto e as de jure në Kosovën e Shqipërisë Etnike.

Asimetria historike dhe shtetërore, JO KOMBËTARE!

Dallimi midis Shqipërisë së sotme londineze dhe Kosovës së pavarur është flamuri shtetëror i Kosovës, i cili simbolizon pavarësinë e Kosovës shqiptare (17 shkurt 2008), domethënë shtetin e Kosovës, jo assesi kombin shqiptar, i cili ka vetëm një flamur kuqezi, të cilin shqiptarët e Kosovës, edhe pas arritjes së pavarësisë e përdorin dhe e kanë zemër sikurse këtu e shekuj më parë (kur janë burgosur, vrarë, masakruar dhe terrorizuar për mbrojtjen e tij dhe të ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë), kur ndodheshin nën robërinë e huaj serbo-sllave (1912-1999).

Pra, flamuri shtetëror i Kosovës, që simbolizon lirinë dhe pavarësinë e saj, është asimetria e vetme politike, juridike dhe kushtetuese mes shteteve Kosovë dhe Shqipëri, jo, në asnjë mënyrë elementi kombëtar, se gjoja, njëra është “më shumë kombëtare” (Shqipëria) e tjetra “më pak kombëtare” (Kosova). Ky është nonsens, sepse historia njëshekullore ka dëshmuar të kundërtën: Kosova ishte nën robërinë e sundimit kolonial të Serbisë, kurse Shqipëria kishte lirinë dhe pavarësinë e plotë të saj (1912-2016).

Përqafoni edhe përfaqësuesen shtetërore të fudbollit të Kosovës, ashtu sikurse Kombëtaren Kuqezi të Shqipërisë!

Duke qenë se Kosova po bën hapin e parë në kualifikimin për Kampionatin e Fudbollit Botëror më 2018, kësaj i nevojiten fudbollistët më të mirë dhe me përvojë në arenën e fudbollit evropian dhe ndërkombëtar. Normale dhe e arsyeshme, do të kishte qenë, që Reprezentacionit të Kosovës, t’i bashkoheshin, jo vetëm fudbollistët kosovarë shqiptarë, por edhe ata, që kanë dëshmuar talentin e tyre në fudboll qoftë brenda Shqipërisë Etnike, qoftë në Evropë. Në këtë rast, Kosova ka përparësi, jo Shqipëria, sepse ajo ka mjaft fudbollistë të shkëlqyerë dhe me përvojë ndërkombëtare.

Pra, ata sportistë shqiptarë, që e kanë në zemër Kosovën dhe Shqipërinë nuk kanë pse të hamendën, por, duhet të luajnë edhe për njërën, edhe për tjetrën, krejt njësoj. Ky është kombëtarizmi, patriotizmi dhe ribashkimi, jo, në asnjë mënyrë BOJKOTIMI dhe PËRÇARJA.

Pse Kosova ka në përdorim flamurin shtetëror ndryshe nga ai kombëtar shqiptar, kjo nuk do të thotë që fudbollistët shqiptarë qoftë të Kosovës apo të trevave të tjera të Shqipërisë Etnike (që luajnë fudboll nëpër ekipet dhe reprezentacionet evropiane ose të vendeve të ndryshme të botës), ta refuzojnë thirrjen e Federatës së Fudbollit të Kosovës për t’iu bashkuar reprezedntacionit shtetëror të Kosovës.

As mua, as Kreshnikun dhe, asnjë shqiptar tjetër, nuk duhet të na pengojë Flamuri shtetëror evropian dhe amerikan në Kosovë, sepse identifikohet me lirinë dhe me pavarësinë e Kosovës (17 shkurt 2008), por duhet të na pengojë vetëm flamuri shtetëror i Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999). Pra, vetëm flamurit serb nuk do të duhej t’i bashjohej asnjë sportist shqiptar qoftë nga Kosova apo nga Shqipëria.

Ta kërkojmë atë që na ribashkon, jo atë që na mban të ndarë, të copëtuar dhe të kolonizuar nën këmbën e huaj srerbo-sllave

Ribashkimi kombëtar nuk bëhet duke politizuar dhe bojkotuar sportin e Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe duke përdorur retorikën monotone të politikës ditore, kush është më shumë kombëtar dhe më shumë patriot, e kush më pak kombëtar dhe më pak patriot. Kjo farsë demagogjike, mashtruese dhe spekuluese e marketingut politik karrierist, është e gjykuar të dështojë, që në start ngaqë nuk ka si parësore objektivin dhe metodologjinë stratgjike të filozofisë së referencave të afrimit, të pajtimit dhe të ribashkimit të vlerave njerëzore, por thellimin e rivalitetit të përçarjes, të copëtimit, të diferencimit, të izolimit dhe të luftës dominuese kundër njëri-tjetrit për parti dhe për pushtet, JO për ribashkim kombëtar gjithëshqiptar.

Një politikë e tillë fataliste nuk na shpie drejt përshpejtimit të zgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare dhe ribashkimit kombëtar, por na rikthen në pikën zero të “busullës” gjeopolitike të vendimeve të padrejta historike, politike dhe diplomatike të Kongresit të Berlinit (1878) dhe të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1912-1913).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 253 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi