Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mbrëmje kulturore „Udhëtim në zemrën e Ballkanit - Kosovë“
Publikuar më 26 shtator, 2016 në orën 22:09 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri në bashkëpunim me “Shoqërinë Amerikano – Austriake“ në Austri organizuan në lokalet e Shoqërisë mbrëmje kulturore me prezantime nga Kosova; me theks të veçantë nga vitet e fundit. “Një vend me pamje tërheqëse të maleve të larta, manastireve e kështjellave historike, si shprehje force e pushtuesve të ndryshëm”

Mbrëmjen e hapi z.Vic Huber, nga Shoqëria... i cili përshëndeti mysafirët e rastit dhe falënderoj Ambasadën e Republikës së Kosovës për bashkëpunimin e suksesshëm viteve në vazhdimësi. Kurse, nga ana tij Z. Sami Ukelli, Ambasador, e falënderoj “Shoqërinë Amerikano-Austriake” për mbështetjen e programeve të tilla dhe miqësinë e përhershme ndaj Kosovës. “Sonte nuk do ndalemi në fjalime të gjata, do flasin pamjet nga dokumentar filmi i përgatitur veçan për sonte. Unë do jem i gatshëm për bisedë me Ju, dhe ju falënderoj për pranin tuaj kaq të madhe sonte. Shpresoj se pikat e programit, veç tjerash, me këngëtarë e instrumentist të njohur do ju argëtojnë dhe do ndiheni mirë. Diaspora shqiptare shtrihet në gjithë kontinentin, por më prezentë është në Gjermani dhe Zvicër”. Në realizimin me sukses të programit ndihmuan nga stafi i ambasadës, sekretarët, Zana Rugava dhe Faruk Ajeti.
Filmi dokumentar “Udhëtim në zemrën e Ballkanit - Kosovë“ zgjoi interesimin e të pranishmëve shumica e të cilëve ishin kombesh të ndryshme nga vende të ndryshme. Pamjet nga Alpet Shqiptare, Ujëvarat e Mirushës, ndërtesa historik, gjeneza dhe rrugëtimi i Shën Terezes, E Arta e Kosovës-Majlinda Kelmendi, Rita Ora, Ramë Lahaj, sportistët, këngëtaret, gatimet tradicionale ishin tërheqëse për publikun. Ishte kjo ana e bukur, pjesë e idealizuar nga vendi, por brendia e jetës është tjetër në shpresën e rrugës për ndryshime drejt progresit.
Mbrëmjes i dha shije arti interpretimi i tenorit tani të afirmuar Faik Hundozi nën përcjelljen mjeshtërore të instrumentistëve të prirë nga kitaristi profesionist Alfred Bushi. Ata kënduan këngë të njohura shqiptare ku publiku shpesh i përcolli me zë kënaqësie. “Asaman O Treëndafili i Qelës”,”Kur perëndon dielli”, “Në bankat e shkollës”, “Pranvera erdhi pastaj solo kitare mjaftë tërheqëse e kompozuar nga vet ekzekutuesi, Alfred Bushi me motive nga trevat shqiptare. Programi artistik u përfundua me këngë arvanitase ”, “ Kjani trima dhe kjani gjithë me lotë” , “ Një copë e atdheut që çdo ditë po humbë nga tradita e saj e lashtë, e shqiptare” – siç u shpreh interpretuesi. Duartrokitjet e publikut e sollën këngën, pikë të re, “Xhamadani vija vija” e cila u këndua dhe nga publiku.
Në fund njohja me Kosovën vazhdoi përmes verës së njohur “Verë e Kuq” , lëngjeve, dhe gatimeve të shijshme nga kuzhina e traditës shqiptare. Këto mbrëmje kanë shije, ku flet ekrani, personaliteti, tingulli, zëri melodik i këngës shqiptare kohëve.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 362 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi