Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËRGJIMET E REAKSIONIT TË KUQ SHQIPTARO-TITIST
Publikuar më 17 shtator, 2016 në orën 15:08 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lufta antiUÇK, po vazhdon, tash e tej dy dekadave, pa pardon. Po vazhdon me mjete të tjera! Luftën po e bëjnë, si gjithmonë dhe në çdo kohë, me mjete të sofistikuara spiunazhi dhe kundërspiunazhi “patriotik” e “kombëtar”, “shqiptarët” kundër shqiptarëve, mediat e reaksionit të kuq komunist, mediat e reaksionit të kuq pro-serbojugosllav shqiptaro-titist dhe aleatët e tyre vendorë, rajonalë, evropianë e ndërkombëtarë. Në vlugun e luftës së ftohtë speciale antiUÇK janë përfshirë, si gjithmonë (si para, gjatë dhe pas luftës së UÇK-së), edhe kohëve të fundit, mediat kohasotosaure&insajderosotosaure të veprimit më të sofistikuar antiUÇK, antiluftë, antiLIRI dhe antiSHQIPËRI.

Përgjimet e fundit, gjithsesi, selektive, antiUÇK, antiLUFTË, antiLIRI dhe antiSHQIPËRI, vetëm kundër “krahut të luftës së UÇK-së”, janë dëshmi e pakontestueshme e punës dhe e veprimtarisë sekrete të shërbimeve sekrete antishqiptare, me pasardhësi të kulluar UDB-asho - KOS-iste, shqiptaro-titiste. Po, a po bëjnë mirë kohasotosaurët, insajderosotosaurët, botasotosaurët, botapressosotosaurët, ekspressosotosaurët, beogradosotosaurët dhe (dino)sotosaurë të tjerë “informativë” (shkrimorë, pamorë, internetorë, etj.), antishqiptar dhe antiUÇK, që po e zhvillojnë gjithë këtë stuhi lufte speciale, spiunazhi e kundërspiunazhi, me furtunë, uragan e rrebeshe antishqiptare, për asgjë tjetër, vetëm për t’i përmbushur objektivat e Serbisë pushtuese e fashiste, antishqiptare, dhe, orekset e tyre “patriotike” e “kombëtare”?!... Disa “luftëtarëve” të radhëve të para, sidomos, krahut “politik të luftës” (që ka uzurpuar pushtetin antishqiptar!), që ia kishte ënda dhe donte të hynte dhëndërr me “halete” të UDB-së dhe të KOS-it të kuq komunist shqiptaro-titist serbo-jugosllav, mbase, po ua bëjnë mirë, se, politikat e tyre “patriotike” e “kombëtare” i shantazhuan dhe linçuan të gjithë më shqiptarët, pa përjashtim, po i shuajnë vlerat dhe po i qesin kryeshtëpie antivlerat!...

Atyre dhe këtyre që po ua bëjnë “mirë”, shihet “ashiqare” se e kanë merituar këtë të “mirë” që po ua bëjnë, sepse, donin ta fitonin “luftën” me UDB-ashë dhe me KOS-istë shqiptaro-titistë, dhe, unë, herët kam shkruar e thënë se Lufta e lavdishme shqiptare e UÇK-së fitohet me shqiptaro-titistë, aq sa hyhet dhëndërr me ‘halete’ të huaja!...

Dhe, tash, po shihet qartë, ditë e më shumë, se, të gjitha dosjet antiUÇK, antiLuftë dhe antiLIRI e antiSHQIPËRI, i ka përgatitur shërbimi i sigurimit “shtëtëror” i LDK-së komuniste e shqiptaro-titiste&Co. Objektivat e saj antishqiptare dhe antiUÇK, janë parë saktësisht edhe para, edhe gjatë dhe pas “përfundimit” të luftës së lavdishme të UÇK-së së popullit shqiptar, për liri dhe për ribashkim kombëtar, e, po shihen edhe sot, më shumë se kurrë më parë.

Rrënjët e “reja” antishqiptare të shqiptaro-titistëve u panë qartë te ata e këta që e shanë dhe e shantazhuan luftën e lavdishme të UÇK-së dhe të popullit shqiptar dhe te ata e këta që e “lavduan” atë për pëfitime e interesa të tyre meskine, në sy e pas shpine, si me bisht kali. Rrënjët antishqiptare të shqiptaro-titistëve u panë edhe atëherë kur ahengoheshin në “Alenë e shpëtimtarëve të kombit”, në Kompleksin banesor “Qafa” e gjithandej, në Prishtinë, dhe u duartrokitnin ofensivave shfarosëse serbe kundër UÇK-së, në Zonën e Lirë të Luftës, në Drenishtën e Legjendarit Adem Jashari. Ato rrënjë të “reja” antishqiptare u hetuan me të madhe në zonat e luftës së UÇK-së, sidomos, në Zonën e Lirë të Luftës, e, u hetuan edhe në Rambuje, te delegacioni me petulla me ujë titist i Dr. Ibrahim Rugovës dhe aleatëve të tij “të pavarur” e “baballarëve të kombit”, antishqiptarë, në themelet e tyre jugosllave, në atë konferencë antishqiptare dhe antiUÇK, ku, fatkeqësisht, mori pjesë edhe “UÇK” dhe Tirana shqiptare, ku u panë dhe ranë të gjitha maskat e “luftëtarëve” dhe të “luftës” sonë “politike”, “ushtarake” dhe “diplomatike”!...

Sot, gati dy dekada pas luftës së lavdishme të UÇK-së, këto përgjime të reaksionit të kuq komunist shqiptaro-titist, pos LDK-së së Dr. Ibrahim Rugovës&Co, i ndihmuan e po i ndihmojnë vazhdimisht dhe po u dalin në krah edhe “shokët” tanë të “luftës”, e, edhe kategoritë e “të burgosurve politikë shqiptarë”, kinse si “shokë tanë”, që po shihen përditë e më shumë si kategori e të “burgosurve politikë shqiptarë” krahakrah e kraheqafe me UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë të regjimit më të egër antishqiptar të Prishtinës jugosllave. Madje, kategoria e të “burgosurve politikë shqiptarë” e ka presollitur fare! I shiti idealet e veta dhe të “shokëve” te komunistët e kuqë shqiptaro-titistë!... Të gjitha këto kategori të “shokëve” tanë të “luftës” dhe të të “burgosurve politikë shqiptarë” janë fajtorët kryesorë pse ka ardhur gjendja deri këtu dhe ka marrë këto përmasa të pariparueshme antishqiptare, duke rehabilituar dhe vënë në pushtet dhe në pozita kyçe UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë me nipër e stërnipër dhe me mbesa e stërmbesa puro komuniste, “patriotike” e “kombëtare”, shqiptaro-titiste, qoftë në politikë, qoftë në kulturë, qoftë në arsim, qoftë në drejtësi, qoftë në polici, qoftë në mjekësi, qoftë në…!...

“Shokët” tanë të “luftës” u bënë me shqiptaro-titistët për t’u bërë të kamur e për të na e futur tehun e thikës thellë në kurriz. U bënë me ta, duke e tradhtuar betimin dhe amanetet e luftës sonë për liri e për Shqipëri të shqiptarëve. U bënë me ta, po, lëre se i falën, po edhe i rehabilituan dhe i pozicionun lart e më lart në pushtet, në pozita e prita “shtetërore”, “kosovare e kosovariste”, antishqiptare, duke na goditur ne më shqiptarëve pas shpine! I falën ata që nuk po i falin “shokët” tanë të “luftës”për asnjë moment e çast të vetëm, po, kurdo që po e qesin hapin tjetër, po e forcojnë pozitën e tij dhe po vazhdojnë me hapin tjetër edhe më të rëndë e më “patriotik” e “kombëtar”, antishqiptar, në kurriz të më shqiptarëve dhe në kurriz të luftës për liri e për Shqipëri të shqiptarëve.

Edhe përgjimet e tyre të fundit, në vazhdën e këtyre proceseve të pandalshme tradhtare, në vazhdimësi, janë vetëm një hap para hapit tjetër edhe më të rëndë antishqiptar. Po, a luftuam ne, shokë, për t’i pozicionuar e rehabilituar shqiptaro-titistët, që të na përgjojnë e ndëshkojnë sot edhe më zi se në kohën e tyre antishqiptare të satrapit Tito dhe këlyshëve të tij besnikë në Prishtinë?...

Duhet ta dimë dhe ta kemi të qartë, se është koha e fundit, që, po s’ua premë udhën përndjekjeve të luftëtarëve të lirisë e të Shqipërisë-SHQIPËRI, poshtërimeve të njëpasnjëshme që i bëhen luftës dhe veteranëve të UÇK-së, nga “veteranë” e “luftëtarë” të “radhëve të para”; përgjimeve e tradhëtive antishqiptare të shqiptaro-titistëve dhe bijve (e bijave) të tyre besnikë, krahu i luftës së UÇK-së do të ndëshkohet e poshtërohet pakës më rëndë e më zi sesa Lufta e Shaban Palluzhës e Mehmet Gradicës me shokë, për liri e për Shqipëri! … Vetëm të kthehemi e ta kujtojmë atë kohë antishqiptare dhe ta krahasojmë me këtë kohë edhe më antishqiptare se çdo kohë tjetër në historinë tonë të dhimbshme, do ta kuptojmë qartë se ku jemi dhe çfarë duhet bërë, për ta bërë Shqipërinë tonë – SHQIPËRI dhe për t’i flakur nga politika shqiptare të gjithë bashkëpunëtorët e pushtuesve tanë, me në krye shqiptaro-titistët e LDK-së së Dr. Ibrahim Rugovës&Co!...

Këtë që e theksuam më lart, në shkrimin tonë, e vërtetojnë katërcipërisht përgjimet e fundit, shumë të njëanshme dhe selektive, vetëm kundër krahut politik e luftarak të UÇK-së. Por, e keqja është se, këtu, lëre që media (në tërësi) është shqiptaro-titiste, pa asnjë ndryshim rrënjësor e thelbor për të mirë, por, e tillë është edhe politika, edhe prokuroria, edhe gjyqësia, edhe hetuesia edhe policia, edhe …, prandaj, përgjohen, përndiqen dhe burgosen vetëm luftëtarët shqiptarë të lirisë dhe të Shqipërisë.

Po, pse, ta zëmë, kur është kaq e “paanshme” media, nuk e përgjon krahun paci(t)fist të LDK-së&Co dhe pse nuk i publikon sharjet e atyre e këtyre që e kanë sharë e shantazhuar luftën e UÇK-së shqiptare, pse nuk i publikon stenogramet e fjalimeve të komunistëve të kuqë shqiptaro-titistë dhe sharjet e tyre që i kanë bërë popullit shqiptar për gjysmë shekulli e tepër?! Pse nuk i publikon sharjet dhe fyerjet deri edhe me nënë kombëtare që u janë bërë të burgosurve politikë shqiptarë, që nuk kanë pranuar të bëhen dorë e zgjatur e pushtuesit fashist serbo-jugosllav dhe e shqiptaro-titistëve? Pse, pra?!...

Sepse, reaksioni shqiptaro-titist, e (tele)dirigjon dhe e kontrollon “median e pavarur shqiptare” (“patriotike e kombëtare”) dhe e instrukton atë “media” që t’i fyejë, poshtërojë e pështyejë të gjithë ata luftëtarë të UÇK-së që nuk kanë pranuar të jenë dorë e zgjatur dhe aleatë të shqiptaro-titistëve proserbë e projugosllavë, sepse, në strofullën e përgjimeve “shqiptare” të “Republikës së Kosovës” ende po i ngrohë vezët UDB-a dhe KOS-i shqiptaro-titist, prandaj, publikohen biseda dhe fyhen njerëzit e luftës së UÇK-së dhe familjet e tyre shqiptare, bile, në raste të tilla nuk reagon as prokuroria, sepse, është një kohë ligjore 30 deri 50-Vjeçare, para kalimit të të cilës nuk guxojnë të publikohen gjëra të tilla, sidomos, biseda private dhe, para së gjithash, ato jashtë orarit zyrtar të punës. Por, kur është fjala për ta fyer luftën e UÇK-së dhe veteranët e saj, asnjëherë, deri më sot, nuk janë zgjedhur mjete për denigrimin e saj. Shqiptaro-titistët e të gjitha kategorive dhe ngjyrave, po veprojnë sipas maksimës së njohur romake: Divida et impera!...

E keqja është, këtu, se “shokët” tanë të qëndresës dhe të “luftës” kontriBUTin madhor për Liri e për Shqipëri, e kthyen në kontriMUT! Prandaj, përgjojnë e përçmojnë kështu komunistët e kuqë shqiptaro-titistë dhe pasardhësit e tyre “demokratë”! Ata e këta “komunistë” e “demokratë” shqiptaro-titistë, nuk i falën luftëtarët e UÇK-së dhe udhëheqësit e saj, edhe pse “shokët” dhe “bashkëluftëtarët” tanë i falën shqiptaro-titistët dhe i ripushtetëruan me pozita edhe më të larta sesa i gëzonin në Serbinë e Jugosllavinë antishqiptare, antishqiptarët shqiptaro-titistë!... Prandaj, sot, sillen kështu, me përbuzje e me përçmim bizar në kurriz të luftës sonë dhe të luftëtarëve tanë, që, pa qenë kurrë kontributdhënës, u bënë faktor kyç, po falë “shokëve” e “bashkëluftëtarëve” tanë, që e sollën dhe e poshtëruan deri këtu luftën për ribashkim, popullin dhe Atdheun shqiptar.

Ne, duhet ta dimë nga na vjen e keqja. Dhe, e keqja më e madhe na vjen prej atyre e këtyre LDK-istëve “komunistë” e “demokratë”&Co, sepse, ata e këta i ka mësuar pushtuesi i ynë fashist që të mos na falin kurrë dhe për asgjë. Nuk janë sikurse ne, që i falim. Por, falja që u bënë “shokët” tanë të “luftës”, po na kushton shumë shtrenjtë, me linçime të përditshme dhe të përnatshme pse e organizuam dhe pse morëm pjesë në luftë, me përndjekje për kinse “krime të luftës”, me burgosje të veteranëve, të komandantëve dhe të luftëtarëve të lirisë e të Shqipërisë shqiptare. “Faji” i ynë i vetëm është pse luftuam kundër vëllëzërve të tyre pushtues e fashistë të “bashkim-vëllazërimit” dhe pse ua prishëm atë “bashkim-vëllazërim” me shkitë!…

Pas shantazheve të vazhdueshme luftës së UÇK-së, pa fije turpi njerëzor, kanë filluar kërcënimet e shqiptaro-titistëve të kuqë komunistë kundër luftëtarëve dhe veteranëve të UÇK-së, dhe, po u vazhdua kështu e kësisoji, rrezikun e kemi te dera ne shqiptarët, do të na përndjekin, linçojnë, burgosin, do të na lënë pa punë,duke na kërcënuar me politikat e tyre “patriotike” e “kombëtare”, antishqiptare, me policinë e tyre fashiste antishqiptare, me gjyqësinë e tyre fashiste antishqiptare, me shkollimin e tyre selektiv fashist antishqiptar, me punësimin e tyre dhe me gradimin “profesional” e “shkencor”…, si në kohën e Titos së tyre të dashur, me të cilin fjetën në një shtrat për plot një gjysmë shekulli dhe e pollën këtë sojesorollap “njerëzish” e “shqiptarësh” të mëdhenj. Por, problemi qëndron gjetkë: A e shohin ndonjëherë veten e tyre antishqiptare, apo presin vazhdimisht që t’ua kujtojnë të tjerët?...

Këto përgjime, qofshin të fundit, dhe të këqijat e tjera që mund t’i vijnë krahut të luftës për Liri shqiptare dhe për Shqipëri shqiptare, thënë mëse urti, janë veprime të koordinuara të reaksionit të kuq komunist shqiptaro-titist serbo-jugosllav, LDK-istë&Co, të cilave u prijnë “akademikët” dhe “baballarët e kombit”, me mediat e tyre “patriotike” e “kombëtare”!...

Burojë, më 15 Shtator 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 77 vizitorë
Lexuar: 594 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi