Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kisha POLITIKE serbe në zemrën e Universitetit të Prishtinës, është primitivizëm dhe anticivilizim!
Publikuar më 22 shtator, 2016 në orën 02:03 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Të mos keqkuptohemi, unë nuk jam kundër asnjë kishe, kundër asnjë xhamie, kundër asnjë sinagoge dhe kundër asnjë tempulli religjioz dhe, kundër asnjë kulture dhe civilizimi në botë, sepse ato janë të lejueshme dhe të mbrojtura me ligjet dhe me konventat ndërkombëtare në kuadrin e UNESCO-s. Kjo është e padiskutueshme.

Mirëpo, unë, nuk mbështes, as nuk adhuroj asnjë objekt dhe asnjë mision fetar në botë, që ka për qëllim mohimin e historisë, të kulturës, të civilizimit, të lirisë, të drejtave njerëzore dhe të identitetit kombëtar të ndonjë populli, siç është rasti i ndërtimit të kishës POLITIKE serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës (1990). Ky është nonsens me prapavijë të thellë politike të shtetit dhe të kishës së Serbisë, që shqiptarëve në Kosovë t’ua kontestojë dhe t’ua mohojë të drejtën e tyre historike mbi Kosovën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike (shek.II –shek.XXI).

Kësi shembulli nuk ekziston askund në botë, prandaj, nuk duhet lejuar as kisha POLITIKE serbe, e planifikuar dhe e ndërtuar brenda kampusit universitar në Prishtinë për qëllime dhe për interesa politike dhe propagandistike të serbizimit dhe të rikolonizimit të Kosovës.
Mesazhi politik dhe propagandistik i kësaj kishe POLITIKE serbe në Prishtinë është ky: “ Kjo kishë, kjo tokë, ky qiell, ky univerisitet, janë koka, djepi, kultura, historia dhe shteti i serbëve dhe i Serbisë”!?
Ky është edhe një argument më shumë, që thërret arsyen e shëndoshë, që kjo kishë POLITIKE serbe, të zhvendoset nga kampusi i Universitetit dhe, nëse është e domosdoshme, Komuna le ta legolizojë me ligjet e saj përkatëse, që të ndërtohet në ndonjë zone tjetër të qytetit të Prishtinës.

Të mos përsëriten gabimet politike të së kaluarës së Kosovës!

-Presidenti Hashim Thaçi mund ta mbrojë kishën e ndërtuar serbe në oborrin e Univeristetit “Hasan Prishtina” vetëm në emër të tij personal dhe të aleancës së të tij (Hashim+Isa+Jablanoviq), JO, assesi të thirret në emër të Kosovës, sepse atë nuk e ka zgjedhur president populli i Kosovës, por vetëm KOALICIONI PARTIAK DHE QEVERITAR LDK+PDK+Srpska Lista.

Prandaj, veç Komunës së Prishtinës, veç studentëve të Univeristetit të Prishtinës, edhe Bashkësia Islame e Kosovës, edhe Ipeshkëvia Katolike e Kosovës, duhet ta ngrejnë zërin bashkërisht dhe botërisht në mënyrë demokratike dhe paqësore, duke kërkuar nga institucionet shtetërore vendore,, si dhe nga ato ndërkombëtare, që KISHA POLITIKE SERBE E SLOBODAN MILOSHEVIQT, të zhvendoset nga oborri i Univeristetit të Prishtinës, sepse aty, kurrë nuk ka pasur kurfraë kishe ortodokse serbe.

Pra, së bashku me organizatat joqeveritare, titullarët e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të Ipeshkvisë Katolike të Kosovës, duhet të ushtrojnë dhe të nënshkruajnë kërkesën e përbashkët Komunës së Prishtinës së Shpend Ahmetit, Qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa; Kuvendit dhe Presidentit të Koalicionit qeveritar-kuvendar (LDK+PDK+Lista Srpska), në mënyrë që, sa më parë të marrin vendim ligjor dhe kushtetues për zhvendosjen e KISHËS POLITIKE SERBE nga trualli i kompleksit së Universitetit të Prishtinës.

Ndryshe, (edhe pse jo të ligjshme dhe, jo në përputhje me Kushtetëtn në fuqi, ashtu sikurse bie ndesh me to, edhe ndërtimi i kishës së theksuar serbe), do të pasojnë kërkesat e komuniteteve fetare shqiptare në Kosovë, që kundruall KISHËS POLITIKE SERBE, në oborrin universitar të Prishtinës, të ndërtojnë kishat apo xhamitë e tyre. Realisht, derisa në oborrin e Univeristet të Prishtinës, të ekzstojë KISHA POLITIKE SERBE e Slobodan Milosheviqit, si qeveria komunale e Prishtinës, ashtu edhe ajo e Kosovës, do të përballen me tyrsninë politike të komuniteteve fetare shqiptare në Kosovë, kur është fjala për ndërtimin e xhamive apo të kishave, sepse si Bashkësia islame e Kosovës, ashtu edhe Ipeshkvia Katolike e Kosovës, duan të jenë të barabartë përpara ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Mirëpo, nuk duhet lejuar as kishë serbe, as kishë, as xhami e as teqe shqiptare brenda kompleksit të Univeristetit të Prishtinës, sepse me atë primitivizëm dhe antieuropianizëm, do të qeshte Evropa dhe bota e qytetëruar me ne!

Pse ne të tregohemi “më zemërgjerë” sesa serbët, duke pranuar kishën e tyre politike në oborrin e Universitetit të Prishtinës?! - Ky do të ishte idiotizëm dhe primitivizëm sui generis!
Pyetja është se, a do të lejonte Serbia (Qeveria, Kisha, Universiteti dhe populli serb), që në kampusin e Universitetit të Beogradit, të ndërtohej ndonjë kishë shqiptare qoftë ortodokse apo katolike?

Nëse po, atëherë, për hir reciprociteti, le të mbetet kisha politike serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Ndryshe, JO! -Thjesht, për faktin se, ajo kishë simbolizion dhe APELON RIKTHIMIN e FASHIZMIT BARBARIK të Shtetit dhe të Kishës së Slobodan Milosheviqit.

- Nëse Komuna e Prishtinës me ligjet e saj nuk urdhëron zhvendosjen e asaj kishe politike, atëherë ekziston rreziku i shfaqjes së ndonjë përplasjeje dhe polarizimi ndëretnik, ku si hap i dytë serbomëdhenjtë, kisha dhe shteti i Serbisë, do të kërkonin edhe rikthimin dhe rivendosjen e përmendoreve të Slobodan Milosheviqit, të Vuk Karaxhiqit dhe të Milosh Obliqit…etj., (RIKTHIMIN E SOVRANITETIT KOLONIAL TË SERBISË NË KOSOVË) ashtu, siç po kërkojnë me çdo kusht revidimin e statusit politiko-juridik dhe kushtetues të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës përmes dialogut të Brukselit (2011-2016); përmes Planit Gjashtë Pikësh të Ban Ki Moon-it dhe të Vuk Jeremiqit; përmes Fusnotës, si dhe përmes Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara, e cila as de fakto e as de jure nuk e njeh Repiblikën e Kosovës.

Përmbyllje me fjalën e At Markut nga nga Kisha e Pavarur Autoqefale Shqiptare “Shën Mëria” e Elbasanit

Për t’u kuptuar drejt, pse kisha politike serbe nuk e ka vendin në kampusin e Universitetit të Prishtinës, pikësëpari, presidenti Hashim Thaçi dhe mbështetësit e tij të verbër filoserbë, duhet ta kenë lexuar dhe kuptuar drejt këtë mesazh aksiomatik të deklaratës së dhënë masmediave nga prifti ynë At Nikolla Marku nga selia “Shën Mëria” në Elbasan, më 19 shtator 2016, ku siç shkruan “www.koha.net”, thuhet: “Kisha Ortodokse Kombëtare e Pavarur Shqiptare e themeluar nga Kryepeshkopi Imzot Fan Noli ka përcaktuar territorin, besimin dhe objektet e kultit. Ato i përkasin kombit shqiptar dhe kushdo që tenton të manipulojë me ndërtime fantazmë si në Prishtinë apo kudo qoftë, bën gabime të vjetra luftënxitëse. Askush nuk mund të cenojë territorin shqiptar në Kosovë e aq më tepër në Prishtinë me petkun e Milosheviqit dhe me kambanat e kishës serbe. Çdo investim në emër të besimit ortodoks serb në Prishtinë u ngjan investimeve famëkeqe të ISIS që po gjakos botën. Kosova nuk mund të pushtohet me fantazma pseudo fetare apo spirituale. Janullatus në Shqipëri dhe Irineu në Beograd nuk mund të mbajnë petkun e Kryepeshkopit pa kërkuar më parë falje kundrejt viktimave dhe të zhdukurve pa adresë në Kosovë. Asgjë në sheshin e Universitetit të Prishtinës nuk është objekt kulti e shenjë sllavizmi. Rilindasit shqiptarë i kanë ndarë me kohë këto shovinizmi e kanibalizmi që me lidhjen e Prizrenit”. (http://koha.net/?id=27&l=133417/19 shtator/2016).

-Të Faleminderit Vëlla, që e keni gjykuar drejt problemin e kishës politike serbe të Slobodan Milosheviqit, të ngulitur me dhunë, me terror dhe me gjenocid në truallin shqiptar të Universitetit të Prishtinës (1989-1999).

-Të faleminderit Vëlla, që përmes zërit të juaj të ndërgjegjës, të besimit, të huamnizmit, të drejtësisë dhe të së vërtetës keni mbështetur “studentët patriotë kosovarë, që me mirëkuptimin hyjnor t’i tejkalojnë politikat hegjemoniste dhe primitive të Serbisë, duke mos lëshuar asnjë pëllëmbë tokë, pasi janë në të drejtën e Zotit.” (Po aty, http://koha.net/?id=27&l=133417/19 shtator/2016)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 288 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi