Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VETËM BASHKIMI I JUAJ - DËSHMON SE JENI NË ANËN E POPULLIT
Publikuar më 28 shtator, 2016 në orën 05:25 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
E kemi thënë dhe e themi se shqiptarët që nga Kumanova e deri në Manastir kërkojnë bashkimin e opozitës shqiptare në IRJM, bashkimin e juaj në shërbim të lirisë. Ata të cilët nuk bashkohen i shërbejnë politikave antishqiptare.

Ne, anëtarët e Shoqatës “Liria Kombëtare” – në Zvicër, qëndrimin tonë për veprimet e partive parlamentare shqiptare në IRJM i kemi thënë që moti, por kohëve të fundit jemi të indinjuar thellë edhe me veprimet e partive opozitare shqiptare, të cilat ende nuk kanë arritur të bashkohen dhe së bashku për të vepruar në shërbim të votës shqiptare.
Prandaj edhe një herë ju përkujtojmë të gjithëve, pa dallim, reagimin tonë, të datës 25. Prill 2015, ku drejtpërdrejt dhe publikisht kërkuam që të bashkoheni, me qëllim që të ndalen planet ogurzeza mbi shqiptarët. Dhe tani njësoj ngrisim zërin e protestës, që të gjithë në këto momente të rënda të sillemi me përgjegjësi në mbrojtje të interesave të ligjshme të popullit shqiptar, sepse në të kundërtën do të na dënojë koha.
As kush nuk ka të drejtë që me votat e shqiptarëve ta bëj pazarin e radhës.
Prandaj, ju drejtohemi të gjitha partive opozitare – BASHKOHUNI SOT, SEPSE NË TË KUNDËRTËN NESËR DO TË JENI BASHKËFAJTOR!
Bashkohuni, sepse në këtë mënyrë ngjallni shpresat në shpirtrat e plagosur të familjeve shqiptare, ngjallni shpresë tek të burgosurit politikë, ngjallni shpresë te nxënësit, studentët dhe punëtorët. Bashkimi i juaj nxjerr para drejtësisë dhe demaskon proceset e montuara politike, që shkaktuan:

- Masakrën e Sllupçanit,
- Masakrën e Lubotenit,
- Masakrën e Porojit,
- Masakrën e Brodecit,
- Masakrën e Radushës,
- Masakrën e Brezës,
- Masakrën e Tanushës,
- Masakrën e Sopotit,
- procesin e ashtuquajtur “Monstra”,
- procesin e Radishanit,
- masakrën “Shkupi 2014” dhe qindra e mijëra procese të tjera.
- Masakrën e Kumanovës

Bashkimi i juaj pengon apo ndal diferencimet, diskriminimin dhe terrorizimin e popullit shqiptar, plaçkitjen e firmave shqiptare etj.

E kemi thënë dhe e themi se shqiptarët që nga Sopoti e deri në Manastir kërkojnë bashkimin e juaj në shërbim të lirisë. Ata të cilët nuk bashkohen i shërbejnë politikave antishqiptare.

Shoqata “Liria Kombëtare” – Zvicër
Dr. Vaxhid Sejdiu – kryetar
Zürich, 26. 09. 2016


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 530 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi