Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Serbia e as Jeremiqi nuk e kanë vendin në OKB, sepse nuk janë paqësorë!
Publikuar më 12 shtator, 2016 në orën 22:16 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Këtë e provon edhe kjo deklaratë e nacionalshovinistit ekstremist dhe racist serb Vuk Jeremiq nga selia e Kombeve të Bashkuara: “KOSOVO WOULD JOIN THE UN OVER MY DEAD BODY”!!!

A ka argument më monstruoz, më anticivilizues, më antihuman, më amoral, më antihuman, më antiligjor dhe më antipaqësor, se mesazhi kërcënues i kësaj deklarate kundër pavarësimit dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Gjithashtu, ky mesazh racist ekstremistit i Vuk Jeremiqit, se “ Kosova do bëhet anëtare e OKB-së vetëm mbi trupin tim të vdekur”, do të thotë luftë po, por njohje të Kosovës, kurrë, jo!
-Ja, sa “paqësor” është serbi Vuk Jeremiq, aq sa edhe vetë bosët e tij në Beograd, që janë betuar, se kurrë nuk do ta njohin Republikën e Kosovës!

Ky apel kërcënues dhe agresiv i racistit Vuk Jeremiq, të kujton “fjalimin historik” kërcënues të kryekriminelit të Serbisë, Slobodan Milosheviq, të mbajtur në Gazimestan më 28 qershor 1989, me rastin e 600-vjetorit të “Betejës së Kosovës” (1389), që ishte si pretekst i shpalljes së luftës dhe terrorit gjenocid të Serbisë për vrasjen, për masakrimin, për shpërnguljen dhe për shfarosjen e shqiptarëve, si dhe për djegjen e Kosovës dhe të serbizimit të saj në tërësi.

-Derisa Serbia nuk spastrohet përfundimisht nga eksponentët nacistë dhe racistë të Slobodan Milosheviqit nuk e ka vendin në OKB, për më tepër, nuk ka kurrfarë të drejte legale, që të jetë në ballë të OKB-së me “timonierin” e saj racist Vuk Jeremiq, sepse ka kryer tri gjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999).

Kjo është arsyeja kryesore, pse Kosova, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, BeH, Mali i Zi, Turqia, Bullgaria, Hungaria, Rumania dhe Italia duhet ta kontestojnë zgjedhjen e Vuk Jeremiqit sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, pavarësisht nga kualifikimi i tij akademik, ajo është çështje presonale private e tij, sepse ai me prononcimet dhe me veprimet e tij kërcënuese raciste nga “foltorja” e OKB-së është dëshmuar racist dhe ekstremist serb, gjëqë këta negtaivizma antinjerëzor dhe antipaqësorë janë në kundërshtim të plotë me kriteret e procedurës zgjedhore sipas Kartës së OKB-së.

-Zgjedhja e racistit Jeremiq në krye të OKB-së, do të ishte njësoj kompremetuese dhe devalvuese sikur në ballë të saj të vinte Ribentropi fashist i Hitlerit, sepse OKB-ja është antitezë e racizimit, e jotolerncës, e urrjetjes, e diskirminimit, e aparteidit dhe e mohimit të drejtave dhe lirive të njeriut.

Prandaj, parapëlqehet që OKB-ja të mos bëjë gabimin e dytë me zgjedhjen e ekstremistit Vuk Jeremiq sekretar të Përgjithshëm tëi saj, sepse do të ishte gabim historik dhe juridik në dëm të misionit paqësor të Kombeve të Bashkuara.

Nuk ka dyshim se për rendin juridik pozitiv ndërkombëtar (1945-2016) zgjedhja e sekretarit të Përgjithshëm të Orgnaizatës së Kombeve të Bashkuara është një nga funksionet më thelbësore të zhvillimit të veprimtarisë së saj në mbrojtjen dhe në ruajtjen e rendit ndërkombëtar, të bashkëpunimit, të stabilitetit, të sigurisë dhe të paqes së përbotshme.

Pra, duke mbajtur parasysh rolin dhe rëndësinë e pozitës së sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, përkatësisht të Kombeve të Bashkuara, as Vuk Jeremiq si nacionalist, racist (urrjetës i kroatëve, i myslimanëve dhe i shqiptarëve) dhe antidemokrat i sëmurë, që botërisht mohon lirinë, pavarësinë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarëve në Kosovë (duke e quajtur Kosovën “Jerusalem serb”, ashtu sikurse kisha politike ortodokse serbe: “ Kosovo, is our Jerusalem; you just can’t treat it any other way than as Serbian Jerusalem”) e as Serbia, që ka kryer tri gjenocide kundër qindra e mijëra civilëve të pafajshëm kroatë në Kroaci, kundër myslimanëve në Bosnjë dhe kundër shqiptarëve në Kosovë (1990-1999) nuk mund të jenë në ballë të OKB-së, sepse kjo do të ishte padrejtësi, turp, kompremetim dhe shkelje flagrante e vlerave dhe e parimeve të rendit juridik ndërkombëtar, të drejtësisë dhe të paqes së përbotshme.

Sikurse Gjermania nazifashiste e Hitlerit (19139-1945), ashtu edhe Serbia e Slobodan Milosheviqit ka kryer tre gjenocide (1990-1999)!

Sipas Kartës së OKB-së Serbia nuk ka kurrfarë të drejte të jetë në ballë të OKB-së paqësore ndërkombëtare, madje as anëtare e saj derisa të mos spastrohet përfundimisht nga hedhurinat dhe nga recidivat nacionalshovinistë dhe racistë serbomëdhenj të ish-regjimit fashistoid dhe gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milkosheviqit.

Ai që i kërcënon dhe u mohon lirinë e popujve të tjerë sikurse racisti serbomadh Vuk Jeremiq shqiptarëve dhe Kosovës, nuk plotëson asnjë kusht që të jetë në ballë të OKB-së qoftë si sekretar i Përgjithshëm apo kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të saj.

Prandaj, ashtu sikurse dikur Gjermania nazifashiste e Hitlerit, edhe ministri i Jashtëm i saj, Joachim von Ribbentrop, që nuk patën kurrfarë Shansi ligjor, që të vinin në krye të OKB-së, më 1945, por sipas meritës e paguan çmimin e lartë të krimeve të gjenocidit kundër popujve të tjerë, ashtu, edhe Serbia gjenocidale pushtuese e Slobodan Milosheviqit nuk ka kurrfarë drejte morale e as ligjore, që të vihet në ballë të OKB-së, pavarësisht nga fakti se “i plotëson kushtet dhe kriteret kualifikjuese” ish-ministri i saj Vuk Jeremiq, i cili është dëshmuar si nacionalist dhe racist ndaj kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve.

Racisti serbomadh Vuk Jeremiq nuk ka të drejtë, as të shkelë në selinë e OKB-së paqësore, jo të zgjedhet sekretar i Përgjithshëm ose kryetar (kryesues) i Asamblesë së Përgjithshme të saj, sepse nga selia e saj ka kërcënuar Kosovën, duke u betuar se “: “Kosova do t’i bashkohet OKB-së vetëm mbi trupin tim të vdekur” !!!

-Ja, kjo është perspektiva e nesërme paqësore ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, nëse Vuk Jeremiq zgjedhet sekretar i Përgjithshëm i OKB-së dhe e Ballkanit:

(I) "WE SHALL NEVER RECOGNIZE KOSOVO’S INDEPENDENCE. NOT NOW. NOT IN YEAR, NOT IN A DECADE.NEVER.”
(II) “ KOSOVO WOULD JOIN THE UN OVER MY DEAD BODY”, threatens Vuk Jeremic!
This is Vuk Jeremic and Serbia’s “peaceful mission” to the UN, to restore Kosovo under colonial and genocidal Serbia (1912-1999)!
Ja, ky është “misioni paqësor” i Vuk Jeremiqit dhe i Serbisë në Kombet e Bashkuara, ta rikthejnë Kosovën nën Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999)!
Pas dështimit të politikës dhe të diplomacisë, tash, si pasojë, proteston opozita politike në Kosovë!


Ku ishin “kryepolitikanët” dhe “kryediplomatët” ,që marrin rroga kot i kotit ( si në bahqe të babës), duke mashtruar dhe varfëruar Kosovën dhe Shqipërinë, që deklaratën e mësipërme raciste dhe fashiste të ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq, të pohuar më 12 korrik 2012, katër ditë pas zgjedhjes së tij kryetar (kryesues) i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nuk e kanë bërë çështje debati as në “shtëpi” në Tiranë, as në Prishtinë, as në Kombet e Bashkuara, as në BE, as në OSBE etj.

Si pasojë e heshtjes, e mosreagimit zyrtar të diplomacisë (thënçin diplomaci) shqiptare për denoncimin e deklaratës së sipërtheksuar të Vuk Jeremiqit se “Kosova do bëhet anëtare e OKB-së vetëm mbi trupin tim të vdekur”, për çudi dhe për befasi, këtë deklaratë raciste dhe kërcënuese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës së pavarur, nuk e kanë përgënjeshtruar dhe denoncuar as Asambleja e Përgjithshme, as Këshilli i Sigurimit të OKB-së, as BE-ja, as OSBE-ja, as qeveria e Kosovës e as qeveria e Shqipërisë?!

Gjithashtu, habit fakti se si diplomacia e Tiranës dhe e Prishtinës nuk e kanë gjykuar këtë skandal përmes demarsheve dhe reagimeve zyrtare drejtuar Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Vuk Jeremiqit nga posti i kryetarit të AP-së së Kombeve të Bashkuara.

Ardhja e Vuk Jeremiqit në krye të OKB-së si sekretar i Përgjithshëm i saj, do të ishte skandal ndërkombëtar, sepse Serbia e tij ende nuk ka dhënë llogari, as nuk është ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare për kryerjen e tri gjenocideve ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

Kjo është pengesa kryesore morale dhe ligjore, pse ish-ministri i Jashtëm i Serbisë(2007-2012) Vuk Jeremiq nuk i plotëson kushtet elementare të zgjedhet sekretar i Përgjithshëm i KS sipas rregullave dhe kritereve të procedurës së bazuar në Nenin 30 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Më hollësisht, lexoni komentin tim të publikuar në anglisht në prill 2016[1], kur Vuk Jeremiq paraqet kërkesën për kandidaturën e tij për sekretar të Përgjithshëm të KS të OKB-së, zgjedhja e të cilit, do të bëhet në fillim të vitit 2017. –Që atëherë, Prishtina dhe Tirana zyrtare, do të duhej ta bllokonin shqyrtimin e kërkesës së Vuk Jeremiqit për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së. Mirëpo, fatkeqësisht këtë nuk e kanë bërë, ndaj, tani, Jeremiq ndodhet “me një kombë” në postin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, sepse e ka mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës, si dhe aleatëve të tyre në OKB, nëse Amerika nuk e konteston VETO-n e saj sipas Kartës së OKB-së.

1]. http://newsblaze.com/world/europe/un-should-not-make-second-mistake-with-serbian-extremist-vuk-jeremic_55890/

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 370 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi