Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lufta bëhet për territor, po i ruajmë apo po i humbim?!
Publikuar më 14 shtator, 2016 në orën 23:15 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në këtë nënqiellin tonë, përditë dalin tema tronditëse, që dikur janë trajtuar permes kanaleve të fshehta diplomatike, ndërmjet institucionalistëve tanë, serbëve dhe faktorit ndërkombëtar. Prandaj, edhe duhet pasur kujdes të shtuar të gjithë, pa përjashtim, se cilit grup politik i takojnë, por në këtë aktivitet politik e diplomatik duhet të përfshihen edhe intelektualët e pavarur. Për këto nuk duhet të heshtet edhe në Shqipërinë londineze dhe të krijoj komoditetin e qetë për vete, por duhet të jetë aktive në konsolidimin e politikës dhe diplomacisë, sepse preken interesa kombëtare.

Çështja e kufijve veç dihet, sepse patëm mostrën me Maqedoninë, kur spektri politik mbarkombëtar heshti, duke u pajtuar me marrëveshjen serbo maqedone (2001). Prandaj edhe rasti me Malin e Zi është i ngjajshëm (2006) dhe duhet të merr fund njëherë e përgjithëmonë loja me kufijtë kombëtar, që nesër do ta kemi edhe me Serbinë.
Përveç kësaj, në prapaskenë, do të na dalin edhe shumë marifete tjera, që ekipi i Edita Tahirit veç po ia rrëmih varrin shtetësisë së Kosovës dhe ajo rrah gjoks si profesoreshë e fushës së caktuar, po e përfilli mirë teorinë që e ka mësuar në dy shkolla me peshë, atë të Kumrovcit para lufte dhe ate të ortodoksizmit sllav pas lufte. Kjo teori e këtyre dy shkollave të dreqit, permes të cilave po ia kalon edhe toptanëve e zogollëve, të cilat më parë i kanë udhëhequr të huajt, ndërsa sot po e udhëheq, hiç më pak, se një ministre e shpifur dhe shitur komplet me garniturën që e ka emruar.
Vetëm të shikojmë reciprocitetin e arritur, sipas saj, për targat e automjeteve, që do të lëvizin në të dyja anët e kufirit?! Neve do të na vendosin shenjën 1244, e ne atyre!!! Këtë enigmë e zgjidhë vetëm ajo me honxho bonxhot e vet! Kjo është modeli i esadistëve, por dallimi është, se Atë e kishte dërguar Serbia, ndërsa këta e kanë selinë në Prishtinë dhe thirren në emër të votës qytetare(!).
Sigurisht se edhe ndërtimi i fshatit në Luginën e Diellit dhe aktivizimi i kishës në kompleksin universitar të Prishtinës, janë zgjidhur përmes ekipit të Editës dhe mu për këtë, nuk kemi reagime të duhura iunstitucionale, se në të dyja aktivitetet është udhëheqës Zëvendëskryeministri i Isa Mustafës. Por edhe në Bruksel ishte në përbërje të delegacionit serb i njejti njeri, që me bëmat e tija po ia kalon millosheviqëve e jabllanoviqëve dhe kuvendarët e koalicionit heshtin dhe tumirin veprimet e tij.
Çka po ndodh në pushimoren e fëmijëve në Deçan?! Çfarë po hulumtohet atje?! Këto përgjigje një ditë do të jepen prej zajednicës dhe udhëheqëjes së kishave serbe dhe sigurisht do të na vënë para aktit të kryer përmes dokumenteve të nënshkruara nga krerët e institucionalistëve.
Por shqiptarët do të tronditen edhe më tepër kur do të na dali kërkesa e Klarkut (të lumtë komandant, e ke zgjidhur mirë enigmen, tamam ushtarakisht, lufta bëhet për përfitim dhe territore, që të dyja po mundohesh që t’i kesh!) Poqese ky projekt kalon në Kuvendin e Kosovës, çfarë të bëjnë shqiptarët, sepse të ndydhur nga të gjitha anët, me ndihmën e miqëve, në rumcalljen e territoreve, ndërsa brendin e ka rezervuar Gjenerali (32.000 km2)?!!! Gjithë kjo propagandë për lëvizje të lirë do të realizohet, sepse do t’i kemi trastat në shpinë dhe do të jemi bredharak rrugëve të botës, apartëhejd (pa shetësi), se shtetësia e shqiptarëve humbi në aeropag nga sadistët dhe miqtë.
Shumë herë dëgjojmë për projektin e Bandierit, por ku janë institucionalistët që nuk po e kërkojnë hisen e vet që e ka marr Serbia edhe për Kosovën, kur është ndarë pasuria e RFSJ, sipas këtij projekti? Ky projekt po përdorët për kufijtë shtetëror, që nuk ka fare të bëjë me këtë, por shqiptarët po paguajnë kreditet që i ka marrë Serbia duke e lënë prodhimin e Trepçës si hipotekë! Do të dali në shesh edhe paraja e fituar nga privatizimi, e cila nuk është në thesarin tonë dhe nuk numrohet fare si buxhet shtetëror. Pse fshihen ato para dhe ku janë?! Kush do t’i marr ato, apo do të ndahen në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse UNMIK-u pasurinë tonë e ka shpallur si të vetën dhe do të vije dita, kur këto para do t’ia jep Serbisë, për t’ia mbuluar shpenzimet e luftës kundër neve! Ku janë ekspertët tanë të ekonomisë, apo për këtë nuk kanë deshirë të flasin, se e kanë kryer me Ahtisarin në Vjenë?!
Treça do të vije në rend dite dhe atë pasi ta bëjë vlerësimin Agjensioni Kosovar i Privatizimit, edhe pas larjes së borgjeve hipotekare të Serbisë dhe të sigurohen dokumente “valide” nga Mbretëria e Britanisë së Madhe, të nënshkruara me SKS për shfrytëzimin e saj.
Të gjitha këto që po na dalin në sipërfaqe, po i lënë hapësirë Qeverisë e Presidentit, të harrojë marrëveshjet që i kanë bërë me privatizim, sipas spinofit special. Asnjë kontratë nuk është rishikuar deri sot?! Këtu i shmangen përgjegjësive, sa kjo e sotmja për “Pronto 2” do të harrohet shumë shpejtë, sepse këtu janë të gjithë edhe Ademi me Isën e Hashimin me kompanitë e tyre, sa kur të krahasohen krimet që u përmendën më lartë, “Pronto 2” do të na duket llokum për fyt.
Këndellja qytetare e kombëtare është më e domosdoshme se kurr! Duhet t’i ndalim me largimin e këtij pushtetit antikombëtar, por të gjitha këto duhet kuvendarët t’i kërkojnë nga Qeveria e Presidenti, në përballje të një seance të jashtëzakonshme, e, në ndihmë duhet të jenë edhe ata të cilët ishin një kohë në këtë kolonë, për të na lehtësuar të zgjidhim enigmëm e të qenit shtet Sovran dhe njëmend të pavarur.

Prishtinë, 15.09.2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 559 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi