Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Në gjurmët e deklaratës së ambasadores greke
Publikuar më 23 shtator, 2016 në orën 05:48 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në faqen e internetit të datës 21 shtator, lexova analizën me titull “Sqarim ambasadores greke për kufirin, çamët dhe pronat”, me autor Prof.dr. Arben Lalla.
Kam respekt për Profesorin Arben Llalla, për gjithë atë kontribut që ka dhënë dhe vazhdon të japë për ndriçimin e të vërtetave rreth shqiptarëve të Greqisë (arvanitasve) dhe, përgjithësisht, për qëndrimet e tij me theks të veçantë nacionalist (termi “nacionalist” është i papërshtatshëm për grekët, të cilëve u ka hije vetëm termi “shovinist”) në ndriçimin e qëndrimeve të shteti grek ndaj vendit tonë.

Po të ishte e mundur të bëhej një pasqyrë jo vetëm e artikujve publicistikë, por edhe e veprave nga fusha e historisë, në të cilat është trajtuar problemi i qëndrimeve tradicionalisht armiqësore të shtetit grek ndaj vendit tonë që prej shpalljes së pavarësisë, bie në sy një dukuri mjaft e dhimbshme: në të gjitha ato materiale, bëhet një inventar i hollësishëm i qëndrimeve armiqësore, i krimeve dhe i barbarive që shovinizmi grekokaragjoz ka kryer kundër Shqipërisë. Por thuhet shumë pak, për të mos thënë asgjë, se çfarë kanë bërë shqiptarët për t’u treguar vendin shovinistëve grekë.
Gazeta franceze “La Croix”, më 19 dhjetor 1912, pati botuar një artikull me titull “Shqipëria është më e lashtë se vetë Evropa”, të cilin ia kishte përcjellë i dërguari i saj në Athinë (ribotuar në faqen e internetit “Koha net”. 25 maj 2015).
Pra, siç dihet mirë nga historia, edhe bota e njeh lashtësinë e kryehershme të etnisë shqiptare në gadishullin tonë, i cili quhej “Gadishull Ilirik”. Por, për fatkeqësinë tonë, po të kryehershme, edhe përçarjen e kemi pasur të kryehershme. Prandaj edhe Evropa, duke na njohur se cilët jemi, se sa të përçarë jemi, na i bëri trojet çarçaf. Dhe është normale: në troje etnike të përçara, ku shqiptarët, duke filluar që nga ilirët, gjithmonë kanë vrarë njëri-tjetrin, gjithmonë lindin mercenarë dhe tradhtarë me bollëk. Për pasojë, përçarja ndërshqiptare ka qenë dhe mbetet aleatja më besnike e armiqve tanë shekullorë grekosllavë. Kjo është edhe arsyeja kryesore që ne, në historinë tonë, e kemi mjaft të pasur inventarin e krimeve grekosllave kundër vendit tonë, kurse inventarin e ndëshkimeve që meritonin grekosllavët për krimet e kryera ndaj nesh, e kemi shumë të varfër. Se me shqiptarë të përçarë, ky inventar domosdo që nuk mund të mos ishte i varfër.
Evropa na njeh mirë se cilët jemi, grekosllavët na njohin mirë se cilët jemi, prandaj edhe qeshin dhe tallen me ne. Dhe kanë shumë të drejtë. Sepse si është e mundur që Shqipëria arriti t’i lejojë vetes të pranonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë më 08 maj 1971, duke e ditur që kjo e fundit kishte në fuqi ligjin e luftës që prej vitit 1940? Ku është parë dhe ku është dëgjuar në mbarrë rruzullin tokësor, që dy vende, në gjendje lufte me ligj, të kenë lidhur ndonjëherë marrëdhënie diplomatike?
Një lëshim i tillë skandaloz, që iu bë shtetit shovinist grek, kishte për autor mercenarin e grekosllavizmit, me emrin Enver Hoxha. Prandaj ambasadorja shoviniste greke, me emrin Eleni Sourani, është në të drejtën e vet shoviniste kur deklaron se nuk ekziston Çështje Çame dhe, sipas saj, gratë, fëmijët pleqtë e plakat çame “bashkëpunuan” me nazistët gjermanë dhe “bashkë” me ta u larguan për në Shqipëri. Asaj s’ia bën syri tërr, se e di që klasa politike shqiptare është mercenare e shovinizmit grekokaragjoz. Trashëgimtarët e thekur të Enver Hoxhës i kemi në pushtet për më shumë se një çerek shekulli, prandaj edhe shtetit shovinist grek nuk i vunë si kusht kryesor heqjen e ligjit të luftës.
Në këto kushte, të gjitha përçapjet anësore, jashtë strukturave të shtetit shqiptar, për zgjidhjen e Çështjes Çame dhe, për pasojë, të pronave të shqiptarëve të Çamërisë, janë thjesht rrahje uji në havan. Ligji i luftës është mburojë e pakapërcyeshme e shtetit shovinist grek. Me këtë ligj, Athina e ka mbyllur Çështjen Çame se është e bindur se në Shqipëri s’ka burra që t’i tregojnë vendin Greqisë. Prandaj ka plotësisht të drejtë Profesori i Universitetit të Oksfordit Xhejms Petifer, i cili thotë:
“Shqipëria ka qënë e paaftë të ribashkojë pjesët e copëtuara të territorit të saj” (Gazeta “Telegraf”. 08 maj 2012).
Por këtë paaftësi, Shqipëria e ka kompensuar me aftësinë e saj të jashtëzakonshme për mbajtjen e inventarit të rregullt të krimeve grekosllave kundër kombit shqiptar. Ishte e dhimbshme kur para dy ditësh, në faqet e internetit “lapsi.al”, lexova reagimet e dy qytetarëve. Njëri shkruante: “Ne jemi turpi i Evropës”. Tjetri ia kthente: “Ne jemi turpi i vetvetes”.

Kolumbus, Ohajo
22 shtator, 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 245 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi