Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pse shqiptarët të vihen nën hipotekë të huaj?!
Publikuar më 23 shtator, 2016 në orën 05:56 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Presidenti Hashim Thaçi: “Nuk guxojmë të dërgojmë mesazhe që njerëzit e Kosovës mund të lëvizin drejt Evropës duke rrënuar xhamia dhe kisha.” (http://www.ekonomiaonline.com/politike/thaci-smund-te-levizim-drejt-evropes-duke-rrenuar-xhamia-dhe-kisha/20/ shtator/2016/).

Së pari, Thaçi, do të duhej t’iu kishte drejtuar jo shqiptarëve të paragjykuar në kërkesën e tyre, por serbëve dhe priftërinjve serbë, që të mos e përdorin atë kishë politike, derisa ajo të legalizohej me lgjin përkatës të Komunës së Prishtinës, sepse konsiderohet si objekt i egër, i ndërtuar pa leje, që bie ndesh me ligjet përkatëse dhe me Kushtetutën e Kosovës.

Askush nga shqiptarët nuk po kërkon “rrënimin e kishave të xhamive” në Kosovë, por vetëm zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës së Kosovës, ku të gjithë qytetarët e saj, duhet të jenë të babartë në realizimin e të drejtave dhe lirive të tyre, jo, gjithmonë të favorizohen vetëm pjesëtarët e minoritetit serb (8%). Kjo është e padrejtë, e turpshme, antiligjore, antidemokratike dhe antieveropiane.

-Në BE, pas shërimit të plotë të epidemisë komuniste ruso-bolshevike në Ballkan!

Presidenti i Anshlusit (PDK+LDK+Lista srpska) fare të mos bëhet merak, se ai, as Kosova, as Shqipëria, as Serbia, as Maqedonia e as Bosnja e Hercegovina, kurrë nuk do të bëhen anëtarë me të drejta të plota të BE-së derisa në qeveritë dhe në pushtetet e tyre, të mos flaket edhe komunisti i fundit ruso-bolshevik i tipit të Brezhnjevit (derisa të mos reformohen dhe të mos demokratizohen me forca të reja demokratike progresive me përcaktim dhe me projekte konkrete evropiane sipas standardeve të BE-së). Këtë duhet ta mbajnë parasysh diktatorët krushovianë dhe zhdanovistë ballkanikë, të cilët qe më se dy dekada po shtiren si kapitalistë neoliberalë dhe demokratë. Mirëpo, prakikisht de fakto dhe de jure janë fundosur në totalitarizëm, në korrupsion, në krim, në sektarizëm, në despotizëm, në nepotizëm, në oligarkizëm dhe në latifundizëm, duke i shfrytëzuar, duke i lënë të papunë, duke i varfëruar dhe duke i lënë të pazhvilluar dhe pa kurrfarë ekzistence, perspektive dhe mirëqenieje popujt dhe shtetet e tyre (1990-2016).

Për mbrojtjen dhe për ruajtjen e kishës politike në oborrin e Universitetit të Prishtinës, çoju “selam” atyre, që e kanë ngulitur aty, ata kanë faj, JO shqiptarët-viktima të tyre (1989-1999)! Turp! Kinëse po them diçka për t’iu vardisur dhe mashtruar Evropën dhe botën demokratike civilizuese! Por, tanimë, ju njeh mirë si “paren e kuqe”, edhe Amerika, edhe Evropa Perëndimore, sepse e keni dëshmuar me sjellje dhe me veprime konkrete si korrupcionistët, si kriminelë dhe mafizët më të mëdhenj në Evropë. Këtë, do ta vërtetojë edhe Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë të Holandës, e cila, do të fillojë nga puna në janar të vitit 2017.

Pra, derisa kisha politike e Sllobës, e ndërtuar për qëllime politike në oborrin e Universitetit të Prishtinës nuk legalizohet me ligjin përkatës të Komunës së Prishtinës. Në këtë rast, nuk ka pse të involvohet “politika e lartë” e Kosovës, sepse, atëherë, në opinionin ndërkombëtar, do të krijohej përshtypja e rreme, se po u mohohen të drejtat dhe liritë fetare minoritarëve serbë në Kosovë. Pra, që të mos ndodhë diç e tillë, sa më parë të jetë e mundur, duhet të flasë Ligji, jo politika fiktive mbi të, e cila, në vend të ligjit, që 16 vjet po shkatërron investimet dhe vlerat e krijuara në Kosovë, duke iu falënderuar Amerikës, BE-së dhe NATO-s. Praktikmisht, komunistët neoliberalë korrupsionistë dhe mafiozë kanë bllokuar funksionimin e shtetit të së drejtës në Kosovë për t’i realizuar interesat e tyre të ndyra personale, grupore, klanore, ideologjike, partiake dhe krahinariste në flamurin e diktaturës së egër komuniste (1945-2016).

Pse shqiptarët gjithmonë sipas një lloj “automatizmi politik”, të vihen nën “hipotekë”, se gjoja “janë të prirur për akte vandaliste” kundër pushtuesve kolonistë serbë?!

Pse një paragjykim i këtillë paralajmërues në “stilin” e politikës dhe të propagandës shekullore serbe, që shqiptarët “të mos rrënojnë kisha e xhamia” në Kosovë, kur asnjë shqiptar nuk po kërkon një gjë tillë antiligjore dhe anticivilizuese, por vetëm të zbatohet ligji njësoj për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Apeli banal politik i Thaçit, është ndërrim i tezës në favorin e mbrojtjes së ndërtimit dhe të legalizimit të Kishës Politike Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Përkundrazi, shqiptarët nuk po kërkojnë që me vandalizma dhe me barbarizma sikurse Slobodan Milosheviqi, të djegin dhe të “rrënojnë kisha e xhamia” në Kosovë, por, po kërkojnë, që në mënyrë ligjore, kushtetuese, demokratike dhe paqësore mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të tyre historike dhe legjitime mbi tokën e vet.

Prandaj, presidenti i Kosovës, nuk ka pasur asnjë aryse, që shqiptarët e Kosovës t’i paragjykojë e as t’i paralajmërojë, që të “mos kërkojnë rrënimin e kishave dhe të xhamiave”, sepse historia e derisotme ka provuar se shqiptarët kurrënjëherë nuk janë shërbyer me “shkollën” dhe me mjetet çnjerëzore të “industrisë” së vandalizmit, të barbarizmit, të atavizmit, të racizmit, të urrjetjes dhe të shfarosjes së popujve fqinjë sllavë të Ballkanit.

Askund në botë nuk ndërtohen kisha nëpër oborre të universiteteve, sikur kjo serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës!

Mirëpo, si duket presidentit Hashim Thaçit iu kanë “ngatërruar telat” me “kodin e ri telefonik serb” të Ivica Daçiqit, të Tomislav Nikoliqit, të Aleksandar Vuçiqit, të Vuk Jeremiqit, të patriarkut të KOS-it, Irienj, të Marko Gjuriqit, të cilët me një zë dhe me një qëndrim ia kanë tërhequr vërejtjen Thaçit, se kisha politike e Sllobës, nuk guxon të preket e as të zhvendoset nga kampusi i Universitetit të Kosovës.

Mirëpo, me gjithë këtë trysni antishqiptare të politikës simfonike dhe kakofonike të shtetit dhe të kishës politike serbe, presidenti Hashim Thaçi nuk duhet t’i ndërrojë tezat e tij politike, duke e mbrojtur ngulitjen e kishës politike serbe në zemrën e Universitetit të Kosovës, me qëllim që të mos e shantazhojë dialogun e Brukselit (2011-2016); formimin e Srpska Zajednicës në Kosovë, duke shpresuar se në këtë formë, do t’i shpëtonte ekstradimit të tij në Gjykatën Speciale të Hagës për Kosovën, procesi i së cilës, do të fillojë në janar të vitit 2017.

Shkatërrimtarë, piromanë dhe vandalë në Kosovë, janë serbët, jo shqiptarët, këtë e provoi edhe gjenocidi i fundmë i Serbisë, i cili e tmerroi tërë botën (1989-1999)

Edhe në këtë shekull (XXI) nuk duam të jemi robër të ndërrimit dhe të falsifikimit të tezave historike, politike, diplomatike dhe kishtare të Serbisë së Madhe, se gjoja shqiptarët si “ardhacakë” pas “grabitjes” së “tokave serbe” në “Serbinë Jugore” (Juzna Srbija) “kanë djegur edhe kishat serbe”!?

Përkundrazi, e vërteta është krejtësisht ndryshe, serbët ardhacakë pushtues janë ata, që kanë copëtuar, aneksuar dhe kolonizuar territoret shqiptare me terror, me gjenocid dhe me barbarizma çnjerëzore për t’i fshirë shqiptarët nga harta e Ballkanit.
Prandaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, leksione të tilla kundër vandalizmave dhe piromanizmave ndaj kishave dhe xhamiave në Kosovë, do të duhej t’u mbante serbëve, jo shqiptarëve në Kosovë! Ky është ndërrim teze! Sepse serbët “doshlakë” barbarë dhe piromanë janë ata, që kanë djegur, rrënuar, shkatërruar kishat pellazgo-ilire-shqiptare në Ballkan (VII-XXI).

Ndërkaq, shqiptarërt janë ata, që me pushkë kanë mbrojtur kishat dhe manastiret serbe në Kosovë, qysh nga koha e “hyrrjetit”, e, edhe sot në shekullin XXI, policia shqiptare i mbron ato dhe pasurinë e tyre.
Pra, presidenti i Kosovës, Thaçi, nuk ka asnjë arsye që të merret me ndërrimin e tezave të serbomëdhenjve pushtues të Kosovës.

Ai si historian, si komandant i UÇK-së, si lider politik dhe si president, do të duhej ta dinte se, shqiptarët kurrënjëherë në historinë e tyre të derisotme nuk kanë rrënuar, as djegur kisha e xhamia në Kosovë, as në viset e tjera të Shqipërisë Etnike, por atë e kanë bërë pushtuesit barbarë serbo-sllavë ballkanikë, me qëllim të fshehjes dhe të zhdukjes së çdo gjurme të identitit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Këtë barbari dhe gjenocid serb e dëshmojnë edhe kishat e xhamiat e rrënuara dhe të djegura pellazgo-iliro-shqiptare; varret e zhdukura; masakrat, djegia e shtëpive, djegia për së gjalli e shqiptarëve (pleq, burra, gra, fëmijë dhe nëna shtatëzëna).

Këtë e provoi edhee terrori dhe gjenocidi i fundit të Serbisë në Kosovë (1989-1999), ku zjarri dhe flaka e të cilit përpiu mbi 11.000 mijë viktima civile shqiptare, mbi 20.000 mijë femra të dhunuara, si dhe qindra e mijëra shtëpi dhe vendbanime, kisha dhe xhamia të djegura shkrum e hi anembanë Kosovës.

Të mos “mbillen” kisha dhe xhamia në oborrin e Universitetit të Prishtinës!

-Sepse ajo është antishqiptarizëm, antievropianizëm dhe antiqytetërim! – E turpshme dhe e padrejtë për gjithë kombin shqiptar!
Nuk mund të jesh president, prift, hoxhë, akademik, humanist, dhe besimtar i drejtë, as patriot, as demomkrat e as paqësor, duke mos reaguar ndaj së keqes dhe padrejtësisë nëse dikush me dhunë, me forcë, me konvertime masive, me reprezalie, me gjenocid (1878-2016) të djegë shtëpinë dhe në hirin e oborrit të saj ngul një kishë serbe, ashtu siç ndodhi me rastin e gjenocidit të fundmë serb në Kosovë (1989-1999), kur kryekirimineli Slobodan Milosheviq me krimenlët e tij, veç vrasjes dhe masakrimit masiv të mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarëve, rrënoi në themel, jo vetëm kisha dhe xhamia shqiptare, por të gjitha përmendoret dhe monumentet e heronjve dhe të figurave historike, politike, kulturore kombëtare shqiptare dhe, në vend të tyre, ndërtoi kisha dhe manastire politike serbe, siç ishte edhe rasti i ndërtimit të Kishës Politike Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës (1989-1999) .

Prandaj, ajo kishë politike serbe, me ligj, me mirëkuptim, në më formë civilizuese dhe paqësore, duhet të zhdendoset nga kompleski i Univeristetit të Prishtinës, sepse nuk e ka vendin aty, por në ndonjë lokacion tjetër, nëse Komuna e Prishtinës, do të
merrte një vendim të tillë ligjor.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 508 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi