Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ENRIKO TELINI
Publikuar më 13 shtator, 2016 në orën 14:18 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Artikulli i shkurtёr dhe i varfёr i nxerrё nё internet pёr gjeneral Telinin mё 24 gusht 2011, 3:53 i pregatitur nga Z. Bep Martin Pjetri ka mangёsi: Ai nuk ёshtё vrarё mё 7.8.1923, por mё 27-gusht 1923 dhe mё keq kur shkruan se: “Ai u qёllua dhe u vra, me sa duket nga banditёt grekё”. Nuk egziston fjala me sa duket, fjalё dyshimi. Kjo mё nxiti pёr t’i hequr mjengullёn e rёnё pёrsipёr nga komunizmi pёr 70 vjet gjeneral Enriko Telinit.
Nё ka tё huaj qё tё ketё derdhur gjakun pёr tё mirёn e Kombit Shqiptar, gjeneral Enriko Telini ishte dhe mbetet nё rreshtin e parё.

Enriko Telini
Shteti shqiptar u pranua antare i Lidhjes Kombeve mё 17-12-1920 dhe vendimi mё 9-11-1921 i Konferencёs sё Ambasadorёve mbi njohjen e shtetit tё pavarur shqiptar dhe pohimin e kufirit tё tij mё shtetet fqinje, sidomos me Greqinё ende nuk ishte pёrcaktuar nё vend. Dhe Konferenca e Ambasadorёve nuk po tregonte kurrfarё kujdesi pёr ta kryer vendimin e saj. Ngathёsia, moskokёçarja apo keqdashёsia, e Konferences Ambasadorёve linte shtigje çelur qё trungut kombёtar shqiptar, pёrveç pjesёve qё ishin shkёputur pёrdhunisht mё 1878-1881 dhe mё 1913, t’i shkёputeshin edhe tё tjera.
Qeveria shqiptare i parashtroi Lidhjes sё Kombeve prerazi kёrkesёn: “Tё dalin tё huajtё nga viset e shtetit shqiptar”. Kjo kёrkesё qe krejtёsisht e pakundёrshtueshme, sepse as qё mund tё kuptohej njё shtet i pavarur antar i Lidhjes sё Kombeve me fuqi pushtuese ushtarake tё huaja brёnda tij. Kёshilli i Lidhjes se Kombeve urdhёron Konferencёn e Ambasadorёve tё pёrfundonte punёn e lёnё pёrgjysёm mё 1914. Nё tё vёrtetё ajo qё shpejtoi ndjeshёm punёn e pёrcaktimit tё kufirit greko-shqiptar ka qёnё vrasja e Esat Pashё Toptanit nё Paris me 13-6-1920, i cili ishte bёrё pengesё nё kёtё drejtim. Avni Rustemi, duke zbatuar vendimin e njё grupi atdhetarёsh shqiptarёsh tё pёrbetuar, i dolli pёrpara,para hotelit “Kontinental” dhe e qёlloi me dy plumba duke e lёnё tё vdekur kёtё tradhёtar.
Konferenca e Ambasadorёve ngriti njё komision tё posaçёm pёr tё pёrfunduar caktimin nё vend tё vijёs sё kufirit, tё lёnё pёrgjysёm nga komisioni pararendёs i viteve 1913-1914. Komisioni i ri pёrbёhej nga pёrfaqёsi tё qeverive angleze, franceze, italiane, dhe nga tё qeverisё shqiptare, greke dhe jugosllave: Kryetari i tij u zgjodh Gjenerali Enriko Telini, kryetar i pёrfaqёsisё sё qeverisё italjane, sekretar, kapiteni Frenk de Limperani; antarё, koloneli anglez Gills dhe koloneli francez Ordion; nga pёrfaqёsia shqiptare major Bajram Fevziu dhe prefekti i Korçёs, Dhimiter Berati, kurse pala greke pёrfaqёsohej nga nёnkolonel Boçari dhe prefekti i Follorinёs, av. Modhi; ndёrsa pala jugosllave nga gjeneral Panovic dhe nga koloneli Stojanovic. Punёt topografike iu ngarkuan njё togeri tё pёfaqёsisё italjane. (I Hoxha, “Viset Komb. Shqiptare”, bot.2000, f. 56).
Me 28 maj 1923 komisioni u mblodh nё Korçё pёr tё caktuar kufirin jugor. Kufiri do tё caktohej nё bazё tё vendimeve tё traktatit tё Londrёs. Pёrfaqёsia greke mungonte, se Greqia kishte humbur luftёn me Turqinё dhe dredhonte tё regullonte relatat ndёrkombёtare tё shkatёrrura.
Kёtu ndёrhyn figura e shquar e bujare e Gjeneral Telinit, burrё i gjatё dhe pak i hollё ; rreth 50-vjet moshё, gjyqtar besnik i detyrёs sё ngarkuar nga K. A. Dhe me ndiesi tё thella pёrgjegjёsie ndaj kombeve tё interesuara. Ishte i vetmi delegat nё gjirin e komisionit qё kishte simpathi pёr popullin e shumё vuajtur shqiptarё.
Gjeneral Telin njoftoi qeverin greke se do tё vazhdonte punimet pa prezencёn e saj. Komisioni u nda nё tre pjesё: Delegacioni italian grek dhe shqiptar mbetёn nё kufirin shqiptaro-grek, delegacioni anglez mori kufirin e lindjes prej liqenit tё Prespёs deri nё Qafё tё Prushit afёr Gjakovёs; nё kufirin verior prej Qafёs sё Prushit deri nё detё shkoi delegacioni francez .
Bashkohёsit, qё i kanё jetuar ato ngjarje, tregojnё qё Telini i prishi me zgjuartёsi planet dinake tё palёs greke pёr tё shtyrё kufirin mё tepёr nё mbrёndёsi tё tokёs shqiptare. Greku, nёnkolonel Boçari, i shkaktuan gjeneral Telinit kokёçarje tё pa ndёrprera, shtypi i drejtuar prej tyre ulurinte njёzёri si mos mё keq. Tёrё atё potere e shoqёronin edhe me veprime tё dhunёshme, njё rast i tillё ishte ndodhur nё Korçё. Pёr tё penguar dhe vonuar sa mё gjate veprimtarine e K. K. (Komisionit Kontrollit), qё Korçёn ta kalonin nёn Greqi. 50 andartё grekё u dindёn me pahir mbrёnda ndёrtesёs ku qёndronte K. K. nё Korçё. Gjeneral Telini i vetёm i flaku jashtё ndёrtesёs. Gjeneral Telini duke mosdashur tё dinte pёr kёrcёnime cubash, uluritje çakenjsh nga Boçari me shokё, duke pёrfituar nga e drejta e vetos si kryetar i K. K., tё 14 fshatrat e Devollit, tё shpallura “zonё asnjanёse” nga K. K. qё mё 1913, i shёnoi mbrenda kufirit tё shtetit shqiptar. Boçari vazhdonte me sjellje tё pa hijёshme edhe pёrgjatё pёrcaktimit tё vijёs sё kufirit nё pёr kurrizin e vargmalit: Gramoz-Belsh-Kamnik e nё mёnyrё tё veçantё sjellja tejet e ulёt e tёrё pёrfaqёsisё greke pranё fshatrave Pobickё e Radat mё 26-7-1923. Nё kundёrshtim tё hapur me vendimet e K. A., marr nё Firence me 1913, nёnkolonel Boçari me shokё ngulmonte qё ato dy fshatra t’i viheshin Greqisё. Zhurmё mё tё madhe e kundёrshtim mё tё rreptё bёnё ata pёr ujёrat e nxehta erёrёnёse, poshtё fshatit Radat tё Leskovikut. Madje ai dhe shoqёruesit e tij guxuan tё rrёxonin edhe njёrёn nga piramidat tё sapongritura nga K. K. Mirpo qёndrimi i paluhatshёm i gjeneral Telinit bёri qё uluritjet e grekёve tё shkonin kot; tё dy fshatrat dhe burimet ujore tё sapopёrmendura mbetёn brёnda kufirit tё shtetit shqiptar dhe piramida e shembur u ngrit menjёherё po nё vendin ku ishte.
Studjuesi A. Kotini citon: “ Ata, me anёn e bandave terroriste, tmerronin popullin e kёtyre krahinave dhe e kёrcёnonin se, nёqoftёse nuk do tё thёrisni para komisionit “Roftё Greqia” (sigurisht greqisht), do tё vinin pёrsёri dhe do t’i shfarrosnin. Po Telini, ne çdo fshat qё shkonte, nxirrte nga xhepi njё grusht me tё holla dhe ua hidhte tё gjitheve fёmijeve, te cilёt turreshin dhe ziheshin me njёri-tjetrin se, cili do tё merrte mё shumё. Atёhere Telini e pyeste pёrkthyesin se nё cilёn gjuhe po komunikonin te vegjelit dhe, pasi mёsonte se ata flisnin vetёm shqip, ato territore i fuste brenda vijёs kufitare shqiptare”. Grindje shume tё ashpra ndermjet gjeneral Telinit dhe nёnkolonel Boçarit shkatoi edhe caktimi i pjesёs sё vijёs sё Kufirit pranё fshatrave Peshkёpi dhe Radat, nё Rrёzё tё Zezё (nё lindje tё Libohovёs), si dhe zgjatimi i saj drejt kodrёs sё Kakavijes. Ky veprim linte tё kuptohej sheshit se Gjeneral Telini sinonte ta shtrinte vijёn kufirit nёpёr zallin e lumit Kalama, duke lёnё kёshtu brenda kufirit tё shtetit shqiptar tёrё Çamёrin veriore me kryeqendёr Filatin dhe masivin malor nё lindje tё tij, Shtungarё-Murganё-Vigёl, masiv ky qё kishte nёn vete Janinёn, Korfuzin dhe tёrё ujdhesat pranё tij. Nё kushte tё tylla pushtetarёve tё shtetit grek u mbeteshin dy rrugё: Tё linin Janinёn, Korfuzin dhe tёrё ujdhesat jonike nёn shtetin shqiptar, apo, nё kёmbim tё masivit nё fjalё, t’i kthenin kёtij shteti Çamёrinё e Mesme e Jugore, deri nё gjirin e Prevezёs. (Historiani I. Hoxha, “Viset Kombetare…”, bot.2000, f. 59).
Historiani dhe dipllomati italian, Renco Falaski vёren se: gjeneral Enriko Telini ishte zgjedhur nga Konferenca e Ambasadorёve dhe Lidhja e Kombeve nё krye tё Komisionit Kontrollit, pasi kishte dijeni tё plotё mbi gjёndjen e vёrtetё, prandaj ai “nuk nguroi tё shihte drejtёsin e kёrkesave shqiptare, qё sipas bindjes sё tij duhej tё pёrfshinin edhe Janinёn e mё tej”; po, duke qёnё se ishte i detyruar t’u pёrmbahej caqeve tё caktuara nё Firence, “e quaj si tё drejtё” qё kufiri nё Jugё tё pёrmblidhte vendin tё paktёn deri nё lumin Kalama. Prandaj qё nё fillim u gjend nё pёrplasje tё hapur me Boçarin. (Fletoria “Koha e RE” nr. 5, Tirane gusht1993, f.4).
Tё bindur se gjeneral Telini nuk lёshonte kursesi pe nё dёm tё sё drejtёs dhe tё sё vёrtetёs, greket eprore nёpёrmjet nёnkolonel Boçarit me shokё u pёrgatitёn shpejt e shpejt pёr t’i shkurtuar atij jo vetёm veprimtarin e mё tejshme, por edhe jetёn. Zunё tё ngrinin kurthet e tyre tё kobёshme dhe njёherёsh filluan tё pergatisnin çeta gjakatarёsh pёr tё vepruar nё jug tё Shqipёrisё. Vunё nё lёvizje tё ashtuquajturin “Komiteti Vorio-Epirot” nё Korfuz , i drejtuar nga Themistokli Bamiha, Spiro Milo etj. Nё shtypin grek zunё tё botoheshin pёrherё e mё dendur shkrime, nё tё cilat thuhej se nё kufirin shtetёror shqiptaro-grek “diçka do tё ndodhё”. I vёnё pёrherё ndesh me prapёsitё e Boçarit dhe bashkёpuntorёve tё tij, mё 26-8-1923 gjeneral Enriko Telini i dёrgoi Konferencёs Ambasadoreve nё Paris, njoftimin: “Po vazhdojmё mbi subjektin qё ju shёnuam nё raportin qё ju dёrguam mё 21 -8-1923. Mundem t’ju pёrshkruaj sjelljen e ashpёr tё grekёve, dhe kjo na vё nё dyshim se tёrё puna ka pёr t’u prishur nga ana e nёnkolonelit grek (Boçarit), i cili gjithnjё ngreh pretendimet e tija e pusira dhe kurrё nuk i pёrulet vendimeve tё pёrbashkёta tё komisionit”. (Fletoria “Shqiptari i Amerikёs” nr 51, dt. 6-10-1923, f.8).
Kёshtu thuhej nё kopjen e raportit tё fundit qё gjeneral Telini i kishte dёrguar Kёshillit tё Lidhjes sё Kombeve dhe Konferences se Ambasadorёve. Njё ditё pas vrasjes ajo u gjend nё portofolin e kufomёs sё tij dhe u botua ne fletoren “Epoka”. Lidhur me prapёsitё e Boçarit, Renco Falaski shёnon: “Boçari kishte njё mёnyrё tё veçantё pёr tё bёrё tё vlerёsoheshin pretendimet greke, duke pёrdorur njё qёndrim kёrcёnues, nxitёs, madje edhe sulmues, aq sa Telini pёr njё sjellje tё tyllё tё papranueshme u detyrua tё sinjalizonte nё mёnyrё tё pёrsёritur Konferencёn e Ambasadorёve”. (Fletoria “Shqiptari i Amerikёs”, nr. 51 dt. 6-10-1923, f. 8).
Pas njё pune disa mujore brenda kufirit tё mbikqyrur nga shqiptarёt, gjeneral Enriko Telini, ndoshta me zёmёr tё thyer, duhej tё vazhdonte pёrcaktimin e mёtejshёm tё vijёs sё kufirit, duke lёvizur nga ana e mbikqyrur nga grekёrit. Prandaj e vendosi shtabin e vet nё Janinё, mirёpo, pa filluar mirё punёn, grekёt duke pёrfituar edhe nga shkёputja prej Komisionit tё Kufiri tё kolonelёve Gills e Ordion, i shtuan mё shumё shqetёsimet K. K. sipas mёnyrёs sё njohur greke, fshehurazi, pabesisht dhe paburrёrisht, pregatitёn masakrrёn e stisur pёrgjatё dy muajve pёr tё marrё jetё njerёzish qё janё nё krye tё detyrёs.
Nё mёngjezin e 27 gushtit 1923 Komisioni Kontrollit u nis nga Janina pёr nё Kakavie me kёtё renditje: i pari lёvizi automjeti i pёrfaqёsisё greke, i kryesuar nga nёnklonel Boçari, i dyti automjeti i pёrfaqёsisё shqiptare, i kryesuar nga Dhimitёr Berati, i treti lёvizi ai i gjeneral Telinit.
Me tё arritur nё Delvinaq, papritmas autmjeti i pёrfaqёsisё greke “u prish” dhe ndali pёr t’u “ndrequr”. Kёshtu nё krye dolli pёrfaqёsia shqiptare, i ndjekur nga automjeti i gjeneral Telinit.
Gracka qё masakroi gjeneral Telinin dhe tёrё shoqёruesit e vet ishte ngritur nё njё bryl tё mprehtё, poshtё majёs 470 m.,nё vendin e quajtur Zhepё, ky vend ndёrmjet Delvinaqit dhe fshatit Arinishtё, 8 km. pёrtej Kakavies.
Me tё kaluar automjeti i pёrfaqёsisё shqiptare, nё tё cilёn udhёtonte edhe njё profesor antar i pёrfaqёsis italiane nё komision, vrasёsit “ushtarё sharrtarё” qё prisnin dru aty afёr e zunё rrugёn me trungje tё trashё lisash. Duke hasur nё pengesё automjeti i gjeneral Enriko Telinit ndaloi; shoferi italian, Farneti dhe pёrkthyesi shqiptar, Thanas Gjezi (Kravari) zbritёn pёr tё hapur rrugёn, po ranё pa frymё pёrtokё nga njё breshёri e shpejtё plumbash; breshёritё vazhduan pandёrprerje. Pa arritur tё dilte ende nga automjeti, u vra edhe doktori, major Kortini, kurse ndihmёsi i gjenelit toger Bonacini u vra duke dalё nga automjeti. Vetё gjeneral Enriko Telini mundi tё zbriste nga automjeti, duke bёrё pёrpjekje pёr tё shpёtuar me anёn e njё rovolveri, e vetmja armё qё ndodhej nё automjetin e tij, po u shtri pa frymё rreth 50 metra mё tutje. Ishte ora 9:10 minuta e datёs 27 gusht 1927.
(Fletoria “Tomori” nr. 165, Tirane me 27-8-1940). Vrasёsit, edhe pse pёrdorёn plumba shpёrthyes “dum-dum”, duke mos u besuar syve, u afruan kufomave tё tyre dhe me gjakftohtёsinё e gjakatarit profesionist, u shkrehen disa plumba nё kokё, duke ua prishur dhe shёmtuar fytyrat. Automjeti i pёrfaqёsise greke arriti nё vendin e masakrrёs pasi ishte kryer vrasja dhe vrasesit ishin larguar. Njёsia ushtarake greke qё ndodhej 10 minuta larg “mundi” tё arrinte atje pas njё ore e mё tepёr. Kurse njoftimi pёr masakrren e Zhepёs u dha nё Janinё nё orёn 14:00, pёr shkak se “ishte prishur lidhja telefonike” (Fletoria “Politika” nr. 34, Vlorё dt. 6-9-1923, f. 1). Dhe ishte mё keq, konsulli italian nё Janinё, Leverani, u njoftua pas orёs 15:00. Leverani njoftoi urgjentisht Ministrine e Puneve te Jashteme italiane dhe vete Kryeministrin, Benito Musolini. (Renco Falaski. Fletoria “Koha e Re”, v.e p.).
Kufoma e gjeneral Enriko Telinit dhe ato tё vrarёve tё tjerё, u shoqёruan detyrimisht nё formё nderimi nga njё batalion i ushtrisё greke deri nё Prevezё, nga u mbartёn nё Itali nga njё avullore luftarake italiane. Kurse kufoma e Thanas Gjezit u zbrit nё Sarandё e prej andej u çua nё vend lindje, nё Leskovik. (Renco Falaski “Koha e Re”. V.e p.
Nё Shqipёri, pёrgjatё kufirit, nё mbrojtje tё Komisionit tё Kufirit, u ngriten forca tё armatosura : devollinj, kolonjare, leber, çamёr et. Tё udhёhequr nga Sali Butka, Muharem Rushiti etj.
Fletoria “IL giornale d’Italia”: “thuhet se vrasёsit e gjeneral Enriko Telinit dhe shoqёruesve tё tij janё bere me urdhёr tё Komitetit Epirot qё gjёndet nё Korfuz”. Nё protokollin e shoqerisё verio-epirote nё Korfuz tё kapur nga njёsia e ushtrisё italiane e zbritur atje 28-8-1923, shёnohej se: gjeneral Enriko Telini me shokё ishin vrarё prej shtatё vetash me veshje ushtarake, pa shёnjё nё kapele” (“E verteta” fletoria “Dielli” Boston 22-9-1923).
Shfarosja aq egёrsisht e njё pёrfaqёsuesi shtetёror e pёr mё tepёr edhe e njё kryetari komisioni ndёrkombёtar ishte jo vetёm njё nga gjёmat mё tё kobshme dhe shёmtimet mё tё turpёshme pёr njё qeveri, por edhe njё faj i pafalshёm me pёrgjegjёsi tejet e rёndё pёr tёrё shtetin grek. Si masё ndёshkuese qeveria italiane, nёpёrmjet ministrit tё saj nё Athine, Montana, nё orёn 3:30 tё datёs 28 gusht 1923 i paraqiti nё mёnyrё tё prerё qeveris greke 7 kёrkesa si mё poshtё: (Fleto. “Shqiptari i Amerikes” nr. 46.)
1. Qeveria greke tё kёrkonte ndjesё pranё pёrfaqёsisё italiane nё Athinё.
2. Vajtim me madhёshti nё kishёn katolike nё Athinё pёr nder tё tё vrarёve.
3. Nderimi i flamurit italian nga fllota luftarake greke nё Pire. Nё pritje tё fllotёs italiane pёr kёtё qёllim me 21 tё shtёna topi.
4. Hetime tё pёrpikta nё vendin e vrasjes, pёr jetёn e tё cilёve ngarkohet qeveria greke. Hetimet tё kryhen mbrёnda 5 ditёve.
5. Fajtorёt tё dёnohen me vdekje.
6. Brenda 5 ditёve qeveria greke tё paguaj dёmshperblim 50 milion franga.
7. Tё bёhen nderimet ushtarake kur anija italiane do tё barte kufomat e tё vrarёve. (Fletoria “Politika” nr. 36, Vlore, dt.20-9-1923, f. 3-4).
Qeveria greke nuk ua vuri veshin kёrkesave tё qeveris italiane, duke menduar se qeveritё angleze dhe franceze do tё mbanin anёn e saj. Kjo bёri qё qeveria italiane, nё mёngjezin e po asaj dite tё urdhёronte veprimet luftarake. Njё skuadёr anijesh luftarake “pas nje bombardimi tё vakёt” zuri Korfuzin dhe ujdhesat e tjera pranё tij: Antipakson, Erikusen, Othonin, dhe Pakson. (Fletoria “Dielli”, Boston, dt.22-10-1923, f. 2).
Kёto veprime tё rrepta e troditen pa mase qeverin greke. per t’u shfajёsuar e pёr t’i shpёtuar pёrgjegjёsisё, filluan justifikimet se nuk dinin dhe nuk kishin as gisht pёr masakren e gjeneral Telinit, kёshtu morёn pёrsipёr tё plotёsonin kerkesat e qeverisё italiane. Ndёrsa qeveria italiane shpalli se nuk kishte ndёrment tё mbante tё pushtuar Korfuzin dhe 4 ujdhesat e tjera, po vetёm sa pёr tё detyruar qeverin greke tё pёrmbushte dertyrimet e veta. Qё tё nesёrmen e vrasjes, gazetat greke therrisnin: “Gjithё Greqia mohon me egёrsinё mё tё madhe pritёn e tmerrshme, e cila padyshim u takon duarve tё shqiptarёve”.
Pёr tё zbuluar fajtorёt, Konferenca e Ambasadoreve ngriti njё komision tё posaçёm hetimor me nё krye kolonelin japonez tё drejtёsisё, Shiboja dhe antarё: perfaqёsitё e qeverive angleze, franceze, italiane dhe nga pala shqiptare Mehdi Frashёri, e pala greke prej nёnkolonel Boçari. Mё 29 shtator 1923 komisioni i dha fund punimeve. Nё raportin qё komisioni i dёrgoi K. A. Fajin ia ngarkoi tёrёsisht qeverisё greke, e cila veç tё tjerave u ndёshkua edhe me pagimin e 50 milion frangave, tё cilat u shtёrngua t’i jepte menjёherё pёr tё shpёrblyer familjet e tё flijuarve nё Zhepё.
Musa Demi, njё nga burrat mё tё arrirё politikisht, lidhur rreth hetimeve tё komisionit tregon: “Me tё arritur komisioni nё vend vrasjen e gjeneral Telinit dhe shoqёruesve tё tij, koloneli japonez Shiboja nxorri goburen dhe shtiu nё ajёr dy herё. Ushtarёt e njёsisё greke qё ishin vendosur atje afёr, brenda pak minutave u gjendёn atje dhe rrethuan komisionin. Atёhere koloneli japonez tha: “Hetimi mbaroi”. Kur pjestarёt e tjerё tё habitur e pyeten, ai u pёrgjigj: “Kur krismat e dy tё shtёnave rovolveri u dёgjuan nga ushtarёt, si ёshtё e mundur qё qindra qitje pushkёsh nuk janё dёgjuar prej tyre”?
Kol Tromara, ish kryetari i “Vatrёs” nё Amerikё, nё kёtё kohё ёshtё prefekt i Gjirokastrёs, mundi tё zbulojё masakrёn e Xhepёs. Komandanti i kufirit Kosta Bidoshi, likuidoi plotёsisht bandёn prej 24 vetёsh dhe kryetarit tё bandёs iu gjet nё xhepё ora e florinjtё e gjeneral Telinit, tё cilёn e njohёn menjёherё vartёsit e tij. (Prof. Stavro Skendi “Ata presin” “Krahu i Shqiponjёs janar 1977).

Kush ishte Gjeneral Enriko Telini? Ai lindi mё 26-8-1871 nё Kastelnuovo tё Garfanjanёs. Mёsimet ushtarake i mbaroi shkёqyeshёm, i mori gjatё viteve 1884-1900 nё kolegjin e Firences dhe nё akademin e Torinos. Me 26-6-1918 u gradua gjeneral brigade. Mё 15 shtator 1923 dekorohet prapё pёr merita tё larta ushtarake. Ёshtё pёrshkruar nё shumё organe shtypi. Nё fletoren “Zёri i popullit, te vepra “Libri i kuq”, “Documenti dipllomaci italiani” VII,serie 1922-1935, vol. II etj.
Enriko Telini thoshte: “E dua kombin tuaj, se kam pёrshtypjen qё nё çdo fshatar, shoh jo vetёm nje ushtar tё vёrtetё, por njё kumandarё nё kuptimin mё tё mirё tё fjalёs”. (Fletoria “Tomori” nr. 165 dt. 27-8-1940, f. 1).
Pёr tё nderuar dhe pёrjetёsuar emrin e gjeneral Enriko Telinit, nё Tiranё u çel pocaçёrisht njё rrugё e re; ajo u quajt shetitorja “Gjeneral Telini”, kjo u pёrurua mё 27 gusht, pikёrisht ditёn e 10-vjetorit tё rёnies sё kёtij dёshmori tё lavdishёm. Nё krye tё shetitores u vendos busti i tij. Kёto do tё shёrbenin edhe pёr tё “na ngacmuar plagёn e pashёrueshme qё pёsuan zёmrat tona”. (Fletoria “Vullneti…” nr. 117, Tiranё 29-8-1933, f. 1).
Fill pas çlirimit, qeveria komuniste e Enver Hoxhes hoqi emrin e rrugёs dhe bustin e Gjeneral Telinit. Skllavёria jonё vjen nga fakti se i nёnshtrohemi sundimit tё gёnjeshtrёs, se nuk ia çjerrim maskёn e nuk protestojmё kundёr saj çdo ditё. Sot. “Janullatosi ёshtё guvernatori faktik nё Shqipёri i shovinizmit grekokaragjoz, Kurse qeveritё shqiptare qё hipin e zbresin nga pushteti nё Tiranё nuk janё gjё tjetёr, veçse njё turmё kukllash tё fёlliqura qё na kanё nxirё dhe po vazhdojnё tё na nxijnё faqen para opinionit ndёrkombёtar” E. Ymeri.
Do tё presim pёr ta vendosur prapё emrin e rrugёs dhe bustin e gjeneral Enriko Telinit nё Tiranё. “E vёrteta ёshtё mё e fortё se rrena”. Lordi Bajron.

Rasim Bebo
Addison Çikago
shtator 2011

Reference:

Ibrahim D. Hoxha “VisetKombёtare Shqiptare…”, bot. 2000, f. 53-82.
Albert Kotini “Çamёria Denoncon”, bot. 2002, f. 192-194.
Prof. Stavro Skendi “Ata presin”, “Krahu i Shqiponjёs”, janar 1977, Çikago.
Bep Martin Pjetri “Enriko Telini, Posted 13 Nantor 2009, u morё te link-u;
Prof. Dr. Eshref Ymeri San Francisko, Kaliforni 06 shtator 2011 6:24 AM.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 454 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi