Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PROVOKIM FASHIST I KISHËS SERBOMADHE
Publikuar më 21 shtator, 2016 në orën 00:28 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
REAGIM

Këto ditë, në Kompleksin Universitar “Hasan Prishtina” të Prishtinës, ndodhi provokimi më i rëndë antishqiptar, serbo-çetnikofashist-ndërkombëtar, karshi shqiptarëve shumicë në “Republikën e Kosovës”! E themi këtë, sepse, objekti i kishës serbe është ndërtuar nën masat e dhunshme serbe të diktatorit fashist dhe antishqiptarit të thekur, Sllobodan Milosheviçit. Ai objekt “kulti”, parë në thellësinë e tij dhe në qëllimet e tij thellësisht antishqiptare, është objekt që jep gjithandej mesazhin e një objekti fashist të “kultit” dhe është objekti më i urryer prej shumicës së shqiptarëve, që përbëjnë 95% të popullsisë së Kosovës.

Provokimi po ndodhë dhe po zhvillohet, hap pas hapi, në mbrojtje të KFOR-it dhe ndërkombëtarëve “paqeruajtës”! Ndërkombëtarët, kanë ardhur si monitorues ndërmjetës, pas “përfundimit” të luftës së lavdishme të UÇK-së. Roli i tyre ka devijuar plotësisht, dhe, gati të gjithë që janë të pranishëm këtu, janë kthyer në aleatë të fashistëve kishtarë e politikë serbomëdhenj dhe kjo përbën shqetësimin themelor dhe brengën e madhe të shqiptarëve, të cilët, përditë e më shumë, po provohet të vihen para aktit të kryer (ripushtimit), serbo-ndërkombëtarisht! Kjo praktikë politike, tërësisht antishqiptare, i ka rrënjët në Beograd e Moskë dhe e ka mbështetjen e hapur dhe të heshtur, gjithsesi, të maskuar, të paci(t)fistëve LDK-istë&Co!...

Serbët fashistë, të mbështetur nga fashistë të njohur evropianë e ndërkombëtarë krah tyre, vazhdojnë pa pengesa, t’i provokojnë shqiptarët, për t’i realizuar synimet e veta pushtuese dhe grabitqare, madje, për të qenë provokimi i tyre fashist dhe për të marrë ngjyrime fashizmi të kulluar antishqiptar, përkrahur prej disa “miqve” ndërkombëtarë në “Republikën e Koisovës”, ata vazhdojnë të dalin dhe të punojnë çdo ditë, për t’u dukur te kisha e tyre në oborr të huaj, madje, në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ku, dikur, gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë vrarë e pushkatur pa gjyq më shumë se njëqindepesë shqiptarë të Shqipërisë londineze!...

Kisha serbe nuk e ka vendin askund në Kosovën e trepushtuar shqiptare, e, lëre më në oborrin e Kompleksit të Universitetit të Prishtinës. Këtë, duhet ta dinë të gjitha ata që e mbështesin fashizmin kishtar e politik serbomadh, që u ka paraprirë të gjitha masakrave antishqiptare, gjatë luftës së viteve 1997-1999, e, edhe më vonë. Fashizmit ushtarak, paramilitar dhe civil serb ndaj shqiptarëve autoktonë, i ka paraprirë vetëm një emër: Kisha fashiste shënsaviane.

Ajo kishë, si objekt i njohur “kulti” serbomadh e fashistoid, është ndërtuar në truall të huaj, pikërisht, në truallin autokton të shqiptarëve, dhe, si i tillë, nuk e ka vendin aty. Ata që i kanë hedhur idetë për ripushtimin e tretë të Kosovës shqiptare dhe për rikolonizimin e Kosovës shqiptare, duhet ta kenë të qartë se kanë gabuar rëndë dhe atë “objekt kulti” duhet ta kthejnë atje nga e ka burimin ideor: në Beograd, e, po u pëlqeu të tjerëve, mund ta marrin dhe ta çojnë në Kremlin, në Pentagon dhe gjetkë. Po ua falim, ta çojnë ku të duan dhe ku t’u pëlqejë!...

Këmbëngulja e serbëve për ta renovuar atë “objekt kulti”, në Kompleksin Universitar të Prishtinës, është pëtëritje e aktit të tyre final, fashistoid, antishqiptar, i cili fshihet mbrenda bishtuljes së tyre të zakonshme para botës, për ta mashtruar Evropën dhe botën e qytetëruar, se, “ja sa paqësorë jemi ne, por, shqiptarët janë ata terroristët e vjetër që i kemi ndjekur, përsekutuar, torturuar e burgosur!,,,” dhe, tash, sërish, mesazhi i tyre, më i qartë se kurrë, antishqiptar, është se na ka ardhur dita e jonë që të njëjtat metoda t’i ushtrojmë ndaj tyre, me përkrahjen e parezervë të miqve tanë ndërkombëtarë(Sic!)…

Mesazhi i qartë, antishqiptar, i serbëve, është se gjithçka po “mbulojnë” me demagogjinë e tyre të njohur paramesjetare, duke i rënë të njëjtit tel politik, propagandistik, diplomatik dhe ushtarak, antishqiptar, për “djepin e tyre serb”(!) dhe për “Serbinë e tyre jugore”(!)… Të gjitha këto synime të tyre “legjitime” janë të mbështetura në gënjeshtra, sepse, gënjeshtra është e vetmja mënyrë “njerëzore” e jetësës së tyre!...

Po, deri kur do t’u besojë bota gënjeshtrave kishtare, serbo-ruse, se Kosova e pushtuar shqiptare është “djepi i tyre serb”?! (Bah!)... Deri kur do të ecën bota pas karremit të tyre mashtrues, antishqiptar, për “tokën e shenjtë serbe”(Sic!) Dhe, deri kur do t’i mbrojë bota gënjeshtrat serbe të objekteve të tilla të “kultit” ngritur me dhunë politike, policore dhe ushtarake në troje të huaja, të pushtuara, autoktone, këtë radhë në trojet e pushtuara shqiptare, pikërisht, në Kompleksin e dijes shqiptare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”?!...

Evopa dhe bota duhet ta dinë dhe ta kuptojnë të vërtetën, se kishat serbe nuk kanë vend as në Nish, e, lëre më në Prishtinë, a kudo tjetër trojeve të pushtuara shqiptare.

Burojë, më 17 Shtator 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 72 vizitorë
Lexuar: 491 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi